• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« TEODOR SHKODRANI
PAKËZ DRITË »

METODA E STRUCIT

February 25, 2012 by Xha Xhai

Po u kthehem shënimeve të udhëtimit tim nëpër tekstet e historisë për klasën e 12-të të shkollave të mesme të Republikës Shqiptare, meqë pas çdo kthese, gjej aty të papritura.

Një nga arsyet, në mos kryesorja, e studimit të historisë në shkollë ka të bëjë me përgatitjen e brezit të ri për ta kuptuar të sotmen si produkt të ngjarjeve të shkuara.

Nëse është kështu, atëherë do të duhej, logjikisht, që në këto tekste të jepej ndonjë shpjegim për strukturën fetare të përçarë të shoqërisë shqiptare; si dhe për shkaqet dhe rrethanat e përhapjes së fesë islame ndër shqiptarët.

Aq më e vërtetë është kjo, sa kohë që problemi i fesë mbetet aktual dhe lidhet ngushtë me çështjen e identitetit të shqiptarit, në vetvete dhe në raport me popujt e tjerë të kontinentit.

Një nga mënyrat për t’iu qasur çështjes së Islamit në Shqipëri është ta shpërfillësh pothuajse krejt, siç ka bërë Pegi në tekstin e vet; i njëjti tekst që u kushton dy faqe “të dhënave biografike për mbretërit ilirë”; dy faqe Kanuneve shqiptare; dhe dy faqe të tjera “Anzhuinëve në Shqipëri”, (duke sjellë të përkthyer edhe një shpallje të mbretit Karl I Anzhu, të 21 shkurtit 1272); sikurse u kushton dy faqe, në një kapitull të veçantë, Krishterimit në Arbëri dhe veçorive e tij në shekujt I-XV. Në këtë kapitull, gjejmë edhe shënimin se:

Pushtimi osman nxiti shqiptarët e dy riteve [katolikë dhe ortodoksë, 2xh] t’i drejtonin sytë nga perëndimi katolik si shpëtimtar nga islamizimi.

Çuditërisht, të dhënat dhe vlerësimet për përhapjen e Islamit i gjejmë pikërisht në këtë kapitull; në katër rreshta të vetme ku flitet për islamizimin, si faktor tkurrës i katolicizmit dhe ortodoksisë.

Në të vërtetë, teksti i Pegit dështon krejtësisht në parashtrimin e historisë së shqiptarëve nën sundimin osman, duke përfshirë këtu edhe shtrirjen e Islamit.

Teksti i Uegen-it i jep shtrirjes së Islamit diçka më tepër vend, por çuditërisht në seksionin e veprimtarive praktike, në fund të kapitullit për Rilindjen kombëtare. Aty nuk flitet për Islamin, por për islamizmin dhe jepen sqarime të tilla si: “Pas pushtimit osman, në Shqipëri filloi të përhapej një fe e re: islamizmi.”

Duket e pabesueshme që autorët e një teksti historie për shkollën e mesme të ngatërrojnë Islamin (fe) me islamizmin, një term politikisht dhe ideologjikisht i ngarkuar, që shënjon zakonisht praktikat politike të lidhura me Islamin dhe që gjithnjë e më dendur po përdoret për t’iu referuar fundamentalizmit islamik dhe krushqive të tjera ideologjikisht ekstreme mes fesë dhe politikës.

Përndryshe, Uegen-i ndjek të njëjtën strukturë si edhe Pegi, duke shpërfillur të gjitha aspektet e jetës fetare nën Perandorinë Osmane, që lidhen me Islamin dhe komunitetet shqiptare myslimane. Ky është i njëjti tekst ku, në fq. 49, nxënësve u kërkohet të dinë se “Ç’ishte Kisha Autoqefale (e pavarur) Serbe me qendër në Pejë?” etj.

Përndryshe – dhe ndoshta më duhet të them çuditërisht – teksti i Albasit, brenda kufijve të përcaktuar nga programi i Ministrisë së Arsimit, dhe me një paragraf të vetëm, tregon se është e mundshme t’u jepet nxënësve informacion korrekt për këtë zhvillim kaq kritik në jetën e shqiptarëve.

Këtu, sikurse edhe gjetiu, duhet gjithnjë dalluar midis mangësive të tekstit dhe mangësive të programit. Nëse programi nuk parashikon kapitull të veçantë për shtrirjen e Islamit në trojet shqiptare, atëherë autorët e teksteve mund të bëjnë vetëm shumë pak, për të kompensuar.

Përkundrazi, kur në një tekst autorët ngatërrojnë Islamin me islamizmin, ose kur shkruajnë paragrafe të tilla si ky më poshtë (Pegi, theksimi im):

Në vitet ’50 të shek. XIV, turqit osmanë kaluan në pushtimin e Ballkanit. Historianët numërojnë si shkaqe kryesore të pushtimit epërsinë e osmanëve dhe të sulltanëve ndaj popujve të tjerë, natyrën luftarake dhe aftësitë administrative, luftën e shenjtë fetare për shtrirjen e mbretërisë islame në të gjithë botën [...]

Atëherë mangësitë janë të autorëve vetë, të cilët nuk arrijnë të artikulohen.

Përtej këtyre konsideratave në detaje, vëzhguesi e ka të vështirë të mos supozojë se shpërfillja e Islamit në këto tekste për shkak të kufizimeve të programit ministror, lidhet, nga njëra anë, me mosmarrëveshjet mes historianëve në nivel akademik, për mënyrën si duhet trajtuar kjo dukuri dhe vlerësimet përkatëse; dhe nga ana tjetër, me dëshirën për ta minimizuar si çështje, duke përqafuar, si edhe në raste të tjera, metodën e mirënjohur të strucit.

Në thelb, nxënësit e mbarojnë shkollën e mesme pa e pasë kuptuar se pse u shtri Islami ndër shqiptarët, në vetvete dhe në krahasim me çfarë ndodhi me popujt fqinjë; dhe krejt të pambrojtur, ndaj propagandës me ngjyrim ideologjik dhe fetar, pro dhe kundër Islamit dhe myslimanëve shqiptarë, së cilës i janë ekspozuar dhe do t’i ekspozohen pa prerë gjatë jetës. Dhe kjo natyrisht nuk i shërben askujt.

Shënim: tekstet e Historisë së shqiptarëve për klasën e 12-të të shkollave të mesme të cilave u referohem më lart janë ai i UEGEN-it (2011, nga Beqir Meta, Muharrem Dezhgiu, Bedri Kola dhe Xhevahir Lleshi); ai i Pegi-t (2011, nga Petrika Thëngjilli, Fatmira Rama, Ajet Shahu dhe Liliana Guga) dhe ai i Botimeve Shkollore Albas (2011, nga Menduh Dërguti, Ledia Dushku, Ferit Duka dhe Sonila Boçi).

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Arsim, Histori | Tagged islami, islamizimi, islamizmi, krishterimi, sundimi osman | 5 Comments

5 Responses

  1. on February 25, 2012 at 5:13 pm ana

    Xha-xha mire ben qe i diskretiton keta pseudo historiane qe edhe per te perkthyer nuk ja thone fare. Mirpo, e keqja eshte se jane shtuar shume njerezit jo kopetent ne punet qe bejne. E te mendosh qe jemi ne kapitalizem?!!


    • on February 26, 2012 at 9:52 pm Xha Xhai

      Ana, në fakt unë mendoj se këtyre historianëve nuk u mungon përgatitja profesionale, por vetëdija e intelektualit; ose përkushtimi ndaj dijes dhe së vërtetës. I shtrembërojnë faktet dhe sjellin interpretime të tërhequra për flokësh, ngaqë duan të konformohen me vijën kombëtariste; nuk kërkojnë aq të vërtetën, sa ç’duan ta përdorin atë, për qëllime të tjera. Nuk informojnë, por konformojnë, duke u konformuar edhe vetë.


  2. on February 26, 2012 at 1:03 pm kapedani

    Kjo ceshtje behet edhe me e ndjeshme kur perzihet me temat e zakonshme te nacionalisteve, si psh. damkosjen e njerit si turkoshak, “taleban” apo “islamist”.

    1. Alibeaj ne Komisionin e tredhur te hetimit ndaj Spahiut:

    Aq më tepër që ka një legjendë urbane, e cila thotë se gjenealogjia e tij nuk e nxjerr një shqiptar, porse si një përfaqësues i një etnie të huaj të ngulur në rrethinat shqiptare të Prizrenit! Mjafton kaq për të kuptuar se sa i sinqertë dhe “i ndier” është “irritimi” nacionalist i këtij të fundit.

    2. Nje trajtim interesant jep edhe Agron Tufa ne Ideologjizimi (i)mediatik i debatit mbi fenë


  3. on February 26, 2012 at 5:57 pm Stakanovist

    Per me teper, nxenesve te klases se shtate mos gabohem, ne njerin nga tekstet e historise se para pak viteve u mesohej se Jezu Krishti u ringjall tre dite pas vdekjes ne kryq. Ky informacion teologjik i kontrabanduar ne lecitjet e historise ecte paralelisht dhe paradoksalisht me doktrinen e evolucionit qe predikohej nga zysha tjeter ne oren e biologjise.


  4. on March 4, 2012 at 7:58 am Obama

    Ne nje studim qe bera disa vite me pare per tekstet e shkollave te Shkiperise, erdha ne konkluzionin se ata qe shkruajne tekste ne Shkeperi, jane thjeshte injorante. Ndersa jane te mirelexuar ne tregimet tona me Balliste e Partizane, ne anen tjeter kane mungesa te medhaja leximi shekullar mbi fete. Pse disa nga personat qe permenden me larte, jane Kishe – ndjekes. Ama asnje nuk eshte xhami ndjekes. E per me teper informacioni mbi fete qe jepet ne shkolla, ose eshte fantastik si ai per ringjalljen e Jezu Krishtit apo per ilirianizmin e Shen Palit, ose eshte terrorizues – si ai i Islamizimit me dhune nga turku. Me pak fjale, Shqeperi hesapi.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    nakleonardo on RRETH KOLIQIT
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,866 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: