• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MAKINA E KOHËS
NGA INSTITUCIONET TE SHANTAZHI »

VENDE DHE NJERËZ

August 18, 2011 by Xha Xhai

Emrat e vendeve janë integruar në mënyra të ndryshme në kulturën e sotme shqiptare. Për shembull, nëpërmjet hartave administrative dhe topografike dhe gjithë dokumentacionit administrativ burokratik lokal, i cili i përdor si qoka – ose pika referimi; duke përfshirë këtu edhe dokumentet personale: çertifikatat e lindjes, të martesës, të vdekjes; dokumentet e pronësisë; kontratat e ndryshme, etj.

Në përgjithësi, shtetasi lidhet dhe komunikon me administratën edhe nëpërmjet vendit ku ka lindur dhe vendit ku banon, të cilët mishërohen, në të dhënat burokratike, si emra vendesh.

Përtej këtij integrimi, si të thuash, formal, emrat e vendeve i gjen, të tejçuar, në mbiemrat e një numri të madh shtetasish.

Sistemi i emrave të njerëzve, në Shqipërinë e sotme, është standardizuar relativisht vonë në strukturën emër i vënë + mbiemër i trashëguar nga babai; historianët dhe gjuhëtarët gjejnë në emrat e njerëzve gjurmë gjithfarë sistemesh të tjera, më të vjetra – si sistemi tripjesësh, që përdoret sot e kësaj dite në Veri (Llesh Pjetër Ndreu) dhe që i ka ruajtur gjurmët në Jug (Vasil Gjoleka i ardhur nga Vasil Gjon Leka); sistemi ku fëmija djalë merr si mbiemër emrin e të jatit, ose një emër tjetër të parë në formë të plotë ose të shkurtuar (Selmani, Dine); sistemi ku mbiemri shenjon fisin ose përkon me emrin e fisit; sistemi ku mbiemri shenjon një titull si Aga, Bejleri, Çel(n)iku etj.; sistemi ku mbiemri shënjon një profesion ose kategori profesionale, si Kovaçi, Mezini, Bakalli, Kadiu, Kasapi, Prifti, Kazazi, Furrxhiu, Hoxha, Qehajai, Samarxhiu, Bojaxhiu, etj.; sistemi ku mbiemri shenjon një cen ose defekt fizik, si Qorri, Topalli, Shurdhi, Ziu, Kuqi, etj.

Ka të dhëna që një pjesë e mirë e mbiemrave ekzistues janë akorduar arbitrarisht, jo më herët se fillimi i shekullit XX.

Gjithsesi, historia e emrave të shqiptarëve është tepër komplekse për t’u trajtuar këtu; mjaft të themi se, një pjesë e këtyre emrave, sot, përfshin – tek mbiemrat – gjeografinë e Shqipërisë, në trajta të emrave të vendeve.

Nuk gjen fshat ose qytet, sot në Shqipëri, që të mos shërbejë edhe si mbiemër për një numër familjesh; që nga qytete të mëdha si Tirana, Durrësi, Korça, Shkodra e deri në fshatra të rëndomtë.

Ky lloj mbiemri “gjeografik” zakonisht shënjon prejardhjen, edhe pse jo gjithnjë; por mbiemrat “gjeografikë”, të marrë në tërësinë e tyre, nuk janë veçse pasqyrimi i truallit shqiptar në jetën familjare të banorëve të atij trualli. Kjo e vërtetë shkon më thellë, shumë më thellë, sesa përpunimi administrativ i territorit, meqë është një nga tiparet dalluese dhe konstitutive të shqiptarisë.

E kotë të shtoj se nisma për ndryshimin e toponimeve, po të japë rezultat, do ta shkatërrojë këtë sistem kaq delikat, duke i ndarë mbiemrat e shumë shtetasve nga emrat e vendeve; ose duke ngritur një mur gjuhësor, kulturor dhe administrativ të padepërtueshëm midis familjeve dhe vendit nga ku e kanë këto origjinën.

Duam të shqetësohemi për këtë?

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji, Gjuhësi, Histori | Tagged antroponimet, dokumentet administrative, emrat e njerëzve, mbiemrat, ndërrimi i toponimeve, prejardhja e mbiemrave, toponimet | 2 Comments

2 Responses

  1. on August 19, 2011 at 6:01 pm Petrit Tabaku

    I nderuar Xha Xha,

    E lexova shkrimin tuaj dhe mu duk shume interesant. Kam lexuar dhe shume shkrime tjera tuaja qe me kane pelqyer shume. Nuk di, ndoshta per asosacion, tema juaj lidhur me emrat, me rikujtoi, emrin Xha Xhai, qe e kam ndeshur ne nje roman me titull Armiku i Shteti te nje fare Stavri Pone. Ky liber me ra ne dore krejt rastesisht, pasi autorin se kisha degjuar fare.

    Ajo cka dua tju them eshte se vras mendjen sinqerisht nese ka ndonje lidhje midis personazhit qe eshte ne kete roman dhe pseudonimit tuaj ne kete blog. Per me teper qe personazhi eshte paraqitur me nota shume qesharake dhe denigruse. Emri i vertete i personazhit eshte Xhavid Xhahuri, c’ka dhe kjo me duket tallese. Nuk di nga cili fshat ose profesion eshte nisur autori per kete personazh kaq te percmuar ne kete roman.

    Uroj te mos kete te beje fare me ju, pasi do me dukej e pamoralshme dhe nuk perkon fare me karakterin dhe euridicionin tuaj ne kete faqe interneti.

    Me respekt
    Petrit Tabaku


    • on August 19, 2011 at 7:07 pm Xha Xhai

      I dashur Petrit,

      nuk e njoh këtë roman, as autorin. Ndoshta është fjala për një përkim të rastit.

      Pseudonimi im e ka pikënisjen nga një copëz letrare eksperimentale që kam shkruar… në 1985. Më pas e kam përdorur edhe në Alb-Club.

      Falemnderit për fjalët e mira,

      a.v.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    dr.paradoks on ÇFARË FILMASH SHEH?
  • Enzima

    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,742,025 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (15)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,034 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: