• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« DANEZI DHE KINEZI
DEPOLITIZIMI I ARRITJEVE »

SI SHPËTOI SHËN NAUMI

July 12, 2012 by Xha Xhai

Lexoja këto ditë, në një artikull të Aleksandër Çipës në Shqip (Lojë me historinë në fundin politik), se ish-kryeministri maqedonas Gjeorgjievski qenka shprehur se Shën Naumi është një truall që i është grabitur Shqipërisë.

Bukur. Ma merr mendja se të gjithë ata bashkatdhetarë të mi që nuk i zë gjumi natën për atë padrejtësi historike kanë lëshuar një psherëtimë lehtësimi: e drejta mënon, por nuk harron.

Nuk po hyj në hollësitë e dhënies së Shën Naumit jugosllavëve nga Zogu – edhe pse këto hollësi gjenden lehtë dhe janë të natyrës diplomatike.

Dua vetëm të them se ai akt disi brutal, i asaj kohe, në të vërtetë ia ruajti Shën Naumit vlerat kulturore dhe ndoshta edhe domethënien fetare.

Sot Çipa kish një artikull të ri në Shqip (Krimet kulturore në parashoqërinë tonë), ku me të drejtë indinjohej për zhdukjen e turpshme të veprave të Mios nga Galeria e Artit në Korçë, dhe pastaj shtonte:

Krimi kulturor në Shqipëri e ka historinë më të madhe se vetë historia e kësaj kulture.

Shembujt vijnë të panumërt: dëmtimet e rënda të shtëpive në Gjirokastër dhe në Berat, të kishave të vjetra ortodokse në Berat dhe në Voskopojë, të pasurive arkeologjike të Durrësit; përdhosjet e monumenteve që nuk i shkatërrojmë dot, si kështjellat anembanë Shqipërisë, si këmbët e urave shekullore, që i hedhim në erë për të gjetur thesaret e groposura aty prej të parëve iliro-pellazgë…

Një libër i vyer i Machiel Kiel, Arkitektura osmane në Shqipëri (1385-1912), botuar në shqip tani vonë (IRCICA, 2012), është i mbushur me dëshmi pa fund monumentesh kulturore, në trajtë fotosh melankolike bardhezi, të cilave sot nuk u gjenden as gërmadhat.

Zakonisht për këtë katrahurë bëjmë me faj 1967-ën; por edhe 1967-a shqiptare nuk ishte kopjuar e tëra prej revolucionit kulturor kinez. Vetëm se, ndryshe nga mania tradicionale shqiptare për t’ua shitur të tjerëve gjithçka kulturore, sublime, në atë periudhë zelli kaotik ne u mjaftuam vetëm të rrafshojmë, të shqepim me sqepar, të provojmë efikasitetin e instrumentit tonë kombëtar: kazmës.

Dikur, në vitet 1983-1984, më pati qëlluar të kaloj disa herë në rrugën Gjirokastër-Sarandë; dhe gjithnjë më tërhiqte vëmendjen kisha e Mesopotamit (e Manastirit të Shën Kollit), në mes të një pllaje të heshtur – anije ndëryjore e ulur urgjentisht pas një avarie dhe e ngecur pastaj në rrjedhë të kohës.

Në një nga këto udhëtime, iu luta shoferit të ndalonte, dhe së bashku me një koleg u kuturisëm arave, për ta parë kishën nga afër.

E dija, pse e kisha lexuar diku, që kjo kishë ishte një dëshmi e rrallë e stilit romanik në arkitekturën e kishave ortodokse në Ballkan; atëherë ky virtyt s’më thoshte asgjë, por tani ia kuptoj vlerën.

Mbaj mend që pranë kishës ngrihej një mur, i lartë dhe i gjymtë, gjithë ç’mbetej nga fortifikimet e manastirit përbri. Vetë kisha ishte disi e shogët në pamjen nga jashtë, me përjashtim të ca bareliefeve “jo-ortodokse”, që ia stolisnin muret.

U afrova te porta e mbyllur me dryn të rëndë e të ndryshkur, hodha një sy brenda, mes të çarave të shumta nga ku depërtonte dielli mesdhetar i pasdites. Narteksi i kishës ishte katandisur në magazinë për vegla bujqësore: kazma, lopata, karroca dore.

Bash në ato vite kam vizituar, në skajin tjetër të vendit, shtëpinë muze të Luigj Gurakuqit, në Shkodër – një nga të paktat simbole të shkëlqyera të jetës qytetare të Shqipërisë së harrueme.

Kam dëgjuar se tashmë është rrënuar edhe ajo, kushedi për t’ia lënë vendin ndonjë pike bastesh ose ndonjë floktoreje.

Në intervistën që ia dha Gazetës Shqiptare këto ditë, edhe Maks Velo përmend që e vetmja dëshmi që ka mbetur sot nga afresket e kishës së Vaut të Dejës “para se të shembej”, janë kopjet që ua ka bërë një bizantologe ruse, Viktori Puzanova. “Para se të shembej” thotë Veloja për kishën, por në fakt atë e hodhën shqiptarët në erë, me dinamit, në 1967.

Jo osmanët, as mongolët; jo sllavët dhe avarët; jo shkjau dhe greku – por shqiptarët.

Hiqemi me të madhe si kulturë e obsesionuar me historinë, por në të vërtetë nuk dimë ç’të bëjmë me dëshmitë historike; në rastin më të mirë, i shesim, në rastin më të keq, i shkatërrojmë, për të ngritur mbi to mejhane, vendparkime dhe “muze.”

Çfarë quajmë ne histori, dhe i kushtojmë adhurim e vëmendje, është në fakt një formë feje rudimentare, që i vjen turp nga vetja; ose një lloj adhurimi gjenealogjik, si ujitje rituale e pemës së familjes.

Veprën e Vangjush Mios, një nga fare të paktët artistë shqiptarë të periudhës që i parapriu artit totalitar militant, gjithnjë do të ketë shqiptarë që do ta nderojnë dhe do ta shijojnë. Plaga jonë e madhe shoqërore, është se këta njerëz të paktë, të izoluar dhe të përqeshur, nuk do të kenë kurrë, asnjë shans, përballë materializmit dhe vrazhdësisë së institucioneve tona.

Prandaj, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Zogu e shpëtoi Shën Naumin, kur ua dhuroi të tjerëve – ose atyre që ditën të kujdesen për të e ta ruajnë prej xhahilëve; dhe mbreti i shqiptarëve e meriton një përmendore, në oborr të manastirit.

Përndryshe, një përkufizim i mundshëm i termit dëshmi kulturore në shqipe do të ishte: gjithçka që e kemi pasur, por që nuk e kemi më.

Rroftë 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë!

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Histori, Kulturë | Tagged kisha e Mesopotamit, Shën Naumi, trashëgimia kulturore, Vangjush Mio | 4 Comments

4 Responses

  1. on July 12, 2012 at 4:03 pm Ulysses

    Ka shkaterrim dhe mohim edhe ne artikullin tend. Ne duhet te ruajme c’do gje shqipetare pamvaresisht nga koha qe i perkiste ose i perket, e buykur e shemtuar e vjeter moderne, c’do gje qe eshte ndertuar ose krijuar ne kohen e turqve, ne kohen e italianeve, totalitarizmit, ne kohen e Sales etj. Kur marrim vendim te bejme nje diferencim se kush eshte me e mire ose me me vlere, kalojme ne anen tjeter dhe vrasim dicka. Cdukim dicka. Ne duhet te pranojme gjithshka dhe te mundohemi ta kuptojme. Problemi nuk eshte ne vlerat e vepra te krijuara eshte ne perzgjedhjen tone


  2. on July 12, 2012 at 8:10 pm Hyllin

    ”’Prandaj, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Zogu e shpëtoi Shën Naumin, kur ua dhuroi të tjerëve – ose atyre që ditën të kujdesen për të e ta ruajnë prej xhahilëve;”’

    Them se po te rrime kaq shtrember na thyhet kerbishtja. Po te jete mirembajtja e ndertesave parim per caktimin e kufijve, atehere s’duhet te kishte fare shtet shqiptar.

    Obsesioni me ndertesat mund te kthehet lehte ne kunderprrodhues dhe kam ndermend me kete qendrat historike te qyteteve europiane, qe jane jashte kohe, aspak funksionale dhe duhen shkaterruar me themeli qe t’u kthejne qyteteve funksionalitetin, te pakten per aq kohe sa qendrat historike jane edhe qendrat gjeografike te qyteteve.

    Nga nje epoke mjaftojne disa ndertesa si deshmi historike, jo lagje te tera, ura pas urash, kisha pas kishash e xhami pas xhamish.

    T’i mbash ndertesat derisa te shemben vete, pastaj t’i riparosh qe te duken si me pare, eshte si puna e operacioneve plastike dhe Majkell Xheksonit.

    Keta riparuan edhe qytete te tere pas L2B, keshtu shesin ndertesa te reja te cilave shpesh u kishin ngelur vetem themelet, si 3-4 shekullore.

    Po te duam te flasim drejt, duhet te themi qe nje territor i cili i takon kombit, çfaredo qofte, kishe, ure, shurrtore, uje me ca peshq brenda etj, nuk mund te dale ne tregun nderkombetar si me qene prone private e kryeministrit,presidentit a mbretit te radhes.


  3. on July 13, 2012 at 3:45 pm Tannhauser

    [S]i kështjellat anembanë Shqipërisë, si këmbët e urave shekullore, që i hedhim në erë për të gjetur thesaret e groposura aty prej të parëve iliro-pellazgë…

    Kjo sëmundja e etheve të floririt është përhapur më keq se në epokën e Klondike-ut dhe shteti në vend t’i frenojë këta piratë, i pajis me letra e leje gërmimi. Këta piratë pasi vodhën e rropën kishat e manastiret, muzeumet e qendrat kulturore kanë filluar tani me gërmime varresh, oboresh kishash, gërmime dhe rrënime urash, kështjellash etj. Pajisen me këkues metalesh elektronikë, harta, gps, kazma e lopata, dinamit e tritol, madje për një person më treguan se ish pajisur me një scanner nga ata të arkeologjikut që kushton disa mijëra euro dhe që të tregon pamje në 3d të nëntokës!

    Dikush tjetër më ishte afruar e më lutej, meqë dinte se diçka marr vesh nga historia, t’i gjeja ndonjë informacion mbi bandat e komitëve që vepronin andej nga zona se ata kishin thesare që i varrosnin nëpër shpella!

    Shteti siç thashë i pajis me leje gërmimi me kusht që një sasi nga gjetjet do përfundojnë në arkën e shtetit (po deshët qeshni këtu). Sasia varej nga një diskutues në tjetrin. Njeri thoshte 20% dhe besonte se ishte me leverdi, disa të tjerë thoshnin 50% e nuk leverdiste. Edhe prejardhja e floririt është e debatueshme. Autoktonët kërkojnë floririn epirot, aventurierët floririn që kishte mbledhur ushtria italiane apo greke, romantikët floririn e Ali pashës, materialistët floririn e karvaneve të përmbysura tregtare, fetarët floririn e kishave dhe të teqeve, nostalgjikët qypet e gjyshëve etj.


  4. on July 14, 2012 at 2:32 am pllaka e pionerit

    si shen naumi besoj se shpetuan edhe armet e skenderbeut, te cilat i kerkon me kaq pasion qeveria per qindvjetorin e shtetit. perndryshe do kishin perfunduar per skrap andej nga mali i zi si armet e muzeut te gjirokastres.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
    Read Me on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Himara 2 on RRETH KOLIQIT
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,190 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: