• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« LOJA E PRESIDENTIT
KËSHTJELLA, KULLA, BUNKERË »

TRAZIMI I SHPËRFILLUR I SULÇEBEGUT

June 25, 2012 by Autor i ftuar

nga Evdotea

Më befasoi, në domethënien më pozitive të mundur të fjalës, libër-albumi kushtuar fototekës së Marubëve, i përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby. Rizbulova pasionin tim të vjetër për fotografitë bardhë e zi, dashurinë kurrë të rrëfyer për profesionin e reporterit, atë të etnografit dhe atë të kostumografit, mallin për Festivalin e Gjirokastrës (si nuk e kam parë kurrë, xhanëm!).

Marubët do të fotografonin në të vërtetë, siç shprehet etnologu Agim Bido, edhe polifunksionimin shoqëror të kostumeve tradicionale në jetën shqiptare. Përkëdhela me dorë gajtanët e shiritat prej ari të xhybes, mbatha brenavekët dhe pashmangat, dhe luajta ca me fesin tanuz. U zhyta midis kindave të xhubletave, palëve të çitjaneve, u mbështolla me çarçaf me vija, pashë meshkujt nga poshtë ferexhesë dhe u qesha me shoqen time të mbuluar. Iu luta dajës që të më merrte me vete si rekrut shqiptar deri në Stamboll, u nisa për pelegrinazh në Bari, dhe ngrita edhe unë një shtangë si Mbreti.

Me zili të parrëfyer ia zura vendin unë Kelit pesëmbëdhjetëvjeçar, u bëra djalë dyqani dhe ndihmova mjeshtrin e madh për të realizuar fotografitë në atelie. E ndoqa në pazar teksa blinte beze të cilat më vonë unë vetë do t’i pikturoja dhe ne do t’i përdornim si sfond për karriget ku do të uleshin burrat e ardhshëm të kombit apo ushtarët francezë, mblodha bar të thatë e trungje pemësh sepse mjeshtri do të fotografojë ca rekrutë shqiptarë të Ushtrisë Osmane dhe ca më vonë dy kryengritës të Shalsit, e pyeta mjeshtrin mbi ndryshimin midis procesit me kolodium dhe atij me pllaka prej bromuri argjendi.

Zbulova gjithashtu një pasion po aq të parrëfyer për jataganët, pisqollat dhe karabinat e një kohe tjetër. Mjeshtri parapëlqen ndriçimin natyror dhe drita depërton nga një baxhë në çati.

Parathënien albumit tonë fantastik ia ka shkruar Kadareja. Brand name i paarritshëm i etnocentrizmit në letrat  shqipe, Kadareja e shkruan “Marubët, aedë të fotografisë” në vitin 1995, me rastin e botimit të librit “Albanie, visages des Balkans” kushtuar patriarkëve të artit fotografik shqiptar nga botimet Arthaud. Me lejen e autorit, Loïc Chauvin dhe Christian Raby e ribotojnë  shkrimin e Kadaresë si parathënie të albumit të tyre. Kadareja, në mënyrë mjeshtërore përgjithësisht, e përshkruan fototekën e Marubëve për atë që është në të vërtetë, një monument elegant i kushtuar jetës së shqiptarëve në kapërcyell të dy shekujve. Muze historik i mirëfilltë, dokumentim i jetës të përditshme të shqiptarit të kohës, i çdo skute të saj, heroikes dhe të zakonshmes.

Shkrimi i Kadaresë ndërkohë, ai i vitit 1995, mund të konsiderohet edhe një nga sprovat e para rreth asaj që më tutje do të shtjellohet në vitin 2003 me botimin e variantit të rektifikuar te Kështjellës së vitit 1969, për të kulmuar me sprovën mbi identitetin evropian të shqiptarëve të vitit 2006 dhe me debatin me akademikun Rexhep Qose. Një fotogram i parë i tensionit mendor konstant të Kadaresë publicist të njëzet viteve të fundit, i brumit homerik të rapsodëve, fatalitetit të konvertimit të shqiptarëve dhe zhburrërimit si dukuri e përhapur në ambientet myslimane.

I censuruar disa herë gjatë regjimit, shkrimtari disa herë kandidat për Nobel, mbas përmbysjes së diktaturës në Shqipëri ka vazhduar të shkruajë dhe të jetë i pranishëm në debatin publik shqiptar, në një mënyrë ose në një tjetër. Kryesisht si publicist por edhe me debatet që ka patur me personalitete të tjera të kulturës shqiptare, Ismaili post-komunist u është prezantuar shqiptarëve në  dy role, që të dyja publike: shkrimtar dhe njëkohësisht intelektual i angazhuar. Kadareja intelektual i angazhuar dhe komunist do të ishte skenaristi i filmit fantapolitik “Ballë për ballë”. Dhe pozicionimi i Kadaresë në atë kohë ishte i qartë, ballë për ballë me veten dhe me njëri tjetrin, ballë për ballë me ish-studentin e Institutit Gorki dhe me të gjithë shqiptarët që patën vështirësi ta kuptonin motivimin e shkëputjes së pakuptimtë  të Shqipërisë nga blloku lindor dhe triumfin përfundimtar të gëlqeres.

Ndërkohë Kadareja shkrimtar rrekej të mbushte hapësirat e varfërisë së jetës intelektuale të shqiptarëve të kohës, por edhe mungesën banale të turizmit të brendshëm drejt truallit magjik të Gjorgut dhe Doruntinës, duke i çuar ai shqiptarët tek periferitë romantike të atdheut. Për këta turistë do të fillonte të shkruante Kadareja postkomunist, zë fill periudha e publicistikës së intelektualit postkomunist. Sprova për Marubët përbën, in nuce, atë që Qosja më vonë do ta quajë, lakonikisht, shpërfillje të realitetit në gjasën më të mirë, dhe, polemikisht “katekizëm politik” të intelektualit Kadare.

Retrospektiva e Kadaresë tek “Marubët, aedë të fotografisë” fillon me veprimin e mençur dhe krenar të mbretëreshës Teutë ndaj ambasadorëve të dërguar nga Roma, një vrasje e kryer me sa duket midis mureve të Rozafatit të dikurshëm. Vazhdon me britmën “Roma, Roma” të Mehmetit të II-të përpara mureve të Rozafatit, dhe mbaron, siç pritej, me notat e dëshpërimit total dhe aspak origjinal (i paarritshëm gjithsesi fatalizmi i boshnjakut nobelist Ivo Andriq) për konvertimin në masë të shqiptarëve të kohës, katolikë dhe ortodoksë në myslimanë. Dëshpërimi alternohet me një farë optimizmi të vagët dhe disi naiv që e kap Kadarenë gjatë krahasimit foshnjor të  përmasave të minareve dhe të kishave të Shkodrës:

[….] Minaretë që nisën të ngrinin turqit ngjanin ende të pakta e jo fort madhështore përballë kishave të saj, por vit pas viti ato po shtoheshin.

Më pas Kadareja vazhdon me historinë e Kara Mahmut Pashait dhe bëmave të këtij të fundit. Ndërkohë

[…] dy fetë kryesore, katolicizmi mijëvjeçar dhe islamizmi i ri sfidonin njëra-tjetrën me tempujt, ceremonitë dhe procesionet e tyre. Kambanat e kishave, lutjet e myezinëve, daullet e sekteve të ndryshme, qirinjtë, kandilet dhe topi i festës së Ramazanit krijonin atë klimë të veçantë ku gëzimi i jetës dhe përndezja mistike ishin përzier aq fort saqë lehtësisht mund të këmbeheshin me njëra-tjetrën.

Dy fe që sfidonin njëra-tjetrën, pra. Nëse rrëmbushjet jozefinore të Kadaresë mbi Teutën dhe këngët e legjendat e brumit homerik (bartësit e brumit këtu identifikohen me malësorët e Bjeshkëve, për arsye të panjohura, dhe u këndojnë sfidave të shkuara dhe të ardhshme me oqeanin sllav) mund të kategorizohen lehtësisht tashmë, në fillimin e mijëvjeçarit të ri, si letërsi për fëmijë ose fantazi e tepruar e një dashamirësi të madh të kombit të vet, një arsye më shumë për të adhuruar Marubët është pikërisht përgënjeshtrimi lapidar që i bën realiteti i fotografuar nga Marubët idesë kadarejane të një Shkodre mesjetare – Sarajevë e sotme, e ndarë fatalisht midis dy komuniteteve fetare në konflikt të përhershëm, katolikëve dhe myslimanëve.

Duhet thënë se vetë Kadareja duket i vetëdijshëm për vlerën e parrëfyer të fotografisë si provë dokumentare e pazëvendësueshme në rindërtimin e një ngjarjeje të shkuar, dhe në rastin tonë, të sfidës midis dy feve kryesore të shkodranëve. Shkrimdrita, sipas Kadaresë, do t’i ndihmonte shqiptarët që të ndaheshin me “mitet dhe mburrjet e kota”. Shqiptarët por jo vetë Kadarenë. Natyrisht, nuk mund të pretendohet që Kadareja të njohë në tërësinë e vet fototekën Marubi, as nuk pritet që Kadareja të entuziazmohet aq shumë sa të rrëmojë fotografi të veçanta, por sigurisht, vëmendja ndaj veçantisë të disa prej fateve njerëzorë të fotografuara, në vitin e largët 1995, do t’i kishte kursyer Kadaresë së vitit 2006 e më tutje beteja fare të palavdishme me intelektualë të tjerë shqiptarë, Qosen së pari.

Të një fati njerëzor në veçanti. Ambientimi është ai i Shkodrës së Bushatllinjve dhe natën, thotë Kadareja, nëpër Shkodër dëgjohet kënga e një të dehuri:

“Sulçebeg mor djalë
Ku ke fjetun mbramë.
Te veziri, nanë
Lumja unë, o djalë.
Te veziri mbramë
Dy kandile ndezë.
Sulçebegun nanë
Me thikë e kanë therrë…

Këngë e zymtë, e dykuptimshme dhe e turbullt si shumë gjëra, për dashurinë midis homoseksualëve. Dhe natyrisht për xhelozinë, krimin dhe pallatin e vezirit me dy kandilat që ndriçojnë gjer në ag”.

Burrë i veshur si grua katolike (Kel Marubi)

Qartësisht, në fotografinë e zgjedhur nga unë bëhet fjalë për një të ri homoseksual, ose një dylber simpatik, le ta themi me gjuhën e popullit tonë delikat në kësi temash delikate. Fotografia lë pak vend për interpretime, një art i natyrshëm për të pozuar përpara një mashkulli tjetër, dora lozonjare mbi bel, sytë ëndërrimtarë, këmba e shtrënguar në mesten prej saftjani, brenavekët prej mëndafshi të zbukuruar me lule shumëngjyrëshe. Nga ana tjetër, është e kotë që të presim nga regjistri i Marubëve një term më të drejtpërdrejtë se “burrë i veshur si grua katolike”, do të jenë gjithmonë të ndjeshëm shkodranët e famshëm ndaj fateve njerëzore që do të fotografojnë pareshtur. Do të tregojnë deri në fund një finesë të rrallë. Një grua e paveshur do të jetë një grua e varfër, për shembull.

Çfarë feje mund të kishte djaloshi në fjalë, mund të lindë pyetja. Pyetje e kotë, gjithsesi. Diferencat fetare në Sarajevën e Kadaresë ishin të papërfillshme, sidomos mes grarisë. Katoliket mijëvjeçare, sikurse simotrat e tyre më të reja myslimane, mbuloheshin me ferexhe dhe vishnin çitjane, ose brenavekë, në shkodranishte. Dhe Kadareja qartësisht nuk i ka parë gratë e këtij albumi, përndryshe do të ishte menduar ca përpara se të risillte mes nesh pasionin e turbullt dhe kaq fatal mes vezirëve dhe shqiptarëve detyrimisht myslimanë.

Në të kundërt, zhburrërimi ose zvetënimi moral i pashembullt, siç shprehet Qosja, i ashikëve dhe dylberëve, për fatin tonë të keq, do të ishte një tjetër argument i përdorur nga Kadareja në grindjen e tij të pakuptimtë me këtë të fundit. Për fatin tonë të keq.

[….] Mëngjeseve, nën kambanat dhe lutjet e myezinëve, qyteti riniste jetën e vet të përditshme. Viti katërqind e pesëdhjetë nën Perandorinë Osmane. Viti katërqind e pesëdhjetë e një. Viti  katërqind e pesëdhjetë e dy. Brezi i pesëmbëdhjetë nën pushtim. Brezi i gjashtëmbëdhjetë. I njëzetë.

Në një farë mënyre, në këto vise të pafat janë të shumtë ata që e vazhdojnë ende numërimin. Por unë sot dua vetëm të imagjinoj gëzimin prej fëmije të garibaldianit shkodran, dhe me vete pëshpërit një mijë pasthirrmat që përnjëmend i kanë dalë nga shpirti kureshtar.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Antropologji, Art, fotografi, Histori | Tagged Bushatllinjtë, fotografia, fototeka Marubi, homoseksualiteti, homoseksualizimi i Tjetrit, islamizimi i shqiptarëve, Ivo Andriq, Kadareja, Marubi, Sarajeva, zhburrërimi i Tjetrit | 2 Comments

2 Responses

  1. on June 27, 2012 at 2:22 pm presja

    Kam nje problem me interpretimin e fotove: si me ate te burrit veshur si grua katolike me siper, ashtu edhe ate te dy grave te mbuluara qe diskutonte xhaxhai para pak javesh. Eshte i njejti problem qe kam me analizat psikanalitike te filmit, fotove, letersise apo simboleve ne pergjithesi. Sado qe me argeton shume ky lloj interpretimi (i cili zakonisht eshte i shkruar vertet bukur dhe nga njerez lodertare te afte te mendjes dhe imagjinates), nuk me bind si shpjegimI i dukurise , por thjesht si nje interpretim artistik i saj; pse jo, nje nder shpjegimet e mundshme.(E theksoj kete qasjen psikanalitike, sepse eshte perhapur shume tashme ne akademi, sidomos ne studimet per film, si analize shkencore e ketyre duklurive) Ne nje kuptim postmodern, te gjitha interpretimet e mundshme do ishin po aq legjitime e shpjeguese te “se vertetes”. Por une nuk dua te futem ne kete aspekt. Thjesht dua te them qe Marubi na le aq pak info shpjeguese per fotot, dhe aq shume hapesire qe t’i interpretojme pozicionet, veshjet, idete dhe veprimet e objektit te fotografuar me nje liri te pamate. Kjo eshte nje vegel e mrekullueshme qe nje shkrimtar ka ne dore, me te cilen mund t’i jape krahe krijimit te realiteteve shumeplaneshe e paralele. Por une para cdo lloj interpretimi te tille, do doja te fusja nje “ndoshta”. Grate e mbuluara mund te mos e kishin agjencine qe parakupton interpretimi delikat dhe i holle i xhaxhait; mund t’i kete pozicionuar ashtu fotografi vete. Ai mundet t’u kete ndrequr veshjet, nxjerre pak hunden apo mollezen, vene karshi njera-tjetres etj. Po ashtu, burri i veshur si grua mund te mos ishte hic homoseksual, mund te ishte nje njeri i nje orientimi seksual te ndryshem, mund te ish vene te pozonte nga autori, mund te kish provuar disa lloje te ndryshme veshjesh burrash e grash, para kostumit me te cilin e shohim, mund te ishte malesor, intelektual, perdhunues grash apo burrash, dashnor i mrekullueshem grash a burrash, madje edhe grash dhe burrash njekohesisht, mund te mos donte te pozonte hic, po pastaj fotografi e bindi jo vec te vishej me ate kostum, por edhe te pozicionohej femeroresisht… dhe pa dyshim, mund te ishte edhe ashtu si thua ti, Evdote.


  2. on June 27, 2012 at 7:14 pm Evdotea

    Presja, unë për vete shkoj me intuitë në kësi punësh por bën vaki ishte edhe ndonjë gallataxhi shkodran që argëtohej të vishej si gratë e botës, ose model i paguar nga Keli. Keli vetë ishte i krishterë, besoj. Pse duhet Keli të tallej me fenë e të parëve, kur shumë mirë mund edhe ta vishte si grua myslimane modelin, meqë ishin në atelje e nuk i shihte kush?

    Siguri unë nuk të jap dot, sigurisht. Sulçja në fjalë na ka lënë shëndenë më kohë. Me intuitë femërore unë dalloj në sytë e tij të njëjëtin turbullim fatal të syve të Efestionit që përkedhelnin nga larg çdo cep e çdo qelizë të trupit të Aleksandrit të tij dhe tonit, në filmin e Oliver Stone. Një gjë është e sigurtë: Kurani e ndalon dhe dënon rëndë shprehimisht dhe rreptësisht këtë lloj argëtimi, veshjen, qoftë edhe vetëm për të vrarë kohën i veshjes së gjinisë tjetër. Bibla nuk ka parashikuar gjë shprehimisht për këto raste, në mos gaboj. Me interpretim sigurisht që dënon rëndë homoseksualizmin.

    Shiko ndërkohë se kush nuk ka dyshime se për çfarë bëhej fjalë. Citoj Kadarenë, më vinte zor ta citoja tek shkrimi në këto terma. Në vitin 1995 i shkrep për herë të parë shkëndija e turbullimit fatal të gjakrave mes turqve dhe shqiptarëve dhe kënga e Sulcebegut. Në 2006 ka evoluar dhe do ta nyjëtojë në këto terma lajtmotivin (i referohet poezisë së bejtexhinjve):

    “Por kjo punë ishte më e ndërlikuar. E ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe të saj s’ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për pedofilinë. Ne i dëgjojmë këto këngë ende sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh ç’thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës, madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk i kuptojmë.

    Mjafton njëfarë përqendrimi në këto tekste e këto melodi, mjaftojnë dëshmitë e shkruara të kohës, për të kuptuar se cili është thelbi i kësaj nënkulture, të futur kontrabandë, nën pasaportën e artit popullor. “Çunat e vegjël”, adoleshentët, dylberë me shallvare mëndafshi e vetulla të hequra, nga njëra anë dhe ashikët e moshuar, “lalët” me mustaqe, që psherëtinin të dergjur për ta, nga ana tjetër, ishin personazhet kryesore të këtyre idileve të neveritshme.

    Ende nuk dihet nga kishte buisur kjo kundërkulturë, që jo vetëm me shqiptarët, por me asnjë popull ballkanas s’kishte lidhje. Në thelb ajo bartte brenda saj një program të fshehur zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt. Nuk duheshin veç disa breza “çunash” e “lalësh” të tillë që jo liria, por vetë ideja e lirisë të perëndonte përgjithmonë.”

    Dhe sikur të mos mjaftonte ky shpërthim prej plake tarallake (arrin deri edhe të përdorë këtë term në debatin me Qosen), shkon dhe jep mendimin e tij të vyer se për çfarë kishin luftuar Rilindasit.

    “Kundër kësaj lyre që s’dije ç’emër t’i vije, u ngrit Rilindja Kombëtare Shqiptare. Me programin e saj të qartë evropianist, me kthjelltësinë e mendimit, strategjinë burrërore dhe idetë iluministe, ajo e mënjanoi si një rreckë atë kinse kulturë që po rrihte t’i zinte frymën Shqipërisë”.

    http://www.kosova.de/forum/showthread.php?t=13688



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on Feja si majdanozi
    Nejona on Feja si majdanozi
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    LG on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    ipare on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,745,082 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (16)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,036 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: