• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« KUR TË EMANCIPON TJETRI (I)
KUR TË EMANCIPON TJETRI (III) »

KUR TË EMANCIPON TJETRI (II)

May 22, 2012 by Xha Xhai

Në prag të viteve 1990, Shqipëria besonte se hapja ndaj Perëndimit dhe përqafimi i mënyrës perëndimore të jetesës do të ofronin zgjidhje të sigurt dhe të shpejtë për të gjitha problemet madhore që po përjetonte vendi.

Në vija të trasha, kjo hapje konsistonte në adoptimin e një kushtetute të re që të njihte pluralizmin, votën e lirë dhe ndarjen e pushteteve; në sanksionimin e të drejtave të njeriut dhe pronës private; rikthimin e institucioneve fetare dhe ripërtëritjen e fesë; themelimin e tregut të lirë dhe përshpejtimin e përpjekjeve për integrimin e Shqipërisë në organizatat ndërkombëtare – duke filluar nga Bashkimi Europian dhe NATO-ja.

Askush nuk e vinte në dyshim efikasitetin e këtij programi; madje shumëkush shpresonte që reformat do të shndërronin jo vetëm ekonominë, por edhe vetë njeriun shqiptar, përndryshe të gjymtuar dhe të lodhur nga abuzimi që kish bërë me të totalitarizmi.

Me një qasje infantile tipike, ne kujtonim se Perëndimi kishte po aq interes për Shqipërinë sa ç’kishin shqiptarët interes për Perëndimin; dhe se partnerët tanë të rinj në Europë, si shtete të veçanta ose si klube të fortësh, na e donin sinqerisht të mirën.

Meqë ne ishim të varfër, të palarë, të uritur dhe të djegur për konsum, atëherë natyrshëm kërkonim nga Perëndimi që na hidhte ndonjë ndihmë (kockë); duke e parë botën përtej si burim të pashtershëm mirëqenieje dhe bollëku.

Ç’i ka Amerika një bilion dollarë? – dëgjoje të thuhej; teksa politikanët flisnin seriozisht për “çekun e bardhë.”

Praktikisht, shqiptarët prisnin që të shpërbleheshin, ngaqë kishin marrë mundimin të hidhnin tutje zgjedhën totalitare – ose të paktën ngaqë nuk e kishin penguar këtë zgjedhë të shkërmoqej.

Perëndimi jo vetëm do të paguante për Shqipërinë, por edhe do të na rrëfente rrugën drejt shpëtimit: demokracinë, të drejtat e njeriut, shoqërinë civile, ekonominë e tregut; nëpërmjet shembullit të vet, por edhe drejtpërdrejt me anë të misionarëve.

Gjatë viteve të para të tranzicionit, epërsia morale e Perëndimit ndaj nesh nuk vihej në dyshim: ata ishin më të mirë se ne, ngaqë sistemi i tyre ishte më i mirë se yni dhe ishte shpërblyer me sukses, atje ku yni kishte pësuar disfatë. Këtë epërsi më shumë e kishim shpikur ne vetë, të bindur siç ishim për inferioritetin tonë, sesa e kishim vërejtur tek Tjetri.

Nga ana tjetër, pamjet e Perëndimit, që mbërrinin në Shqipëri të shumta nëpërmjet televizionit, rrëfenin një botë të lakmueshme, të cilën ata andej e përjetonin dhe e shijonin si të përditshme dhe, tani që edhe ne kishim përqafuar metodat dhe kredot e tyre, do të mund ta përjetonim edhe ne gjithashtu; dhe kjo sillte shpresë te shqiptarët, duke u treguar se dëshirat e tyre konsumeriste mund të realizoheshin, ndryshe nga aspiratat e regjimit të vjetër, të cilat kishin mbetur të parealizuara, meqë pas gjase ishin të parealizueshme.

Një arsye e mëtejshme për optimizëm ishte edhe konstatimi se Shqipëria tashmë nuk ishte më as e izoluar, as e vetme dhe as e rrethuar me armiq; përkundrazi, fundi i regjimit monist ia kishte ripërmasuar horizontin, duke lënë të dukeshin konturet e një mëhalle globale miqësore ndaj saj. Madje edhe vetë zhvillimi ekonomik, social dhe kulturor i shqiptarëve do të kryhej krahas afrimit të tyre me Europën dhe entitete të tjera mbikombëtare, ku solidariteti dhe altruizmi do t’ia zinin vendin mosbesimit dhe paranojave të djeshme.

Shqiptarët nuk donin të ishin më vendi i vetëm në botë, për asgjë: përkundrazi, kërkonin normalitetin dhe anonimitetin e një shteti europian çfarëdo, si Austria ose Finlanda, të cilave u dëgjohej emri në lajmet vetëm në rastin e ndonjë fitoreje në Festivalin Europian ose në Kampionatin Europian të Atletikës së Lehtë.

Mbizotëronte bindja se e keqja ishte diçka sipërfaqësore, si një infeksion i lëkurës, i shëmtuar por lehtësisht i kurueshëm; dhe pas dekomunistizimit të ekonomisë, të politikës dhe të kulturës, vendi do ta gjente vetvetiu rrugën drejt mbrothësisë dhe mirëqenies, madje edhe pa u munduar shumë njerëzit vetë.

Perëndimi na u shfaq kështu si mësues dhe si mjek, por edhe si prind dhe si prift, që do të na udhëhiqte, duke na mbajtur për dore, nga errësira në dritë.

Prej këtyre mjekëve, mësuesve, misionarëve, guruve dhe patriarkëve ne prisnim jo vetëm të na ndriçonin rrugën drejt shpëtimit, por edhe të na mbronin nga dhuna, agresioni, grykësia dhe shfrytëzimi i udhëheqësve tanë vendës, të cilëve nuk mund t’u besonim më, sa kohë që nuk u druheshim më.

Në ato vite të furishme të shpresës dhe të eksperimentimit, pakkush u ndal të mendonte se të gjitha arritjet reale dhe imagjinare të botës së cilës synonim t’i afroheshim dhe ta imitonim kishin kërkuar shekuj përpjekjesh; dhe fytyra që i tregonte Shqipërisë tani Perëndimi ishte rezultat jo vetëm i suksesit, por edhe i atyre përpjekjeve – madje kryesisht i atyre përpjekjeve.

Gabimi i madh i atyre viteve, nga i cili nuk jemi distancuar ende, ishte që kujtonim se shpëtimi do të na vinte duke adoptuar teknologjitë perëndimore të çdo lloji – duke përfshirë këtu edhe teknologjitë sociale dhe institucionale, sistemet e të drejtës publike dhe private, strukturën e shoqërisë civile, etj.; dhe refuzonim ose nuk arrinim të kuptonim se Perëndimi kishte dalë fitimtar ndaj Lindjes jo falë teknologjive që zotëronte, por falë përpjekjeve të gjata dhe të mundimshme, për t’i krijuar, rafinuar dhe përshtatur ato teknologji.

Ky lloj iluzioni u shpreh, në mënyrë flagrante, me çfarë e kam quajtur dhe trajtuar gjetiu si kult të kargove.

Afrimi me Perëndimin, pas prishjes së mureve, largimit të telave me gjemba dhe ndërtimit të urave, do të konsistonte në një shkëmbim të dyanshëm vlerash: ne do të merrnim që andej teknologji, dije dhe mallra konsumi, ndërsa do të çonim atje tepricën e kapitalit tonë njerëzor, duke përfituar edhe nga e drejta, e promovuar me forcë të madhe nga vetë Perëndimi por që regjimi i mëparshëm na e kish mohuar me po aq forcë në mos më tepër, për ta zgjedhur vetë truallin se ku do të ngrinim shtëpitë dhe do të kultivonim lumturitë vetjake dhe private.

Shqipërisë do t’i sigurohej kështu shpëtimi me dy rrugë: duke ardhur Perëndimi në Shqipëri, në trajta të një paradigme qytetërimi; dhe duke shkuar Shqipëria në Perëndim, në trajtat e një paradigme emigracioni.

Nuk ishte rastësi që fillimet e revoltës shqiptare, kundër regjimit të Ramiz Alisë, përkuan me të ashtuquajturën krizë të ambasadave në korrik të vitit 1990, kur mijëra vetë shpërthyen gardhet, muret dhe kangjellat e ambasadave perëndimore në Tiranë, për t’u strehuar në oborret e tyre, duke dalë kështu, fizikisht, nga territori shqiptar.

Në të vërtetë, dëshira, ëndrra, aspirata, madje vendosmëria për të ikur nga Shqipëria dhe për ta ndërtuar të ardhmen gjetiu ishte një format më të rëndomta si i shfaqej Perëndimi imagjinar vetëdijes kolektive të shqiptarëve.

Kjo lloj vendosmërie për të ikur kombinonte, në mënyrë çuditërisht koherente, dëshpërimin ose humbjen e shpresës se dikush mund ta ndërtonte njëfarësoj të ardhmen në Shqipëri, me shpresën e gjallë dhe të shëndetshme se, i njëjti dikush, do të mund ta ndërtonte të ardhmen Tjetërkund.

Për pasojë, në fillim të viteve 1990, ndodhi që Perëndimi hyri në Shqipëri pikërisht kur shumë nga ata që e kishin pritur të hynte për dekada të tëra, madje duke e shndërruar këtë pritje në tiparin kryesor të identitetit të tyre dhe në arsyen për t’u ngritur edhe një herë nga shtrati në mëngjes, e lanë Shqipërinë, për t’u zhvendosur drejt Tjetërkundit.

Gati gjysmë shekulli totalitarizëm, abuzim me të drejtat e individit dhe shkatërrim i pronës private kishin përftuar një homo albanicus të tillë që ta përfytyronte dhe ta kërkonte lumturinë e vet të shkëputur nga mirëqenia dhe lumturia e komunitetit të vet, shoqërisë dhe shtetit.

Diçka e tillë ka ndodhur rëndom, me shoqëri dhe kultura të tjera; por jo në mënyrën që të jetë përjetuar si fitore, çlirim ose triumf.


About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji, Politikë | Tagged çeku i bardhë, cargo cult, emigracioni, homo albanicus, integrimi europian, konsumerizmi, kulti i kargove, Perëndimi |

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    ana on LOST IN STATISTICS
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
    • TESTE DHE TEKSTE June 6, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 3 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,790,858 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (15)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,071 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: