Feeds:
Posts
Comments

Archive for May, 2011

nga Moikom Zeqo

Gëtja – nga përfaqësuesit më të mëdhenj të letërsisë përparimtare botërore, në librin e tij “Italiansche Reise” (botuar më 1870) ka shkruar përshtypjet e udhëtimit që bëri në Itali në vitet 1786-1788.

Në libër thuhet se më 13 janar 1787 Gëtja ndodhet në Romë ku “në prani… të një auditori të madh u mbajt një konferencë… pastaj u paraqitën 30 seminaristë dhe deklamuan njëri pas tjetrit poezi të shkurtra, secili në gjuhën e vet amtare”.

(more…)

Read Full Post »

Në vizitën që ia bëri së fundi një qendre votimi në Tiranë, ambasadori Arvizu tha diçka që më bëri përshtypje.

Citoj nga gazeta Shqip:

Ambasadori pranoi se ka pasur ndërprerje të qëllimshme të procesit të numërimit nga të dyja palët, por siç tha ai, kjo është pjesë e lojës politike, që gjithsesi duhet të ketë një limit. “Mendoj që të dyja palët po luajnë lojën e tyre dhe kjo është pjesë e politikës, por mendoj se gjithçka duhet të ketë një kufi. Ka ardhur një pikë ku loja nga të dyja palët duhet të përfundojë. Lidershipi politik duhet të japë sinjalet e duhura që procesi të përfundojë”, tha ambasadori amerikan, Arvizu.

Më ngacmoi, në këtë pasazh, referimi ndaj lojës politike, ose i politikës si lojë, një koncept që jam përpjekur ta shtjelloj edhe në trajtesa gjetiu.

(more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Çuditërisht këtë vit nuk e kam ndjerë aspak “dhunën” psikologjike që të sjell fushata elektorale në Shqipëri. Kam qenë shumë i ftohtë dhe mospërfillës ndaj një sërë ndodhish dhe ngjarjesh që kanë ndjekur këtë fushatë, e pranoj që kam patur ftesa për të lëvizur apo për të dëgjuar një kandidat apo edhe për t’u bërë pjesë e stafit të tij, por realisht nuk kam dëshiruar dhe nuk kam pranuar që t’i bëhem palë ndokujt ndërsa kam shkuar të dëgjoj aty ku e kam parë më të arsyeshme se duhet bërë, këtu nuk dua të shtjelloj hollë apo gjatë arsyet se përse kam vepruar në këtë formë.

(more…)

Read Full Post »

Duke shfletuar shtypin shqiptar këtë mëngjes:

Pa koment.

Read Full Post »

Elsa Demo shkruan në “Shekulli” për gjendjen e filmit dokumentar në Shqipëri; dhe pikërisht për financimin publik të këtij zhanri.

Që prej vitit 1997 kur është krijuar Qendra Kombëtare e Kinematografisë, shkruan Demo, janë prodhuar mbi 80 filma dokumentarë.

Sa kushton një film? Diçka që lëviz nga 100 mijë, në 5 milion lekë për film, gjithnjë sipas autores.

(more…)

Read Full Post »

Ёshtё ende shpejt pёr tё nxjerrё konkluzione pas zgjedhjeve vendore tё 8 majit. Politikanёt, mё shumё se qytetarёt e thjeshtё, po presin me ankth tё dhёnat pёrfundimtare pёrballё monitorёve, ekraneve dhe celularёve. Rezultatet nga komisionet zgjedhore dalin pak nga pak, me pikatore, si pёr tё rritur artificialisht suspense-in e kёtyre zgjedhjeve. Kush shkruan, si puna ime, rrezikon tё pёrgёnjeshtrohet nga faktet e mёtejshme. (more…)

Read Full Post »

një analizë të botuar më dt. 7 maj në gazetën MAPO, Arjan Vasjari shpjegon se Shqipërisë pluraliste sot i mungon “institucioni i humbjes”, me fjalë të tjera, shqiptarët refuzojnë të humbin.

Duke folur për zgjedhjet e tanishme lokale, Vasjari vëren se “më 8 maj demokracia ka nevojë për humbësin”, meqë “është vetëm humbësi ai që mund të na prodhojë fituesin dhe jo e anasjellta” dhe “një pushtet është legjitim vetëm kur prodhohet nga një humbës legjitim.”

(more…)

Read Full Post »

Eksperienca e akumuluar, edhe thjesht në trajta emocionale ose estetike, vjen me kosto të lartë – meqë na pengon të mahnitemi.

Për fëmijën deri edhe një derë e mbyllur është ftesë për të zbritur në një mbretëri të nëndheshme; për të rriturin, ajo derë ka arsye të rrijë e mbyllur.

Vitet kalojnë dhe së bashku me vitet, perëndon edhe shpresa për t’u përballur me diçka tërësisht të re, të tillë që t’i futë në krizë mekanizmat e njohjes. Jo se kjo e re nuk ekziston, përkundrazi; por vetëm ngaqë eksperienca e mëson syrin të mos shohë, veshin të mos dëgjojë, hundën të mos nuhatë.

(more…)

Read Full Post »

Gjesti i “zysh” Florës, në takimin e studentëve të Universitetit Politeknik me kandidatin për kryebashkiak të Tiranës Lulëzim Basha, u përshëndet nga një palë, u stigmatizua nga një palë tjetër. Këto reagime, të ndara madje të polarizuara sipas fronteve të përplasjes elektorale, nuk i bëjnë drejtësi gjestit; madje, a posteriori, edhe ato që e përkrahin.

(more…)

Read Full Post »

I kemi ndjekur të gjithë komentet për incidentin që ndodhi pak ditë më parë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, kur një pedagoge e atjeshme iu drejtua kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, z. Lulëzim Basha, me fjalët “Vrasës!”.

Natyrisht, ky cilësim i rëndë nuk kish të bënte me fushatën e Bashës për kryebashkiak, por me të qenët e tij ministër i Brendshëm, ditën që forcat e drejtuara prej tij vranë (pas gjase, ose allegedly, siç thonë anglo-saksonët) katër protestues në bulevard.

(more…)

Read Full Post »

Iztok Hozo, Department of Mathematics, Indiana University Northwest

Statistikat dhe politika http://www.iun.edu/~mathiho/mathpol/math-politics.htm:

Shumë reklama, debate politike dhe forma të tjera të diskutimit publik janë të mbushura me gabime logjike – formulime logjike që janë bindëse, por jo të vlefshme. Njohja me gabimet logjike më të ndeshura në jetën e përditshme mund të ndihmojë njeriun e zakonshëm të bëjë zgjedhje të informuara dhe të arrijë në gjykime racionale. Edhe pse njihen shumë gabime logjike, në këtë shkrim përshkruhen ato që përdoren dhe hasen më shpesh.

(more…)

Read Full Post »

nga Pancho Villa

Në të gjithë gjurulldinë e situatës së fushatës zgjedhore, mendja e secilit shqiptar është e trazuar me dyshime e analiza të llojllojshme që i referohen mënyrës së të bërit fushatë (pozitiviste a negativiste), kandidatëve, analizave të gjuhës së përdorur nga kandidatët si pjesë e komunikimit politik, së fundmi edhe dukurisë së shitblerjes së votës (shih artikullin pararendës), por askund ose pakkund dëgjohet të flitet për votën në vetvete.

(more…)

Read Full Post »

Më në fund një lajm i mirë për koleksionistët e humorit: kushdo mund ta blejë Agron Llakajn me çmim të arsyeshëm:

Mjaft të dish të kërkosh. Këtë xhevahir e gjeta këtu; nuk di pse, shërbimi ofrohet nga Google në serbo-kroatisht ose slovenisht.

Read Full Post »

Me përfundimin e fushatës elektorale, në kohën kur edhe pasiguria për secilën palë garuese rritet, zërat për manipulime të ndryshme ngrihen dhe shtohen. Një nga dukuritë e fundit manipuluese që dëgjohet sot shpesh nëpër Tiranë është edhe blerja e votës.

Blerja e votave është një nga format më pak të studjuara të lidhjeve klienteliste e do të ishte me vlerë të bëhej një studim i tillë edhe në Shqipëri, ashtu siç është bërë edhë në disa vende të botës (Schaffer 2007, Brusco et al. 2004 në Argjentinë, Wang & Kurzman 2007 në Azinë Juglindore, etj.). Pakkush shkruan nëpër gazeta për këtë dukuri, pasi është e vështirë të mblidhen të dhëna. Nga bota jonë akademike vegjetuese, dukuri të tilla nuk studjohen fare.

(more…)

Read Full Post »

« Newer Posts - Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: