• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« PJESA E ZOTIT?
HESHTJE E KRISTALTË »

LUNDËRTARË TË SHKALLUAR

July 31, 2012 by Pishak Zhgaba

“A po na çmend interneti?” Pyetjen ia kam bërë vetes para se ta megafononte revista Newsweek. Lojën nuk e hapi revista amerikane, vetëm sa i bëri jehonë në botë. Natyrisht, tema na përket të gjithëve, meqë të gjithë, për një arsye ose një tjetër, e shkrepim kompjuterin, hartojmë ndonjë e-mail, zëmë shokë në facebook, cicërojmë aforizma mbresëlënëse, shëmbëllehemi në kamerën e uebit. Për këtë arsye, pyetja nuk mbeti vetëm në Amerikë por fluturoi sa andej këndej, derisa u shfaq përballë ekranit tim.

Kemi kohë që e vrasim mendjen nëse interneti po na luan mendtë e kokës, nëse gishtat nëpër tastierë po na shkallojnë, nëse kontrolli obsesiv i postës elektronike po na çmend kolektivisht. Tani mësuam se të njëjtën pyetje paskan bërë edhe shkencëtarët, psikologët, sociologët, e kështu me radhë, d.m.th. ekspertët e fushave që prekin një farë soji internetin. Në të vërtetë, mjafton ky lajm, pra që edhe psikiatrët po na hetojnë tek blejmë çikërrima në E-bay e luajmë lojëra në linjë, që të na çmendë fare. Pyetja pra është retorike. Deri diku.

Ekspertët janë të çuditshëm. Flasin vështirë për gjëra të thjeshta. Fjalë të mëdha për koncepte të vogla. Mjekët janë edhe më keq. Të japin recetë për çdo vizitë. Në vend të shtrëngimit të dorës të rrasin një tufë me ilaçe, në vend të buzëqeshjes të recitojnë emra barnash ekzotike, në vend të rrahjes së shpatullave të japin sentenca në latinisht.

Qëndrimin e gjatë përballë kompjuterit tani po e quajnë toksikomani, kurse internetin drogë. Po modemi Dsl është një lloj shiringe? Përkufizimet në gjuhë të huaj po i lë mënjanë edhe pse tingëllojnë bukur (p.sh. Internet Addiction Disorder). Si të thuash, ta mbush gojën. Është vërtetë, tani u bërtasim fëmijëve që kalojnë orë të tëra përballë kompjuterit, duke harruar se po i qortojmë duke përdorur Skype-n, ose ndonjë djallëzi tjetër teknologjike me tastierë ose touchscreen. Duke harruar se nëna, ose gjyshja, na gërthisnin nga penxherja kur e tepronim me top, me pinca, me shah, ose thjesht me cingla. Gabimet trashëgohen nga brezi në brez.

Po pasojat ndaj vëmendjes? Interneti ka faj, natyrisht. Çrregullime të kësaj natyre (attention-deficit disorders) janë bërë karakteristikë e rinisë së sotme. Edhe pse mua më kujtohet Turi, një shok klase, që para se të përfundonte si statujë përballë ekranit të televizorit Iliria, rreptësisht bardhezi, e kishte mendjen të shikonte nga dritaret e fqinjëve. Derisa dikush ia futi me shpullë ngaqë u pa me benevrekë. Ose më keq.

Ja, djaloshit të sotëm, do t’i jepnin ndonjë tabletë Ritalin, meqë ka çrregullime edhe në mësime. Turin, i ati e trajtonte vetëm me rrip meshini; ia kishte rekomanduar një koleg ushtarak nga Ndroqi, i cili emrin e fshatit e lidhte etimologjikisht me ndreqjen. E këtë të fundit me dajakun.

Nuk mund të mohohet se obsesioni i SMS-ve, i mesazheve në Twitter, i e-maileve me iPhone, po e rëndon situatën. Po krijon ankthe e depresion në popullatë. Të gjithë janë të fiksuar. Duan të komunikojnë vazhdimisht, përherë në linjë, gjithnjë me telat në prizë. Goni, një shok tjetër i lagjes, e pati pësuar paq nga e ëma. Përfundoi në banjë për një javë rresht. Ndoshta edhe natën, por ai nuk e mbante mend se flinte. Aso kohe nuk kishim as telefon. Patëm formuluar disa komunikime me fishkëllima. Meloditë që përdornim ishin të ndryshme nga ato të bllokut tjetër. Goni fishkëllente gjithë kohës. Në fund, bëri gabimin e hatashëm sepse i fishkëlleu shoqes së mamit, që e interpretoi shumë seksualisht tingullin dhe e denoncoi tek e ëma me formulën: “Po rritet mbrapsht ai djalë”. Mbaj mend, që në atë kohë më dukej gjithnjë sikur më fishkëllenin shokët. E mbaja frymën në dritare, për të parë përjashta. Paskam pasur “phantom-vibration syndrome”, me tipare tingullore, por që në atë kohë thuhej ndryshe në dialekt.

Që diçka nuk shkonte tek Beni e kishim vënë re të gjithë. E kalonte gjithë kohën nëpër tarracat e pallateve. Ndihmonte ose shoqëronte shokë e komshinj tek rregullonin antenat. Nuk kishte asnjë kompetencë antenisti, por trafikonte skema antenash që edhe jashtëtokësorët nuk i kishin. Qejfin e kishte tek antenat, jo tek sinjali që kapnin. Ishte i vetmi që gjente elementë bakri. Qarkullonin fjalë që televizori i tij i kapte të gjitha kanalet e Rai-t e të jugosllavit. E kishim zili, mirëpo Beni e kalonte të gjithë kohën nëpër tarraca, derisa errësohej. Ajo ishte bota e tij. Do kishte përfunduar në burg, për shkak të ndonjë denoncimi, të Kryetarit të Frontit ose të ndonjë pensionisti “veteran”, sikur mos t’ia kishte hequr veshin vëllai i madh, duke i thënë: “Shko more pizeveng, se të kaloi jeta nëpër tarracat e të tjerëve!”. Që atëherë, tarracat nuk e panë më Benin sipër tyre.

Lagjja ime ka pasur plot njerëz me çrregullime të tilla. Artani, p.sh. kur bënim biologji, sillte kafshë të gjalla: bretkosa, zhapikë, kakzoza, breshka. Ato në formalinë, në kavanozët e fryrë, i dukeshin jo të vërteta, prej plastike. E donte shumë natyrën, dilte në pikë të mëngjesit andej nga parku, për të gjuajtur zogj me llastiqe. Pastaj vinte në shkollë e u kallte datën gocave me lloj lloj kafshësh. Kur nuk kishte ç’të gjuante, e kapte inatin me poçet e shtyllave të rrugës. E jona ishte në errësirë të përhershme. Kishte sëmundjen e kundërt të asaj që mund të quhet virtual reality syndrome. Gjithsesi, normal nuk ishte.

Tani, unë internetin e kam qejf sa kam çekiçin, në kuptimin që i përdor për çka më duhen. Të parin e përdor shumë, të dytin gjithnjë e më pak, derisa t’ua gjej adresat atyre që shkruajnë nëpër forume, ose redaktorëve të gazetave shqiptare, që t’ua zgërlaq laptopet, sepse e ndjejnë veten të plotfuqishëm e shkruajnë idiotësira pa fund. Flasin edhe kur s’kanë ç’të thonë. Internetin e kam frikë aq sa e kam çekiçin. Kur ky i fundit përdoret mirë, d.m.th. vetëm me gozhdët, nuk më krijon kurrfarë ankthi. Kur i drejtohet kokës sime atëherë më shkojnë shtatë e nuk kam kohë të pyes përse i dukem si gozhdë.

Ndoshta interneti po na çmend të gjithëve, si dikur fishkëllimat, antenat, kafshët, llastiqet, e kështu me radhë. Vetëm që kësaj radhe çrregullimeve ua gjen emrin kollaj duke lundruar me Google. Kurse terapia nuk gjendet lehtë. Dikur vuanim nga e kundërta. Terapinë e njihnin të gjithë, emrat e vështirë kurrsesi.

Po çaprashitjet e mia a kanë lidhje me internetin? Patjetër, madje edhe përkufizim, në mos në latinisht, në anglisht me siguri. Por edhe ti që po lexon, nuk je pa gjë.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Humorr | Tagged çrregullime, çrregullimet nga interneti, Interneti, komunikimi në internet, mania e internetit, realiteti virtual | 2 Comments

2 Responses

  1. on July 31, 2012 at 11:58 am kapedani

    do te ishte interesante te vezhgoheshin komunikimet ne facebook ndermjet bashkeshorteve… sic vijne lajme se punemarres jane pushuar per komente ndaj ndermarrjeve apo eproreve, do te shihnim se facebook p.sh. eshte bere sebep per ndarje te perkohshme, sherr apo edhe divorce.. “komentues te pandreqshem” … sec ka qene nje shkrim i dikujt ketu tek xhaxhai mbi tipet e komentuesve ne internet … do sjellur per reference e per percaktim diagnoze mjekesore…


  2. on July 31, 2012 at 1:41 pm Pishak Zhgaba

    Ja shkrimi SILUETAT E KOMENTIT



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Evdotea on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ana on LOST IN STATISTICS
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • DY SKENARË PËR ZGJEDHJET June 19, 2013
    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 4 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,791,531 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (16)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,075 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,075 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: