• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« KORNIZAT, NDERI DHE SEKSUALITETI I KOMBIT
SUPERTURKU »

PLUMBIN BALLIT

April 3, 2012 by Xha Xhai

Ç’po na shohin sytë e na dëgjojnë veshët!

Sipas një njoftimi të ResPublica-s, nënkryetari i PLL-së (Lëvizja e Legalitetit) Murat Basha, ithtar i metodave “të forta”, paska deklaruar në një intervistë televizive se:

“Homoseksualizmi është sëmundje. Unë po ta kisha djalin gay do t’i fusja plumbin ballit.”

Nëse homoseksualiteti është sëmundje (‘homoseksualizmi’ e quan Basha), kjo mund të diskutohet – edhe pse jo nga politikanët. Megjithatë, sa kohë që Basha është i bindur se është fjala për sëmundje, atëherë nuk kuptohet pse ky kërkon t’i trajtojë të prekurit prej saj me plumbin ballit.

Si rregull, të sëmurët i vrasin vetëm në shoqëritë jashtëzakonisht të degraduara; përndryshe, edhe në Shqipëri, këta i trajtojnë duke i mjekuar ose duke i shtruar në spitale a në qendra të posaçme kurimi.

Këtë Murat Bashës mund t’ia shpjegojë edhe eksperti i etikës mjekësore, Dr. Mentor Petrela.

Gjithsesi, nëse ky politikan mendon se të qenët homoseksual është sëmundje, atëherë do të isha kureshtar të di se ç’nismë ka marrë partia e tij politike, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar (në mos gabohem), për të lehtësuar trajtimin e kësaj sëmundjeje në Shqipëri.

Nuk besoj se do duan ta kurojnë edhe atë duke “rivendosur dënimin me vdekje”, një flamur tashmë i rreckosur i së djathtës, që e tund sa herë që kërkon të disiplinojë masat e pabindura.

Nëse këta politikanë përndryshe të regjur flasin kështu ngaqë nuk u funksionon mirë truri, apo ngaqë kujtojnë se baza e tyre elektorale përbëhet nga njerëz me dëmtime mendore, kjo mbetet për t’u parë.

Ndoshta ndonjë aktivist gay do të përfitonte nga rasti për ta cilësuar këtë lloj logjike të gjymtuar “sëmundje” dhe për të rekomanduar gjithashtu kurimin e saj (edhe pse jo me plumb ballit).

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji | Tagged gay, homoseksualët, homoseksualiteti sëmundje, Murat Basha | 4 Comments

4 Responses

  1. on April 3, 2012 at 3:21 pm prill-maj - paradave mos iu ndaj

    Per te folur tamam tamam, me pare kur donin ti tregonin dikujt vendin, nuk i thoshin qe “do ti fus plumbin ballit”- gjithe ky vleresim per trimin – por do ti fus nje plumb bytheve. Nje lloj zhgradimi, alla Franko dhe Cico i zhurmuesve dhe zullumqareve. Me duket si i paqarte ne ide ky Murati II i Bashajve edhe pse te kerkosh vota keshtu tregon friken e nje shoqerie. Frike nga e panjohura te jete valle?


  2. on April 4, 2012 at 10:50 am krisk

    politikane! po politikane per cfare jane keta? cfare politikash duan, mendojne ata dhe ne, se do te bejne keta, kur nuk kane as minimumin e pervojes ne ate fushe?

    dale dale, se andej nga SHBA-ja po (na) dalin kandidat per president nja ca “eksperte” evolucioniste!


  3. on April 4, 2012 at 5:13 pm ana

    po ja, kane qejf te thone ndonjehere ndonje budallallek qe t’ju lakohet emri si “politikane”. Ne fakt per mua jane vecse mjerane!


  4. on April 6, 2012 at 11:58 pm Recidivism

    Rati, ne gjimnaz keshtu e therrisnim shkurt, ka qene djale i qete dhe i sjellshem, kalonte vete klasen dhe ishte ne hedhje gjyle me Dinamon.

    Me keto qe thote me duket se ja do zanati. Nje gje eshte e sigurte. Nuk eshte i dhunshem po ashtu ben se do te bjere ne sy.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,742,207 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (15)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,034 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: