Feeds:
Posts
Comments

Archive for April, 2012

Mes fjalëve përkujtimore të këtyre ditëve për vdekjen e Dan Klosit, më bënë përshtypje këto të mëposhtmet, në një artikull të panevojshëm të Edison Ypit:

Dy ditë para se të varje veten ti Dan, vdiq një kushërira ime. Por për kushërirën time, e cila, meqenëse e kaloi gjithë jetën internimeve, e kishte jetën me mijëra herë më dramatike se tënden, timen dhe mijëra të tjerëve, nuk u kujtua asnjë gazetë e asnjë televizor e s’u bë asnjë homazh.

Dhe më bënë përshtypje, sepse të njëjtin mendim e kam ndeshur edhe gjetiu, të shprehur nga i soliti ignoti, poshtë e lart në Internet.

(more…)

Read Full Post »

Dan Klosin e varrosën sot pa ia kursyer lëvdatat, të merituara – vetëm se, duke i dëgjuar dhe lexuar fjalët e mira, vështirë të mos mendoje se qoftë edhe një e dhjeta e tyre do t’i kishin dhënë shumë zemër të ndjerit, kur ishte ende gjallë.

Duhet të jesh pak i vrazhdë në perceptim, ose ndoshta edhe krejt i pandjeshëm e kushedi edhe pak i trashë nga trutë, që t’ia kuptosh vlerën tjetrit vetëm kur ai largohet përgjithnjë nga kjo jetë. Në rastin e Dan Klosit, pastaj, kjo vlerë nuk do të zëvendësohet dot – njëlloj si të ishte fjala për një artist të madh të mirëfilltë.

Prej kohësh ai bënte diçka të rrallë për kulturën shqiptare: ia katalizonte ngjarjet. Këtu një përkthim, atje një prezantim libri, më tej një shfaqje teatri, pastaj një kiosk në një panair, një kurs për studentët. Publiku i gjerë hynte kësisoj në kontakt me kulturën – dhe këtu kam parasysh autorë të kalibrit të Kafka-s, Brecht-it, Böll-it, Dürrenmatt-it dhe dhjetëra të tjerëve.

(more…)

Read Full Post »

DRITË E SHUAR

Vetëm dy-tre orë ka, që më lajmëruan për vdekjen e mikut tim të dashur, Ardian Klosit. Distanca oqeanike që më ndan nga Tirana ma bën dhimbjen edhe më të hidhur, mosbesimin edhe më real dhe refuzimin të vetmin reagim sado pak të arsyeshëm.

Dan Klosi, duke ikur kështu, më braktis dyfish – sepse e kisha shok të vjetër, që në vitet e gjimnazit e të universitetit, gati-gati duke u rritur bashkë me të dhe i pritur në familjen e tij si të isha i shtëpisë; por edhe si koleg dhe bashkudhëtar të paçmuar, në rrugën e letrave dhe të kulturës.

Ishte nga ata njerëz që vijnë gjithnjë të paktë dhe që kërkojnë vëmendje e kujdes, si çdo pasuri tjetër kombëtare; vëmendje dhe kujdes që jo gjithnjë ia dhamë. Me përpjekje të palodhura dhe energji të habitshme, ia doli që të krijojë një hapësirë të vetën, në kulturën shqiptare, për të cilën të gjithë do t’i jemi mirënjohës: si publicist, si shkrimtar, si kritik letrar, si përkthyes, si botues, si njeri i kulturës, si protagonist betejash të shoqërisë civile. Nuk e zëvendësojmë dot, veç mund ta kujtojmë tani me pikëllim.

(more…)

Read Full Post »

Një shkrim sot te Shekulli për censusin dhe pakicat që nuk ia njohin rezultatet më çoi në faqen e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, vitrinë vezulluese e cargo cult-it të europianizmit në Shqipëri.

Në këtë faqe, dhe pikërisht në rubrikën me “të dhëna të përgjithshme për Minoritetin Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë” lexoj se në Shqipëri ka me dhjetëra mijëra të tillë, por censusi i vitit 2012 nuk mund të merret për bazë, meqë rreth 80% e tyre paskan emigruar kryesisht në Greqi ose në vende të tjera “të demokracive perëndimore”.

(more…)

Read Full Post »

KANDIDATI

Transkript i intervistës së z. Adab-Muz Kutah, kandidatit për president.

Në Republikën e Zadehstanit (persisht: vend-vrima) po zhvillohen zgjedhjet për president. Ish-sulltanati i Zadehstanit zgjedh presidentin e katërt të rradhës.  Vendi po përjeton sërish ethet e ankthin e fushatës zgjedhore presidenciale. Dy grupet kryesore, Partia e  Idealeve të Dhjetorit (P.I.DH) dhe koalicioni “Lidhja e Orientimit nga Qendra Europiane” (L.O.Q.E), janë në garë secili me nga një dyzinë kandidaturash.

(more…)

Read Full Post »

Termi shqipfolës, që ndeshet ndonjëherë në ligjëratën librore por sot gjithnjë e më shpesh në diskursin kombëtarist të të gjithë regjistrave, është formuar në shqipe sipas modelit anglophone, francophone, etj. (khs. edhe English-speaking), dhe mëton të shënjojë një popullsi, një bashkësi madje edhe një individ sipas karakteristikës të së pasurit shqipen gjuhë amtare.

Një i/e huaj, që e ka mësuar shqipen për arsye studimi ose thjesht ngaqë është martuar me një shqiptar(e), nuk është shqipfolës, por vetëm flet shqip.

(more…)

Read Full Post »

Pas më shumë se 20 vjet sistem pluralist, ka ardhur koha të bëhet një farë bilanci i mediave shqiptare. Tema kërkon pa dyshim studime serioze, nga doktoraturat e sipër, mirëpo ndonjë aspekt i veçantë  edhe mund të hulumtohet, qoftë edhe si sinjalizim për specialistët e sektorit.

Si identifikohen sot gazetat ose mediat elektronike nga publiku shqiptar? Normalisht në botë, po të marrim shembullin e medias së shkruar, do të shikonim se gazetat dallohen nga politika që ndjekin, çka me politikë nënkuptohet ajo me karakter të gjerë kulturor dhe jo politika e ngushtë ku gjallojnë gazetat partiake. Këto të fundit identifikohen fare lehtë nëpërmjet logos së partisë përkatëse. Në vendet perëndimore gazetat dallohen në përgjithësi nga prirjet kulturore ose arealet e mëdha; mund të jenë p.sh. liberale ose konservatore, progresiste ose tradicionaliste, laike ose fetare, e kështu me radhë drejt dallimeve gjithnjë e më të sakta.

(more…)

Read Full Post »

Që vlerësimi i njerëzve për Enver Hoxhën ndryshon me kalimin e viteve, këtu nuk ka gjë për t’u habitur – mendja funksionon në mënyrë të tillë që të këqijat dhe telashet e së tashmes t’i krahasojë me të mirat e së djeshmes; pa çka se në këtë proces shpërfillet krejt mekanizmi i kalimit nga e djeshmja në të sotmen, dhe sidomos prania e së djeshmes tek e sotmja.

Kësisoj, është veç e natyrshme që të ketë mall për liderin e djeshëm të shtetit totalitar dhe arkitektin e izolimit të plotë ekonomik, politik dhe kulturor të Shqipërisë në Europë dhe në botë; çfarë ngjall shqetësim është, përkundrazi, gatishmëria e nostalgjikëve për ta shprehur publikisht vullnetin e tyre rehabilitues ndaj diktatorit të djeshëm.

(more…)

Read Full Post »

Një batutë politike, e kryeministrit Berisha, gjatë vizitës së tij në Turqi, për “gjakun shqiptar” të shumë qytetarëve të atij shteti u bë shkas për shpërthimin e një zemërate të paparë në mediat nga komentues, editorialistë, kolumnistë, historianë, opinionistë dhe të tjerë ekspertë gjithfarësh (vetëm hematologët mungonin), i denoncuan njëri pas tjetrit, por në unison, këto lidhje gjaku që kishte përsiatur lideri shqiptar.

Natyrisht, batuta e kryeministrit mund të kritikohet madje duhet të kritikohet, por orvatjet për ta nxjerrë atë nga konteksti thjesht politik-diplomatik tingëllojnë në thelb histerike; aq më tepër në gojën e të gjithë atyre të cilët premisën e Berishës për “gjakun shqiptar” në Turqi e kthyen kokëposhtë, dhe filluan të shkumëzojnë kundër “gjakut turk” ndër shqiptarët, thuase këto farë përzierjesh gjaku janë të këmbyeshme.

(more…)

Read Full Post »

Cirku meriton respekt si formë e dëfrimit masiv, sidomos nga prindët që shpien atje fëmijët; por një kulturë që e gjen veten, madje realizohet, në marrëdhëniet e publikut me spektaklin në cirk nuk është për t’u mburrur.

Nga latinët kemi trashëguar, mes shumë urtësish të tjera, edhe shprehjen panem et circenses, “bukë dhe cirk”, e cila përshkruante një sistem të kontrollit të masave nëpërmjet ushqimit falas, banjave publike, shfaqjeve me gladiatorë dhe kafshë ekzotike, gara sportive dhe të tjera evente publike për turmat.

(more…)

Read Full Post »

Debati pёr detyrat e shtёpisё filloi nё Francё, pёr tё vijuar mё pas nё Itali e ndoshta nё vende tё tjera. Tema ёshtё nga ato qё diskutohen nё publik nё mёnyrё ciklike. Apeli i prindёrve francezё, qё ndezi diskutime anembanё, mund tё interpretohet edhe si zёri i shumё prindёrve nё botё, tё cilёt ankohen ndaj detyrave qё mёsuesit u japin femijёve pёr t’i bёrё nё shtёpi. Ankesat mund t’i dёgjosh nё mёngjes pёrballё shkollёs, kur fёmijёt pёrcillen pёr mёsim, ose gjatё fundjavёs, kur planet e prindёrve bien ndesh me detyrat e shtёpisё.

(more…)

Read Full Post »

nga Besnik Sinani

Kriza ekonomike evropiane rrëzoi një prej politikanëve më të rëndësishëm të Italisë së dekadave të fundit, Silvio Berlusconin. Teksa kriza po ngjizej, Berlusconi ishte përfshirë në skandale seksuale, të cilat kishin sjellë një sërë padishë gjyqsore të ngritura kundra tij, e ashtuquajtura Rubygate ndoshta më e njohura. Këto skandale bën që Berlusconi të dukej edhe më i shkëputur nga realiteti ekonomik i vendit.

Bunga-bunga

Larg të qenit i turpëruar, Berlusconi krenohej publikisht për festat në vilën e tij, të cilat u bënë të njohura si Bunga-Bunga. Kritikët në artikuj gazetash e libra filluan ta quajnë Sulltan dhe festat në vilën e tij jo rrallë u përshkruan në imazhe të huazuara nga Një Mijë e Një Netët, me peri e xhevahirë.

Giovani Sartori, autori i librit The Sultanate do thoshte se Berlusconi ka krijuar një oborr me një harem… Imazhi i sulltanit dukej se shprehte njëkohësisht ngjizjen e virilitetit mashkullor, teprimit seksual me arbitraritetin politik, një ngjizje e pa denjë për një demokraci perëndimore.

(more…)

Read Full Post »

Meqë jetojmë – ose të paktën duam të jetojmë – në demokraci, atëherë e dimë edhe se ekspertët, sikurse çdo kategori tjetër brenda elitës, kërkojnë pushtet.

Teza e Poerksen-it, të cilën unë e bëj timen, është se ekspertët e ushtrojnë pushtetin nëpërmjet autoritetit (meqë nuk kanë mandat tjetër); dhe autoritetin nuk ua jep aq ekspertiza, sa ligjërimi që përdorin.

Megjithatë, roli i ekspertëve në sistemin demokratik kërkon shqyrtim të mëtejshëm, brenda debatit tonë.

(more…)

Read Full Post »

Ekspertët, intelektualët dhe publiku – kësaj teme i jemi kthyer më se një herë në blog.

Teksa figura e intelektualit, në skenën e tanishme të debatit publik shqip, është përdhosur disi nga abuzimet që janë bërë me të dhe sidomos nga pozat dhe protagonizmi i kandidatëve të ndryshëm për titullin e “intelektualit të popullit”, figura e ekspertit e ka ruajtur disi prestigjin, meqë për publikun eksperti ende konstituohet si njeriu që di, ose në zotërim të një dijeje të specializuar, të cilën e vë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: