Feeds:
Posts
Comments

Archive for September, 2011

Sa herë që ulem të lexoj ndonjë prej këngëve të Eposit, më gërryen dyshimi se mos në material ka vënë dorë mbledhësi.

Megjithë kontributet nga folkloristë në kohë të ndryshme, Eposin shqip e njohim kryesisht falë këngëve të mbledhura prej etërve dijetarë françeskanë, mes të cilëve Shtjefën Gjeçovi (1874-1929), Bernardin Palaj (1894-1947) dhe Donat Kurti (1903-1983) meritojnë të përmenden veçan.

Këto këngë, të vjela drejtpërdrejt në terren nga goja e rapsodëve dhe të regjistruara me shkrim, u botuan në serinë “Visaret e Kombit” (1937), për t’u përcjellë më vonë në botime të tjera.

(more…)

Read Full Post »

nga dr. Ina Arapi (Vjenë)

Jashi është një qytet universitar në verilindje të Rumanisë dhe kryeqendra e krahinës së Moldovës, 20 km larg kufirit me Republikën e Moldovës dhe rreth 400 km larg Bukureshtit. Ka rreth 320.000 banorë duke qenë kështu qyteti i tretë për nga madhësia në Rumani. Universiteti i Jashit është i pari universitet në Rumani, por sot këtu ka disa universitete si për shkencat teknike, ashtu dhe për mjekësinë e shkencat shoqërore. Pra universitetet janë biznesi kryesor në Jash, do të thoshte dikush në kohën tonë. Sigurisht: sa levizje ka për shkak të tyre, sa njerëz venë e vijnë, sa paguajnë ata. Megjithatë unë mendoj se shpenzimet për t’i mbajtur duhet të jenë shumë më të mëdha. Jo vetëm ndërtesat në gjendje të shkëlqyer, por edhe procesi mësimor me specialistë të klasit të parë, aktivitete shkencore etj. Taksa paguajnë vetëm një pjesë e studentëve sipas një sistemi të caktuar, i cili ka për qëllim t’i stimulojë ata të arrijnë rezultate sa më të larta.

(more…)

Read Full Post »

nga Dr. Ina Arapi (Vjenë)

Nga data 19 – 20 shtator mora pjesë në një konferencë që u organizua në Jash të Rumanisë. U nisa me mërzi. Sapo isha kthyer nga Shqipëria ku kalova pesë javë të tmerrshme mes vapës së padurueshme dhe problemeve të pazgjidhshme. Por s’kisha ç’bëja, duhej. U përgatita mirë me veshje të përshtatshme për një vend në veri të Evropës si dhe shpirtërisht për çdo gjëmë që mund t’i ndodhë njeriut në një vend ish-komunist…

Aeroporti i Jashit është shumë i vogël dhe i vjetër. S’ka autobus që të të çojë nga avioni në aeroport, duhet të ecësh në këmbë, gjithashtu dhe formalitetet janë minimale. Bagazhet i sjellin me një karrocë, mbaroj punë shpejt dhe kam fatin e paparashikuar që të më presë në aeroport njëri nga organizatorët. Çfarë fati, mendoj me vete.

(more…)

Read Full Post »

Bob Dylan-i, legjenda e folk-rock-ut për kaq e kaq dekada, merret edhe me pikturë. Madje këto ditë, në Galerinë Gagosian në New York, është hapur një ekspozitë me kuadrot e tij të ”Serisë aziatike”, që iu prezantua publikut si një ”ditar vizual” i udhëtimeve të Dylan-it në Japoni, Kinë, Vietnam dhe Kore, me ”pikturime të drejtpërdrejta të njerëzve, skenave të rrugës, arkitekturës dhe peizazhit.”

(more…)

Read Full Post »

nga Doan Dani

Përpara disa javësh zjarri shkrumboi vegjetacionin modest në malin e Taraboshit dhe vendi i dytë në Evropë për ritmet e rritjes ekonomike, sipas një legjende qeveritare, e përballoi sfidën natyrore në pritje të ndërmjetësimit hyjnor. Dëmi ekonomik dhe ekologjik si gjithmonë nuk shqetëson autoritetet përkatëse dhe as masën, e deri këtu nuk kemi përse të skandalizohemi. Mirëpo, kur vëren se Mali i Zi, një shtet demografikisht më i vogël se Tirana, pa rritjen ekonomike të Shqipërisë, madje i banuar tërësisht nga “malokët” – duke huazuar një etiketë standarde –, zotëron avionë të posaçëm në shuarjen e zjarreve, nuk mund të mos argëtohesh nga pretendimet e flirteve nacionaliste mbi superioritetin tonë etnik, që aktualisht gumëzhijnë nëpër media, e gjithashtu nuk mund të mos trishtohesh nga memoria e paraardhësve tanë të cilët luftuan përgjatë ngjarjeve historike të konsumuara në urën kohore mes shekujve XIX dhe XX, që ato shkrepa të ishin shqiptare.

(more…)

Read Full Post »

Duke folur për turqit dhe për Turqinë, si personazhe negative në mitologjinë tonë kombëtariste, nuk mund të linim pa përmendur edhe faktin që shqiptarët myslimanë e kanë quajtur veten rëndom turq, madje janë identifikuar si të tillë në raport me bashkëkombasit e tyre të krishterë.

(more…)

Read Full Post »

Me demokratizimin e sistemit politik të Shqipërisë pas viteve 90’ të shekullit të kaluar, edukimi politik (demokratik?) i qytetarit solli si parakusht rivlerësimin apo rishikimin e disa prej ngjarjeve apo figurave historike të historisë së Shqipërisë. Ky proces erdhi dhe u përqafua si i natyrshëm nga klasa politike dhe më pas nga akademikët. Primati i politikës, sikur edhe në periudhën e socializmit, edhe në këtë rast vendosi se cilat figura do të rehabilitoheshin dhe cilat ngjarje do të rivlerësoheshin. Të ashtuquajtur-tradhëtarë u shndërruan në hero, e tragjeditë historike të kombit i gjetën shkaqet tjetërkund.

(more…)

Read Full Post »

Kur na ftojmë të mendojmë për historinë e pronës, përfytyrojmë atë njeriun e parë të famshëm, që rrethoi një copë tokë me gardh dhe përdori pastaj një përemër pronor të vetës së parë: imja!

Shenjtërinë e pronës e lidhin me lirinë e individit dhe rendin demokratik, edhe pse jo të gjitha pronat janë të barabarta mes tyre. Kështu pronësia mbi tokën kushtëzohet, në thelbin e vet, nga fakti që toka (trualli) është i fundmë me përkufizim dhe nuk mund të krijohet si të mirat e tjera materiale.

(more…)

Read Full Post »

Në debatin për historinë e Shqipërisë përfshihet edhe Fatos Tarifa, me një replikë ndaj Ferit Dukës sot në gazetën MAPO, ku e prezanton veten si “studiues në fushën e sociologjisë politike dhe të sociologjisë historike të krahasuar” dhe më tej, si “sociolog dhe studiues i shkencës politike dhe si një intelektual shqiptar”.

(more…)

Read Full Post »

Deri në shekullin XIX dhe zgjimin kombëtar të popujve të Ballkanit, myslimanët e gadishullit e quanin veten rregullisht “turq”, duke u identifikuar nëpërmjet fesë; ndërsa identifikimi etnik, edhe kur bëhej, nuk kishte ndonjë rëndësi kritike.

Ne sot shohim një dikotomi në fjalën “turk” – si cilësim etnik dhe si cilësim fetar, që i kundërvihet “kaurit”; madje i japim rëndësi kësaj dikotomie, sa herë që duam të kuptojmë diçka më shumë për periudhën otomane në Ballkan.

(more…)

Read Full Post »

Vazhdon të flitet shumë dhe të mos thuhet asgjë për çështjen e ndryshimeve të teksteve të historisë së shqiptarëve, që ia kërkoi nga ministri turk i Arsimit kolegut të vet në Kosovë, Ramë Bujës.

Ferit Duka i kish dhënë një intervistë sot Gazetës Shqiptare ku mbante një qëndrim përgjithësisht të drejtë, por pa hyrë në hollësira, përveç çështjes së dallimit mes pushtimit dhe sundimit, të cilën e kemi sqaruar prej javësh këtu në PTF.

Ndërkohë, edhe vetë ministri Ramë Buja në një intervistë të paradyditshme për gazetën Express mbetej i maskuar pas formulave diplomatike, kundër “gjuhës së urrejtjes” etj., çka më bën të mendoj se, në këtë moment, askush nuk e ka idenë se për çfarë është fjala, dhe se sekreti ose rezervimi janë kapakë për boshllëkun poshtë.

(more…)

Read Full Post »

Dje botova një shkrim për çështje të kulturës së gjuhës te ResPublica; siç e prisja, pati disa komente negative, meqë shkrimi drejtohej pikërisht kundër një refleksi të kushtëzuar që i ka rrënjët të thella në pavetëdijen tonë gjuhësore.

Meqë m’u duk se në disa prej komenteve më kishin paragjykuar, vendosa t’u përgjigjem kritikave, duke shfrytëzuar hapësirën e rubrikës Authors vs. Readers me mendimin se edhe trajtimi i mëtejshëm i çështjes do të ndihmonte lexuesit për të kuptuar, së paku, se problemi deri më sot ka të bëjë edhe me vetë mënyrën si shtrohet.

(more…)

Read Full Post »

Thirrjet për rivështrim të historisë po i dëgjojmë prapë së fundi, së bashku me reagimet disiplinore ndaj tyre; por dukuria vetë nuk përfaqëson ndonjë risi në vazhdën e debateve kulturore mes shqiptarëve; meqë e ndesh që në fillimet e përpunimit të vetëdijes kombëtare gjatë Rilindjes.

Këtë herë zjarrin e indinjatës e rindezi një kërkesë e qeverisë turke për ndryshim të teksteve shkollore të historisë në Republikën e Kosovës; edhe pse kjo kërkesë u shërbeu, në fakt, vetëm si pretekst të njëjtave palë që i njohim tashmë, për t’i formuluar edhe një herë e me shkronja të mëdha pozicionet e tyre dhe krekosjet morale.

(more…)

Read Full Post »

Gjithmonë e më tepër shoqëria shqiptare po përballet me një makutëri tepër të guximtë e të pamatë të klasës ekonomike në bashkëpunim aktiv me klasën politike (e të heshtur me shoqërinë civile). Edhe pse kritika ndaj kësaj situate nuk mungon, roli i konsumatorit dhe fuqia e tij nënvleftësohet .

Në një artikull te Gazeta Shekulli, A. Klosi komenton mbi racionalitetin e nxitimit të kryerjes së një rruge me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në dukje për të mirën publike – unaza e re e Tiranës – por që në të vërtetë i shërben si infrastrukturë një qendre të re tregtare “Carrefour” (ndoshta versioni “franchising” “Carrefour Express”).

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: