• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MIRËQENIA E SHIFRAVE
THE SHOW MUST GO ON »

PËRGJUES DHE TË PËRGJUAR

July 19, 2012 by Xha Xhai

Qëkur ngritën foletë në Internet, mediat e Tiranës janë shquar për përdorimin jashtëzakonisht joprofesional të fotografisë – sidomos në funksionin e saj ilustrues për lajmet.

Te blogu simotër Gastare, kemi sinjalizuar disa herë shembuj flagrantë fotosh pa lidhje me tekstin, fotosh të ripërdorura nga lajmi në lajm (si p.sh. ambulanca që shfaqet sa herë ndodh ndonjë aksident rrugor), fotosh “të marra hua” poshtë e lart në Internet pa kurrfarë njoftimi për të drejtat e autorit, fotosh të denja për tabloidë vetëm, e kështu me radhë.

Nëpërmjet aktesh të tilla të papërgjegjshme, mediat jo vetëm dëmtojnë raportin që kanë me publikun e tyre, por shkaktojnë edhe interferenca në konfliktet politike.

Këto ditë, gazeta Tema dhe media të tjera njoftuan gjerësisht për një aparat përgjimi pas gjase të instaluar në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë, dhe që mund të ketë qenë përdorur për të përgjuar bisedat telefonike të personaliteteve të ndryshme politike dhe diplomatike në Tiranë.

Ja një pamje e lajmit, ashtu siç u botua në faqen online të gazetës Tema.

Në tekst ndër të tjera thuhet:

Një zyrtar i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes ka mundur të fotografojë me celular pajisjen e përgjimit, montuar në një zyrë të Ministrisë së Mbrojtjes, 100 metra larg murit të ndërtesës së Partisë Socialiste. Në këtë distancë kjo pajisje arrin të interceptojë çdo bisedë telefoni celular që vihet në përgjim. Kjo pajisje është e lëvizshme dhe ajo mund të pozicionohet edhe pranë ndërtesave të institucioneve të tjera.

Meqenëse ky tekst është vendosur përbri fotos së aparaturës në fjalë dhe poshtë një titulli që thotë: Ja pajisja e përgjimit të Arben Imamit, lexuesi ka të drejtë të supozojë se fotoja në ilustrim është pikërisht ajo që ka arritur të shkrepë zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes, në mjediset e këtij institucioni.

Krejt rastësisht, sonte, në një koment anonim në ResPublica (te kjo faqe, në orën 22:44), lexova se fotoja ilustruese e artikullit të Temës qenka nxjerrë nga një blog i çfarëdoshëm i WordPress, kushtuar teknologjisë së zbulimit:

Në të vërtetë, mjafton një kërkim i thjeshtë në Google për termat GSM Monitor, për të konstatuar se fotoja e përdorur nga Tema shfaqet e para në listën e imazheve përkatëse (rezultate të ngjashme jep edhe kërkimi për GSM Interceptor).

Çfarë ka ndodhur pikërisht?

Nuk jemi në gjendje të formulojmë ndonjë hipotezë më bindëse se të tjerat, por veç të spekulojmë, duke e ftuar lexuesin që t’i krahasojë vetë këto dy foto.

Mund të ketë ndodhur që Temës t’i jetë “ushqyer” një foto e rreme (sting), nga i njëjti subjekt që po pikon tani përgënjeshtrimin. Këtë version duket ta mbështetë, tërthorazi, edhe lehtësia dhe shpejtësia me të cilën u identifikua fotoja burimore online nga komentuesi John te ResPublica-s, i cili po e përsërit njoftimin edhe në sajte të tjera mediash shqip (p.sh. në BalkanWeb).

Mundet që Tema ta ketë foton origjinale, por ta ketë zëvendësuar me një foto “stock” për arsye që nuk i marrim dot me mend; dhe ky fakt është pikuar nga një i brendshëm i Temës.

Mundet që fotoja nuk ekziston; ose ekziston diku, por ende nuk i është dorëzuar Temës, prandaj redaktori i artikullit e ka zëvendësuar me një foto çfarëdo të aparaturës në fjalë.

Mundet që fotoja e Temës të jetë autentike, dhe të jetë “mbjellë” në Google nga SHIU, për të turbulluar ujërat (duke e pasdatuar foton stock të sistemit interceptues SecPro Cell si të publikuar në dhjetor 2009; gjithsesi, në Google qarkullojnë edhe foto të tjera të këtij sistemi).

E përsërit – me të dhënat që kemi në dorë, mund vetëm të qortojmë Temën për përdorim të pakujdesshëm të burimit; edhe pse, në të vërtetë, nuk ka asgjë në tekst që të konfirmojë, haptazi, se fotoja e përdorur si ilustrim është e njëjtë me foton e shkrepur nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Mbrojtjes në Tiranë.

Është rasti të theksohet se fotot, sidomos kur janë kaq delikate si kjo e tanishmja, nuk mund të trajtohen si ilustrime të abetares, por gjithnjë duhen shoqëruar me informacion për burimin dhe, sipas rrethanave, edhe copyright-in; përndryshe, fotoja mund të mashtrojë njëlloj si edhe fjala.

Vetëm kaq; nuk mundemi as duam të shqiptohemi më tej për natyrën e këtij operacioni, as do të dëshironim që qortimet tona për përdorimin e fotove ilustruese nga mediat shqip në Internet të keqpërdoren nga palë të treta për qëllime politike.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Media | Tagged fotografia, fotografia ilustruese, gazeta Tema, GSM Monitor | 1 Comment

One Response

  1. on July 19, 2012 at 3:24 am banago

    Kjo është jashtëzakonisht shumë joprofesionale. Por pa dëm deri këtu. Unë kam hasur, dhe i kam arkivuar sigurisht, bëma më të mëdha se kaq. Shpresoj të shkruaj këto ditë diçka për këtë temë meqë u hap këtu.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on RRETH KOLIQIT
    Read Me on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on RRETH KOLIQIT
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,748,216 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: