Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2011

Rastësisht ndesha në një përsiatje, ose më mirë në një metaforë të filozofit të gjuhës Mikhail Bakhtin, për fjalën brenda një marrëdhënieje dialogjike.

Është një akt i dyanshëm, thotë Bakhtin-i, meqë përcaktohet njëlloj si nga ai të cilit i përket, ashtu dhe nga ai tjetri, të cilin e synon… Fjala është një urë e hedhur mes meje dhe tjetrit, truall i përbashkët për adresuesin dhe të adresuarin, folësin dhe bashkëfolësin.

(more…)

Read Full Post »

PËR KOLEGËT QË DËRGOJNË SHKRIME

Herë pas here kolegë dhe miq më dërgojnë shkrime për t’i botuar në blog. Kjo ndodh më rrallë se ç’do të dëshiroja unë, duke gjykuar nga potenciali që shoh në komentet.

Edhe pse nuk kemi vënë kurrë kushte të natyrës ideologjike për botimin, disa kritere ekzistojnë dhe duhen mbajtur parasysh.

(more…)

Read Full Post »

Në korrik të vitit 1990, të rinjtë e futur në oborret e ambasadave perëndimore në Tiranë brohorisnin “Liri – Demokraci”.

Pak muaj më vonë, lëvizja e dhjetorit u shoqërua me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Askush nuk dyshonte se kolapsi i diktaturës në Shqipëri dhe fundi i regjimit totalitar do të shënjonin edhe orientimin e vendit ndaj një modeli të ri politik, konstitucional dhe social – atij të shoqërive perëndimore.

(more…)

Read Full Post »

Sot New York-u ishte në festë, pas vendimit të senatit të shtetit, të premten që shkoi, për të ligjëruar martesën mes homoseksualëve.

Se çfarë të reje i sjell jetës dhe shoqërisë New-York-eze e drejta e sapofituar e homoseksualëve për t’u martuar, është ende herët për të dhënë ndonjë gjykim.

Megjithatë, një gjë është e sigurt: institucioni tradicional i martesës tani duhet riparë.

(more…)

Read Full Post »

Rastësisht ndesha në një faqe të re, “Alternativa civile”, e cila premton se “jo vetëm do të ngrejë zërin për problemet dhe padrejtësitë që bëhen në kurriz të njerëzve, por të prodhojë dhe propozojë alternativa zgjidhjeje.”

(more…)

Read Full Post »

nga Moikom Zeqo

Dr. Edi Shukriu, arkeologe e njohur në Prishtinë në librin e saj “Dardania paraurbane”, Dukagjini, Pejë 1996, bën një sintezë shkencore të etnicitetit ilir të dardanëve, duke bërë kështu konceptualizimin e provës arkeologjike të autoktonisë dardano-shqiptare.

Kurse në botimin “Kosova Antike”, Muzeu i Kosovës, Prishtinë, 2004, në shqip dhe në anglisht realizon një sintezë tjetër të Dardanisë, që nga fillesat prehistorike deri në antikitetin e vonë.

(more…)

Read Full Post »

Të hënën, më datë 21 qershor 2011, botova në Shekulli një opinion në lidhje me partitokracinë ose sundimin asfiksues të partive politike në jetën e shoqërisë shqiptare. Shkrimi kish dalë më parë në blogun Peizazhe të fjalës, me titullin “Kundër partitokracisë”; redaksia e Shekullit pa të arsyeshme t’ia ndërronte titullin në “A na duhen partitë politike”, duke ia modifikuar pak synimin dhe impaktin, edhe pse pa dëm.

(more…)

Read Full Post »

Disa kritika ndaj shkrimit të fundit për partitokracinë në Shqipëri dhe financimin publik të partive më shtynë të informohem më tepër për veprimtarinë e partive politike në Shqipëri.

Kështu vendosa t’ia bëj një vizitë faqes online të Partisë Demokratike të Shqipërisë, e cila e quan veten “forca më e fuqishme politike në vend”.

(more…)

Read Full Post »

Kur flitet për ikje të trurit zakonisht nënkuptohet largimi i elitave nga vendi. Siç dihet nga të gjithë, Shqipëria vuan ende nga një hemorragji e pandalshme e trurit. Eksodi i sotëm i elitave duhet parë më dramatikisht se ato të mëparshmet, për faktin se tani jemi në një vend demokratik ku gjërat, nga pikëpamja teorike, edhe mund të rregullohen. (more…)

Read Full Post »

Çfarë i duhen qytetarit shqiptar partitë politike?

E formuluar kështu, kjo pyetje mund të tingëllojë absurde, sa kohë që sistemin politik ne e kemi modeluar sipas demokracive të tjera, perëndimore, në të cilat partitë politike luajnë rol të dorës së parë.

Do të më thonë: i duhen për të njëjtat arsye që u duhen demokracive të tjera.

(more…)

Read Full Post »

Krahasimi i fateve të Shqipërisë dhe të Turqisë si shtete të pavarura, gjatë shekullit XX, nuk di të jetë bërë, por mund dhe duhet të bëhet.

Kur të krahasohen këto dy vende, do të shihen edhe ngjashmëritë dhe dallimet në trajtimin që u kanë bërë parive të tyre, ose elitave.

(more…)

Read Full Post »

Gjurmët e orientalizmit (në kuptimin që i jep Said-i) në kulturën shqiptare mund t’i diskutojmë sa të duam, por dëshmitë që na jep leksiku mbeten prova të pakundërshtueshme të dukurisë.

Kam parasysh fjalë të tilla si turkoshak, anadollak dhe shprehje si Turqi/Turqni hesapi; pa përmendur referenca të tjera, pak të maskuara ndaj Azisë, mendësisë aziatike, stepës, shkretëtirës, Arabisë, arabishtes, etj.

(more…)

Read Full Post »

nga Gjilpëra

Gjatë një diskutimi të mëparshëm për terapinë e shokut, me kolegun komentues Cyprinodon Diabolis, më shkoi në mendje që nuk mund të mos marrim parasysh avantazhin që ne kemi sot, që të gjykojmë nga perspektiva 20 vjeçare, përkundër atyre që iu desh të peshonin alternativat dhe të merrnin vendime në kushtet e një kaosi total – politik, ekonomik, social, ideologjik – si ai i Shqipërisë në 1990. Megjithatë…

(more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Në mesin e tipave të rinj që po dukeshin në fushën e shqiptarizmit të fundit të shekullit të XIX dhe fillim shekullit XX, ishin dhe pretenduesit e fronit të një principate të ardhshme shqiptare. Para revolucionit xhonturk dolën në skenë tre personazhe që pretendonin fronin shqiptar.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: