Mehmet Elezi, publicist i njohur, shkrimtar, leksikograf, gazetar dhe tani së voni diplomat, është një nga figurat më të spikatura në përpjekjet për vlerësimin dhe rehabilitimin e gegërishtes si pasuri kombëtare gjatë këtyre njëzet vjetëve të fundit.
Libri i tij Gjuha shqipe në bunker dhe sidomos Fjalori i gjuhës shqipe, me rreth 40 mijë fjalë që mungojnë në Fjalorët e Shqipes të botuar në vitet 1980 nga Akademia e Shkencave, janë vetëm dy nga kontributet e tij më të njohura, për të rithemeluar marrëdhëniet e shqipes standard me gegërishten e folur dhe, deri në një farë mase, edhe me variantet letrare të gegërishtes (veriperëndimore dhe verilindore).





