Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2011

Martesa e Halilit është ndër këngët më të bukura të Ciklit shqip të Kreshnikëve; dhe ndoshta një nga më të rëndësishmet, nga pikëpamja e elementeve arkaike që përmban.

Me 674 vargje, ajo rrëfen historinë rokamboleske të Halilit, që deshi të martohej me Tanushën, të bijën e Krajlit të Kotorrit.

(more…)

Read Full Post »

Ciklin e Kreshnikëve, një grusht trimash, zakonisht tridhjetë agallarë, me Mujin dhe Halilin në krye, e përjetojnë kreshnikërinë e tyre duke çetuar; ata dalin në bjeshkë, dyluftojnë me shkijet e ndonjëherë edhe me njëri-tjetrin, bëjnë plaçkë, lidhen në vëllazëri dhe tradhtojnë njëri-tjetrin, martohen dhe vriten në fushë të mejdanit dhe rrallë e tek edhe vdesin; me një fjalë, bëjnë gjithçka që mund të pritej prej një tufe kalorësish mesjetarë, të ngeshëm dhe të kontrolluar prej testosteronit.

(more…)

Read Full Post »

Edhe sikur të mos isha me origjinë nga Berati, shkrimin me titull “Burrat e Beratit kërkojnë mbrojtje: Na rrahin gratë”, do ta lexoja medoemos. Prandaj edhe i shpenzova lekët për gazetën.

(more…)

Read Full Post »

Ç’vijon më poshtë është një përgjigje e artikullit të Xha Xhait “Gjeografia si fat”. Fjala përgjigje në vetvete përçon vizione antagonizmi që në këtë rast janë të papërligjshme, meqë pyetja që Xha Xhai bëri hapur ishte në vetvete shumë interesante dhe ka kohë që kërkon përgjigje. Jam i bindur që kjo përgjigje ka shumë përmasa, por mua më duket se rrallë shoh në tregun e fjalës së shkruar argumente bindëse.

(more…)

Read Full Post »

Pas fushatës kundër regjistrimit të popullsisë, emrave të përveçëm me prejardhje të huaj dhe toponimeve jo shqiptare, Aleanca Bardhezi ka njoftuar se do të ndërmarrë një fushatë të ashpër kundër tabelave në Shqipëri që përmbajnë fjalë të huaja. (more…)

Read Full Post »

Çfarë gjuhe fliste Muji i Ciklit të Kreshnikëve?

Pyetja në vetvete tingëllon absurde, meqë Muji si personazh i Ciklit të Kreshnikëve në versionin shqip, nuk mund të flasë veçse shqip.

Nga ana tjetër, dinamikat narrative të Ciklit zhvillohen gjithnjë si ballafaqime mes turqve (Mujit, Halilit dhe çetës së tyre) dhe kaurëve (shkjave, njerëzve të Kralit). Me të drejtë është vënë në dukje nga disa studiues, se fjala turk, në këtë kontekst, i referohet fesë myslimane të Mujit me shokë, jo etnisë ose kombësisë së tyre.

(more…)

Read Full Post »

Në Tiranë gazetat kanë disa ditë që gumëzhojnë se ish-Zv/Ministri Ilir Meta është kërcënuar me jetë nëpërmjet një telefonate jashtë vendit.

Sipas gazetave një grup i Repartit të Ndërhyrjes së Shpejtë “RENEA” kanë disa ditë që gjenden në Gjirin e Lalzit për të mbrojtur z. Ilir Meta.

Ky lajm është përgënjeshtruar nga Policia e Shtetit, z. Ilir Meta dhe nga LSI. Vetë i “kërcënuari” u shpreh se këto janë histori për “summer page”(?).

(more…)

Read Full Post »

Ka pasur disa polemika në shtyp këto ditë, për rishikimin e teksteve të historisë në lidhje me trajtimin që i është bërë në ato tekste, tradicionalisht, periudhës osmane.

Polemikat tregojnë, para së gjithash, se ne e kemi më të lehtë të punojmë me përkushtim të admirueshëm për të ndryshuar të kaluarën, sesa të tashmen dhe aq më pak, ruajna Zot, të ardhmen.

(more…)

Read Full Post »

Një nga kombet më të vjetra të Europës, shqiptarët kanë lënë gjurmët e tyre të pashlyera anembanë botës, siç duket edhe nga një numër i madh emrash qytetesh, fshatrash, krahinash, kandrrash, mikro-organizmash, bimësh dhe personalitetesh të  shquara në Europë dhe gjetiu.

(more…)

Read Full Post »

Kush e ka kaluar rininë në Tiranë në vitet 1970-1980, do ta mbajë mend fjalën dyrrotak, e cila thuhej se do të zëvendësonte, një ditë prej ditësh, fjalën e huaj biçikletë; se kjo punë ishte vendosur nga gjuhëtarët dhe mbikëqyrësit dhe kujdestarët e shqipes, dhe se nuk mund të zhbëhej më.

(more…)

Read Full Post »

Historiani Kristo Frashëri, në disa numra të Gazetës Shqiptare, polemizon me teza të historianëve grekë në lidhje me Epirin e Vjetër dhe banorët e tij në shekuj.

Çështja e natyrës etnike të Epirit të Vjetër në lashtësi dhe në mesjetë i ka ndarë historianët në të dy anët e kufirit shqiptaro-grek.

Dy tezat ekstreme – njëra se Epiri i Vjetër ka qenë gjithnjë etnikisht grek dhe tjetra se Epiri i Vjetër ka qenë iliro-shqiptar në mënyrë të vijueshme – nuk janë të vetmet që qarkullojnë, as më të besueshmet.

(more…)

Read Full Post »

Shkencat sociale nuk na dёftojnё kur ёshtё lindur saktёsisht figura e pronarit nё shoqёrinё shqiptare, ose ndryshe nё laboratorin mё interesant pёr studiuesit e mbarё botёs, pёrfshirё neve qё po i qasemi pёr herё tё parё me vёzhgimet tona hulumtuese. Pjesё e kategorisё sё homo oeconomicus, si nё tё gjithё viset e tjera, pronari ёshtё shfaqur njёkohёsisht me pronёn, edhe pse nga pikёpamja leksikore ёshtё derivat i saj. Gjithsesi, nё qoftё se ka disa fjalё kyçe qё e shpjegojnё realitetin postotalitar shqiptar, atёherё njёra prej tyre ёshtё doemos “pronari”. Nё qoftё se ka disa prani kuptimplote nё skenёn shoqёrore shqiptare, atёherё njёra prej tyre ёshtё me siguri “pronari”.

(more…)

Read Full Post »

Debati për çështjen e toponimeve tashmë është nyjëtuar në disa drejtime – me ç’rast shpresoj të jenë ndriçuar edhe disa aspekte jo shumë të njohura dhe të kapshme të toponomastikës shqiptare.

Gjithsesi, kundërtitë më të mëdha, siç mund të pritej, i ndesh në aspektet sociologjike dhe ideologjike të çështjes.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë shekullit XX, Bashkimi Sovjetik ka qenë skenë e një prej orvatjeve më të bujshme dhe, në analizë të fundit, më qesharake për ndërrimin e emrave të vendeve.

Shembujt e Caricinit – Stalingradit – Vollgogradit ose të Shën Petersburgut – Petrogradit – LeningraditShën Petersburgut janë më të njohurit, teksa ilustrojnë marrëzinë e regjimit totalitar sovjetik për të shkruar historinë dhe kremtuar lavdinë e vet në hartë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: