• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« SHKRONJAT E SHTETIT
KOTIJONE LEKSIKORE »

DREJTSHKRIM APO STILISTIKË?

July 5, 2012 by Xha Xhai

Në parim, të gjitha gjuhët që shkruhen me alfabet, adoptojnë në krye parimin fonologjik, i cili mund të thjeshtohet në “një tingull, një shkronjë”; edhe pse me kalimin e kohës kjo situatë vjen e bëhet problematike.

Dihet se shkrimi, sidomos në kushtet e alfabetizimit masiv – ose kur shumica e folësve të një gjuhe dinë shkrim e këndim – luan rol konservativ në gjuhë, duke i frenuar prirjet e natyrshme të shqiptimit për të evoluar, sipas parimit të ekonomizimit të energjisë, ndikimit të dialekteve, modës dhe faktorëve të tjerë.

Ne e pranojmë me lehtësi që shqipja standard shkruhet ashtu siç shqiptohet, por tashmë duhet të pranojmë, me po aq lehtësi, që shqipja standard shqiptohet ashtu siç shkruhet; me fjalë të tjera, që norma drejtshqiptimore ndjek normën drejtshkrimore.

E kundërta do të krijonte probleme të mëdha; meqë autoritetet gjuhësore dhe administrative do të duhej të rishikonin drejtshkrimin periodikisht, për t’ia përshtatur shqiptimit.

Në intervistën e vet, akademiku Kolec Topalli duket se niset nga parimi që drejtshkrimi i shqipes duhet të reformohet, herë pas here, në bazë të ndryshimeve të konsoliduara në shqiptim; i cili parim, megjithatë, duhet të argumentohet mirë, para se të merret kështu pa vërtetim.

Thotë Topalli:

Sipas drejtshkrimit shkruhet hasm dhe ne propozojmë që të shkruhet hasëm, sepse kështu shqiptohet në gjuhën e folur. Anëtar shkruhet sipas drejtshkrimit të sotëm, por asnjë nuk e shqipton me ‘ë’ dhe, nëse shkruhet pa ‘ё’, ashtu siç shqiptohet nuk sjell asnjë ndryshim thelbësor e aq më shumë të shkatërrojë gjuhën shqipe.

Natyrisht, standardi nuk do të shkatërrohet nga ndryshime të tilla; por ato kanë koston e tyre, materiale dhe kulturore, prandaj duhen argumentuar në parim dhe individualisht. Kështu, shqiptimi në gjuhën e folur nuk mund të shërbejë vetvetiu si argument; meqë në gjuhën e folur anëtar pas gjase shqiptohet ãtar, me një a hundore; por a mund të vlejë kjo si argument për të kthyer hundorësinë në normë?

Çështja nuk është vetëm teknike. Unë e besoj Topallin kur ky thotë se fjalën anëtar “asnjë nuk e shqipton me ë”; por unë nuk di të jetë kryer, as Topalli përmend gjë, ndonjë studim i mirëfilltë, mbarëkombëtar, për mënyrën si shqiptohen këto fjalë, në nivelin e ligjërimit publik, nga shqipfolësit anembanë Shqipërisë; dhe sidomos në radio, në televizion, në konferenca dhe forume dhe në kontekste sociale të ngjashme.

Përndryshe, çfarë ndodh me ligjërimin e folur, nuk mund të vijë në vështrim; sepse ligjërimi i folur është gjithnjë i detyruar, njëfarësoj, që të distancohet nga ligjërimi publik formal; dhe tiparet e tij kushtëzohen, nga njëra anë, nga dialekti gjeografik dhe social; dhe nga tjetri, nga nevoja për t’iu kundërvënë formave standard.

Kjo do të thotë edhe se, që nga momenti kur standardi nis t’u përshtatet zhvillimeve në ligjërimin e folur, ky i fundit do të kërkojë të distancohet sërish; duke krijuar një gjendje të tillë, kur norma gjuhësore do të detyrohet të ndjekë nga mbrapa bishtin e vet.

Përtej dallimeve dialektore, të cilat janë pak a shumë mbeturinore dhe të dënuara të shndërrohen në dallime socio-dalektore, karakteristikat e ligjërimit të folur, ose të shqipes bisedore duhen konsideruar si karakteristika stilistike ose regjistri; të cilat varen, në thelb, nga ekzistenca dhe shëndeti i standardit, ose i normës gjuhësore formale (librore).

Dua të them, me këtë, se krijimi dhe konsolidimi i diferencave të tilla të regjistrit, në realitetin e shqipes sot, duhet trajtuar si një formë pasurimi, jo si simptomë e ndonjë sëmundjeje që kërkon ndërhyrje.

Një fjalë si anëtar fare mirë mund të shqiptohet ãtar në ligjërimin bisedor, antar në ligjërimin publik gjysmë formal, dhe anëtar në stilin e lartë ose solemn; diferenca mes formave të tilla e strukturon shqipen publike, duke e bërë t’i shërbejë më mirë nevojave të shoqërisë moderne.

Për këtë arsye, ne jemi ende në nivelin kur duhet të vendosim nëse prirjet shqiptimore të shqipes së sotme duhen kodifikuar në drejtshkrim, apo duhen kodifikuar vetëm në stilistikë – duke e lënë drejtshkrimin siç është, për të shërbyer edhe si platformë referimi.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi | Tagged drejtshqiptimi, ligjërimi publik, regjistri bisedor, regjistri bisedor i shqiptimit, shqipja bisedore, shqipja formale | 2 Comments

2 Responses

  1. on July 5, 2012 at 9:20 pm Hyllin

    Une do merrja parasysh faktin qe alfabetizimi masiv i shek 19, por sidomos i shekullit 20, kur profesionet kalojne ne shumicen e tyre nga gjuha e shkruar, ka krijuar nje gjendje te veçante e te pavezhgueshme ne histori.

    Industrializimi dhe terciarizimi i shoqerive e ka bere qindvjeçarin e fundit krejt te ndryshem nga te meparshmit, tani duhet te dish gjuhen e shkruar per te ngrene buke.

    Kjo gjendje e vendos gjuhen e shkruar ne nje pozite mbizoteruese krejt ‘sui generis’. Mjaft te shihet sesi ne shtete si Franca e Italia, gjuhet latine te peraferta me frengjishten e italishten po zhduken, per shkak te gjuhes se shkruar (e cila ze edhe kryet e vendit ne televizion).

    Ndikimi ne Shqiperi eshte i dukshem, vertet mbijetojne te folurat krahinore, por ama mjaft te behet nje krahasim i thjeshte mes te folures se nipit e te gjyshit, per te pare dallime te thekshme, ajo e gjyshit shihet si ‘e rende’.

    Dialektet e gjuheve zyrtare sipas gjasave do te mbijetojne, por do te fusin gjithnje e me teper elemente te gjuhes zyrtare. Sa me e larte perqindja e te shkolluarve, aq me i thelle ndikimi i gjuhes se shkruar, dmth sa me i zhvilluar shteti aq me e pranishme hegjemonia e gjuhes se shkruar.

    Perpara, gjuhet e shkruara per shkak te largesise qe krijohej me kalimin e shekujve me te foluren, si pasoje e analfabetizmit masiv e 90% te popullsise ne fshat (qe s’ka nevoje per abc-ne per te mesuar shatin, lopaten e kosen), praktikisht dukej si gjuhe e huaj.

    Tani gjithe prirjet e se folures per ndryshim hasin ne kundershtim te rrepte te se shkruares, e cila luan rol thuajse diktatorial, prandaj per te njejten periudhe kohore ndryshimet e dialekteve te te alfabetizuarve do te jene shume me te vogla se te analfabeteve.

    Gjuhet e tjera, qe dikur kane pase ndjeke parimin fonetik e sot jo me, kane krijuar largesite me te medha ne periudhen e analfabetizimit masiv, dmth para shek 20.
    Nese ato do t’i riktheheshin parimit fonetik, per 3-4 shekujt e ardhshem do hasnin shume me pak ndryshime, gjithnje duke supozuar se ne keto shekuj do te kete alfabetizim ne masen 99%.

    Ndryshime nga anetar ne antar, nga gojetar ne gojtar, jane fare te parendesishme, po ta krahasosh ta zeme why me uaj apo apple me ejpell , se keto ngjajne si fjale te tjera.

    Toskerishtja e qyteteve te reja, Tiranes dhe qendres se qyteteve, ka pasur ndryshime qe mund te quhen radikale si pasoje e ndikimit te standartit ne te, per shkak te afersise gjenetike. Toskerishtja e folur i nenshtrohet haptazi standartit, ruhet me mire aty ku s’ka ndikim te madh standarti, dmth fshat e periferi te qyteteve. Po flasim per nje periudhe fare te shkurter, nderrim i 1 max 2 brezash.

    Besoj se ndryshimet duhet te respektohen ne standart pavaresisht kostove, do te jene gjithnje e me te pakta, sa me shume urbanizohet popullsia.

    Po te llogarisim qe nje folje si pjek, ka pasur si meme formen pek(para 5 mije vjeteve), edhe ndryshimet duhet t’i perfytyrojme ne logjiken evolutive, nje forme mund te qendroje e pandryshueshme per mijera vjet, derisa lind nje nevoje evolutive ne nje periudhe, ndodh evoluimi dhe rifillon gjendja mijevjeçare e pandryshueshmerise, deri ne nevojen tjeter evolitive.

    Si me thene peshqit nuk jane zevendesuar prej zvarranikeve dhe gjitareve e as kane pesuar ndonje evoluim te madh, pikerisht sepse jane ne formen optimale per kushtet. Kur t’u linde nevoja evolutive do te ndryshojne ose do zhduken.

    Keshtu edhe fjala, kur eshte ne gjendje optimale per kushtet, nuk ka pse te evoloje, ndryshojne kushtet evolon edhe fjala.

    Gjuha e shkruar ne njefare menyre me diktatin e saj, ofron garanci per gjendjen optimale.
    Nuk duhet as harruar se me ndryshim kushtesh supozohet ndryshim radikal qe kercenon ekzistencen, se shumica e ndryshimeve perballohet fare mire nga gjendja ne te cilen ndodhet fjala (apo peshku).


  2. on July 9, 2012 at 4:34 pm Gjergji

    ideja per reduktimin e ë-se nuk lidhet vec me fjalen ‘anëtar’, por me te gjitha keto fjaleformime qe nje emri femeror i shtojne mbrapashtesen -tar.

    gjuhë + tar = gjuhëtar
    lojë + tar = lojtar

    Kjo pra eshte ceshtja qe eshte vene ne diskutim, e qe jo doemos lidhet me shembullin ‘anëtar’ qe trajton artikulli i mesiperm. Pra, a do t’u mesojme perdoruesve te shqipes standarde se fjaleformimet e mesiperme me -tar nxjerrin dy lloj rregullash per drejtshkrimin e ë-se apo nje te vetme?
    Kjo eshte ceshtja.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on Q
    Xha Xhai on Q
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Feja si majdanozi
    Nejona on Feja si majdanozi
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,746,444 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: