Si do t’i quajmë njerëzit që gjithnjë i besojnë versionit zyrtar për një ngjarje të rëndë, një vrasje politike, një atentat terrorist, një aksident që i ndodh dëshmitarit kyç në një skandal shtetëror; madje jo vetëm i besojnë, por edhe presin, duke mbajtur frymën, derisa të bëhet ai version publik, që pastaj ta nxjerrin (frymën) dhe të vazhdojnë jetën e tyre normalisht, pa çka se bota përreth mund t’u ketë ndryshuar?
Archive for January, 2012
VERSIONI ZYRTAR
Posted in Komunikim, Politikë, tagged cui bono, cui prodest, Epimenides, gënjeshtra, konspiracistët, lavire bulevardi, putsch, shteti gënjeshtar, The Pet Goat, The Thing, versioni zyrtar on January 31, 2012 | 7 Comments »
QYMYR DHE GËLQERE
Posted in Komunikim, Media, tagged 21 janari, drejtësia, e vërteta, ekspertiza teknike, Gërdeci, mediat, narrativizmi, vdekja, whitewashing on January 30, 2012 | 21 Comments »
Kërkimit të së vërtetës, për vrasjet shtetërore të 21 janarit 2011, duket sikur po i vjen fundi, tani që ekspertiza amerikane e FBI-së, po t’i besojmë A. Zhejit sot në MAPO, “ka në përbërjen e vet, të zezë mbi të bardhë, emra dhe mbiemra të rëndësishëm fajtorësh, për deshifrimin e deritashëm të dinamikës dramatike të 21 Janarit 2011.”
Si edhe herë të tjera, e vërteta iu la në dorë jo vetëm teknologjisë, por edhe një autoriteti të përtejmë, i cili ka monopolin mbi të kryesisht ngaqë ka monopolin edhe mbi vetë autoritetin.
NJË FESTË ME SHUMË ZERO
Posted in Politikë, tagged 100-vjetori i pavarësisë, përkujtimi i së shkuarës on January 29, 2012 | 13 Comments »
Qeveria shqiptare dhe institucionet e tjera të shtetit, duke filluar nga Parlamenti, kanë premtuar festime madhështore për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Ky jubile do të festohet në një atmosferë ku temat kombëtariste dhe flamujt kuqezi sa vinë e zënë kryet e titujve në mediat, falë edhe angazhimit populist të AKZ-së.
Është ende herët të flitet për këto festime “madhështore”, por jo të tërhiqet vëmendja për implikimet e tyre.
BASHKOHU SHOKË
Posted in Politikë, Sociologji, tagged bashkimi kombëtar, integrimi, integrimi europian, Shqipëria natyrale, sondazhet on January 27, 2012 | 17 Comments »
Një koleg, në debatin për çështjen e bashkimit kombëtar, më kujtoi se, sipas sondazheve të fundit, ka një shumicë dërrmuese qytetarësh shqiptarë, në Shqipëri dhe në Kosovë, që janë në favor të bashkimit.
Ndërkohë, një artikull i Muhamer Pajazitit në gazetën Shqip, më kujtoi se qytetarët shqiptarë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, madje edhe në Maqedoni (mbi 95%), janë në favor të integrimit në Bashkimin Europian, ose të një bashkimi të një lloji tjetër.
Në vështrim të parë duket sikur shqiptarët, për nga natyra, janë krejt të apasionuar pas idesë së bashkimit ose të zgjerimit, e cila duhet kuptuar – besoj unë – si një shprehje e turbullt e dëshirës për të shpëtuar nga zgjedha e pushtetarëve që kanë tani mbi krye.
PASTRIM APO PASURIM?
Posted in Gjuhësi, tagged angazhimi publik, fjalët e huaja, gjymtimi i mendimit, kultura e gjuhës, norma leksikore, pastrimi i gjuhës, pastrimi i shqipes, pasurimi i leksikut, politika gjuhësore, purizmi, redaktimi i teksteve on January 27, 2012 | 1 Comment »
Vitet e fundit, duket sikur interesi për çështje të gjuhës shqipe është gjallëruar, po të gjykosh nga reagimet dhe komentet e lexuesve në mediat dhe forumet e debatit në Internet. Në të vërtetë, pjesa më e madhe e diskutimeve sillen rreth ligjërimit të mediave, duke u bërë edhe vetë pjesë e atij ligjërimi e duke trashëguar të mirat dhe sidomos të këqijat e tij, në një kohë që elitat herë pas here i kthehen themeleve të standardit, por jo rrallë nga pikëvështrimi i një revanshizmi krahinor, që ndodh më tepër në sociologji sesa në gjuhësi, dhe që herë-herë merr ngjyra të ndezura lokaliste, siç e kemi zakon ne shqiptarët.
A NEW KID IN TOWN
Posted in Politikë, tagged AKZ-ja, bashkimi kombëtar, demagogjia, eutanazia e sistemit, fashizmi, grushti i shtetit, kombëtarizmi, Kosova, Kreshnik Spahiu, nacionalizmi, populizmi, pronunciamiento, putsch-i on January 24, 2012 | 85 Comments »
Për AKZ-në, si ngjyrë të re në spektrin e politikës shqiptare kemi folur dhe do të kemi rast të flasim sërish.
Sa herë mendoj për këtë lëvizje, e shoh veten të ndarë më dysh: (1) nga një anë nuk pajtohem dot me identitetin e saj të shpallur si parti kombëtariste, që ka në krye të programit të vet bashkimin kombëtar dhe çështje të tjera të dashura për të djathtën nacionaliste; meqë mbetem i mendimit se “kombëtarizmi” duhet t’i karakterizojë të gjitha partitë politike – kryesisht në trajtat e gatishmërisë për shërbim publik; se asnjë forcë politike nuk mund ta monopolizojë atë, pa ngjallur dyshime të forta për demagogji dhe populizëm; (2) nga ana tjetër, e kuptoj se, sot për sot, nuk po ka rrugë tjetër praktike për të dalë nga statu quo-ja dhe për të hequr, me rrugë demokratike, elitat e sotme të korruptuara nga pushteti, përveçse nëpërmjet një lëvizjeje me natyrë kombëtariste, populiste.
KAMERA SHPIFËSE
Posted in Komunikim, Media, Politikë, tagged dekriminalizimi i shpifjes, politika live, teatri i politikës, televizioni on January 23, 2012 | 2 Comments »
nga Zampanò
A kanë një pikëlidhje urimet e kryeministrit Berisha për vitin e ri të “dekriminalizimit të shpifjes” me telekamerat që transmetojnë live mbledhjet e Këshillit të Ministrave? Po. Ekziston një pikë ku këto dy fenomene piqen e nuk është e vështirë të zbulohet.
Të gjithë e mbajnë mend se Berisha sapo erdhi në pushtet premtoi, në emër të transparencës, se do të lejonte mediat të transmetonin mbledhjet e qeverisë së tij edhe drejtpërdrejt. Që atëherë është bërë zakon që mbledhjet qeveritare të transmetohen pothuajse tërësisht nga televizionet, edhe pse me kalimin e kohës pakkush i ndjek. Është vallë ky xhest në të mirë të transparencës e të demokracisë në Shqipëri? Them që jo, sepse veprimi është më shumë populist se funksional.
S’TË LËNË AS TË RRËZOHESH REHAT
Posted in Media, tagged entropia, inskenimi, rastësia, rregulli, skriptimi on January 23, 2012 | 1 Comment »
Herë pas here në lajmet televizive, më shpesh kur redaktorët duan të ndërrojnë tonin ose të freskojnë atmosferën, dëgjon për incidente të vogla në paserelat e modës, ku modelat rrëzohen, u zbërthehen rrobat, u ikin fijet, u bien pantallonat, u thyhen takat e këpucëve.
Lajme të tilla i ndesh tashmë në të njëjtat rubrika me ato për kafshët që ushqejnë të vegjël të një specieje tjetër, rekordet Guinness të artistëve proletarë si Saimir Strati ynë dhe ndonjë gol që bëhet nga mesi i fushës ose me shkelm ridërgimi, zakonisht në kampionatin e kategorisë së dytë në Emiratet Arabe ose në Korenë e Jugut.
MUSKUJT E KAPITENIT
Posted in Kulturë, Media, tagged Andrea Doria, Berlusconi, Costa Concordia, Europa, Francesco de Gregori, Katri i Radës, kriza ekonomike, Titaniku on January 22, 2012 |
Që natën kur u mbyt (ndoshta duhet thënë “u mbyt,” meqë aty s’kishte aq ujë sa të zhytej) anija italiane e pasagjerëve Costa Concordia, vetëm dy hapa larg bregut, më shkoi menjëherë në mendje se kjo anije e bukur, që ngecte në rërë dhe vithisej, kaq pa arsye dhe pa domethënie, më shumë sesa anije ishte një metaforë e përkryer për Italinë e sotme, që lufton të dalë nga kriza ekonomike, e shkaktuar, mes të tjerash, edhe nga një kapiten i marrë: Berlusconi.
TRIUMFI I TARTABIKUT
Posted in Media, tagged përgjimi, shantazhi me video, televizioni, TV-kracia, video on January 20, 2012 | 9 Comments »
Videot janë bërë tani monedha politike kryesore në Tiranë: amatoriale, të fshehta, të hapura, nga kamera të sigurisë ose të televizioneve, me aktorë dhe pa aktorë.
Ekspertë të FBI-t amerikan paskan bërë nuk di ç’magji me serverin famëkeq të Kryeministrisë, duke shpëtuar pamjet e fshira sipas disave, ose duke vërtetuar që ka pasur pamje të fshira sipas disa të tjerëve, aq sa tani pritet që të lëshohet një fletë-arresti për vetë serverin – si hera e parë, në histori, që do t’i hidhen hekurat një sistemi kompjuterik.
KUR ‘ZËRI I POPULLIT” VIDHET!
Posted in Media, tagged etika e mediave, plagjiaturë, Romir Hadëri, Zëri i Popullit on January 19, 2012 | 8 Comments »
nga Pancho Villa
Ndoshta nuk do të kisha qenë kaq e ndjeshme ndaj një dukurie të tillë nëse nuk do të më kishte ndodhur mua vetë.
Sot më datë 19 janar 2012 lexova një shkrim të rekomanduar nga një miku im. Shkrimi më interesoi pasi ishte një reagim kundër ligjit të arsimit të lartë dhe kryesisht ishte i përqëndruar te TOEFL-i. Duke qenë se edhe këtu në blog para disa muajsh e kam shprehur nëpërmjet një shkrimi qëndrimin tim ndaj kësaj çështjeje, u interesova të lexoja këtë trajtim.
Shkrimi ishte botuar te gazeta “Zëri i Popullit” nga Romir Hadëri, një djalë që studion master në Universitetin e Tiranës. Duke ditur që para disa ditësh studentë te fakulteteve të ndryshme të universitetit të Tiranës organizuan një protestë lidhur me ligjin e arsimit të lartë, shkrimi më entuziazmoi pa e lexuar ende, një shkrim që ishte në mbështetje të kërkesave të studentëve. Duhet ta pranoj që u nisa ta lexoja me një paragjykim pozitiv. (more…)
GJENERALI I DY USHTRIVE
Posted in Politikë, Totalitarizëm, tagged dhjetori 1990, ekzodet drejt Italisë, lëvizja e dhjetorit, Nikotin Lukashi, Ramiz Alia, Sigurimi i Shtetit, sindroma e Stokholmit, themelimi i PD-së, tranzicioni on January 17, 2012 | 8 Comments »
Ka një pasazh, te Dimri i madh i Kadaresë, ku fshesaxhiu Rremë urinon mbi pemën simbolike që kish mbjellë Hrushovi gjatë vizitës së tij në Tiranë dhe, teksa e shoqërojnë në makinën e policisë, thërret: “Poshtë Hrushovi!” Meqë ishte koha kur Shqipëria po prishej përfundimisht me Bashkimin Sovjetik, kalimtarët nuk i jepnin dot dum kësaj skene – meqë, në ato rrethana, logjika e donte që dikush të shoqërohej në polici po të thërriste “Rroftë Hrushovi!”, jo “Poshtë Hrushovi!”.
OPSIONI I BUTË
Posted in psikiatri, Totalitarizëm, tagged disidenca, disidenca e rastësishme, ligjërimi subversiv, opsioni psikiatrik, psikiatria, simulimi, trajtimi psikiatrik i disidentëve on January 15, 2012 | 22 Comments »
A ka luajtur psikiatria shqiptare, gjatë viteve 1945-1990, ndonjë rol të spikatur, qoftë edhe vetëm instrumental, në persekutimin politik të shtresave të padëshiruara të regjimit?
Kësaj pyetjeje nuk i përgjigjem dot me siguri dhe saktësi, meqë më mungojnë të dhënat. Megjithatë, pyetjen ma solli në mend një koment për një shkrim timin të mëparshëm, ku autori shkruante:
