• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« EKSPERTI DHE AUTORITETI
SULLTANI DHE BORGJEZI KORREKT »

PALADINËT E GËNJESHTRËS

April 12, 2012 by Xha Xhai

Meqë jetojmë – ose të paktën duam të jetojmë – në demokraci, atëherë e dimë edhe se ekspertët, sikurse çdo kategori tjetër brenda elitës, kërkojnë pushtet.

Teza e Poerksen-it, të cilën unë e bëj timen, është se ekspertët e ushtrojnë pushtetin nëpërmjet autoritetit (meqë nuk kanë mandat tjetër); dhe autoritetin nuk ua jep aq ekspertiza, sa ligjërimi që përdorin.

Megjithatë, roli i ekspertëve në sistemin demokratik kërkon shqyrtim të mëtejshëm, brenda debatit tonë.

Gjithnjë me Poerksen-in, do të vërejmë se eksperti priret që ta shpërfillë përmasën etike të ushtrimit të pushtetit dhe të vendimmarrjes (përgjegjëshmërinë), duke iu referuar rrethanave, ose domosdoshmërisë objektive.

Përkundrazi, politikanët shprehin, me përkufizim, vullnetin dhe interesat e zgjedhësve, dhe kanë detyrim moral (përveçse kushtetues) që t’u dalin zot vendimeve të tyre me mjete etike.

Në një sistem ideal, ekspertët dhe politikanët punojnë së bashku, për të arritur vendime optimale, nëpërmjet gërshetimit të vullnetit të zgjedhësve dhe imponimit objektiv të rrethanave.

Mirëpo sistemi nuk është ideal.

Sikurse e dimë, vendimet që merr politika lidhen gjithnjë e më ngushtë me dukuri komplekse, të cilat nuk mund të kuptohen, as të interpretohen drejtpërdrejt nga masa; çka do të thotë se, edhe sikur vendimet të merren gjithnjë me referendum, duke i anashkaluar “të zgjedhurit”, përsëri kjo nuk garanton ndonjë tejdukshmëri kushedi çfarë.

Me fjalë të tjera, masa e zgjedhësve ka nevojë të informohet para se të vendosë, dhe këtë informim e bëjnë, me përkufizim ekspertët.

Kështu, kasta e ekspertëve e kushtëzon procesin demokratik në mënyrë të dyfishtë: (1) duke u shërbyer politikanëve si alibi objektive nëpërmjet shndërrimit (alkimik) të subjektivitetit në objektivitet dhe (2) duke informuar publikun për çështje me rëndësi kritike për politikën, shoqërinë dhe mbrothësinë e përgjithshme.

Çështja alarmante, në këtë mes, është se ekspertët i kemi të korruptuar.

Unë po i referohem sistemit amerikan vetëm, meqë për atë në Shqipëri nuk kam të dhëna; por sa i përket ShBA, roli i ekspertëve, si kastë, gjatë 20 vjetëve të fundit, ka qenë nga më të neveritshmit në historinë e këtij vendi.

Ekspertët kanë mbështetur, me argumente të holla dhe bindëse, të gjitha ato vendime në lëmin e ekonomisë dhe të financës, të cilat kanë shkaktuar katastrofa të njëpasnjëshme, përfshi edhe krizën e sotme.

Ekspertët kanë mbështetur, me argumente të holla dhe bindëse, ndërhyrjen katastrofike të ShBA në Afganistan më parë dhe sidomos në Irak më pas; duke “e bindur” publikun amerikan për armët e shkatërrimit në masë që zotërokësh Sadami.

Ekspertët kanë gënjyer dhe vijojnë të gënjejnë publikun, haptazi dhe paturpësisht, për të gjitha çështjet që lidhen me shëndetësinë publike – që nga aspektet financiare të saj, te medikalizimi i problemeve sociale dhe mbrojtja e interesave të korporatave farmaceutike.

Përjashtime ka dhe nuk duhen shpërfillur; por në tërësinë e vet, kasta e ekspertëve nuk flet më gjuhën e së vërtetës, por gjuhën e interesave të korporatave, duke i shërbyer ndyrësisht parasë.

Roli i ekspertit sot është të gënjejë publikun, në mënyrë autoritare, dhe në emër të interesave të atyre që paguajnë.

Hapësira në rritje e ekspertit në ligjërimin publik, së paku në vendet Perëndimore të zhvilluara, nuk lidhet aq me teknologjizimin e jetës së përditshme, sesa me nevojën që ndiejnë, edhe klasa politike edhe korporatat, që ta bindin publikun për gjithçka dëshirojnë, duke shfrytëzuar atë brerore objektiviteti që i ka mbetur ende shkencës, teknologjisë dhe – tani vonë – informatizimit të problemeve.

Natyrisht, këtu nuk po flas as për publikun ideal të një sistemi demokratik ideal, por për një masë konsumatorësh të përfshirë nga narcisizmi kolektiv, në të cilën e vetmja vlerë morale që ka mbijetuar në masë është dashuria për fëmijët (por edhe kjo e fundit i përshtatet për bukuri rolit të ekspertit, si ndërmjetësues i së ardhmes dhe progresit).

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Komunikim, Politikë | Tagged eksperti, eksperti dhe publiku | 7 Comments

7 Responses

  1. on April 12, 2012 at 1:52 pm eni

    Mendoj se ka nje ndryshim te madh midis genjeshtrave te pastra dhe gabimeve nga ekspertet. Duhet te jete e qarte qe ekspertet nuk jane te pagabueshem. Ata veprojne shpesh here ne baze modelesh te caktuara shkencore te paplota dhe ne evoluim e siper. E theksoj fjalen modele sidomos kur behet fjale per ceshtje sistemesh komplekse si ekonomia. Modelet jane ndryshe nga ligjet shkencore. Modelet jane metafora shkencore qe ndihmojne ne kuptimin e studimin e nje problemi. Dhe modelet mund te dalin plotesisht te gabuara per kushte te caktuara. Ekonomia ka vetem modele dhe asnje, absolutisht asnje ligj. Prandaj aty eshte e veshtire te dallosh gabimin nga genjeshtra apriori.

    Kur ekspertet gabohen nuk ka ne vetvete asgje te denueshme moralisht nese ata kane vepruar perkundrejt etikes shkencore dhe ne besim te mire perkundrazi gabimi ndihmon kuptimin me te thelle te problemeve dhe zhvillimin e modeleve me te mira. Problemet fillojne kur modelet qartesisht te deshtuara mbrohen publikisht nepermjet pushtetit (mediatik) per hir te pozicionit dhe autoritetit te eksperteve qe i kane hartuar ato. Aty mund te thuhet me siguri qe ka genjeshtra dhe korrupsion. Por shkenca nuk ka qene asnjehere imune nga pushteti qe nga Galileo Galilei e deri me sot. Pra problemi nuk eshte aspak i ri.

    Shume me teper ky i tanishmi eshte problem institucional dhe mbi te gjitha problem mediatik e jo problem ekspertesh. Kur tani kemi nje inflacion ekspertesh (edhe phd-ra per kakerdhite e zogjve ka) pushteti e ka te lehte ta veshe nje x ekspert me pushtet thjesht duke e nxjerre ne media dhe duke i vene dy pale rreshta poshte. Fundja ekspertet megjithe ekspertizen e tyre njerez jane po aq te thyeshem e te korruptueshem si cdo njeri tjeter. Jane insitucionet shkencore ato qe duhet ti veshin apo cveshin keto me autoritet dhe eshte pikerisht aty ku duhet perqendruar vemendja.


    • on April 13, 2012 at 12:50 pm Xha Xhai

      Eni, ka gabime dhe gabime.

      Ja një shembull për ta ilustruar idenë.

      Të marrim një autobuz të linjës Shkodër-Fusharrëz. Shoferi paguhet 100 dollarë për çdo rrugë që bën.

      Ta zëmë edhe se, një ditë dimri, rruga është e rënduar nga bora. Jo krejt e bllokuar, por shumë e rënduar.

      Meqë shoferit i duhen ato 100 dollarë (për të paguar faturën e dritës ose për bixhoz), merr në sy ta bëjë rrugën, me gjithë rrezikun e rrëshqitjes.

      Në një qafë, i shpëton timoni nga kontrolli, autobusi bie në humnerë, vdesin gjysma e udhëtarëve (por shoferi shpëton).

      Natyrisht, rrëzimi ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor – prej shoferit. Ndoshta gabimi, në kushtet specifike të rrugës dhe të motit, nuk mund të ishte shmangur.

      Por gabimi lidhet edhe me vendimin, e shoferit, për t’u nisur në mot të keq, megjithatë. Edhe ky vendim ishte i gabuar, por gabimi, në këtë rast, është i ndryshëm nga gabimi që shkaktoi aksidentin.

      Dhe diferenca mes dy gabimeve ka të bëjë me përgjegjshmërinë.

      Shoferi u tregua krejt i përgjegjshëm në timon, por megjithatë, nuk e ruajti dot kontrollin ndaj rrethanave, për shkak të kufizimeve objektive (të natyrës njerëzore – ndoshta një kompjuter hipotetik do ta kish ngarë më mirë autobusin).

      Përkundrazi, ai u tregua i papërgjegjshëm, kur vendosi që të niset, megjithëse e dinte rrezikun e dëborës në rrugë malore.

      Gabimet e ekspertëve për të cilat flisja, duke përfshirë edhe ato gabime që lidhen me kufizimet e modeleve kompjuterike, janë të llojit të dytë, jo të llojit të parë.


      • on April 14, 2012 at 2:24 pm eni

        Jam i te njejtit mendim qe pergjegjshmeria eshte kyce. Por ne shkenca pakkush e ka luksin t’ja njohe rreziqet afatgjata modelit me te clin punon pervec rasteve evidente si me energjine atomike. Shesh here modelet, zbulimet e shpikjet kane efekte te tjera nga ato per te cilat ishin nisur pikesepari. Fjala vjen, shpikesit e celulareve nuk mund ta merrnin me mend qe 30 vite me pas shpikja e tyre do te perdorej nga al-qaeda per te hedhur njerez ne ere.

        Fatkeqesisht ne ekonomi nuk ka menyre te lehte per ti testuar modelet ne ambiente te kontrolluara, pra baza empirike duhet te krijohet duke i aplikuar modelet ne terren ose tani se fundmi duke perdorur simulime.

        Nese ekspertet e Wall Street, ashtu sic edhe duket gjithnje e me shume,wqg i njihnin rreziqet e medha me te cilat luanin atehere ata patjeter mbajne pergjegjesi pasi luanin me leket e te tjereve dhe moren te tjere me qafe. Por pergjegjesi me te madhe mbajne institucionet qe lejojne rreziqe te tilla sistemike. Ajo e Alan Greenspan nuk ishte papergjegjesi eksperti por papergjegjesi kryetari institucioni i cili nuk duhet te “besoje” ne narrativa ideologjike, te majta apo te djathta qofshin, por te testoje dhe permiresoje. Pra ne rastin e tij une shoh me teper kontaminim ideologjik te ekspertit.

        Nga ana tjeter mbase eksperteteve ashtu si edhe imprenditoreve bile ju “duhet” te jene me optimiste mbi modelet e shpikjet e tyre sec i lejojne statistikat, perndryshe me shanset astronomike qe nje model/shpikje e caktuar te jete e suksesshme askush nuk do ti hynte rruges se gjate e te rrezikshme per krijimin e tyre ne radhe te pare. Pra pa ate optimizem te tepruar nuk ka progres.


  2. on April 12, 2012 at 5:25 pm Kapedani

    xhaxha, nuk mund te futen te gjithe ne nje thes e te goditen per qejf… eksperti perben uren lidhese midis shkences (utilitarizmit te saj) dhe politikes… pa te cilin shkenca nuk do te kishte asnje vlere praktike… ne shume fusha te jetes.. edhe pse dija mund te jete e kundershtueshme, ekspertiza i nenshtrohet te njejtave kritere sikur edhe shkenca e ekspertet perdorin te njejtat metoda, e pikepamje ontologjike e epistemologjike.

    Eksperte kane genjyer, ose jane marre per te perligjur vendimmarrjen politike, ose nje vendim, e zbukurojne ate ose bejne PR per njeren alternative zgjidhjeje ndaj nje tjetri. Ngahere e perdorin autoritetin qe u jep dija ne sherbim te pushtetit, porse ka te tjere qe i jane kundervene mendimit te pergjithshem, njerit apo tjetrit ekspert. Sikur edhe ne shkence, askush nuk mund ta monopolizoj dijen, e aq me keq vemendjen e publikut.

    Ka pasur raste qe p.sh. sindikatat te kene marre nje ekspert ligjor, ose keshilltare politike, per t’iu kundervene nje padrejtesie, ose NGO-t perdorin eksperte per te nxitur ceshtjen e tyre ne sektore te ndryshem. Ekspertiza, edhe e jashtme, rrit eficiencen dhe i sherben synimit fillestar.

    Eksperti eshte nje mjet, mund te perdoret edhe keq, ashtu si edhe dija. Shoqatat perkatese te eksperteve te fushave mund te vendosin kodin e etikes apo te praktikave te mira per secilen fushe, sikur edhe kane bere. Kjo duhet te ndodhe ne Shqiperi, por sikur edhe kodi i etikes te gazetarit, eshte kot.


    • on April 12, 2012 at 6:57 pm Xha Xhai

      Kapedan, e kisha menduar këtë shkrim si vazhdim të të mëparshmit, ku i përmbahesha një dallimi kyç – për tezën time – midis specialistit dhe ekspertit.

      Për shembull, një mjek që të trajton diabetin, urthin, majasëllin ose një infeksion të thoit, është specialist; ndërsa ai mjeku tjetër, i cili, në bashkëpunim me strukturat dhe institucionet e shëndetit publik ose të punësimit, përcakton se çfarë kushtesh dhe parametrash duhet të plotësosh ti, si konsumator i shërbimit shëndetësor, për t’u quajtur “i shëndetshëm” (p.sh. nivelet e kolesterolit), e ka ndërruar statusin nga specialist në ekspert.

      I pari të shërben ty, kur ti je i sëmurë dhe ia ke nevojën; i dyti kërkon të të ndriçojë, duke të treguar deri edhe se çfarë problemi mund të kesh; ose, për ta thënë me filozofin Ivan Iliç, duke të treguar se pse duhet t’ia kesh nevojën nga lindja deri në vdekje.


    • on April 12, 2012 at 9:19 pm qafirarnaut

      Eksperti eshte nje mjet

      Eksperti eshte njeri dhe rrjedhimisht ka detyrime etike, te ngjashme me ato detyrime qe nje zdrukth nuk I ka


  3. on April 12, 2012 at 9:33 pm presja

    Nese dallimin mes specialistit dhe ekspertit e marrim si te mireqene (them keshtu, sepse nuk jam ende e bindur per argumnetin e Poerksen-it), atehere eshte e qarte se vete kalimi nga nje funksion tek tjetri, eshte kalimi ne nje ambient ku morali njerezor e profesional nuk kane me vend. Ato zevendesohen nga perkushtimi ndaj te qenit gjithnje ne mode-in: “i pranueshem”, “i ndjekshem”, “ben per publikun”, “terheqes”, “i shitshem”, “mbushamendes” etj. Te gjitha keto modalitete jane padyshim te paracaktuara nga kultura dominante, produkt i se ciles eshte vete eksperti. Eksperti ka te njejtin funksion, si kur vjen nga e majta ashtu edhe kur vjen nga e djathta. Ai i sherben fuqise: prej saj lind e keshtu edhe behet i fuqishem. Shume afer me teorite e Herman-it dhe Chomsky-t per sistemin e ndertimit te opinionit publik dhe funksionimin e mediave.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    dr.paradoks on ÇFARË FILMASH SHEH?
    Read Me on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
    • SPAM
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,741,689 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (14)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,032 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,032 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: