• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« DETYRAT E SHTЁPISЁ
REVANSHI I GJAKOLOGËVE »

ARIU NË SALLË

April 16, 2012 by Xha Xhai

Cirku meriton respekt si formë e dëfrimit masiv, sidomos nga prindët që shpien atje fëmijët; por një kulturë që e gjen veten, madje realizohet, në marrëdhëniet e publikut me spektaklin në cirk nuk është për t’u mburrur.

Nga latinët kemi trashëguar, mes shumë urtësish të tjera, edhe shprehjen panem et circenses, “bukë dhe cirk”, e cila përshkruante një sistem të kontrollit të masave nëpërmjet ushqimit falas, banjave publike, shfaqjeve me gladiatorë dhe kafshë ekzotike, gara sportive dhe të tjera evente publike për turmat.

Në krahasim me atë epokë sa të lashtë, aq edhe të lavdishme, politikanët sot e kanë riformuluar strategjinë e mësipërme, duke i mënjanuar rrugët e tërthorta të spektaklit publik dhe duke u orvatur, me bashkëfajësinë e mediave, që ta ofrojnë vetë politikën si një lloj cirku non-stop për publikun e ngeshëm.

Që kjo spikat veçanërisht në Tiranë, në krahasim me ç’shohim gjetiu në botë, shkaku do kërkuar te numri i madh edhe i politikanëve, edhe i gazetarëve për banor, në shtetin 100-vjeçar të shqiptarëve.

Ndoshta për këtë arsye edhe, kur kryeministri Berisha propozon të sjellë në Shqipëri Shakirën ose Rihannën (ose edhe Whitney Houston-in, xhanëm; njëlloj siç do të ‘kthente’ ministri i tij i Kulturës eshtrat e Ismail Qemalit), koncerti do të merrte trajtat e një eventi politik të mirëfilltë, duke ia lënë aspektin circense vetë gjestit të ftesës.

Gjithsesi, politikanëve atje nuk ua mohon dot aftësinë për të tërhequr turma, madje edhe atëherë kur nuk duhet.

Para pak ditësh, Elsa Demo e “Shekullit” bisedonte me aktorin Arqile Lipe, mes të tjerash edhe për fatin e artit teatral në provincë.

Thotë ndër të tjera Lipe:

Ne kemi një publik shpirtërisht të bombarduar. Tani që kam ardhur në Fier vërej se kur një politikan hyn në teatër, salla mbushet plot, bëhet kremastar politik, thyhen karriget. Mua më bëhet qejfi, por, të mbushet salla dhe për mua që punova dy muaj për një rol.

Dukuria që politikanët i sjellin me vete turmat në teatër më tërhoqi vëmëndjen; meqë prisja të kundërtën: që politikanët t’ia vidhnin publikun spektaklit.

Mirëpo, me sa duket, në Shqipëri edhe kultura tashmë manifestohet si formë e veprimit politik.

M’u kujtua, në këtë kontekst, edhe një anekdotë që tregojnë për komediografin latin, Terencin, të cilin e mbajnë për të hollë e të rafinuar (“poeti më i shkëlqyer i Republikës”, e pat quajtur Ciceroni); e gjithsesi, pa atë lloj vulgariteti që do të kish tërhequr në shfaqjet e tij kallaballëkun në kërkim të panem et circenses.

E pra, rrëfejnë se kur ky po shfaqte komedinë e vet të dytë, Hecyra, publiku u ngrit dhe ia zbrazi teatrin, për të shkuar në Cirkun përbri, ku sapo kish nisur lufta e një gladiatori me një ari të stërvitur.

Krahasimi nuk qëndron. Sipas skenarit që përshkruan Arqile Lipja, publiku i teatrit në Fier nuk është se ia ka braktisur këtij shfaqjen, për të shkuar të shohë ariun; përkundrazi, salla e teatrit atje është mbushur, kur së bashku me publikun, ka ardhur të konsumojë kulturë edhe ariu.

Ironia e gjithë kësaj – nëse mund të flas për ironi – është se edhe Lipen publiku shqiptar e njeh, para së gjithash, si aktor të estradës.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Kulturë | Tagged cirku, panem et circenses, publiku, spektakli, teatri, Terenci | 2 Comments

2 Responses

  1. on April 17, 2012 at 11:23 am peshperitesi

    Kam pershtypjen Xhaxha, ne mos qofsha i gabuar, se i keni keqkuptuar fjalet e Arqilese. Me teater Arqileja nenkupton vendin, teatrin Bylis ne Fier, dhe jo teatrin si eveniment. Ne Shqiperi, dhe aq me teper jashte Tirane, nuk eshte se ka shume salla mbledhjesh e konferencash e seminaresh, ndaj, teatri ( godina ) perdoret kesisoj edhe per te tilla aktivitete.
    Pra Arqileja, ve ne dukje as me shume e as me pak sesa nje fakt teper te rendomte qe nuk ka i vogel e i madh qe nuk e di sot, se teatrot mbushen plot kur ka politike dhe shume pak kur ka art. Duhet thene edhe qe arti sot eshte ne pergjithesi me probleme, nuk i permbush kerkesat e publikut, po kjo eshte histori me vete.
    Ne kete kontekst, edhe krahasimi me Terencin shkon qe c’ke me te.


    • on April 17, 2012 at 12:14 pm Xha Xhai

      Ka mundësi të jetë edhe ashtu – dhe që unë ta kem lexuar tjetër për tjetër. Vetëm se, kur shkruaja dje, kisha parasysh edhe disa raste, në Tiranë, kur kam vënë re drejtpërdrejt se prania e një “ylli” të politikës në sallë jo vetëm siguron pjesëmarrje të plotë të publikut në ngjarjet artistike, por edhe garanton që këto ngjarje do të përcillen të nesërmen nga mediat. Politikani shërben, kështu, si katalizator i atij procesi që e shndërron kulturën nga dëshirë dhe eksperimentim në realitet për publikun.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    fatma on RRETH KOLIQIT
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Brikena Çabej on RRETH KOLIQIT
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    anonimi on RRETH KOLIQIT
  • Enzima

    • ARSIMIMI I TRUPIT
    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 1 day ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,751,501 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (19)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,042 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: