• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« SI SHPËTOI SHËN NAUMI
UDHË E MBARË »

DEPOLITIZIMI I ARRITJEVE

July 13, 2012 by Xha Xhai

Lexoj te “Koha Jonë”, në fjalën e mbajtur në parlament nga Ledi Shamku-Shkreli, se një nga pyetjet në provimin e maturës shtetërore të këtij viti paska qenë:

Cilat janë tri arritjet e qeverisë, që sollën edhe liberalizimin e vizave?

Nuk di, as arrij të përfytyroj, se çfarë lidhje mund të ketë matura, si moment kritik në zhvillimin e të riut, me “tri arritje të qeverisë”, të cilat paskan sjellë liberalizimin e vizave.

Lexojeni edhe një herë: pyeten maturantët për arritjet e qeverisë, dhe jo thjesht për arritjet, por për tri arritjet, që është frazeologji kineze, ose kinezëri e kohës së dymbëdhjetë fitoreve dhe gjashtë dhëmbëve të gjarprit, shtatë gabimeve të Konfucit dhe pesë rrëshqitjeve ideologjike të kuzhinierit të Lin Biaos.

Lexojeni edhe një herë: pyeten studentët jo për liberalizimin e vizave, po për arritjet e qeverisë që çuan në liberalizimin e vizave; të thuash se maturantëve tash e tutje nuk u mbetet veçse të fillojnë të udhëtojnë nëpër Europë, duke mbajtur librin me citate të vendimeve qeverisë në xhep e duke ua lëvduar të huajve.

Lexojeni edhe një herë: pyetja i merr të mirëqena arritjet e qeverisë; ose bindjen se kjo qeveri ka pasur arritje – a thua se matura konsiston në sensibilizimin e të rinjve, ndaj arritjeve të qeverisë; jo në edukimin e tyre me sens kritik, ndër të tjera, edhe ndaj qeverive që vijnë dhe ikin.

Kësi pisllëqesh unë s’mbaj mend t’i kem studiuar as në maturën time, të fjalimeve të Plenumeve famëkeqe; sepse edhe atëherë, kur nuk lihej vepër e Enver Hoxhës pa konspektuar, ruhej një farë distance kohore nga vendimet politike, për t’i lejuar, si të thuash, të fermentoheshin.

“Sigurisht nxënësit nuk ditën t’u përgjigjeshin,” thotë Shamku-Shkreli, pasi “për t’iu përgjigjur, nuk duhet të studionin, por duhet të kishin konspektuar fjalën e shokut Sali, siç e konspekton aradha e servilëve ne Ministrinë e Padijes.”

No comment, veç solidaritetit me deputeten.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Arsim | Tagged arritjet e qeverisë, kinezëritë, matura, politizimi i shkollës | 8 Comments

8 Responses

  1. on July 13, 2012 at 10:51 pm Evdotea

    Nuk do e lëmë Shqipërinë në dorë të maskarenjve Profesoreshë, andaj siç thoshte Pifto në atë ditë të zezë, kurajo civile për veprim kundër derbederëve të sotëm dhe të ardhshëm!

    Nuk ju ndihmojmë dot përveçse me fjalë, por mbështetje pa kufi për Profesoreshën tonë të preferuar.

    Shtatë gabimet e Konfucit dhe pesë rrëshqitjet ideologjike të kuzhinierit të Lin Biaos…se ç’po ndiej ca flutura në stomak edhe unë…


  2. on July 14, 2012 at 9:18 am midolasi

    Edvodeta, përgëzime për entuziazmin për të mos e lënë këtë vend në dorë të maskarenjve! Si shumë pesimiste jam. Se të gjithë ata një tufë me maskarenj më duken. Pa përjashtim.
    Këtë Profesoreshën tënde fort për zemër e kisha sa ishte jashtë politikës. Uroj ta marrë pushtetin PS-ja. U bëftë ministre e Arsimit znj. Shkreli dhe përpos të tjerave, të na fusë në shkolla dhe gegërishten që ma flet aq bukur në TV. Të shoh e të më bëhet zemra mal dhe mua per arritjet.


  3. on July 14, 2012 at 10:31 am Metal boy

    Kjo puna e teksteve, pyetjeve ne provime, ajo cfare mesohet ne nje modul te caktuar, zgjedhja e nje topic-u qe studenti do beje nje ese a coursework jane problematike gjithkund ne varesi te kendveshtrimit qe ka secili prej nesh. Tani rasti ne fjale, per inat te Enkelejda Shkrelit, eshte nje moment qe shenon nje arrritje te Shqiperise. Nga izolimi i thelle ku ishim, ku njerezit rrezikonin gjithcka per te kaluar kufijte e Shqiperise sot shqiptaret mund te udhetojne ne Europe pa rrezikuar asgje dhe e bejne kete si te barabarte me te tjeret qe udhetojne ne kontinent dhe kjo eshte dicka e pranuar edhe nga opozita si arritje. Ata qe e kane shkruar ate pyetje kane menduar qe nuk do ishte keq qe nje nxenes te dinte se cfare ishin ato qe cuan ne nje vendim te tille nga Europa, sigurisht duke dhene nje numer te kufizuar prej tyre, vetem 3 (le te themi nxenesi perfiton po te dije se siguria e dokumenteve te identifikimit te shtetasve, ulja e kriminalitetit, sigurimi i kufijve jane nder tre arsyet e kesaj).

    Enkelejda Shkreli i ka hyre detit ne kembe si thote populli se aty sulmon edhe maturen shteterore, edhe kjo e vleresuar nga PS-ja.

    Me sakte une problemin e ketyre e shoh qe as zonja deputete e as PS-ja nuk vjen dot ne pushtet dhe kjo eshte gje e mire per shqiptaret. Imagjinoni sikur te kishim nje ministre te tille arsimi.


    • on July 14, 2012 at 1:37 pm Hyllin

      Une jam per ngeljen e atyre qe s’dine arritjet e shokut Sali dhe Partise dhe marrjen e masave kunder prinderve dhe mesuesve. Komandanti Sali e ka bere naten dite, keta hajvanet ankohen, ke pare ti ?! Si thua i meritojne nja 16 vjet ne Spaç keta?


  4. on July 14, 2012 at 12:17 pm lulian kodra

    Vjedhja e votës në mënyrë që qeveria të quhet qeveri, a ishte në një ndër opsionet, apo bëhet ky indoktrinim thjesht për fushatë nga partia qeverisëse ndër këta votues të rinj?


  5. on July 14, 2012 at 2:21 pm Evdotea

    Midolasi, unë personalisht nuk kam ndonjë problem me gegërishten letrare të lëvruar nga gjuhëtarë dhe shkrimtarë të aftë. As me regjistra të ndryshëm stilistikorë të përdorur me shitësin e zarzaveteve poshtë pallatit tim të vjetër, me plakat e lagjes, apo me kolegë të ndryshëm që vijnë nga veriu dhe u vjen marre për marrinat e disa prej bashkëqytetarëve. Mua vetë kur të vogël më linin te qyteti i gjyshërve për më shumë se dy javë, kthehesha në Tiranë me një theks prej gegeje jugore, me plot fjalë të çuditshme që linin pa fjalë edhe mamin.

    Por formimi im kulturor është i tëri i themeluar mbi gjuhë standarte, profesioni dhe qytetaria na kërkojnë që të mos vemë në dyshim edhe ato pak arritje që kemi, dhe mua për këtë temë do të më gjesh gjithmonë në vijën e parë të frontit, ose në të dytin, shumë shumë.

    Thënë këtë, unë Profesoreshën e vlerësoj jashtëzakonisht për impenjimin e saj qyetar por kryesisht sepse, me aq sa kam mundur unë ta njoh këtu në blog, është një njeri i thjeshtë dhe me të cilin ke qejf edhe të bisedosh edhe të ndërrosh një mendim për çështjet e gjuhësisë, qoftë edhe sikur ta mendosh ndryshe. Është njeri me tëmth dhe me shpirt dhe i ka pikë të dobët të dyja koinetë tona letrare. Koinetë letrare jo variantet e shqipes, siç shprehet ndonjë nostalgjik katundi apo mbledhës kamomili. Ka një kulturë të pafundme gjuhësore dhe ka arritur të krijojë një stil personal të të shprehurit në shqip që integron mrekullisht elemente të dyja koineve tona letrare.

    Them se duhet një background solid gjuhësor për të arritur sot të krijosh një stilin tënd të të shprehurit në shqip. Dhe Ledi e bën mrekullisht, por Ledi mbetet gjuhëtare edhe në gjumë besoj, eksperimentimi me forma të ndryshme të të shprehurit në shqip duke integruar (pse jo) edhe fjalë dialektale dhe duke ruajtur muzikalitetin e përgjithshëm të një teksti gjithsesi të shkruar në shqipen standarte, është pjesë e profesionit të saj dhe këtu Profesoresha është në lëmin e vet, dhe këtu Profesoresha ndjehet si peshku në ujë. Është kënaqësi ta lexosh: eksperimenton, krijon fjalë të reja, rekuperon fjalë përndryshe të dala nga fjalori ynë i kufizuar i shqipes së lëvruar, është një zë i veçantë dhe njeri i pakompleksuar, gjë e rrallë ndër gjuhëtarët dhe intelektualët e sotëm shqiptarë.

    Pra, shpresoj vërtet, bashkë me ty, që të vazhdojë me të njëjtin zotim qytetar për të mirën tonë publike. Dhe diçka, ta kesh nga unë, kush futet në një grevë urie për një ideal, nuk është sigurisht nga ata njerëz që mezi presin t’i bëjnë shqipot ministra. Unë i uroj vetëm sukses në përkushtimin e saj të përditshëm ndaj kulturës dhe qytetarisë shqiptare. Dhe nëse do të ketë nevojë për mbështetjen dhe praninë tonë fizike, nëse do t’ia mërzisin shpirtin siç bënë me shokun e saj Klosin, mjafton të na thërrasë.

    Simpati pa fund Midolasi për urimin që të fitojnë socialistët. Maskarenjtë, tani për tani, janë më së shumti të koncentruar tek pushtetarët. Jo se s’ka tek këta njerëz të mirë si Metali ynë, sigurisht.


  6. on July 14, 2012 at 4:22 pm 'ë' për të tërë!

    Përveç një të papriture në titull, vura re se “Koha jonë” e paska asgjësuar me sukses zëroren totemike kudo tjetër: për be një artikull nuk po gjej me ë aty.

    Kujtova se mos ndonjë tendencioz nga redaksia kishte sabotuar fjalimin e deputetes, por jo: ishte një ‘arritje e depolitizuar’ e gazetës…

    Ka një efekt lëbyrjeje, një situatë kthimi drite si shuplakë syve kjo futja masive në një këpucë i ë-së me e-në, një lloj mbetjeje pa burrë… sa realisht më përzihet. (Ta mendosh, më ndodh mua që e pi kafen pa sheqer, që i shqiptoj a s’i shqiptoj dy-tre mijë syresh në vit ).


  7. on July 15, 2012 at 6:41 am sinan hibro

    Pyetja vlen per formimin e pergjithshem te maturantit, por ndoshta nuk shkon e ndertuar si detyra te realizuara nga qeveria ; me kete rast , nderkohe qe ndodhesha ne zyre , diten e provimit nje miku im qe interesohej per djalin , me kerkoi shpejt e shpejt pergjigjen per kete pyetje : i numerova keto tri arritje : – pajisja e shtetasve me pasaporte biometrike , – sigurimi i kontrollit ne hyrje dhe dalje te kufijve , – perfundimi i marreveshjeve te ripranimit me shtetet antare te BE .Une jam opozitar i perjetshem, madje i thekur per kete qeveri , por realisht dy arritjet e para i takojne qeverise se Berishes , e treta ka pjese dhe qeverisja e meparshme . Duket se edhe deputetja e respektuar Shkreli e ka shtruar jo shume sakte problemin ne parlament.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Albert P. Nikolla on RRETH KOLIQIT
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on Q
    Xha Xhai on Q
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Feja si majdanozi
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,747,150 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: