• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« HISTORI E QËNDISUR
PALADINËT E GËNJESHTRËS »

EKSPERTI DHE AUTORITETI

April 11, 2012 by Xha Xhai

Ekspertët, intelektualët dhe publiku – kësaj teme i jemi kthyer më se një herë në blog.

Teksa figura e intelektualit, në skenën e tanishme të debatit publik shqip, është përdhosur disi nga abuzimet që janë bërë me të dhe sidomos nga pozat dhe protagonizmi i kandidatëve të ndryshëm për titullin e “intelektualit të popullit”, figura e ekspertit e ka ruajtur disi prestigjin, meqë për publikun eksperti ende konstituohet si njeriu që di, ose në zotërim të një dijeje të specializuar, të cilën e vë në shërbim të interesit të përgjithshëm.

Kemi vënë në dukje, mes të tjerash, se intelektualin duhet ta shohim edhe atë si një lloj eksperti, por jo të kësaj apo asaj fushe (edhe pse çdo intelektual është i specializuar në një fushë të dhënë), sesa për të shprehur dhe veçanërisht për nyjëtuar interesin publik në debatet dhe në përgjithësi në ligjërimin publik; sikurse kemi vënë në dukje se të jesh i specializuar në një fushë të caktuar, p.sh. si arkitekt ose inxhinier ujërash ose neurokirurg nuk të bën detyrimisht dhe automatikisht ekspert për të folur në publik rreth asaj fushe.

Gjithsesi, do t’i lutesha lexuesit të interesuar që t’u hidhte një sy edhe shkrimeve të shumta, në blog, për këtë çështje, të cilat i kam përmendur në fund të kësaj eseje.

Iu ktheva temës sepse këto ditë ndesha në një trajtim shumë depërtues të së njëjtës çështjeje, në një libër të Uwe Poerksen rreth ligjërimit publik (Plastic Words, The Pennsylvania State University Press, 1995). Autori, profesor i gjuhës dhe i letërsisë gjermane në universitetin e Freiburg-ut, merret – në këtë studim të botuar gjermanisht në vitin 1988 – me rrëgjimin e ligjërimit publik në Perëndim, por u kushton një kapitull të veçantë edhe agjentëve, ose ekzekutorëve të këtij rrëgjimi: ekspertëve.

Dallimi që bën Poerksen-i, dhe që m’u duk shumë produktiv për argumentin tim, është ai midis ekspertit dhe specialistit. Specialisti, thotë ai, punon në sferën e vet, p.sh. kristalografisti merret me kristalografi, veterineri viziton dhe kuron kafshët e sëmura, stomatologu u rregullon pacientëve dhëmbët… Përkundrazi, eksperti i imponohet publikut jo si specialist, por si autoritet në fushën e vet; dhe e realizon këtë autoritet nëpërmjet ligjëratës së vet. Ekspertët flasin me autoritet, vëren Poerksen-i.

Duke iu referuar një trajtese të Roland Barthes-it në Mythologies, autori shpjegon sesi statusi i ekspertit është i ngjashëm me atë të lavjerrësit, meqë ky luhatet vazhdimisht midis fushës së specializuar nga vjen dhe publikut të gjerë, duke u paraqitur në rolin e ndërmjetësuesit. Një mjek që kuron pacientët e sëmurë nga gripi, është specialist (virologjist); por një mjek që del në televizion për t’i folur publikut sa herë që ka një epidemi gripi është ndërmjetësues – ai nuk kuron më, por ushtron autoritetin e vet të fushës (si virologjist) për të kryer një funksion publik të caktuar, i cili – sipas Poerksen-it – është analog me funksionin që luanin dje mandarinët dhe priftërinjtë.

Në kulturën anglo-saksone, figura të tilla, që thirren rregullisht nga mass-mediat për të shpjeguar ngjarje, aksidente dhe dukuri të ndryshme me interes publik por që nuk kuptohen gjithnjë lehtë prej publikut, quhen pundits, sipas një fjale të sanskritishtes (pandit), që shënjonte një njeri të mësuar, madje erudit në disa fusha, që kryen ceremoni fetare dhe këshillon mbretërit. Termi ka hyrë në anglishte në shekullin XIX, nëpërmjet ndërfaqes së kontaktit mes britanikëve dhe vendasve, në Indi. Megjithatë, nga pikëpamja e kulturës anglo-saksone, pundit-ët janë të njëjtë me intelektualin publik, me të vetmin dallim se ky i fundit, si figurë, është karakteristik për kulturat kontinentale (europiane). Artikulli në Wiki përmend Umberto Eco-n, Jurgen Habermas-in dhe Michel Foucault-në, si shembuj punditësh kontinentalë – edhe pse përqasja është krejt qesharake. Në fakt, këta të tre unë do t’i mbaja si intelektualë publikë, ndërsa pundit-ët, anembanë botës, do t’i konsideroja si të njëjtë me ekspertët, në kuptimin që u jep Poerksen-i; ose njerëz që flasin në publik me autoritet, për një fushë të caktuar, për shkak të reputacionit që kanë si specialistë të asaj fushe.

Roli i ekspertit në teatrin e debatit publik ka ardhur duke fituar terren në rrethanat kur shkenca ia ka zënë vendin fesë, si depozitare e përgjigjeve për të gjitha pyetjet. Poerksen-i citon këtu një përsiatje të Max Weber-it, sipas të cilit shumë prej nesh nuk e dimë si punon tamam një tramvaj, por kemi besim të plotë se mund ta mësojmë këtë në çdo kohë; çka do të thotë se moderniteti i përket shkencës jo sepse publiku e përdor shkencën për t’u orientuar në botë, por sepse gjithkush ka bindjen se, po të dëshironte, mund të merrte përgjigje për pyetjet e veta, duke iu drejtuar ekspertit përkatës. Pikërisht në këtë funksion eksperti ka zëvendësuar mandarinin dhe priftin, siç vëren Poerksen-i (dhe shamanin, do të shtoja unë), duke ofruar përgjigjet qetësuese të nevojshme, me një diskurs të themeluar në zhargonin dhe, qëllimisht, të pakuptueshëm.

Në këtë rol, zotimi ose edhe detyra e ekspertit është që t’i ballafaqojë vendimet njerëzore me forcën e rrethanave, ose pashmangshmërinë e realitetit objektiv; çka do të thotë se – për ekspertin – historisë i ka ardhur fundi tashmë, dhe realiteti është katandisur në një negociatë midis rrethanave dhe ekspertit vetë, që i shpjegon ato në mënyrë shkencore.

Mirëpo duke u imponuar në këtë rol, vijon Poerksen-i, “eksperti po shkatërron pavarësinë e vendim-marrjes morale dhe politike”, duke e zëvendësuar përgjegjshmërinë me të dhënat statistikore, domosdoshmërinë objektive, ligjet e zhvillimit dhe të tjera produkte të zhargonit teknik-shkencor.

Natyrisht, kjo manovër e vendos ekspertin në qendër të proceseve të vendim-marrjes, ose në alibinë madhështore të çdo politikani dhe administratori të paskrupullt, i cili i referohet shkencës dhe teknologjisë sot njëlloj sikurse i referoheshin mbretërit dhe princat Zotit dhe Providencës në Mesjetë.

Autoritetin e vet, vazhdon Poerksen-i, eksperti e mbështet në ligjërimin që përdor, i cili jo vetëm është vetvetiu opak, për shkak të terminologjisë shkencore që përdoret; por edhe duhet të jetë opak për publikun, në mënyrë që eksperti të mund ta ruajë autoritetin e vet, si ndërmjetës midis realitetit objektiv dhe publikut. Ky opacitet, vëren Poerksen-i, e fuqizon pozicionin e ekspertit, duke krijuar një kontrast midis një elite të përgjegjshme dhe një mase të papërgjegjshme; dhe duke e ndarë botën në ekspertë që kanë diçka për të thënë dhe të tjerë që s’kanë fare pse të flasin.

Nëse është kështu, do të shtoja unë, atëherë eksperti (pundit) jo vetëm nuk barazohet dot me intelektualin publik, por edhe vjen dhe konstituohet, si rol, duke iu kundërvënë këtij të fundit. Nëse eksperti e bazon autoritetin e vet te shkenca dhe teknologjia, të përçuara nëpërmjet zhargonit ligjërimor, intelektuali vjen dhe përftohet si përfaqësues i dijes, të cilën e përçon jo aq nëpërmjet ndonjë zhargoni specifik, sesa nëpërmjet logos-it, ose nyjëtimit që ia bën mendimit.

Gjetiu në PTF për këtë temë:

Piktorë dhe këpucarë

Profili i intelektualit

Profile në mjegull

Nga formularët te paranoja

Rreth debatit televiziv

Autoritarizmi shkencor

Shalli shumëngjyrësh i analistit

Fjalë apo vepra

Roli i ekspertit

Sqarim i mërzitshëm

Intelektuali në pushtet

Virtyti i Antikasandrës

Kontrollorët e dijes

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Komunikim, Kulturë | Tagged dija, eksperti, feja, intelektuali, ligjërimi publik, shkenca, specialisti, teknologjia, zhargoni | 1 Comment

One Response

  1. on April 11, 2012 at 5:04 pm Kapedani

    une me ekspert (pundit – me te drejte cilesuar) kuptoj edhe rolin e keshilltarit politik, ekspertiza apo keshilla e te cilit vendoset ne funksion te vendimmarrjes politike, per te perligjur apo ndihmuar kete proces sipas rastit dhe keshillmarresit.

    Pra, ndryshimi ndermjet intelektualit dhe ekspertit qendron jo vetem ne pozicionin qe merr secili perball publikut, por edhe ne funksionin dhe sistemet (politike, shkencore, ekonomike etj.) ku veprojne keta. Nese intelektuali vepron brenda sistemit te shkences, per te perftuar e hulumtuar dije, ne menyre qe te dalloje te verteten nga e paverteta (kodi i sistemit te shkences); eksperti (apo keshilltari politik) vepron brenda sistemit te politikes, ne funksion te pushtetit-jopushtetit (kodi i politikes) per qellime vetjake (profesionale, para etj.).

    Pervec se kaq, eksperti nga intelektuali dallon edhe ne premisat e argumentimit. Ka intelektuale qe marrin nje ane politike apo qendrim, duke perfaqesuar nje ide a doktrine (ose dogme), por premisat jane krejtesisht vetjake (edhe pse te mireargumentuara), dhe ai i ben te qarta per bashkebiseduesin e per veten e tij. Eksperti nuk ka ane, ai eshte objektiv ne premisen e tij, duke u nisur jo nga interesat vetjake, por nga ato te argumentit apo detyres qe i eshte vendosur, nje qenie racionale qe llogarit kostot/perfitimin, pa kurrfare qendrimi (te pakten te ndergjegjshem) personal, ose nese ka nje qendrim, ky eshte identik me ngarkuesin e detyres.

    Por ka edhe qenie hibride, sidomos ne Shqiperi, ku edhe “intelektualeve” u kerkohet te mbajne ane, per interesa “jo te larta” (sociale e altruiste) por krejtesisht per interesa e perfitime “materiale”, e te luajne vallen e spin-doctors (pundit), sikurse ndodh me disa figura interesante ne Shqiperi. Kuptohet qe ne ndotjen e ketyre figurave ndikojne edhe mediat e infektuara,.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
    Read Me on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,565 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: