• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« KANDIDATI
DRITË E SHUAR »

UNË SHQIPFLAS, TI SHQIPFLET

April 25, 2012 by Xha Xhai

Një shkrim sot te Shekulli për censusin dhe pakicat që nuk ia njohin rezultatet më çoi në faqen e Komitetit Shtetëror të Minoriteteve, vitrinë vezulluese e cargo cult-it të europianizmit në Shqipëri.

Në këtë faqe, dhe pikërisht në rubrikën me “të dhëna të përgjithshme për Minoritetin Etnokulturor të Arëmënëve ose Vllehëve të Shqipërisë” lexoj se në Shqipëri ka me dhjetëra mijëra të tillë, por censusi i vitit 2012 nuk mund të merret për bazë, meqë rreth 80% e tyre paskan emigruar kryesisht në Greqi ose në vende të tjera “të demokracive perëndimore”.

Vllehët e Shqipërisë, sikurse vllehët e Ballkanit e të gjithë botës, thuhet më tej në faqe, “flasin gjuhën e tyre amtare Arëmëne-Vllahe, që futet në grupin e gjuhëve neolatine përzierje heleniko-ilirike.”

Thuhet, gjithashtu, se vllehët “janë popullsi nga më paqedashëset dhe kozmopolitet e Shqipërisë.”

Megjithatë, çfarë më la veçanërisht mbresë në këtë përshkrim quasi enciklopedik, është pohimi në krye të artikullit, sipas të cilit “Arëmënët ose Vllehët në Shqipëri përbëjnë ndoshta komunitetin më të madh mbas shqipfolësve.”

Natyrisht theksimi është imi. Pas trajtesës që i bëra termit shqipfolës dhe metamorfozave të tij në një shkrim të mëparshëm këtu, nuk e prisja që të më dilte përpara në diskursin e faqes zyrtare të minoriteteve në Shqipëri.

Po ç’kërkon të thotë autori anonim i artikullit, me këtë që vllehët në Shqipëri “përbëjnë ndoshta komunitetin më të madh mbas shqipfolësve?”

Logjikisht, duke i veçuar vllehët (ose “arëmënët” nga shqipfolësit), i bie që vllehët të konstituohen si komunitet gjuhësor, ose që nuk flet shqip; pa çka se më poshtë, i njëjti tekst haptazi pranon se “një pjesë e madhe e arëmënëve (vllehëve) janë plotësisht të asimiluar thjesht në shqipfolës kryesisht të besimit orthodhoks.”

Nëse është kështu, pra nëse një pjesë e madhe e vllehëve kanë përfunduar tashmë në shqipfolës, atëherë si do të interpretohet pohimi tjetër, se këta “përbëjnë ndoshta komunitetin më të madh mbas shqipfolësve?”

Meqë nuk më lejohet të supozoj se kush e ka shkruar këtë ka kaluar ndonjë meningit të rëndë në fëmijëri, atëherë po kuturisem të supozoj se termi shqipfolës, në këtë tekst, del me kuptime të ndryshme; dhe del me kuptime të ndryshme; dhe më konfirmon se me këtë term është abuzuar kaq shumë tashmë, sa atij i ka mbetur veç konotacioni, ndërsa denotacioni i është tretur krejt.

Te dallimi që bën autori në krye, mes vllehëve dhe shqipfolësve, shqipfolësit nuk janë ata që flasin shqipen si gjuhë amtare (meqë në këtë grup futen edhe një pjesë e madhe e vllehëve), por shqiptarët etnikë.

Duket e çuditshme që në një tekst ku vllehët përkufizohen, tek e fundit, me kritere edhe etnike (komunitet etno-kulturor), këto kritere nuk zbatohen ndaj popujve të tjerë, prej të cilëve vllehët dallohen dhe, në dallim e sipër, edhe identifikohen si të tillë.

Autori i tekstit e di që “shqipfolësit” për të cilët flet janë, në fakt, shqiptarë – meqë kriteri gjuhësor vllehëve nuk u bën punë, për të përkufizuar veten si komunitet.

Prandaj ai flet për shqipfolës, në këtë kontekst kontrastiv, meqë ose ka frikë të flasë për shqiptarë etnikë – sa kohë që këta kanë marrë përsipër t’i identifikojnë dhe t’i certifikojnë forcat kombëtariste; ose kujton se në një faqe ku ushtrohet cargo cult-i i pakicave nuk mund të flitet për shumica me terma absolute (“shqiptarët”) por vetëm relative (“shqipfolësit”); ose – po e lë për në fund këtë hipotezë – ngaqë e ka kokën bosh.

Ironia këtu lidhet edhe me faktin se, ky abuzim i ri me termin shqipfolës vjen pikërisht nga një lloj qytetari – ai me prejardhje vllahe – që quhet rëndom shqipfolës prej esencialistëve dhe maksimalistëve të idesë kombëtare.

Në fakt, vllahu i asimiluar është shqipfolësi ideal, sepse e ka shqipen gjuhën amtare, por pa pasur gjak shqiptar në deje.

Që pikërisht vllahu flet, së paku zyrtarisht, për vllehë në Shqipëri si komuniteti më i madh “pas shqipfolësve”, kjo është dëshmi tjetër e asaj drejtësie poetike, për të cilën fliste një koleg në komentet për shkrimin e mëparshëm.

Madje, duke parë se me çfarë hidhësie përdoret termi shqipfolës nga esencialistët (ose gjakologët) tanë, në gojën e vllahut i njëjti term nuk duhet marrë dhe aq si shenjë e asaj që hebrenjtë e quajnë chutzpah, sesa si provë që shqipfolës tash e tutje po specializohet, brenda diskursit kombëtarist shqip të të gjitha ngjyrave, si një term që shënon Tjetrin, ose atë qenie që nuk e përdor ligjërimin e vet aq për t’u identifikuar, sesa për t’u kamufluar; ose për të mbuluar dhe maskuar me ligjërim zbrazëtinë e së prejardhjes së vet.

Shqipfolësi konstituohet kështu si prani e sotme, por pa të kaluar; si qenie sinkronike pa diakroni; si një simulakër i shqiptarit real, të cilit nuk i rrjedh gjak në deje, por gjuhë.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji, Gjuhësi, Sociologji | Tagged asimilimi i vllehëve, Komiteti Shtetëror i Minoriteteve, pakicat etnike, pakicat etnike-kulturore, shqipfolësi, shqipfolësit, vllehët | 3 Comments

3 Responses

  1. on April 25, 2012 at 8:34 pm xhibi

    Nje shtet, po dhe nje komb, nderohet kur respekton pakicat, qofshin keto pakica kombetare apo cdo lloj pakicash.

    Por censusi duket se po i shfryn tollumbacet e shifrave afrofe te propoganduara nga disa pakica. Ideja e numrit me te vogel nga emigrimi eshte pa pike logjike gjithashtu, pasi nuk emigrojne vetem pakicat po dhe shumica.

    Po ashtu keto cirqet e tjera me te identifikuarit njehere nga prejadhja e njehere nga gjuha; ekuacione elastike. Keto bejne dhe pune sabotuese per pakicat, sa i perket kritereve te identifikimit. P.sh. sa shume a pak gjuhe minoritare duhet te flase nje ‘shqipfoles’ qe te ‘certifikohet’ si pakice e atij grupi sipas kesaj logjike? Po nqs nuk ndihet si i tille, apo ndihet pavaresisht mos-foljes se gjuhes se pakices, si i behet halli?


  2. on April 25, 2012 at 9:22 pm pllaka e pionerit

    “Prandaj ai flet për shqipfolës, në këtë kontekst kontrastiv, meqë ose ka frikë të flasë për shqiptarë etnikë – sa kohë që këta kanë marrë përsipër t’i identifikojnë dhe t’i certifikojnë forcat kombëtariste; ose kujton se në një faqe ku ushtrohet cargo cult-i i pakicave nuk mund të flitet për shumica me terma absolute (“shqiptarët”) por vetëm relative (“shqipfolësit”); ose – po e lë për në fund këtë hipotezë – ngaqë e ka kokën bosh.”

    ose nuk do te arrije deri atje saqe ti ndaje plotesish vllehet ne nje etni tjeter e t’u ngjalli friken edhe vlleheve edhe kombetaristeve. pra vlleheve qe jane asimiluar nuk do t’u thote se ju nuk jeni shqiptare dhe kombetaristeve qe u thote se jane shqiptare soft (se humbasin shume rilindas ne kete menyre e atdhetare te tjere, per te mos flasim pastaj per shifra popullsie).

    prandaj dhe perdoren ne kete menyre terma zbutese, eufimistike – neutraliste si “pakice etno-kulturore”. c’do te thote pakice etno-kulturore? apo thjesht kulturore? degjuesit e muzikes klasike, adhuruesit e filmave te bollywood-it, veganet, perdoruesit e veshmbathjeve te mendafshta, filatelistet, shoferat e taksive, keta me duken si “pakice kulturore”, jo vllehet


  3. on April 26, 2012 at 8:57 am presja

    Nese shqiptari do kuptonte se ne fakt nuk i rrjedh gjak në deje, por gjuhë, ne do ishim shoqeria me e emancipuar ne Europe. Atehere edhe une do isha dakord te thoja ‘sa mire me qen shqiptar’. Shprehja do ishte e sakte, pershkruese, rehabilituese ndaj ‘shqipfolesve’… bota do ishte me e mire.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on Feja si majdanozi
    Nejona on Feja si majdanozi
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    LG on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,745,237 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (16)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,037 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: