• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« THE SHOW MUST GO ON
NDIHMOJENI PODRIMEN »

NË VEND NUMËRO

July 21, 2012 by Xha Xhai

Pleonazmin fjalori e shpjegon si përdorim i më shumë fjalëve se ç’duhet, për të shprehur diçka.

Me këtë ç’duhet zakonisht përkufizuesit kanë parasysh qartësinë logjike të shprehjes, pa çka se ligjërimi nuk është vetëm logjikë.

Në fakt, çdo gjuhë, përfshi këtu edhe shqipen, përmban pleonazma me bollëk – aq sa të mendojmë se pleonazmi është i domosdoshëm për ekonominë e të shprehurit.

Kur themi sytë e ballit ose e pashë me sy, ose ngjitem lart, zbres poshtë, hyj brenda etj. përdorim pleonazma nga më flagrantët; por askush nuk është ngritur t’i korrigjojë e t’i thjeshtojë këto kombinime.

Ligjërimi poetik është madje i pasur me pleonazma, të cilat nuk kanë të bëjnë me logjikën, por me mënyrën si kërkon të komunikojë poeti.

Edhe pse jo çdo pleonazëm është qesharak, ka pleonazma që na vrasin veshin, sikurse ka të tjera që na tingëllojnë qesharakë.

(Sikur çdo pleonazëm të ishte qesharak, atëherë vetë togu pleonazëm qesharak do të ishte pleonazëm.)

E tillë është pakicat minoritare, për të cilat folëm në një shkrim të mëparshëm.

Pse na e vret veshin kjo pakicat minoritare, në një kohë që zbres poshtë dhe sytë e ballit nuk na bëjnë përshtypje?

Një arsye do të ishte marrëdhënia mes fjalëve pakicë dhe minoritet – e para ka kohë që sugjerohet, nga kujdestarët e leksikut, si zëvendësim për të dytën.

Minoritet dhe mbiemri i bashkëlidhur minoritar janë fjalë të huazuara vonë, nga gjuhët perëndimore, si terma politikë, me kuptim të përcaktuar mirë, të përdorura kryesisht në media dhe në ligjërimin formal politik dhe juridik.

Pakicë është një neologjizëm libror, që sikurse edhe shumicë, është formuar me prapashtesën –icë, nga një temë thjesht shqipe.

Si shumë neologjizma të tjerë, edhe pakicë është mbingarkuar me kuptime – duke u përdorur, ndër të tjera, edhe në togje si tregti me pakicë; një përdorim ky i fundit që s’ka fare lidhje me minoritet.

E keqja e pakicë është edhe që nuk ka një mbiemër të vetin; minoritet ka minoritar, por pakicë nuk ka pakicar, ose pakicor (për fat të mirë).

Dukuria dëshmon, ndër të tjera, se zëvendësimi i fjalëve duhet të marrë parasysh fjalën në sistem, përndryshe veç krijon probleme.

Tani, folësi shqip që ka krijuar një tog të tillë si pakicë minoritare, me siguri e ka ndier dobësinë kuptimore të pakicë, sikurse ka qenë i vetëdijshëm për referimin tekstual ndaj minoritetit, si koncept politiko-juridik saktësisht të përcaktuar.

Që këtej edhe pleonazmi pakicë minoritare; qesharak ngaqë tradhton një pështjellim konceptual të mbështjellë me fjalë autoritare.

Sot në të gjitha gazetat jepej lajmi, i trishtuar, për vdekjen e poetit Ali Podrimja, i cili para dy ditësh ishte shpallur si i humbur, në Francë.

(Më hidhëroi kjo vdekje – Podrimja është poet i hollë, dhe gur i çmuar për çdo antologji të poezisë shqipe.)

Pas gjase, trupi i të ndjerit ishte gjetur diku, por lajmet nuk jepnin hollësi të tilla, në një kohë që referonin me zell prej zëdhënësi qeveritar një ngushëllim të ministrit të Jashtëm të Kosovës Enver Hoxhaj, drejtuar familjes së poetit.

(Një dreq e di pse i duhej dhënë gjithë kjo hapësirë ngushëllimit protokollar të një ministri të Jashtëm; por ky pleonazëm nuk ka lidhje me gjuhën.)

Te Shqiptarja ndesha në titullin kurioz: Gjendet trupi i pajetë i poetit, i cili përmban një pleonazëm, ose një kombinim i gjendet i vdekur poeti dhe gjendet trupi i poetit.

Si rregull, kur dikujt ia gjejnë trupin, ky ka vdekur tashmë; përndryshe nuk do t’ia gjenin trupin, por do të gjenin personin vetë.

Të bën të mendosh, përndryshe, ky përkim që bën gjuha midis trupit dhe vdekjes, pa çka se trupi është shtëpia e shpirtit.

Gjithsesi, pleonazmi gjendet trupi i pajetë i poetit shembëllzon, në fakt, atë karakteristikë të ligjërimit të mediave, që ka të bëjë me të shprehurit jo me kombinime fjalësh, por me kombinime blloqesh ose togfjalëshash (të cilat janë zakonisht klishe).

Klishetë në media deri-diku edhe durohen; por kur përftojnë pleonazma, atëherë ngjallin hilaritet.

Çfarë janë pleonazmat qesharakë, atëherë? Natyrisht, janë ata pleonazma që na duken qesharakë… E vetmja mënyrë për t’i përkufizuar do të ishte, kështu, tautologjike.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi, Media | Tagged neologjizmat, pleonazmi, redundanca, shqipja e mediave | 1 Comment

One Response

  1. on July 21, 2012 at 1:02 pm 123456

    Ndoshta mediat që kanë raportuar lajmin, kanë edhe informacione të tjera. DInë se tani policia franceze (që vetë mendon se ka kryer gjysmën e punës, ka gjetur trupin) është vënë në kërkim të shpirtit e, kur ta gjejë edhe këtë, do t’i bëjë të dy bashkë e do ta kthejë poetin Podrimja në shtëpi. Dhe dinë, po ashtu, se kjo është e pamundur të ndodhë, se shpirti nuk është se është shkëputur për disa orë e ka dalë një shëtitje të shkurtër, por, për ca rrethana që mediat tona i dinë, ka ikur për fare aty ku venë shpirtrat kur ndahen përfundimisht nga trupi. Shkurt, këto mediat tona duhet të kenë informacion për ndonjë krim a diç tjetër të ngjashme, por ende nuk po na i raportojnë detajet, po i mbajnë për vete, dhe po mjaftohen të na thonë se “është gjetur trupi i pajetë,” duke i sugjeruar butësisht po ashtu policisë franceze të heqë dorë nga kërkimet e kota për shpirtin. Ç’pyet më, punë mediash shqiptare.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    anonimi on RRETH KOLIQIT
    pifto on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on TË ARDHUR E TË IKUR
    dr.paradoks on PROMETEU NË FARMACI
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Cyprinodon diabolis on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,749,667 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: