• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« ALFABETI NË MES TË RRUGËTIMIT EUROPIAN
NE RUAJMË, JU RRUANI, ATA S’E RRUAJNË »

INTERMEXO

December 5, 2011 by Xha Xhai

Teksa ne diskutojmë këtu për çështje të holla të alfabetit shqip, të tjerët i janë përveshur reformës në praktikë, ose me rrugë demokratike:

dhe kjo tjetra, që përzien globalen me lokalen, duke anashkaluar kombëtaren:

Megjithatë, unë jam i bindur se këto tekste nuk vijnë prej njerëzish që nuk e njohin drejtshkrimin; por prej njerëzish që nuk pyesin për drejtshkrimin. Problemi nuk është gjuhësor, por sociologjik – dhe në sociologji i duhet kërkuar zgjidhja.

Tek e fundit, drejtshkrimi i një gjuhe është një sistem arbitrar rregullash; po aq arbitrar sa edhe qarkullimi rrugor, parkimi i automjeteve ose shahu. T’i pranosh këto rregulla, ose t’i nënshtrohesh kësaj disipline të të shkruarit, nënkupton një gatishmëri për ta luajtur lojën, ose për të ndërvepruar me të tjerët.

Shumë prej nesh shpresojnë, në momentet e tyre më optimiste, se shqipja mund të shkruhet më mirë, sikur t’ia reformojmë drejtshkrimin e vitit 1972; qoftë edhe të nisur nga ideja, shkencërisht e dyshimtë, se ai drejtshkrim është mishërim i reformimit totalitar të shqipes (në fakt nuk është).

Mirëpo këta që e nëpërkëmbin shqipen publike e bëjnë këtë jo sepse i kundërvihen asaj në parim; as sepse nuk e mësojnë dot në shkollë; por vetëm ngaqë nuk i japin rëndësi disiplinës, si faktor socializimi.

Çështja i tejkalon rëndshëm kufijtë e gjuhësisë normative; dhe ka të bëjë me mënyrën si integrohen qytetarët shqiptarë në shoqëri, në marrëdhëniet me njëri-tjetrin dhe me institucionet, përfshi këtu edhe shtetin.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi | Tagged disiplinimi gjuhësor, drejtshkrimi, rregullat drejtshkrimore | 2 Comments

2 Responses

  1. on December 5, 2011 at 12:19 pm Shkronjat e paudha

    Nuk di cfare te them: u perpoqen te gjithe per Tiranen, por ajo ne honet e shpirtit mbeti Tirona.


  2. on December 5, 2011 at 2:32 pm presja

    “Tirona” qofte, Shkronjat, ne honet e shpirtit! S’ka asgje te keqe ajo forme e se folmes tiranase qe ka fuqi ne kryeqytet e pertej tij. Une ashtu i them ne kuvende te caktuara, e honet e mia kendojne po ate kengen tende (madje jo vec neper hone: duke luajtur me gjuhen dhe komunikimin, edhe ne te shkruar mund te hyje ne pune fjala ne ate forme… ndodh me miq e mikesha ne fb ose emaile psh. Por thyerja e rregullit qe ka kuptim dhe qe kuptohet, krijon nje rregull po aq te bukur. Ajo e nenkupton rregullin paraprak dhe behet kur e si duhet.). Por qe te lidhemi brenda se njejtes kornize komunikimi e te ndertojme bashkarisht ne menyre efektive diskursin qe kemi ne plan, duhet te respektojme disa kushte paraprake, disa rregulla per si e kur te perdorim nje forme te caktuar. Nese individualisht thyejme rregulla te caktuara (me pak a me shume arbitrare), nga padija ose neglizhenca, ne fund te fundit shkaterrojme krejt kornizat e tipit te ligjerimit qe donim te ndertonim e t’i beheshim pjese; reduktojme keshtu jo vec mundesite tona personale te shprehjes praktike, por edhe sistemin vete.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Ovoid on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
    • TESTE DHE TEKSTE June 6, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 3 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,790,483 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (15)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,071 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: