Feeds:
Posts
Comments

Archive for June, 2012

Para udhëtimit (të përvitshëm tashmë) për Tiranë, bëj gjumë të trazuar. Tirana që ndryshon kaq shpejt, e sidomos pa plan, më krijon shijën jo fort të mirë të mungesës së kontrollit. Nganjëherë mendoj se arsyeja pse nuk më pëlqen më ç’shoh, është tamam ndryshimi kolosal e i shfrenuar i së shkuarës, pa e vënë re fare atë. Këtë e marr personalisht si shkelje mbi mua, sido që ligjësitë e zhvillimit ngulmojnë të japin shpjegime më racionale për dukurinë. Kjo ndjesi e keqe kompensohet nga një afrim i pakontrolluar me episode të largëta që kanë mbetur në kujtesë si çikatriçe evidente historish të harruara. Në fakt, vetëm disa kanë qenë lëndime, ndërsa të tjerat thjesht përjetime neutrale të situatave që veç të ngjashme me të sotmet nuk janë: dekor krejt i ndryshëm, karaktere të ndryshme, objekte dhe bëma që sot nuk mund të perceptohen dhe as të imagjinohen.

(more…)

Read Full Post »

Gjuha shkon vërtet ku dhemb dhëmbi, sidomos kur dhëmbi është gjuha shqipe. Vëmendja që i kushtojmë shqipes është sa e ligjshme aq edhe e kuptueshme, për sa kohë gjuha paraqitet e lidhur pazgjidhshmërisht me identitetin tonë kombëtar. Me fjalë të tjera, kur flasim për gjuhën flasim për veten tonë, për të kaluarën, të tashmen e të ardhmen.

(more…)

Read Full Post »

Lexoj në librin The Fatal Impact, The Invasion of the South Pacific 1767-1840, të gazetarit australian Alan Moorehead, se në prill të vitit 1770, kapiteni britanik James Cook, me anijen e vet Endeavour, morën kontaktin e parë me banorët vendës të Australisë së Jugut, në Botany Bay.

Kapiteni Cook dhe të vetët dilnin në këto brigje pasi kishin kaluar kohë në ishuj të tjerë të Paqësorit, veçanërisht në Tahiti, ku kishin ndeshur në kultura të ndryshme nga çfarë njihej deri atëherë në Europë; dhe të shënueshme për larminë, pasurinë dhe sharmin e tyre të pashoq.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë debateve që pasuan konkursin për monumentin e ri kushtuar shpalljes së Pavarësisë, që do të ngrihet në Tiranë, dy autorët fitues (Visar Obrija dhe Kai Kiklas) shpjeguan, ndër të tjera, se “simboli i bocetit të tyre rrjedh nga kulla shqiptare.”

(more…)

Read Full Post »

nga Evdotea

Më befasoi, në domethënien më pozitive të mundur të fjalës, libër-albumi kushtuar fototekës së Marubëve, i përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby. Rizbulova pasionin tim të vjetër për fotografitë bardhë e zi, dashurinë kurrë të rrëfyer për profesionin e reporterit, atë të etnografit dhe atë të kostumografit, mallin për Festivalin e Gjirokastrës (si nuk e kam parë kurrë, xhanëm!).

Marubët do të fotografonin në të vërtetë, siç shprehet etnologu Agim Bido, edhe polifunksionimin shoqëror të kostumeve tradicionale në jetën shqiptare. Përkëdhela me dorë gajtanët e shiritat prej ari të xhybes, mbatha brenavekët dhe pashmangat, dhe luajta ca me fesin tanuz. U zhyta midis kindave të xhubletave, palëve të çitjaneve, u mbështolla me çarçaf me vija, pashë meshkujt nga poshtë ferexhesë dhe u qesha me shoqen time të mbuluar. Iu luta dajës që të më merrte me vete si rekrut shqiptar deri në Stamboll, u nisa për pelegrinazh në Bari, dhe ngrita edhe unë një shtangë si Mbreti.

(more…)

Read Full Post »

nga Zampanò

Tani që zgjedhja e Presidentit të ri përfundoi, tani që polemikat erdhën duke u shuar, tani që veshët na ranë rehat, tani që çështja nuk i intereson kujt, tani që u kuptua se jeta vazhdon gjithsesi, mund të themi pa frikë se ndërsa Presidenti është një dhe i pandashëm, mënyrat e zgjedhjes së tij janë të shumta e të shumëfishta.

Kush kujton se metodologjia e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri është rastësore jo vetëm gabon, por dëshmon se nuk e njeh politikën shqiptare. Jemi në fushën e artit, ndoshta të shkencës, ose ndoshta diku afër, andej nga lumi i Lanës. Megjithatë, metodat e zgjedhjes së Presidentit nuk shterohen me zgjedhjet e dhjetëvjeçarëve të fundit. Ka metoda e rrugë të reja, të pashkelura më parë, plot fantazi, që mund të eksperimentohen pa frikë në të ardhmen. (more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Zhvillimet që kanë ndodhur në teatrin e politikës së vendeve fqinje nuk kanë rënë në heshtje në mediat e vendit tonë, sidomos situata në Greqi. Gjatë kohës kur luhej akti i zëvendësimit të kryeministrit Berlusconi, aq shumë të papëlqyeshëm për shumicën e intelektualëve italianë (por jo vetëm) me një financier si Mario Monti, në lozhat e teatrit të madh të jetës qarkullonin shumë thashetheme për prapaskenat që sollën këtë kurorëzim.

(more…)

Read Full Post »

Gjatë një shkëmbimi replikash në FB, për shkrimin tim të mëparshëm, një kolege më kërkoi të bëja diçka për t’i mobilizuar gjuhëtarët, në mbrojtje të shqipes publike.

Kam fatin të njoh shumë gjuhëtarë në Tiranë dhe gjetiu në Shqipëri dhe Kosovë; nuk vë dorën në zjarr për qëndrimet e tyre në lëmin e kulturës së gjuhës dhe të politikave gjuhësore, por për një gjë jam i sigurt: kompetencën e tyre profesionale.

Janë njerëz që i kuptojnë me lehtësi problemet që kam ngritur unë herë pas here; dhe nëse fjala e tyre nuk dëgjohet as shihet më masën e duhur, për këtë shkaqet duhen t’i kërkojmë së bashku.

(more…)

Read Full Post »

Deri më sot, mediat e Tiranës e kanë shkruar shqipen standarde sipas dy modeleve: duke ndjekur pak a shumë rregullat e pranuara të drejtshkrimit, ose duke iu dorëzuar fatalitetit teknologjik dhe duke larguar nga alfabeti dy shkronjat problematike: ë-në dhe ç-në.

(Këtu nuk po flas për eksperimentimet, herë të suksesshme e herë të dështuara, për të shkruar në gegnishte).

Zakonisht këto media të shkruara përpiqen t’ia ruajnë alfabetin shqipes, dhe kjo është para së gjithash meritë e atyre që shkruajnë aty; dhe ndoshta edhe e redaktorëve përkatës.

(more…)

Read Full Post »

Gazeta shqiptare po boton një cikël shkrimesh të Fatos Veliut, të cilat rrëfejnë historinë e trishtuar të një të riu shqiptar, Ernest Tushes, që guxoi të lidhej me të bijën e ambasadorit italian në Tiranë, në fund të viteve 1970. Dy pjesët e para gjenden këtu dhe këtu, përkatësisht.

Historia lexohet si një Rromeo & Zhuljetë totalitare – të paktën në aspektin narrativ; ose si një përpjekje private, sentimentale, për të mbajtur kontaktin njerëzor mes dy botëve të ndara nga paranoja politike, Lufta e Ftohtë dhe ideologjia.

(more…)

Read Full Post »

Vranë një 17-vjeçare në Dukagjin: Marie Cuku quhej. U tha se e vranë “për gjak” ose “me Kanun”, së bashku me gjyshin e saj.

Natyrisht, Kanuni sot është katandisur në një motivim publik të çdo vrasjeje për motive të dobëta: në Mesjetë thonin se më bëri Djalli që të vras ose të vjedh; këta tani e kanë zëvendësuar Djallin me Kanunin, aq më tepër që ky i fundit tingëllon si më fisnik ose më kombëtar.

(more…)

Read Full Post »

Duke shfletuar një libër-album për dinastinë e Marubëve të Shkodrës, të përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby, më mbetën sytë te një foto e dy grave, prej Kel Marubit, nxjerrë dikur në fillim të viteve 1900.

Gratë në foto janë krejt të mbuluara, nga koka në këmbë; me përjashtim të majës së hundës që i duket pak figurës majtas, dhe ndoshta një vetulle e një mollëze figurës majtas.

(more…)

Read Full Post »

Marrëdhëniet e Shqipërisë, që prej 1912-ës e këtej, me botën përreth mund të modelohen, madje duhet të modelohen, edhe si një seri përpjekjesh kryesisht njëkahëshe, ose të drejtuara nga jashtë brenda, për t’ia rivizatuar hartën Shqipërisë.

Çfarë është harta politike e një shteti, tek e fundit, në mos imazhi sakral i asaj membrane pothuajse qelizore, që e ndan rruzullin politik në një “brenda” dhe një “jashtë”, duke i dhënë pamje grafike ekzistencës së shtetit si entitet organik?

(more…)

Read Full Post »

Për më shumë se dy dekada, dhe pikërisht gjatë viteve 1960-1980, Shqipëria ia mbylli dyert botës dhe përqafoi një politikë të jashtme paranojake dhe ksenofobike, të cilën pastaj e kompensoi, në imagjinatën kolektive, me kryemetaforën e rrethimit.

Rrethim donte të thoshte se nuk ishte regjimi në Tiranë, që e kish izoluar veten dhe shtetin dhe krejt shoqërinë shqiptare nga bota përreth, por përkundrazi, ishte bota mbarë që e kish halë në sy Shqipërinë dhe pushtetin popullor, dhe konspironte, djathtas e majtas, imperialistë dhe revizionistë, amerikanë dhe sovjetikë, për ta rrëzuar këtë regjim. Paranoja shndërrohej kështu në megalomani, nëpërmjet një formule të huazuar tale quale nga tekstet e psikiatrisë.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: