• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« DREJTSHKRIM APO STILISTIKË?
MË THUAJ Ç’DIALEKT FLET… »

KOTIJONE LEKSIKORE

July 6, 2012 by Pishak Zhgaba

Këto ditë, lajmi se shkencëtarët në Cern të Zvicrës kanë gjetur provat e ekzistencës të së ashtuquajturës “God Particle” (en.), “particule de Dieu” (fr.),  ose “particella di Dio” (it.) zuri faqet e para të gazetave të mbarë botës, përfshirë ato shqiptare.

Teorikisht “Higgs boson” është zbuluar që në vitet gjashtëdhjetë. Por tani, pas eksperimenteve pranë qendrës Cern, u bë e mundur të provohet shkencërisht. Pra për dukurinë flitet prej dhjetëvjeçarësh, për eksperimentet e fushës më pak, kryesisht që kur filloi veprimtarinë e vet qendra studimore pranë Gjenevës.

Si e dhanë gazetat shqiptare lajmin e gjetjes së grimcës së famshme? Si gjithë gazetat e botës: me entuziazëm e kërshëri. I vetmi problem ishte pasaktësia terminologjike. Televizioni Top Channel e titullon kështu lajmin e vet: “Zbulohet pjeseza e Zotit”.

Pritshmëritë ishin të larta, spekullimet gjithashtu dhe shkencëtarët në Cern të Zvicrës shpallën pikërisht atë që bota prej disa ditësh priste të dëgjonte: zbulimin e një grimce subatomike e cila përputhet me të shumëpërfolurën “grimca Higgs” apo pjesëza e Zotit.

Gazeta “Shqiptarja”, gjithashtu, nuk harron ta japë lajmin e zbulimit të madh. Mirë po pjesëzën e Zotit e quan me bindje thërrmijë. Ja titulli: “Zbulohet ‘thërrmija e Zotit’”

Shkencëtarët pohuan sot se kanë zbuluar një thërrmijë të re subatomike që i plotëson kriteret e thërrmijës Higgs boson, deri tani e parashikuar vetëm teorikisht. [...] Ekzistenca e kësaj thërrmije qëndron në bazë të teorisë së ashtuquajtur Modeli Standard, që është sot për sot teoria më e pranuar e mënyrës se si u krijua Universi. Profesor Higgs u shpreh se ai nuk e kishte besuar se zbulimi i thërrmijës së parashikuar prej tij do të ndodhte sa kohë ai ishte gjallë. Thërrmija Higgs boson e lokalizuar nga shkencëtarët është çelësi që shpjegon Zbulimi i kësaj thërrmije, e quajtur ndryshe si ‘thërrmija e Zotit’, ishte synimi kryesor i eksperimenteve në impiantin gjigand të tunelit të nëndheshëm në Zvicër

Televizioni shqiptar Vizionplus, përkundrazi, nuk e quan as pjesëz, as thërmijë, por grimcë. Shkrimi i botuar në internet mban titullin: “Zbulohet ‘grimca e Zotit’”, ndërsa në tekst gjërat sikur ndërlikohen disi më shumë, fillimisht në çastin kur ilustrohet imazhi me diçiturën: “Therrmija subatomike, e ashtuquajtur “Grimca e Zotit”, më pas kur thërmija shndërrohe në pjesëz.

“Grimca e Zotit”, gjeneza e krijimit të universit është krijuar. Shkencëtarët evropianë aludojnë për mundësinë e ekzistencës së thërrmijës Higgs, një pjesëz subatomike e pazbuluar më parë dhe që mendohet se është themelore për ndërtimin e universit.

Ajo që bie në sy është pështjellimi total në përcaktimin e termit të duhur. Mediat shqiptare nuk arrijnë dot ta njëjtësojnë përdorimin e termit, duke u luhatur nga pjesëza tek grimca, ndoshta edhe ndonjë term tjetër po të hulumtohet më tej. Me siguri nuk është bërë asnjë lloj përpjekje për t’iu paraqitur publikut pa mëdyshje në këtë drejtim. Gazetarët ndoshta nuk e kanë marrë as mundimin .

Gjithsesi, të paktën në togëfjalëshin ku përmendet Zoti duhet të përdorej i njëjti term, ndërsa kur i referohet Higgs-it mund të përdorej termi tjetër. Parim i thjeshtë. Të thuash që kemi të bëjmë me terminologji absolutisht të re nuk është e saktë. Vetëm njoftimet e viteve të fundit të herëpashershme do të kishin mjaftuar për kristalizimin e përdorimit të termit të duhur. Se cila është metoda më e mirë dhe termi i saktë, në këtë kontekst, nuk më intereson shumë. Fakti është se vetë mediave duhet t’ua kishte vrarë veshët ky përdorim rrëmujaxhi, pa profesionalizëm, i termit në fjalë. Se cili është termi i përshtatshëm është çështje tjetër. Për më tepër, jo edhe aq i vështirë për t’u gjetur.

Po ta shikonim gotën gjysmë të mbushur do të thoshim se të paktën fjalën “Zoti” mediat nuk e kanë ngatërruar. Të gjitha kanë përdorur të njëjtën fjalë. Për kohët që po kalojmë nuk është pak, edhe pse dikush mund të thotë se fjala Perëndi mund të ishte më e saktë. Por thamë që saktësinë terminologjike ta lemë për herë tjetër. Këtu po flasim për një fazë pararendëse: kaosin terminologjik.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi | Tagged grimca, leksiku, mediat e shkruara, mediat elektornike dhe gjuha, terminologjia | 8 Comments

8 Responses

  1. on July 7, 2012 at 1:37 am Diana Maxuni

    Me pelqeu neologjizmi: ” kotoj”,
    Sa shume ” kotohet”….
    “Kotimi” eshte nje proces qe eshte perseritur e do te perseritet….etj, etj….
    Si ta shmangim ” kotimin”?!


  2. on July 9, 2012 at 4:49 am Gjergji

    Nese ne media nis e flitet dendun lidhun me zbulimin ne fjale, pra ai bahet pjese e perditshmenise informative, nji nga termat nis e standardizohet, sepse njerezit do t’i referohen disi ne diskutimet rreth saj. Meqe nji nga parimet themelore te komunikimit asht me u marre vesh me tjetrin, termi do te vije tue e gjete nji forme mbizotnuese, edhe nese te tjera vazhdojne te ngulmojne periferive.


    • on July 9, 2012 at 8:48 am Pishak Zhgaba

      Më duket se e thashë në shkrim: për dukurinë në fjalë flitet prej dhjetëvjeçarësh. Madje u bënë disa vjet që njoftohet për gjetjen e provave. Nuk është se lajmi doli dje.

      Në gjuhë parimi darvinist ekziston, por unë e kisha fjalën tek paaftësia e mediave për t’i njëjtësuar termat e përdorur. Një gazetar ose përkthyes, para se t’i shkruajë termat “pjesëz/thërrmijë/grimcë”, konsultohet me specialistët e fushës.

      Përkufizimet si “God Particle” (en.), “particule de Dieu” (fr.), ose “particella di Dio” (it.) janë terma gazetareske, që shërbejnë për t’ia komunikuar në mënyrë më efikase konceptin. Zhargoni shkencor është tjetër. Fakti i pamohueshëm është që ky pështjellim nuk u verifikua në vende të tjera. E di që këtu ndërhyjnë faktorë të tjerë si profesionalizmi, prestigji i gjuhës, respekti ndaj lexuesit, përgatitja gjuhësore, etj.; sikurse e kuptoj që, kur dikush e shkruan fjalën “pjesëz” pa i vënë pikat ë-së (shiko titullin sipër), do të thotë se nuk e vë ujin në zjarr për saktësinë terminologjike. Unë i dukem si ai që kërkon qiqra në hell.


  3. on July 9, 2012 at 8:54 am rinstinkt

    ne keto raste, nuk do te ishte mire qe medjat t’i drejtoheshin Akademise se Shkencave…? mbase kjo te pakten, me ndonje deklarate te sajen, mund te na kishte ftilluar pak me shume! :)


  4. on July 10, 2012 at 1:39 pm Pishak Zhgaba

    Shoh që e paskan quajtur edhe grimca Zot: “Zbardhet misteri i universit, CERN thotë se ka kapur grimcën Zot” (gazeta Mapo).


  5. on July 10, 2012 at 3:28 pm theollogos

    Mungon termi i duhur: therrime. Keshtu ngjan tamam dicka e lidhur me Zotin, si artefakt i Darkes se Fundit.


  6. on July 11, 2012 at 2:22 am lulian kodra

    Bosoni i Higsit = grimca e zotit, për mendimin tim, meqë edhe më elementaret me përkufizim, a përshkallëzim poetik qoftë, janë grimcat.


  7. on July 15, 2012 at 9:30 am xhibi

    “Grimca Zot” sic e ka vene Mapo (qe ne fund thote DW, dmth s’eshte artikulli i tyre origjinal) eshte perkthimi i duhur, pasi ne anglisht/origjinal eshte “God partile” jo “God’s particle”.

    Kjo eshte gafe elementare ne perkthim, dhe pa ditur fare kontekstin apo kuptimin e asaj grimce.

    Ideja eshte qe kjo grimce i jep rendese/mase cdo grimce/materie tjeter, pra eshte kaq esenciale, por dhe (ishte deri tani dmth) kaq e ‘pa kapshme’ saqe nga inati te themi, fizikanti qe e formuloi kete term ne vitin 1993 deshte ta quante “the Goddamn Particle” (ne shqip s’jam i sigurt si do perkthehesh, mbase “grimca e mutit”?) por publicisti nuk ja pranonte termin “goddamn” meqe konsiderohet vulgar, dhe ai e quajti “God particle”. Me pas ishte media qe e ngjizi kete termn per grimcen Higgs ne gjuhen e perditshme.

    Per me shume: http://en.wikipedia.org/wiki/The_God_Particle:_If_the_Universe_Is_the_Answer,_What_Is_the_Question%3F

    Gjithsesi, sic veren Pishaku, Higgs, por dhe dhe fizikantet qe merren me hulumtimet rreth kesaj grimce, jane te agrivuar nga perdorimi i ketij termi.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Magus on TË ARDHUR E TË IKUR
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    anna on TË ARDHUR E TË IKUR
    dr.paradoks on ÇFARË FILMASH SHEH?
    Read Me on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
    • MIGRACIONI I HARRUAR
    • KËTA TË SOTMIT
    • ZINI HUNDËT DHE VOTONI
    • SPAM
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 week ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 2 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,741,630 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (14)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,032 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,032 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: