• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« LIRIA PËR TË IKUR (III)
GJINIA E VETËFLIJIMIT »

LIRIA PËR TË IKUR (IV)

May 15, 2012 by Xha Xhai

Studentëve të dramës dhe atyre të letërsisë në Shqipëri, u përmendnin një thënie të Çehovit, sipas së cilës, në qoftë se protagonisti, gjatë aktit të parë të dramës, ngul një gozhdë në mur, atëherë ai duhet të varë veten tek ajo gozhdë, në aktin e tretë.

Këtë thënie nuk e kam gjetur gjëkundi në këtë formë; edhe pse njihet, në narratologji, koncepti i “Kobures së Çehovit”, sipas së cilës nëse ka një kobure të varur në mur gjatë aktit të parë, kjo kobure duhet të shkrepet në aktin e tretë – ose variacione rreth kësaj teme.

Natyrisht, koncepti ka të bëjë me ekonominë e rrëfimit, ose me dallimin midis botës reale, ku detajet janë në më të shumtën e herëve të rastësishme; dhe botës fiksionale, ku detajet priren të kenë kuptim, ose të luajnë një funksion të caktuar në mekanizmin rrëfimor.

Megjithatë, thënia – ndoshta apokrife – për gozhdën në mur dhe personazhin që duhet të varur atje, aludon edhe në rolin që luan vetëvrasja, sikurse edhe vdekja ose vrasja, në ekonominë narrative; dhe pikërisht duke i ofruar lexuesit përmbyllje (anglisht closure).

Nga kjo pikëpamje, narrativa i ngjan jetës vetë – meqë të dyja mbyllen me ‘daljen’ e personazhit nga bota, ose konteksti i ekzistencës së tij.

Në të njëjtën mënyrë, ato histori reale, të cilat mbyllen me një vdekje të papritur – të themi vetëvrasje, martirizim, ekzekutim ose vrasje (por jo aksident trafiku, ose rrëshqitje fatale në vaskë), janë pothuajse gati për narrativizim, në letërsi ose në skenë; meqë, nga pikëpamja e mekanikës së rrëfimit, vdekja e heroit e ndal vetvetiu makinën narrative.

Mes formave të ndryshme të vdekjes, ajo natyrorja, që e gjen njeriun në shtrat, është e vështirë për t’u përfshirë në narrativë, pa e mërzitur publikun – pse shpesh i mungon drama; ndërsa vrasja e protagonistit e lë narrativën pezull, meqë publiku gjithnjë do të kërkojë të dijë se kush vrau dhe pse.

Përkundrazi, ekzekutimi, martirizimi dhe vetëvrasja mund të narrativizohen menjëherë, meqë fundi (tragjik) i protagonistit jo vetëm i ofron publikut katarsis, por edhe i jep kuptimin e duhur gjithçkaje ka ndodhur më parë.

Të krahasohet, bie fjala, vdekja e Skënderbeut (në shtrat, i sëmurë me malarje) me vdekjen e Ali Pashait, të ekzekutuar me ferman të Sulltanit: e dyta i jep kuptim jetës së të ekzekutuarit, ndërsa e para nuk është se i jep ndonjë kuptim jetës së të sëmurit.

Prandaj vdekje të tilla skenike, ose narrative, mund t’i përfytyrojmë si shenja pikësimi, dhe më saktë si pika, që përmbyllin fjalinë narrative.Mekanizmi nuk është i kufizuar vetëm në letërsi, as vetëm në art; meqë ka kundërpeshën e vet në realitet, ose më mirë në mënyrën si i kujtojmë ngjarjet. Për shembull, ishin të shumtë dëshmorët gjatë Luftës Na-Çl, por ne kujtojmë më mirë Vojo Kushin, që i kërceu tankut përsipër; ose Zaho Kokën, për të cilin thuhet se “i doli mitralozit përpara” (i dëshpëruar, pas ekzekutimit të shoqes së vet, ndoshta të dashurës së vet, Ramize Gjebresë).

Vdekje të tilla, sa të dhunshme aq edhe të kuptimshme, janë çmimi që i paguajmë, të gjithë ne si shoqëri, nevojës për narrativa etike.

© Jakup Ferri

Meqë flasim për “përmbyllje” në artet narrative, krahas kobures së Çehovit ndoshta duhet të përmendim edhe një thënie të kolegut të tij më epik, Tolstoit, i cili ka thënë njëherë se “romanet shpesh përfundojnë kur protagonistët martohen, edhe pse pikërisht aty duhej të fillonin.”

Mitografët e happy end-it hollivudian nuk do të ishin dakord me këtë; edhe pse është normale, madje njerëzore për publikun që të kërkojë ta shohë heroin e vet të lumtur.

Çfarë është e rëndësishme, dhe çfarë shprehet edhe në idenë e Tolstoit më sipër, është se publikut nuk i duhet servirur gjella e pagatuar mirë.

Zakonisht romanet policore fillojnë me një vrasje dhe përfundojnë me zbulimin e autorit të vrasjes; për nga struktura, ato i ngjajnë një problemi logjik, zgjidhjen e të cilit ilustrojnë.

Përkundrazi, forma të tilla të vdekjes si vetëvrasja, vetëflijimi (martirizimi), vrasja në luftë (në duel) dhe ekzekutimi e gjejnë vendin zakonisht në fund të veprës, në atë masë që kanë rëndësi për ekonominë jo vetëm narrative, por edhe të zhvillimit të karaktereve.

Përndryshe, ka edhe vdekje që ndodhin në fund të një narrative, madje relativisht papritur, por që nuk sjellin ndonjë përmbyllje: si ajo e nënës dhe e motrës së Kostandinit, kur u zbulohet e vërteta (që Kostandini kishte vdekur, për motrën; që Kostandini ishte ngritur nga varri, për nënën), në fund të legjendës: “një në prag e një në derë/plasnë si qelqe me verë.” Narrativa është mbyllur më parë, kur i vdekuri i ngritur nga varri kthehet në varr sërish.

Mes autorëve modernë shqiptarë, Kadarenë e ka ngacmuar veçanërisht kjo temë e vdekjes, ndonjëherë edhe me nota të forta dëshpërimi, si në rastin e vetëvrasjes së alter egos së tij, shkrimtarit Adrian Guma, te Nëntori i një kryeqyteti.

Te Prilli i thyer, ai arrin t’i japë një notë tragjike individuale deri edhe vrasjes rituale në Kanun, e cila ndryshe nga ç’ndodh në duel, kryhet në pritë, ose pa ia dhënë tjetrit (viktimës) mundësinë për t’u mbrojtur. Zgjidhja që i jep kësaj dileme etike Kadareja është elegante: duke e paraqitur vrasjen përmbyllëse të Gjorgut si vetëvrasje (simbolike).

Një tjetër variacion në temë shfaqet te Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, ku narrativa përfshin edhe metaforizimin, që tashmë e kemi përshkruar, të vdekjes si arratisje (partire è un po’ morire).

Duke iu referuar në monolog historisë së vet në roman, Lul Mazreku thotë:

Unë isha i gjalli dhe i vdekuri njëkohësisht. E luajta shpirtin tim që donte të ikte dhe trupin që më mbetej këndej. Gjysma e Shqipërisë ishte ashtu, veç fati më ra mua ta luaja atë dyzim.

Ironia dramatike e këtyre fjalëve lidhet edhe me faktin se vetë Ismail Kadareja u arratis nga Shqipëria, në vjeshtë të vitit 1990; dhe fjalët e Lul Mazrekut mund të lexohen edhe si një rrëfim me zemër në dorë i krijuesit të tij.

Edhe te Lul Mazreku, vrasja e personazhit në fund të romanit nuk shërben dot si shenjë pikësimi përmbyllëse; autori as merr mundimin të na sqarojë se kush e kreu këtë vrasje dhe pse; meqë heroi i romanit kishte vdekur tashmë një herë, në skenën e madhe të rolit të tij ‘historik’, si i arratisur që vritet.

Kjo dinamikë mes vdekjes dhe të mbeturit gjallë është tipike për rrëfimin e Kadaresë (i vdekuri që ngjallet), madje deri në atë pikë sa ta shterrojë kuptimin e vet simbolik. Për ta thënë me Çehovin e citatit apokrif, në atë gozhdë e ka varur veten jo vetëm personazhi kryesor i dramës, por edhe protagonistët e ca dramave të tjera që janë luajtur më pas, në të njëjtën skenë.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Letërsi | Tagged Adrian Guma, happy end, Koburja e Çehovit, Lul Mazreku, narratologjia, rrëfimi, Tolstoi, vdekja e heroit | 2 Comments

2 Responses

  1. on May 16, 2012 at 3:09 am mullixhiu

    Ironia tragjike e citatit ka te beje jo me faktin se Kadareja u arratis, por me faktin se pat fatin, si c’e thote edhe vete, te kete qene lojtar i shprehjes se lirise PER TE MOS IKUR. Monologu duhet marre pak me literalisht, besoj, dhe eshte pikerisht kjo ajo qe e ben me tragjik Kadarene, farse do thoshte Marksi. Leximi qe i bej ketu, se nuk dua te kem keqkuptime me tekstin e XhaXhait, eshte jo dhe aq me konsideratat historike te kohes, se sa me keto te sotmet. Nuk duhet harruar ketu edhe kjo negative formale nese po flasim njekohesisht per nje lloj dialektike: imateriale, deterministe, fizike. Eshte liria per te mos ikur ajo qe komunikon kontradikten, paradoksin Camusian. Por qe te mos jem abstrakt, edhe duke kerkuar ndjese qe po i kthehem Kamyse se para dy-tre tekstesh tek Kadareja, kjo nuk do te thote se vetvrasja duhet te kete deshmi, a per me teper, deklarate, issue. Po ta shohesh me filozofi kete pune, duhet ta konsiderosh nepermjet nje ekzistencializmi jo detyrimisht humanist, pa problem ne lidhje me te tjerat.

    Por qe t’i kthehem tragjicitetit, Kadareja e qan Lulin. Liria per te ikur, a liria per te mos ikur mund te shnderrohet ne performance, teater hijesh; vendosmeria eshte zar, si c’i thote Mallarme. Ne nje si tip vajtojce por shume te rende. Prandaj, XhaXha, me lejo te te them, se kjo qe ke nisur kerkon sqarime te permasave totale, te llojit te Shqipes Totalitare, mos qofsha gabim. Zgjidhet edhe me psikanalize kjo puna e performances, por nga ajo aktivja, totale, klasore, me emer babe, si c’mund t’i atribuohet Lacan-it, megjithese analisand i vdekur. Po sikur veten ta vrasin jo ata qe nuk e njohin, por nga ata qe kane shume, psh? Jo se ka ndonje dallim, packa se po t’i kthehemi konsideratave historike te kohes, rrezimit te murit (Berlinit?), e rrjedhimisht dhe gozhdes, dallimi mes lirise per te ikur, dhe lirise per te mos ikur, mund te jete radikal, madje pikerisht prej regjimit. Dihet qe vetvrasja eshte me shume se simptome e determinueshme realisht, e rrjedhimisht, me betim prej hipokrati, apo transference e disipline te pergjegjshme mjekesore, e kontrollueshme, pa ndonje liri per te ikur, megjithe fiksionin e lirise. Burg me dyer te hapura, ku e vetmja mundesi per te ikur eshte totale.

    E di qe disa nga keto pika i ke prekur, por do me kesh prekur dhe mua qe po i riperseris. Qe te flas pa doreza, ti e vuan dhimbjen e mikut. Te ka prekur vertete, packa se tashti ka gjetur paqen. Nuk e di, nuk e di, mbase shfryhesh edhe ti si Ypi, por nuk e besoj.

    p.s. Nese ma lejon etika te pyes, si e sa mbahet zia ne keto troje te tua o xhaxha!


  2. on May 16, 2012 at 4:17 am Bard

    Beckett ne “Malone vdes” eshte shembulli emblematik e nje narrative ku vdekja ne shtrat( apo kalbja?) shfaqet po aq dramatike sa dyluftimi mes Akilit e Hektorit…sa per kundershembull…



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Pishak Zhgaba on TË ARDHUR E TË IKUR
    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,742,318 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (15)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,034 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: