• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« PERËNDITË E FINANCËS
FJALË TË REKRUTUARA »

ELOZHE SINTAKSËS

July 17, 2012 by Xha Xhai

Rastësisht më kapën sytë dje një aforizëm për gjuhën, nga kolombiani Nicolás Gómez Dávila, i njohur ndryshe edhe si Don Colacho.

Politolog konservator dhe reaksionar, Don Colacho admirohet, në mos për etosin e veprës që ka lënë pas, së paku për mprehtësinë dhe qartësinë e mendimit.

Gjithsesi, aforizmi që më tërhoqi vëmendjen, prekte një temë të nxehtë për të gjithë ne, sidomos këto javët e fundit.

Los tontos no se preocupan sino de las ortografías y olvidan la sintaxis.

Të cilin do ta përktheja kështu:

Budallenjtë shqetësohen veç për drejtshkrimin dhe harrojnë sintaksën.

Sa e vërtetë m’u duk kjo, dhe njëkohësisht çfarë ftese për të reflektuar.

Unë vetë kam shkruar gjatë për drejtshkrimin, prej vitesh dhe sidomos tani së fundi.

Alibia ime, nëse mund të shprehem kështu, është se e kam bërë këtë në përgjigje të nismave dhe frymëzimeve me burim nga mëmëdheu, ku ka njerëz që drejtshkrimin e shqipes së sotme e shohin si të ishte sigël a logo e ndonjë partie politike, krahine ose bajraku.
Por nuk është puna këtu, as është puna për t’i provuar unë kujt se nuk bëj pjesë te budallenjtë; çfarë më tërheq, në fjalët e Don Colacho-s, është pikërisht ai koncept për gjuhën që do të na vlente si floriri, në debatet e tanishme.

Ideja se shqipja, në format e veta të shumëllojshme, shkon ku e ku më thellë se sistemi që kemi zgjedhur për ta shkruar; madje edhe për nga forma tingullore e ligjërimit tonë.

Kemi folur gjatë për gegërishten dhe standardin dhe për mënyrat si gegërishtja mund të integrohet në standard; por për shumë prej nesh gegërishtja përvijohet si një formë e shqipes që veç shqiptohet ndryshe nga standardi; në kuptimin që gegërishtja dhe toskërishtja dallojnë mes tyre për nga suvaja fonetike.

Të mos harrojmë edhe se drejtshkrimi i një gjuhe, në kuptimin e ngushtë të fjalës, nuk është veçse një formë e disiplinuar e kësaj fonetike, të derdhur në bronzin e të shkruarit.

Budallenjtë merren me drejtshkrimin, thotë Don Colacho-ja; dhe harrojnë sintaksën.

Po çfarë është sintaksa, në thelb, në mos mënyra si kombinohen fjalët në thënie dhe thëniet në ligjërim? Ose ndërfaqja delikate midis ligjërimit dhe mendimit?

Sintaksa të jep çelësat e formës së brendshme të gjuhës, për ta thënë me një koncept të Humboldt-it; ose të mënyrës si gjuha dhe mendimi nyjëtohen së bashku, të thuash se janë një çift duke bërë dashuri.

Kur flasim për gegërishte dhe toskërishte, zakonisht mendojmë për fonetikën dhe drejtshkrimin; edhe pse dallimi mes këtyre dy manifestimeve madhore të qenies shqiptare nuk ka aq të bëjë me fonetikën, sa me krejt atë bagazh dhe kujtesë të dijes, që ekziston dhe riprodhohet nëpërmjet gjuhës.

Natyrisht, shqipja e përbashkët ka vend edhe për njerën edhe për tjetrën; sikurse ka vend edhe për nyjëtimet e reja, brenda standardit – të themi, të një Ismail Kadareje ose një Ervin Hatibi.

Pikërisht te shkrimtarët, ose te krijuesit më të shquar të ligjërimit në shqip, ndodh ajo mrekulli, ku format e njërit kryedialekt dhe të tjetrit kombinohen mes tyre, për të krijuar diçka të re.

Dhe kjo është e tëra meritë e sintaksës, jo e drejtshkrimit.

Ti mund të shkruash gegërisht dhe ta suvatosh tekstin në mënyrë të tillë, që të ndjekë rregullat formale të drejtshkrimit.

E kundërta është njëlloj e vërtetë: shumë nga ata që shkruajnë gegërisht sot, në fakt shtrembërojnë standardin me forma fonetike të gegërishtes.

Budallenjtë shqetësohen për drejtshkrimin, thotë Don Colacho-ja; të mençmit merren me sintaksën, do të shtoja unë.

Ata prej nesh që kanë lexuar Camajn, ndoshta nuk kujtojnë dot verbatim tekstet e tij, as mund t’ia recitojnë përmendësh; por me siguri mbajnë mend një frymë thellësisht gege të atyre teksteve, që vërtet manifestohet në trajtat drejtshkrimore të gegërishtes, por që në fakt nuk ka të bëjë me ato trajta.

Përkundrazi, i shfaqet lexuesit si një kombinim (sintaksë) e mënyrave të shprehjes, frazeologjisë, ritmit të frazës, mënyrës së parashtrimit të mendimit, mënyrës së ndërtimit të botës (fiksionale).

Sintaksa, në të vërtetë, është narrativë e ligjërimit; kanë thënë, për strukturën e fjalisë së thjeshtë, me kryefjalë kallëzues e kundrinë, se e përmban vetvetiu një histori, një narrativë, një dramë – për shkak të vetë mënyrës skenike si organizohet.

Te Camaj, gegërishtja ka një histori për të treguar – por shkronjat nuk luajnë ndonjë rol në këtë histori; ose janë aty veç për ta mbështetur, si dërrasat e skenës ku kërcen balerina.

Në veprat e shkrimtarëve më të mirë me prejardhje gege, të viteve 1980-2010, në Shqipëri e në Kosovë, kjo histori që tregon gegërishtja i përcillet lexuesit pavarësisht nga drejtshkrimi standard që përdorin autorët.

Madje – dhe kjo është një madje e rëndësishme – drejtshkrimi standard i lejon këto forma të brendshme, frazeologji, metafora, struktura të thënies, manierizma, mikronarrativa që t’i përcillen lexuesit, pa iu tërhequr këtij vëmendja nga forma të një drejtshkrimi tjetër, siç ndodh, përkundrazi, me Camajn.

Shqiptari modern ka nevojë për sintaksën edhe të toskërishtes, edhe të gegërishtes, edhe të standardit (kurrë nuk duhet shpërfillur elementi i ri që është përftuar brenda standardit; ata që e shpërfillin, e bëjnë këtë ose nga budallallëku, ose ngaqë nuk ia njohin pjellorinë standardit, për arsye më shumë politike).

Pa frikë mund të them se ne, si bartës të shqipes së sotme, kemi bërë tonën vetëm nja 10-15% të shqipes; për të bërë një krahasim me naftën, deri më sot kemi shfrytëzuar vetëm naftën në sipërfaqe.

Çfarë na ka penguar të shkojmë më thellë, janë hipostazat; ose vëmendja e tepruar, deri patologjike, që tregojmë për dy aspekte krejt margjinale, të ligjërimit shqip: drejshkrimi dhe leksiku.

Na janë shndërruar në syze të errëta, që nuk na lënë të shohim nuancat e pasura të sintaksës shqipe.

E përsërit: me sintaksë nuk kam parasysh gramatikën e fjalive të bashkërenditura e të nënrenditura; por kombinimin e elementeve të gjuhës në thënie – ose rrëfimin që përfton vetë ligjërimi.

Sikur ta harronim drejtshkrimin për një moment; ose ta merrnim për të mirëqenë dhe fiks, shqipja veç do të përfitonte – sepse risitë do të përhapeshin më lehtë e më shpejt, anembanë arealit shqip.

Në një artikull të hershëm, të fillimit të viteve 1990, të botuar në revistën Albanica, pata përsiatur idenë se gegërishtja letrare, e dëbuar me përdhunë nga skena e shqipes publike gjatë viteve revolucionare 1960-1970, kish nisur të kthehej në përdorim, në vitet 1980, me veprat e shkrimtarëve më të mirë të asaj kohe; pjesërisht ngaqë këta autorë, tashmë të lodhur me standardin, po kërkonin forma të reja shprehjeje, ose një sintaksë të re, që ua ofronte pikërisht arkivi geg.

Kisha përfytyruar një rikthim të gegërishtes në standard, pikërisht me këtë rrugë; por kjo nuk ndodhi – pjesërisht ngaqë letërsia shqipe u zbyth, pjesërisht ngaqë debatet për politikën gjuhësore i kapi ngërçi i drejtshkrimit.

Shumë aforizma të Don Colacho-s, të përkthyera në anglishte, mund të lexohen këtu.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi | Tagged Don Colacho, drejtshkrimi, drejtshkrimi i shqipes, forma e brendshme, gegërishtja, Martin Camaj, sintaksa, standardi |

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
    Read Me on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,318 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: