• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« BREKUSHET UNISEKS
POLITIKË E NJËSUAR… »

GETO DHE KUNDËRGETO

March 29, 2012 by Xha Xhai

Gazeta Shqip kishte sot një artikull të mirë të Arbër Kadias, Distopia dhe ishi shqiptar, ku dinamika e Tiranës qytet dhe kryeqytet analizohet në rrafshin historik, nga këndvështrimi i duhur.

Me të drejtë autori konstaton se trashëgimia e Tiranës qytet praktikisht nuk ekziston, meqë administratat e ndryshme, shtetërore dhe lokale, e kanë trajtuar kryeqytetin shqiptar si të ishte palimpsest, duke shkruar e rishkruar mbi të njëjtën pergamenë.

Ai sheh në Tiranën e sotme shenjat alarmante të përvijimit të një distopie urbane, e cila ka të bëjë sa me mbipopullimin, aq edhe me infrastrukturën e pamjaftueshme dhe mungesën e politikave urbane të mençura.

Shkruan Kadia:

Një nga arsyet mbase që kemi pasur një tronditje të fortë në nevojën tonë për zhvillim urban ka qenë edhe përzierja pa kriter që është bërë midis atyre që kanë pasur një formim urban dhe atyre që janë rritur në zona rurale. Në fakt përzierja e këtyre tipave në vetvete ka prodhuar atë që teorikisht i jep arsye zhvillimit të shpejtë dhe kjo në vetvete është pozitive. Kjo energji gjithsesi nuk është e kanalizuar siç duhet dhe në vend që të kemi vlerësim për format e vjetra të zhvillimit urban ekzistues ne kemi një rendje për të imponuar nga ardhacakët modelet e tyre të supozimit sesi duhet të jetë raporti, estetik, urbanistik, kulturor dhe zakonor.

Kjo bashkëtingëllon më së miri me përkufizimin që i pata dhënë dikur katundarit, si ai që e sjell katundin me vete në qytet; në kontekstin e një debati rreth përkufizimit të këtij termi.

Çfarë më tërhoqi vëmendjen, në artikull, është se autori e lidh këtë dukuri me atë tjetrën, të krijimit të komuniteteve të gardhuara (gated communities) në periferitë urbane, ose në kodrat përreth kryeqytetit, të cilat janë, në të vërtetë, një formë luksoze e getos; sa kohë që kemi të bëjmë, siç shprehet Kadia, me një “vetë-segregim nga Tirana distopike dhe e egër.”

Të kamurit e Tiranës, kësisoj, getoizimit i përgjigjen me getoizim; dhe në proces e sipër vetë qyteti vjen e shpërbëhet pikërisht në pikat më nevralgjike, ose që kanë të bëjnë me kontaktet dhe raportet midis klasave dhe shtresave të ndryshme.

Më shkoi në mendje, tek lexoja përsiatjet e mençura të Kadisë, se dinamizmi i sotëm, në Tiranë, mund të lexohet edhe në një dritë tjetër: ironike. Nëse një pjesë e mirë e problemeve të sotme urbane lidhen me qasjen e pakotrolluar në qytet të popullsive rurale refraktare, që nuk përshtaten, por përshtatin, pa çka se kështu veç i hedhin themelet getove të së nesërmes; dhe nëse këtij rreziku të pasurit e Tiranës i përgjigjen duke u larguar në getot e tyre luksoze jashtë qytetit, atëherë kjo mund të shihet edhe si një proces paradoksal, gjatë të cilit katundi zbret në qytet, ndërsa qyteti largohet drejt katundit – ose një ekuilibër dinamik (disipativ) midis transfuzionit dhe gjakderdhjes.

Në fakt, komunitetet e gardhuara në periferitë, ku qytetarët më të rafinuar të Tiranës vendosin të jetojnë si në fshat, ose larg “rrëmujës dhe rrëmetit”, nuk janë veçse hakmarrja – simbolike – për gjithë përbuzjen me të cilën janë trajtuar të ardhurit rishtas në kryeqytet; pa çka se nga gjithë kjo ironi është qyteti vetë ai që humbet, dhe së bashku me qytetin edhe qytetaria – aq e nevojshme këto kohë.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji, Urbanistikë | Tagged getoizimi, getot, katundari, katundarizmi, mbipopullimi, Tirana | 2 Comments

2 Responses

  1. on March 30, 2012 at 1:19 am Mos ma merr per kapital

    Pervecse ne rastin kur te pasuruarit jane perseri “katundaret”, te cilet duke krijuar lagjet e gardhuara, deshmojne se kur vendosen ne qytet katundin e sjellin me vete jo vetem figurativisht por edhe fizikisht, duke e rikrijuar brenda apo ne dalje te qytetit.


  2. on March 31, 2012 at 2:31 pm Ulysses

    Ky nuk eshte nje fenomen vetem shqipetar. Ruralizimi i te pasurve ka qene dhe eshte nje fenomen i gjere e i shperndare ne te gjithe evropen. Te shkretet ne edhe ketu jemi te vonuar dhe perseri ndertojme se prapthi. Ne vend qe ndryshimeve kulturore te udheheqen nga dija e nga qyteti ne kemi fshatin qe na udheheq, filloi me Enverin ( shoke te ardhur nga basa) dhe vazhdoi me Salen qe ju beri nder per vota. Nje problem eshte qyteti ne crise, por sic e ka then dikush ketu me pare, c’po behet me fshatrat tona, ku ka ikur baza!!! Fukarallek – Maskarallek!! Nga ana tjeter “te pasurit” e shoqerise shqipetare nuk jane intelektualet por ca “Kuadro” bisnesmene, sigurisht te ardhur nga baza.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Q
    Bashkimi on Q
    rinstinkt on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Q
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on MËSIME KLASIKE
    peshperitesi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,743,352 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (16)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,036 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: