Feeds:
Posts
Comments

Archive for February, 2012

nga Doan Dani

Teza e varfërimit demografik të Arbërisë në momentin e pushtimit osman, si njësi e katastrofizmit historik dhe specifik shqiptar, ka qenë rregullisht e pranishme në botimet dhe ribotimet zyrtare nga të cilat janë sintetizuar librat shkollor ose, e thënë ndryshe, mjetet e masivizimit dhe standardizimit të memories kolektive. Ajo përmbledh eliminimin fizik dhe skllavërimin, nga njëra anë, si dhe braktisjen e trojeve, kryesisht në drejtim të shteteve italiane, nga ana tjetër, pra domosdoshmërisht shprehet nëpërmjet shifrash të efekteve të qëndresës, e për rrjedhojë ndjek ose përforcon shifra të tjera të lidhura direkt, për shembull, me pjesëmarrësit në këto dekada luftimesh.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë i thonë tekstet e historisë së shqiptarëve nxënësit gjimnazist për fillimet e shkrimit shqip?

Të dhënat në këtë rast janë ato që janë, interpretimet janë ofruar prej kohësh, duket sikur autorëve të teksteve s’u mbetet veç të gjejnë një formë sa më të përmbledhur dhe tërheqëse, për t’u shpjeguar nxënësve se pse shqipja u shkrua pikërisht në atë periudhë dhe jo më parë; dhe cilat janë dëshmitë e para të gjuhës sonë me shkrim.

Për fat të keq, orientimi ideologjik i teksteve arrin ta ndërlikojë edhe informacionin historik më të thjeshtë.

(more…)

Read Full Post »

Punë, punë, natë e ditë, që të shohim pakëz dritë

Brezit tim i kujtohet mirë ky aforizëm i Naimit; jo se e pëlqenim, as se e vinim veçanërisht në jetë, por ngaqë e lexonim rregullisht, të shtypur në kapakun e pasmë të fletoreve katërlekëshe.

Aforizmi fliste për punën, por në mendjet tona do t’i mbetet i bashkëlidhur shkollës.

(more…)

Read Full Post »

Po u kthehem shënimeve të udhëtimit tim nëpër tekstet e historisë për klasën e 12-të të shkollave të mesme të Republikës Shqiptare, meqë pas çdo kthese, gjej aty të papritura.

Një nga arsyet, në mos kryesorja, e studimit të historisë në shkollë ka të bëjë me përgatitjen e brezit të ri për ta kuptuar të sotmen si produkt të ngjarjeve të shkuara.

Nëse është kështu, atëherë do të duhej, logjikisht, që në këto tekste të jepej ndonjë shpjegim për strukturën fetare të përçarë të shoqërisë shqiptare; si dhe për shkaqet dhe rrethanat e përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët.

(more…)

Read Full Post »

Mbrëmë, kur kërkoja një referencë për mbishkrimet shqipe, ndesha në Teodor Shkodranin – ose në veprën më të hershme në shqipe, e cila ende nuk është parë nga askush, veç zbuluesit të saj, Musa Ahmetit.

Sikurse të gjithë të interesuarit e dinë, Musa Ahmeti – studiues shqiptar i bazuar në Zagreb  – lajmëroi botën mbarë se kish zbuluar librin më të hershëm shqip në arkivin sekret të Vatikanit: një dorëshkrim i vitit 1210, nga një Teodor Shkodrani, në trajtën e traktatit filozofik, teologjik dhe historik.

(more…)

Read Full Post »

Sikurse dihet, shumë gjuhë dokumentohen për herë të parë me shkrim nëpërmjet mbishkrimeve mbi sipërfaqe të forta, si gur ose metal, të cilat i qëndrojnë mirë kohës.

Të tjera gjuhë, si shqipja, janë shkruar fillimisht në letër – siç ka qenë rasti me Formulën e Pagëzimit, dhe më pas me Mesharin e Buzukut.

Është për t’u shënuar që tekstet më të hershme të shqipes janë zakonisht të shtypshkruara.

(more…)

Read Full Post »

Letrat e lexuesve që botoheshin dikur nga gazetat, ndonjëherë në polemikë me shkrimet e botuara, nuk u ngjajnë aspak komenteve të sotme që lexohen në linjë. Dallimi nuk ka përse të habisë askënd, përderisa gazeta që del në internet ndryshon si medium nga gazeta e botuar në letër.

(more…)

Read Full Post »

“20 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme

Ky është titulli i Konferencës së organizuar nga INAS, RAT, AGORÀ e FAI CISL, që do të zhvillohet në Tiranë, më 2 mars 2012, ora 9.00 – 17.00, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Blv. Gjergj Fishta, nr. 52.

Si paraqitet profili i emigracionit shqiptar në Itali pas 20 vjet emigracion? Sa shqiptarë banojnë e si janë të shpërndarë në territorin italian? Ku punojnë kryesisht? Cila është gjendja civile e shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë? Po ndarja sipas gjinisë? Sa të mitur e pensionistë shqiptarë jetojnë përtej detit? Çfarë bëhet për mbrojtjen e të drejtave të tyre? Cilat janë politikat që ndjek shteti italian në fushën e imigracionit? Po qeveria shqiptare çfarë strategjie po ndjek në lëmin e emigracionit? Çfarë imazhi kanë bashkatdhetarët tanë në Itali? Cilat janë perspektivat e ardhshme të emigrantëve shqiptarë? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, lidhur me një nga dukuritë më të rëndësishme sociale, do t’u përgjigjen studiuesit, politikanët, gazetarët, diplomatët, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, pra një sërë autoritetesh të fushës, italiane e shqiptare, që janë ftuar të japin kontributin e tyre në konferencë.

Konferenca bëhet nën patronazhin e Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.

Programin e plotë të konferencës “20 vjet emigracion shqiptar në Itali” mund ta shkarkoni këtu.

Read Full Post »

Me shkrimet e mëparshme u përpoqa të argumentoj se, në tekstet e historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollës së mesme, periudha e lashtësisë dhe çështjet e etnogjenezës janë trajtuar në mënyrë joshkencore, për të ushqyer jo dijen racionale, por mitin kombëtarist.

Përtej argumentimeve në hollësi, të cilat lexuesi i gjen në shkrimet përkatëse, dua të kujtoj këtu se mangësitë kryesore të trajtesave lidhen me (1) teorinë (pseudo-teorinë) e autoktonisë absolute, sipas së cilës jo vetëm shqiptarët, por edhe ilirët e pellazgët janë autoktonë dhe janë formuar pikërisht në trojet ku jetojnë sot shqiptarët dhe (2) shpërfilljen pothuajse të plotë që i bëhet indo-europianistikës.

(more…)

Read Full Post »

Pellazgët, pellazgët… Cili prej nesh nuk ka ëndërruar, në fëmini, për të kaluar pak orë në shoqërinë e tyre fisnike, ulur në hije të gurëve qiklopikë, duke shijuar me ta kofshën e pjekur të thiut thesprot, me ndonjë kupë verë mjalti a nektar?

Guri i provës për patriotin safi, në lëmë të origjinave, është qëndrimi ndaj pellazgëve.

Tradicionalisht, këta thuhet se kanë qenë një popull i lashtësisë paragreke në Ballkan – ose së paku kështu janë mbajtur prej grekëve të vjetër.

Sot e kësaj dite, për këtë popull gjysmë-mitik dihet shumë pak; madje dijetarët as janë të një mendjeje nëse pellazgët, thjesht në kuptimin e popullsisë që u parapriu grekëve në trojet e tyre, kanë qenë apo jo indoeuropianë.

(more…)

Read Full Post »

Shkruan shtypi i Tiranës se javën që shkoi ranë shpresat për fillimin e një lloj legalizimi a matarimi ligjor të prostitucionit. Ka një farë paqartësie për të kuptuar mirë përse ishte fjala dhe nëse pati apo jo debat në komisionin përkatës (kronikat thotë se u fol vetëm për domate dhe kastravecë, por në funksionin e simboleve seksualë), gjithsesi mësohet se ligji, projekt-ligji a ideja në fjalë u hodh poshtë nga socialistët ndërkohë që ai mbështetej nga shoqëria civile. (more…)

Read Full Post »

Që shqiptarët rrjedhin prej ilirëve, këtë e dinë edhe trakët. Që këtej, nuk habitemi për vendin që u është lënë ilirëve në tekstet e historisë së popullit shqiptar për klasën e 12-të të shkollës së mesme. Kështu ka qenë, kështu do të jetë në amshim.

(more…)

Read Full Post »

GJIMNAZISTËT NË EPIR

Sikurse dihet, historia e Epirit në lashtësi mbetet objekt debatesh mes historianësh, arkeologësh dhe gjuhëtarësh anembanë botës, për të mos përmendur kombëtaristët e të gjitha palëve të interesuara, të cilët kanë ditur t’i nyjëtojnë edhe ata mirë pozicionet e tyre.

Arsyet për këtë ferment të pashembullt të dijes nuk kanë të bëjnë aq me dijen vetë, sa me faktin që vetë Epiri, si territor, i mbivendoset Greqisë dhe Shqipërisë dhe si grekët, ashtu edhe shqiptarët mëtojnë se u përket atyre jo vetëm gjeografikisht, por edhe historikisht.

(more…)

Read Full Post »

Një debat i mëparshëm më bëri të klikoj në faqen hyrëse të sajtit Vargmal, ku më tërhoqën vëmendje, veç të tjerash, disa harta në mënyrën dëshirore, njëra e Shteteve shqiptare dhe rajoneve të pushtuara (Shqipëri Perëndimore, Shqipëri Lindore, Luginë, Malësi, Shqipëri Jugore) dhe tjetra e Krahinave të Shqipërisë (Malësi, Dardani, Arbëri, Çamëri). Efekti është ai i një videoloje strategjike – vetëm ushtritë dhe flamurkat mungojnë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: