• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« KOMANDANT NA MORI MALLI (IV)
FATI I SHQIPFOLËSIT »

PA BOSHT

April 20, 2012 by Pishak Zhgaba

Pas më shumë se 20 vjet sistem pluralist, ka ardhur koha të bëhet një farë bilanci i mediave shqiptare. Tema kërkon pa dyshim studime serioze, nga doktoraturat e sipër, mirëpo ndonjë aspekt i veçantë  edhe mund të hulumtohet, qoftë edhe si sinjalizim për specialistët e sektorit.

Si identifikohen sot gazetat ose mediat elektronike nga publiku shqiptar? Normalisht në botë, po të marrim shembullin e medias së shkruar, do të shikonim se gazetat dallohen nga politika që ndjekin, çka me politikë nënkuptohet ajo me karakter të gjerë kulturor dhe jo politika e ngushtë ku gjallojnë gazetat partiake. Këto të fundit identifikohen fare lehtë nëpërmjet logos së partisë përkatëse. Në vendet perëndimore gazetat dallohen në përgjithësi nga prirjet kulturore ose arealet e mëdha; mund të jenë p.sh. liberale ose konservatore, progresiste ose tradicionaliste, laike ose fetare, e kështu me radhë drejt dallimeve gjithnjë e më të sakta.

Gazetat bëhen nga njerëzit, pra është afërmendsh që mund të kenë preferenca politike e të anojnë nga një parti ose grupim i caktuar politik. Mirëpo, nuk duhet harruar, se “mbështetja” që i bëjnë   partive normalisht i ka rrënjët tek përputhja e vlerave ku besojnë, të cilat shërbejnë si emërues i përbashkët ose si platformë për realizimin e tyre. Si të thuash, masmediat kanë politikën e vet editoriale, që i dallon nga njëra tjetra.

Në Shqipëri është shumë e vështirë t’i vendosësh mediat sipas përkatësisë në hartën kulturore. Ndoshta është më e lehtë me gazetat partiake, ose me surrogatet e tyre, që nuk mungojnë në vendin tonë. Fakti është se po të të pyesin për një gazetë, se çfarë linje editoriale ndjek, është pothuajse e pamundur t’i përgjigjesh. Publiku shqiptar ka kohë që i identifikon mediat nëpërmjet dy kritereve qendrore: pronësinë dhe raportit me politikën. Kështu, për aksh gazetë do të thonë se është e Filanit, kurse për aksh televizion do të thonë se është kundër/pro Fistekut. Pra zakonisht përmendet pronari i medias ose lidhja e saj/e tij me politikën.

Përkatësia kulturore e medias (së shkruar ose elektronike) nuk i intereson kurrkujt. Kjo tregon se vetë përkatësia kulturore nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për gazetën ose televizionin. Ka raste që mediat e kthejnë gunën nga fryn era, duke e ndryshuar politikën e vet editoriale brenda natës. Mjafton një marrëveshje me qeveritarin e ri, një presion çfarëdo, një kalim pronësie, dhe gazeta fillon e ndryshon titujt si pa të keq. Kjo dëshmon në radhë të parë se u mungon shtylla kurrizore, përderisa arrijnë ta kthejnë timonin ose të riciklohen në një kohë fare të shkurtër.

Ç’tregojnë vallë fjalët “Tani gazetën e ka marrë Filani”, ose “Gazeta ka pasur kontradikta me liderin Fisteku”? Tregojnë se politika editoriale e mediave shqiptare është shumë konjukturale; madje ndonjëherë të vjen dyshimi nëse mediat nuk janë veçse brand-e që krijohen për qëllime të caktuara pushtetore, për t’iu kundërvënë politikës e për të përfituar prej saj gjëra të ndryshme. Në këtë kuptim, linja kulturore as që mund të kërkohet, për sa kohë gazetat janë thjesht mjete për pushtet, që shërbejnë për t’i bërë presion politikës ose thjesht si mjet deterrent ndaj kundërshtarëve.

Nuk mund të flitet për tendenca editoriale as kur mediat janë thjesht shtojca ndërmarrjesh të tjera, që pak kanë të bëjnë me gazetarinë, por shumë me biznesin. Teorikisht, edhe televizionet komerciale e kanë linjën e vet kulturore, pavarësisht se kanë për qëllim parësor fitimin, porse në Shqipëri linja editoriale ka vështirësi të kristalizohet. Kur pas medias nuk gjendet pronari i saktë, atëherë kërkohet referuesi politik. Mediat janë bërë si baret dhe restorantet e dikurshme: pas atij biznesi fshihet Filan politikan.

Nuk është e rastit që gazetarët – por ndoshta më mirë të flasim për editorialistët dhe opinionistët – kanë një turnover jashtëzakonisht të shpejtë në Shqipëri. Opinionistë që zhduken nga mbrëmja në mëngjes, editorialistë që ndryshojnë media sa të hapësh e të mbyllësh sytë, gazetarë që kalojnë nga gazeta në gazetë si lavjerrës, emra të rinj që mbushin faqe pa kuptim, emra të panjohur që zëvendësojnë emra të konsoliduar. E vetmja konstante është njohja ose lidhja farefisnore me kryeredaktorin e radhës, i cili nuk përbën aspak konstante, për sa kohë varet nga humori i pronarit. Por edhe ky i fundit, po gjeti blerës të ri, ose ndonjë marrëveshje me leverdi, nuk mendon gjatë, e shet median pa teklif, qoftë nën dorë.

Përveç lajmeve, që si rregull duhet të jenë sa më objektive të jetë e mundur, tonin mediave ua japin në fakt editorialistët dhe opinionistët. Nuk e di sa gazeta shqiptare mund të mburren se kanë lidhje historike me një ose dy editorialistë, që identifikohen nëpërmjet emrit të tyre, ose e kundërta. Ka raste që, ndoshta për javë të tëra, botohen opinione të personave të panjohur, të cilët i bashkon vetëm kompjuteri, posta elektronike e ndoshta inati/simpatia me qeveritarin e radhës. Nga pikëpamja kulturore mund të jenë krejt heterogjen, madje ta mendojnë ndryshe për shumë gjëra. Në këtë drejtim, media elektronike sikur ka qenë më e qëndrueshme. Disa kanale televizive sikur janë lidhur me figura/emisione tashmë historike. Por edhe këtu duhen parë lidhjet e vogla e të mëdha, brenda e jashtë organit mediatik.

Siç dihet, mediat shqiptare kanë filluar prej kohësh një fushatë kopjimesh të paskrupullt: kopjohen shkrime, fotografi, ide, filmime, formate, etj. Madje ka gazeta që përkthejnë faqe të tëra nga gazeta të huaja, ndoshta duke respektuar copyright-in, por duke i imponuar publikut shqiptar një agenda setting të importuar shabllon, me tema të papërtypura e të papërtypshme, që pak ka të bëjë me kulturën dhe me aktualitetin shqiptar. Kjo jo vetëm nuk është e drejtë, por është edhe e dëmshme. Mediat janë shndërruar në kazan ushtarak me turli, ku rolin e salcës, specit e të vajit e luan politika. Është kjo që i jep ngjyrë sadopak. Pikërisht për këtë arsye, probleme madhore si kombëtarizmi në kulturën shqiptare, sa për të përmendur një temë aktuale, shihet vetëm nga pikëpamja politike, pa pasur ndonjë debat kulturor serioz, që normalisht duhet t’i zaptonte faqet e gazetave të të gjitha kaheve.

Sistemi i sotshëm i mediave shqiptare nuk e favorizon shtypin dhe lirinë e tij. Pavarësisht se në pamje të parë liria duket me tepricë. I pari që dëmtohet është publiku, ose më mirë qytetarët, që i shikojnë gjërat ngurtësisht e ngushtësisht, vetëm me syze politike, pro ose kundër, me ne ose me ata; pa përqasje e vështrime të pavarura, pa frymëmarrje kulturore. Vetë diskursi publik vjen e varfërohet, shuhet, vyshket. Liria e shtypit i përngjan rrëmujës së pazarit, ku autoriteti, sikurse identiteti, humbet në zhurmën e të bërtiturave, në kaosin e lëvizjeve, në gumëzhitjen e pazarakëve, të cilët pyesin, negociojnë, gërthasin mes tapetëve, bukëve, vezëve e kinkalerive; pastaj fillojnë nga e para pa e dëgjuar njëri tjetrin, duke u shkrirë pothuajse në një figurë të vetme, të bashkuar nga plaçka që mbajnë në duar, me synimin e vetëm për t’i vënë çmimin. Në këtë kuadër, përkufizimi i mediave si pushtet i katërt nuk ka kuptim. Përkufizimi duhet përditësuar, të paktën për realitetin shqiptar.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Komunikim, Kulturë, Media | Tagged cilësia e gazetave, gazetarët, gazetaria, gazetat shqiptare, linja editoriale, mediat shqip, mediat shqiptare, politika editoriale | 1 Comment

One Response

  1. on April 21, 2012 at 12:24 pm Reporteret pa kufij

    Shume bukur. Por do te ishte me vend te dihej njehere nese kesaj shoqerie i intereson e Verteta, publikimi i saj, si moment pastrimi dhe shendeti moral qe pastaj te bashkelidhim ne nje ekuacion vleren dhe vlerat gazetareske me konstituimin si pushtet. Une besoj, kuptohet mund ta kem gabim, se ne nje vend si Shqiperia, dihet gjithcka, madje aq mire, saqe ndonjehere i bej pyetje vetes, perse duhen valle kaq shume gazeta dhe televizione? Kur shoqeria reagon ndaj realitetit, kuptohet jo duke futur doren ne xhep, atehere edhe kategorizimet dhe ndarjet jane te vetvetishme. Edhe rreshtimet po ashtu. Ndaj une kam besuar dhe besoj se gazeta me e mire ne Shqiperi, eshte Gazeta 55 (i referohet nenit qe ne zanafille). Ka qene, eshte dhe do te jete po ajo; madje ka te njejtet gazetare, disa prej te cileve i kam njohur qe student dhe kane po ato mendime sikunder edhe i shkruajne aty. Por, qe te bej nje korrigjim thelbesor: bindja ime eshte se ne Shqiperi nuk ka gazetare te vertete. Ndaj, megjithe te vertetat (hiq lidhjen fisnore me kryeredakoret qe une nuk i kam degjuar kund), distancohem nga kjo qasje, aq me teper qe une leximin e shtypit e kam si stimulim per humorin.
    “Ja debatet ne komision, ja perplasja Meta-Nano, burime thone se, Fatos Nano viziton Shqiperine…etj”, ketu ka grimca te lojes politike, shkrimi i te cilave kerkohet me aq pathos nga te gjithe; nga pronari, ministri, kryetari/ja e kuvendit, Presidenti, kryeredaktori, analisti, sipas nevojes se te pareve dhe nuhatjes se te dyteve. Natyrisht keto i kerkon lexuesi. Ne Kombinat ta zeme, kafja kushton 400 leke ne filxhan te lare kuptohet, ne lulishte, Panorama 200 leke, ka dosier per Byrone ka edhe sherrin qe pritet te ndodhe javen e ardhshme dhe me 600 leke more shok i shtyn shume mire nja 3 ore. Keto nuk implikojne ne bindjet e punonjesve te medias, sepse sinqerisht, nuk di qe te kene te tilla. Bindja qenka dicka shume serioze, kerkon besim te madh. Une vone e kuptova kete.
    Nderkohe nje dukuri e re, e cila meriton vemendje, eshte gazetari online qe po funksionon si produkt i vete gazetareve. Aty mendoj se do pritur apo kerkuar me sinqerisht ky kategorizim. Te gjithe vuajme nga e njejta semundje. Shyqyr qe jemi ne kete moshe se kush rrinte e mendonte skenare disidence per tu bere nje cike figure. Leqe per tu besuar, ky popull kerkon edhe nje lloj paraqitje te caktuar qe nje Zot e di nga i vjen.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Pseudonim NgaHalli on ARSIMIMI I TRUPIT
    Relapso on ARSIMIMI I TRUPIT
    Relapso on ARSIMIMI I TRUPIT
    Xha Xhai on ARSIMIMI I TRUPIT
    Relapso on ARSIMIMI I TRUPIT
    Magus on RRETH KOLIQIT
    Pishak Zhgaba on ARSIMIMI I TRUPIT
    Pishak Zhgaba on ARSIMIMI I TRUPIT
    rinstinkt on ARSIMIMI I TRUPIT
    Xha Xhai on ARSIMIMI I TRUPIT
  • Enzima

    • ARSIMIMI I TRUPIT
    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 2 days ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,752,406 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (19)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,042 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,042 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: