• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« KUR TË EMANCIPON TJETRI (IX)
STANI ME LEPUJ »

VEZËT E SË KEQES

June 20, 2012 by Xha Xhai

Deri më sot, mediat e Tiranës e kanë shkruar shqipen standarde sipas dy modeleve: duke ndjekur pak a shumë rregullat e pranuara të drejtshkrimit, ose duke iu dorëzuar fatalitetit teknologjik dhe duke larguar nga alfabeti dy shkronjat problematike: ë-në dhe ç-në.

(Këtu nuk po flas për eksperimentimet, herë të suksesshme e herë të dështuara, për të shkruar në gegnishte).

Zakonisht këto media të shkruara përpiqen t’ia ruajnë alfabetin shqipes, dhe kjo është para së gjithash meritë e atyre që shkruajnë aty; dhe ndoshta edhe e redaktorëve përkatës.

Ka edhe ndonjë gazetë si Koha jonë, ku haptazi është hequr dorë nga alfabeti i rregullt i shqipes; sikurse edhe e kemi lajmëruar qëkur. Për fat të mirë, këtë gazetë nuk duket ta lexojë kush.

Alfabeti i shqipes është pasuri e përbashkët, ose pronë publike; deri më sot qeveria e Berishës nuk ka guxuar, ose nuk ka arritur dot ta nxjerrë në shitje, qoftë edhe me çmimin simbolik të 1 euroje. Si çdo pronë tjetër publike në Shqipëri (parqet, pyjet, liqenet), edhe ai tashmë i fton përdoruesit që të abuzojnë me të.

Çfarë pashë sot te “Panorama” më konfirmon se kemi hyrë tashmë në një epokë të re ortografike, edhe më të trishtuar se ajo e mëparshmja; ku përdoruesit përpiqen që ta shkruajnë shqipen me alfabetin e vet (sa e vështirë është kjo, xhanëm?), por nuk arrijnë dot.

Citoj nga artikulli përkatës:

Akuzën për bashkëpunimin tim me sigurimin e shtetit e kam dëgjuar te qarkulloje disa here ne këto 22 vite te demokracisë, qe ne muajt e pare kur u angazhova ne themelimin dhe organizimin e degës se Partisë Demokratike ne Durrës e me pas, ne momente kulmore te politikes e ne varësi te pozicionit tim politik e publik. Gjithnjë e kam dëgjuar si një pëshpërime, thashethem, te thëna nga persona qe me tregonin se dikush kishte thënë kështu a ashtu për mua. Jo rastësisht, burimi i peshperimes akuzuese vinte gjithnjë nga ana tjetër e krahut politik me te cilin isha ne opozicion apo kritik ne momentin e dhënë. Gjithnjë i kam neglizhuar duke i trajtuar me qetësi, shaka, qesëndi a përbuzje por pa mllef pasi isha i vetëdijshëm për te vërtetën time te thjeshte te cilën do t’jua rrëfej me poshtë duke ju thënë qe nuk jeni ju te paret pasi atë e dine plot te afërm, miq e shoke te cilëve iua kam treguar kur ka qene rasti, siç tregohen rëndom mes miqsh e te njohurish ndodhi te rëndësishme te jetës.

Kam nënvizuar, në paragrafin më lart, të gjitha ato instanca kur në vend të ë-së është përdorur një e; çfarë e dallon këtë shëmti nga tekstet e panumërta të shqipes sot, të shkruara nga autorë që, për arsye të ndryshme, nuk e çajnë kryet për alfabetin e shqipes, është prania, në të njëjtin tekst, e shumë fjalëve të shkruara sipas rregullave.

Me fjalë të tjera, autori i shkrimit ose redaktori teknik (pas gjase ky i fundit, kur është përpjekur, in extremis, t’ia shtojë ë-të një teksti të dorëzuar në redaksi me alfabet të gjymtuar, ose të transmetuar me SMS), janë përpjekur që ta zbatojnë alfabetin e rregullt, por nuk kanë arritur dot – meqë, pas gjase, i kanë zëvendësuar shkronjat në një tekst tashmë të gatshëm.

Nga njëra anë, dukuria konfirmon se redaktorët teknikë të gazetave (ose edhe autorët) janë kaq të dëmtuar në kompetencën e tyre drejtshkrimore, sa nuk arrijnë ta shkruajnë dot shqipen mirë edhe kur përpiqen; ose që shkrimi i shqipes me alfabet të cunguar nuk është më pasojë e shpërfilljes së rregullave, as e imponimit prej free riders ndaj lexuesit viktimë. Nga ana tjetër, e njëjta dukuri dëshmon se pikërisht ata kujdestarë të shqipes së shkruar që duhej të ofronin të parët shembullin e një përdorimi të rregullt të saj, janë duke e trajtuar këtë pasuri publike me gjithë delikatesën e një mushke artilerie.

Rezultati është një tekst i përzier, një mish-mash i fëlliqtë, një këllirë që do ta bënte me turp edhe Gjon Buzukun, i cili e shkroi vërtet i pari shqipen, por e bëri këtë me një kujdes, dashuri dhe konsistencë të tillë që ca nga këta shkruesit e sotëm, me gjithë vitet e studimit në shkollë, gramatikën dhe letërsinë, traditën tashmë të konsoliduar të vetë shqipes së shkruar, po parapëlqejnë të trashëgojnë jo vëmendjen dhe shqetësimin për pasurinë publike, që është karakteristikë e qytetarit, por shkujdesjen kriminale ndaj saj, që është karakteristikë e halldupit të vrazhdë.

Deri më sot, thyerjen e rregullave e kisha parë si një formë rebelimi, shpesh naive dhe të padëmshme, ndonjëherë të frymëzuar e të ushqyer nga shpirti provincial dhe katundar, ndonjëherë tjetër nga dëshira për të lënë gjurmë duke shkatërruar; por tashmë shoh se rregullat po shkelen e po thyhen edhe kur përdoruesit duan që t’i respektojnë; dhe se mosdashja dalëngadalë po shndërrohet në pamundësi.

Zgjidhja e vetme: të privatizohet alfabeti 36-shkronjësh!

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi | Tagged alfabeti, alfabeti i shqipes, alfabeti shqip, drejtshkrimi, gjymtimi i alfabetit, hapësira publike, pasuria publike | 5 Comments

5 Responses

  1. on June 20, 2012 at 1:30 pm theollogos

    Nese privatizohet alfabeti, ne profanet e demokracise, qe ende vazhdojme te komunikojme me letra dashurie, si do t’ia bejme? Apo neper keto letra thuaj vlen edhe shqipja piktografike?


  2. on June 20, 2012 at 2:52 pm peshperitesi

    Mua me duket si “Albanian Dictionary” per firefox : https://addons.mozilla.org/en-US/firefox/addon/albanian-dictionary/

    Provova fjalet ne dy rreshtat e pare te tekstit qe permend xhaxhai dhe gjithcka perkon.


    • on June 20, 2012 at 4:00 pm pifto

      Unë kam vite që përdor:
      http://extensions.openoffice.org/en/project/dict-sq
      Ndoshta përdorimi i programeve kompjuterikë që ofrojnë lehtësim të shkrimit të shqipes do të duhej të gëzonte përkrahje politike në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Nuk e kuptoj se pse në 2012 diçka e tillë do të duhej të ishte akoma në diskutim. Aq më tepër se gjithçka ofrohet gratis.


  3. on June 21, 2012 at 11:42 pm paginavorus

    Më pëlqeu ky artikull. Unë si një lexues i huaj kam vënë re shumë raste kur një artikull ose libër shqip i ka ndjekur përgjithësisht rregullat drejtshkrimore, por jo plotësisht. Zakonisht ka të paktën disa zëvendësime të ë-së me e-në dhe të ç-së me c-në. Kjo përzierje e drejtshkrimit të “thjeshtuar” me atë standard më duket se duhet shmangur më shumë se sa njëra anë ose tjetra!


  4. on June 26, 2012 at 9:33 am Alfred

    Si në shumë aspekte të tjera të “emanciçpimit” që na ka kapluar si shoqëri, mbruajtur me papërgjegjshmërinë (a)tipike që na karakterizon jo vetëm në ç’ka na prek dora apo ç’na belbëzit gjuha, por edhe në gjendje heshtjeje dhe mpirjeje totale (lexo: gjumi), drejtshkrimi i gjuhës amtare e karakterizon in-extremis se nuk kemi seriozisht as kur shkruajmë e as kur shprehemi. Dhe këtë e ndesh (fatkeqësisht) nga maja deri poshtë, dhe nga majtas-djathtas… Si zgjidhet?! E lehtë të thuash, por edhe kjo duhet marrë pak më shumë seriozisht, të paktën nga akademikët dhe ata që nënshkruajnë me pavetëdijen karakterizuese shkresurina ku konceptimi i një letre të thjeshtë lë shumë për të dëshiruar…kur fara e keqe mbillet që në shkolla, dhe kur këta analfabetë dalin në jetë, është shumë vonë, tepër vonë… E keqja është se fara e keqe mbin kollaj dhe është vështirë ta çrrënjosësh pastaj.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Feja si majdanozi
    Nejona on Feja si majdanozi
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    LG on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,745,520 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (16)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,037 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: