Në tryezë çështja duket e thjeshtë. Shqipëria vuan prej kohësh nga ikja e trurit. Dihet nga të gjithë se emigracioni, tashmë prej më shumë se dy dekadash, ka qenë zgjidhja e parapëlqyer e shumë shqiptarëve të kualifikuar në fushat e tyre. Gjithashtu, pranohet nga gjithkush se rrjedhja e trurit është negative për vendin, sepse e lë atë pa klasë drejtuese e në thelb pa perspektivë.
Archive for October, 2011
TRURI NË DET
Posted in Diaspora, Sociologji, tagged brain circulation, brain drain, Brain Gain, brain waste, emigracioni, humbja e trurit, ikja e trurit, Italia dhe Shqipëria, kapitali njerëzor, kthimi i trurit, migracioni, politikat migratore, qarkullimi i trurit on October 31, 2011 | 6 Comments »
KULTURA DHE RIPËRTYPJA
Posted in Art, Kulturë, Totalitarizëm, tagged kitsch-i kombëtarist, kombëtarizmi, kulti i së shkuarës, kulti i zhvarrimeve, kultura, kultura dhe imazhi, kultura si plaçkitje, nekrofilia në kulturë, nostalgjia, plaçkitja on October 31, 2011 |
Kush është përpjekur të ndjekë dinamikat e kulturës shqiptare këto njëzet vjet do të ketë vënë re një kundërti të papritur mes lirisë së shprehjes dhe hapjes ndaj botës nga njëra anë, dhe kthimit këmbëngulës me fytyrë nga e shkuara, nga ana tjetër.
Gati-gati, duket sikur kultura kombëtare, e parë në aspektin sinkronik ose si komunikim vlerash, nuk e ka përballuar dot as lirinë, as hapjen, as shembjen e gardheve e të censurave, por është tërhequr në vetvete, duke kërkuar strehë dhe ngushëllim në diakroni.
ARSYEJA E ARTIT CINIK
Posted in Art, tagged Andy Warhol, arti camp, arti kitsch, Borges, Cicciolina, Deleuze & Guattari, Don Kishoti, fashizmi, Jeff Koons, kitsch, Pierre Menard, Pigmalioni, skizoanaliza, Susan Sontag on October 29, 2011 | 7 Comments »
Për një kohë të gjatë tani, është bërë e modës që arti të kategorizohet në një nga tre kategori. Dy të parat, edhe pse vagët, i ka përcaktuar Immanuel Kant, i cili i ndau artet në arte fine, dhe arte mercenare. Mercenarizmi këtu është i lidhur direkt me vlerën monetare të artit, pra me faktin që e vlerësojmë jo për ndonjë arsye tjetër, por vetëm pse e ka çmimin e lartë: vetëm, pra, se i përket një formule të pranuar vlerësimi.
KOHË ROKADASH
Posted in Shah, tagged Hou Yifan, Humpy Koneru, Kampionati botëror i shahut për femra, Rezart Taçi on October 29, 2011 | 1 Comment »
Pata shkruar, para pak kohësh, për matchin për titullin e kampionit botëror të shahut për femra, që do të zhvillohet në Tiranë, në nëntor të këtij viti, midis kampiones në fuqi, kinezes Hou Yifan dhe sfidantes Humpy Koneru, nga India.
Lajmin e pata ndeshur atëherë në faqen zyrtare të FIDE-s, por nuk kisha parë ndonjë gjë më tepër në shtypin shqiptar, ndoshta ngaqë mediat e Tiranës nuk gjetën dot foto të këtyre dy vajzave ku të kishin dalë gjysmë të zhveshura, duke pirë mojito.
TURBULLIRA NË MESDHEUN E JUGUT
Posted in Politikë, Sociologji, Totalitarizëm on October 26, 2011 | 5 Comments »
Nëse atë që ndodhi këto ditë në Tunizi do ta krahasojmë me valën e proceseve nëpër të cilat kaluan vendet e Lindjes pas rënies së Murit të Berlinit, nuk ka dyshim se ky vend arab dha një shembull tolerance, angazhimi qytetar, rregulli e drejtësie që nuk ka të krahasuar, sidomos me vendet e Ballkanit e veçanërisht me Shqipërinë. Në dhjetë muajt e Revolucionit të jasminave ata hoqën qafe një regjim të mbrapshtë dhe u futën në një proces politik që besohet se po e shkëput krejtësisht vendin nga e kaluara.
LOKALIZMI NË FOLTORET PUBLIKE
Posted in Gjuhësi, Komunikim, Politikë, tagged Bamir Topi, dialekti në ligjërimin publik, Gjergj Fishta, Haxhi Qamili, Jozefina Topalli, Komisija Letrare, ligjërimi publik, shkodranishtja letrare, shqipja standard, standardi i shqipes, subversioni gjuhësor on October 26, 2011 | 121 Comments »
Dje lexova në shtyp për një shkëmbim, të pazakontë, mes Presidentit Topi dhe Kryetares së Kuvendit Topalli, në lidhje me shqipen e ligjëruar në publik.
Vërejtjes së Presidentit Topi se Topalli “duhet të flasë korrekt gjuhën shqipe, duhet të mësojë artin e komunikimit”, Kryetarja Topalli iu përgjigj se ajo “flet me krenari dhe vetëdije shqipen më të bukur, atë shqipe që foli Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Fadil Kraja, Migjeni dhe Luigj Gurakuqi.”
Kësaj replike, zyra e shtypit e Presidentit iu përgjigj pastaj se “po të ishin gjallë Gjergj Fishta, Kol Idromeno, Migjeni e Luigj Gurakuqi do të ndiheshin të fyer nga kush i përfaqëson me mungesën e etikës, kulturës politike e institucionale dhe respektit për shqipen zyrtare në Republikën e Shqipërisë”.
TË GJITHË KRENARË
Posted in Gjuhësi, Komunikim, Kulturë, tagged gegërishtja, Jozefina Topalli, krenaria lokale, lokalizmi, separatizmi, Shkodra, shkodranishtja, shkodranishtja letrare on October 25, 2011 | 28 Comments »
Përplasja e fundit – meqë s’e quaj dot debat – mes Presidentit Topi dhe Kryetares së Kuvendit Topalli, në lidhje me shqipen publike, qytetarinë dhe Shkodrën, është ndjekur me interes nga komentatorët në mediat.
Mes reagimeve të shumta, më tërhoqi vëmendjen edhe një opinion i Artur Zhejit, në MAPO, ku lexova ndër të tjera këtë pohim:
Jozefina është gege. Dhe është krenare për këtë. Dhe e manifeston me mendjemadhësi legjitime krenarinë e saj, për këtë dialekt hyjnor, të persekutuar përdhunisht për 50 vjet. Kjo gjuhë e Skënderbeut, e Nënë Terezës, e Buzukut apo Marin Barletit. Gjuhë e segreguar e at Zef Pllumit, e Koliqit dhe e legjendës së Gjergj Fishtës. Gjuha e Kosovës mistike dhe e Dibrës së Moisi Golemit, gjuha e Mirditës së Kapedanëve, gjuha e Kelmendit të heronjve, gjuha e një patriotizmi dhe shqiptarizmi pa kufij, në besnikëri dhe vetëflijim.
FJALË JETIME
Posted in Gjuhësi, Kulturë, tagged birësimi, fjalët e shqipes, gjuha shqipe, kultura e gjuhës, ruajtja e gjuhës on October 24, 2011 | 18 Comments »
A mund të birësohen fjalët? A mund të trajtohet fjala me përkujdesje e dashuri sikurse fëmija? Përgjigjja duhet të jetë pozitive përderisa po praktikohet në disa vende europiane. Në fakt, për sa kohë fjala mund të harrohet, të zëvendësohet, të korrigjohet, të krijohet, atëherë mund edhe të birësohet, në kuptimin që dikush merr përsipër kujdesin ndaj saj.
SHQIPJA DELEDASH
Posted in Gjuhësi, Media, tagged dialektet e shqipes, gegërishtja, gegërishtja letrare, ligjërimi i shkruar, ligjërimi publik, Romeo Gurakuqi, rotacizmi, shkodranishtja, studimi i gegërishtes letrare në shkolla on October 22, 2011 | 16 Comments »
A ka dinjitet gegnishtja për me qenë e folme publike? Këtë pyetje bënte Ardian Ndreca, në një shkrim të paradokohshëm botuar në MAPO dhe pastaj rimarrë nga ResPublica.
Pyetja është nga ato që, në anglishte, i quajnë loaded, sa kohë që shqipja, në momentin e tanishëm, nuk ka nevojë për një të folme të re publike; por vetëm që, folësit e saj publikë, ta respektojnë.
POLITIKË BAJRAKTARËSH
Posted in Histori, Jurisprudencë, Politikë, tagged Atifete Jahjaga, kanuni, Kanuni i Lekës, Kanuni i maleve, Lek Dukagjini, sheriati, vetëgjyqësia on October 21, 2011 | 49 Comments »
nga Doan Dani
Nga Kosova në Shqipëri, metodat e konsumimit të debateve politike brenda kastave janë mbase elementi më i përbashkët mes dy shteteve. Mungesa e tolerancës, pandryshueshmëria e subjekteve politike, nepotizmi, korrupsioni, shoqërohen me etikën e ofendimit dhe të urrejtjes. Sikur të u mos mjaftonte korniza politike, zbaviten me ndërhyrje në çështje që, të paktën për nga niveli i njohurive, janë plotësisht të huaja për to.
BIBLIOTEKA TË RASTIT
Posted in Letërsi, Totalitarizëm, tagged Borges, Kadareja, Pierre Bayard, veprat e Enver Hoxhës on October 21, 2011 | 2 Comments »
Një nga sfidat më të mëdha, edhe pse të fshehta, të bibliofilit, libërdashësit, madje intelektualit, ka të bëjë me librat që këtij i kanë mbetur pa lexuar.
Njeriu vjen në botë si në një bibliotekë me përmasa të asaj të Babelit, në tregimin e njohur të Borges-it. Është një labirint për t’u negociuar, edhe pse në qendër ka gjithnjë Minotaurin.
Pierre Bayard, një psikanalist frëng, i ka kushtuar një libër të tërë kësaj sfide: Si të flasësh për librat që nuk i ke lexuar.
LEXIME TË MIGJENIT
Posted in Letërsi, tagged Migjeni, poezia shqipe, vargjet e lira on October 20, 2011 | 1 Comment »
nga Gazmend Krasniqi
Teksti Historia e letërsisë shqiptare (1983), te zëri Arti i Migjenit, gjuha, ka nga këto shprehje kyçe: krahas paraqitjes së mjerimit të popullit, urrejtjes së grumbulluar te masat, protestës e revoltës së tyre, shkrimtari, në emër të forcave të reja shoqërore, bëri thirrje për përmbysjen e rendit të padrejtë politik, ekonomik e shoqëror.
Duket qartë se, nën shtysat e realizmit socialist, asaj krijimtarie i kërkoheshin detyra shumë më të mëdha sesa mund të kërkohen nga një vepër arti. Me një vështrim, sado sipërfaqësor, do të shihnim se për shumë kohë peshorja e studimeve ka rënduar jashtëzakonisht nga studimi i jashtëm i kësaj poezie, gjë që e ka bërë figurën e poetit të luhatshme ndaj erërave politike e ideologjike, pra jashtartistike, pasi edhe pas kaq dekadash shohim se ajo nuk është konsoliduar, sado përafërsisht, në historinë letrare shqipe.
STREHA E SHKRONJAVE
Posted in Letërsi, Totalitarizëm, tagged apolitizmi, autoriteti, brezi i humbur, Erich Maria Remark, Europa Qendrore, Jaroslav Hashek, Tre shokë, Ushtari i mirë Shvejk on October 19, 2011 | 12 Comments »
Dy janë romanet, me të cilat dhe sidomos në të cilat brezi im në Tiranë e përjetoi rininë e vet: Tre shokë, i Erich Maria Remark-ut, dhe Ushtari i mirë Shvejk, i Jaroslav Hashek-ut.
Ka qenë kohë tjetër, në shumë anë; letërsia luante rol ku e ku më të madh se sot. Qëllonte që një libër që na kish pëlqyer e lexonim disa herë, aq sa fillonin dhe i binin fletët fije-fije.
Por ka qenë kohë tjetër edhe politikisht; fati e deshi që ne të ishim të rinj dhe të kishim urí për shpirt në periudhën më të zymtë të historisë së totalitarizmit shqiptar: vitet 1975-1985, kur Enver Hoxhës dhe krejt shtetit të tij shpirti po u dilte.
PIKTORË DHE KËPUCARË
Posted in Art, Kulturë, tagged Apelles, diskursi kritik, eksperti, intelektuali, ne sutor ultra crepidam, publiku, sutor, teknokracia, teknokrati on October 18, 2011 | 7 Comments »
Për piktorin grek Apelles, të shekullit IV p.e.s., Plini i Vjetri rrëfen si njëherë një këpucar (sutor, në latinishte), teksa po shihte një vepër të tij të ekspozuar mu para atelijesë së piktorit, vërejti se kishte një gabim në mënyrën si ishte paraqitur këpuca e njërit prej personazheve në tablo.
Apelles-i, që ishte fshehur aty afër, dhe përgjonte se ç’thoshin njerëzit për veprën e tij, e dëgjoi këtë vërejtje të këpucarit dhe, po atë natë, e korrigjoi gabimin.
Të nesërmen, këpucarit i ra rruga sërish andej dhe kur pa që vërejtja e tij për këpucën kish qenë e drejtë, mori zemër dhe filloi të bëjë edhe disa vërejtje të tjera, për mënyrën si e kish pikturuar Apelles-i këmbën e po atij personazhi; me ç’rast Apelles-i vetë nuk duroi dot më, por doli që nga vendi ku ishte fshehur, duke thënë: ne sutor ultra crepidam, “këpucari le të mos shkojë më tutje.”
