Feeds:
Posts
Comments

Archive for July, 2012

“A po na çmend interneti?” Pyetjen ia kam bërë vetes para se ta megafononte revista Newsweek. Lojën nuk e hapi revista amerikane, vetëm sa i bëri jehonë në botë. Natyrisht, tema na përket të gjithëve, meqë të gjithë, për një arsye ose një tjetër, e shkrepim kompjuterin, hartojmë ndonjë e-mail, zëmë shokë në facebook, cicërojmë aforizma mbresëlënëse, shëmbëllehemi në kamerën e uebit. Për këtë arsye, pyetja nuk mbeti vetëm në Amerikë por fluturoi sa andej këndej, derisa u shfaq përballë ekranit tim.

(more…)

Read Full Post »

Sa pjesë ka përkatësia fetare në shkallën e emancipimit të individit?

Sofie Peeters është një vajzë mjaft e re me origjinë flamande. E do shumë qytetin e saj të lindjes Lovain (i njohur për universitetin e tij të famshëm), por për të thelluar studimet e saj për regji kinemaje ka shkuar në Bruksel.

Shumë shpejt e skandalizuar vëren se Brukseli është qytet i vështirë për të jetuar për shkak të ngacmimeve të shëmtuara që pësonte çdo ditë. Duket se në mjedisin ku ishte rritur nuk e kishte njohur një gjë të tillë. Ndihet mjaft e fyer nga seksizmi vulgar e falas. Por si flamande e mirë që është, nuk i lë pulat t’ia rrëmbejnë bukën nga dora. Merr një kamera dhe vendos të regjistrojë të gjitha sharjet dhe propozimet e ndyra që ndeshte në itinerarin e saj të përditshëm.

(more…)

Read Full Post »

Në romanin Contact, të Carl Sagan-it, astronomët në Tokë arrijnë të deshifrojnë një mesazh nga jashtëtokësorët, i cili përmban, në thelb, një varg udhëzimesh për të ndërtuar një makinë. Para Sagan-it, të njëjtën ide e ka shfrytëzuar më parë Fred Hoyle (A for Andromeda), dhe më pas Stanislav Lem (His Master’s Voice), ky i fundit në mënyrën e vet post-moderne.

Kur dy qytetërime ose kultura, përndryshe të ndara mes tyre nga vite dritë hapësire ose hendeku ideologjik, komunikojnë mes tyre nëpërmjet mesazhesh ose valësh, teknologjia vjen e bëhet protagoniste, në të dy krahët. Përveçse në fantashkencë, hipotezën e gjejmë të konfirmuar në marrëdhëniet mes qytetarëve të Shqipërisë dhe botës përtej, në vitet e errëta të autarkisë komuniste, 1945-1990.

(more…)

Read Full Post »

Një herë e një kohë, kur Enver Hoxha ende nuk i kish hequr avokatët mbrojtës nga sistemi gjyqësor i Shqipërisë totalitare, qëllonte që, gjatë ndonjë gjyqi politik, të ngrihej avokati mbrojtës dhe të kërkonte dënimin maksimal për të pandehurin.

Se pse bënte kështu, veç mund ta marrim me mend. Disa kishin frikë se mos përfundonin vetë në bangon e të akuzuarve ; të tjerë kushedi ishin të bindur se të pandehurit, të cilit kishin për detyrë t’i mbronin, nuk meritonin gjë tjetër veç litarit.

(more…)

Read Full Post »

Debati për heqjen e imunitetit parlamentar, si në çdo rast, mund të shihet nga pikëpamje të ndryshme. Deri tani ka mbizotëruar këndvështrimi politik, që e zhvendos përplasjen për imunitetin në qerthullin politik.

(more…)

Read Full Post »

nga Xhabyni

Shtysa për këtë shkrim u bë takimi rastësor me një turiste të huaj, e cila kishte ndalur mu përballë Sahatit të Tiranës (kështu kam dëgjuar tim gjysh dhe tim atë ta quajnë atë ndërtesë) dhe po vështronte qetësisht ndërtesën dhe atë çka ishte shkruar në krah të saj. Pasi më pyeti fillimisht nëse mundet ta ndihmoja dhe t’i jepja ndonjë ide mbi Tiranën dhe se çfarë mund të vizitonte, ajo u tregua e gatshme që për rreth tridhjetë minuta të dëgjonte disa fjalë të pakta mbi qytetin tim të lindjes.

Për t’u njohur me qytetin nuk duhet shumë kohë, sepse gjithçka që ti duhet të shohësh apo më saktë gjithçka që ka mbetur ende gjallë dhe mund të shihet, gjendet brenda një perimetri të vogël. Fjala vjen, në bulevardin “Dëshmorët e kombit” sheh thuajse gjithë historinë e Tiranës: një xhami të vjetër e periudhës osmane, një kala e një shtëpi të një familjeje me peshë në Tiranë, godina të regjimit fashist, godina të regjimit komunist dhe po kështu viktima të regjimit post-komunist.
(more…)

Read Full Post »

Vallë ka ardhur koha për ta quajtur si të dështuar eksperimentin demokratik në Shqipëri?

Të paktë janë ata që do t’i përgjigjen në mënyrë pohuese kësaj pyetjeje. E megjithatë, po këta njerëz, nuk po i vënë dot fre ngazëllimit të tyre ndaj heqjes së imunitetit për parlamentarët dhe figurat e tjera institucionale në Shqipëri.

(more…)

Read Full Post »

(Si nuk bëhet një lajm)

Merrni dhe analizoni gazetat e Pasluftës, na thoshte dikur një profesor i mjeshtërisë së gazetarisë. Ato mund t’i shërbejnë gjithçkaje por jo informimit të saktë të lexuesit dhe aq më pak historisë. Rëndom, nëpër to flitet për ngjarje të të gjitha niveleve, por asgjë nuk merret vesh se kur kanë ndodhur, ku kanë ndodhur.

Lajmi nuk është thashethem. Si i tillë ai nuk mund të ketë vlerë dhe të egzistojë pa iu përgjigjur dy pyetjeve: Kur? Ku?

(more…)

Read Full Post »

Si edhe herë të tjera, me rastin e vdekjes së poetit të dashur Ali Podrimja, politikanët po rendin të kapin mikrofonat dhe kamerat, që të luajnë rolet e paracaktuara në teatrin e dhimbjes publike.

Princ i poezisë së letrave shqipe,” e quajti poetin kryeministri shqiptar Sali Berisha.

Disa fjali të ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj kanë gjithë ditën që priten e përcillen faqeve të gazetave shqip online.

(more…)

Read Full Post »

Pleonazmin fjalori e shpjegon si përdorim i më shumë fjalëve se ç’duhet, për të shprehur diçka.

Me këtë ç’duhet zakonisht përkufizuesit kanë parasysh qartësinë logjike të shprehjes, pa çka se ligjërimi nuk është vetëm logjikë.

Në fakt, çdo gjuhë, përfshi këtu edhe shqipen, përmban pleonazma me bollëk – aq sa të mendojmë se pleonazmi është i domosdoshëm për ekonominë e të shprehurit.

(more…)

Read Full Post »

Masakra në Aurora, Kolorado: Një farë James Holmes, i veshur si një prej heronjve të filmit, hyn i armatosur në një sallë ku po shfaqej premiera e “The Dark Knight Rises” dhe nis të shtjerë kuturu mbi spektatorët, duke vrarë 12 prej tyre dhe plagosur së paku 50.

Nuk po flas më tutje për absurditetin e kësaj masakre, as po cek temën e dhunës së skajshme në kinemanë komerciale amerikane dhe në videolojërat, që japin e marrin me këtë kinema, estetikën dhe etikën e saj.

(more…)

Read Full Post »

Qëkur ngritën foletë në Internet, mediat e Tiranës janë shquar për përdorimin jashtëzakonisht joprofesional të fotografisë – sidomos në funksionin e saj ilustrues për lajmet.

Te blogu simotër Gastare, kemi sinjalizuar disa herë shembuj flagrantë fotosh pa lidhje me tekstin, fotosh të ripërdorura nga lajmi në lajm (si p.sh. ambulanca që shfaqet sa herë ndodh ndonjë aksident rrugor), fotosh “të marra hua” poshtë e lart në Internet pa kurrfarë njoftimi për të drejtat e autorit, fotosh të denja për tabloidë vetëm, e kështu me radhë.

Nëpërmjet aktesh të tilla të papërgjegjshme, mediat jo vetëm dëmtojnë raportin që kanë me publikun e tyre, por shkaktojnë edhe interferenca në konfliktet politike.

(more…)

Read Full Post »

Bindja se Produkti i brendshëm bruto (GDP) nuk është matësi i vetëm i mirëqenies shoqërore po përhapet gjithnjë e më shumë. Ekonomistët që e shikojnë aktivitetin ekonomik të lidhur ngushtë me etikën e kanë më të lehtë ta kuptojnë se lumturia e njeriut, ose më mirë mirëqenia e tij, nuk varet nga rritja e përhershme e produktit të brendshëm bruto. E megjithatë, rritja ose rënia ekonomike matet kryesisht nëpërmjet PBB-së, duke filluar nga qeveria deri tek organizatat ndërkombëtare, nga mediat tek institutet studimore. (more…)

Read Full Post »

Një kolege më njoftoi, në faqen e Gastares në FB, se në një emision lajmesh të TV Klan-it kish dëgjuar shprehjen e mnershme:

Gjatë lançimit të çeljes së konkursit

Dukuria, sa absurde aq edhe tipike, hedh dritë mbi mekanizmin si depërtojnë dhe përdoren fjalët e huaja “të panevojshme” në shqipen publike.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: