Feeds:
Posts
Comments

Archive for August, 2012

Në përgjigje të një vërejtjeje simes për dallimin që duhet të bëjmë midis varfërisë dhe varfërimit të shqipes, një koleg (Oskeola) më pyet, në komentet, nëse mund ta shohim eksperiencën gjuhësore nën totalitarizëm jashtë kontekstit ideologjik dhe politik, ose në aspektet e saj praktike dhe në sfidat që realiteti ia krijonte ligjërimit.

Ai sqaron edhe se ka parasysh, në radhë të parë, përkthimet me cilësi shumë të lartë të klasikëve të marksizmit, cilësi që ka mbetur e patejkaluar deri më sot, në fushën e vet.

Tema më duket me aq interes, sa po e nxjerr më vete.

(more…)

Read Full Post »

nga Julius

Në edicionin e fundit të Eurovizionit zhvilluar para disa muajsh, më bëri përshtypje veçanërisht performanca e përfaqësuesit të Malit të Zi. Kontroversiali Rambo Amadeus, u paraqit me një këngë që i shkon për shtat emrit dhe reputacionit të vet. Teksti nuk është ndonjë gjë e veçantë, një thes fjalë-klishesh, të nxjerra si me bisturi nga çdo fjalim e fjalor i rëndomtë politikani ballkanas që synon integrimin e vendit të vet në Evropë. Euro neuro - titulli. Përfaqëson një synim politik, dhe vullnet të vendeve që Evropa (ajo me flamurin blu dhe yje të verdhë, për  t’u qartësuar), i ka lënë tek pragu i derës. E trajtuar kjo si sëmundje, si neurozë. Mbase këtu brenda ka diçka të vërtetë, e vërtetë që shkon përtej ambicies së këngëtarit në fjalë. Dëshiroj më parë, që të flas disa fjalë më shumë për bashkëshoqëruesin e këngëtarit, dhe bashkëprotagonistin. I cili ishte… një gomar. Literalisht gomar. Me katër këmbë, dy veshë, një Equus africanus asinus i vërtetëtë cilin e shihni në foton përbri.

(more…)

Read Full Post »

E njëjta dorë e pagdhendur që ka shkruar për gjuhën shqipe në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nuk ia ka kursyer as historinë vendit të shqiponjave (dhe zhgabonjave).

Që në fillim, lexuesit kureshtar i thuhet një rrenë e madhe:

Në fund të shekullit V p.e.s., ilirët u futën në periudhën e skllavopronarisë dhe themeluan përgjatë bregdetit qytete shumë të njohura në atë kohë, të cilat ekzistojnë dhe sot, si Durrahium (Durrësi), Apolonia, Butroti (Butrinti), Scodra (Shkodra), Lissus (Lezha), etj.

Në fakt, me përjashtim të Shkodrës, qytetet e tjera në listë janë themeluar prej grekëve – diçka që nuk ka pse të mbulohet me gjepura, meqë e normalizon lashtësinë e territorit të sotëm shqiptar (grekët themeluan kolonitë e tyre kudo rreth e përqark Mesdheut); dhe një e dhënë historike që nuk mund të manipulohet, si të ishte dosje (ironi etimologjike: shqipja e sotme mbuloj rrjedh nga latinishtja manipulare).

(more…)

Read Full Post »

MOÇALET E PADIJES

Dje te Shqiptarja.com, Dhurata Hamzai tërhiqte vëmendjen që, në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, mungon krejt përcaktimi i shqipes standard, si gjuhë zyrtare e Republikës.

Me shumë të drejtë. Mjafton t’i hedhësh një vështrim të shpejtë asaj faqeje, për të kuptuar se edhe një mësues fshati, me institut pedagogjik dyvjeçar, do ta kish shkruar më mirë (shumë më mirë).

Informacioni është i krimbur në pasaktësi dhe infeksion folklorik.

(more…)

Read Full Post »

Kush vjen për pushime në Shqipëri rrezikon t’i kalojë nën peshën e ndjenjës së fajit. Kudo që shkon nëpër lokalitete turistike do të gjesh të mitur në punë. Fëmijë që nuk i kanë kaluar as të 13-t bëjnë lloj lloj punësh, madje shpeshherë shumë të rënda për moshën. (more…)

Read Full Post »

Mbiemri Armstrong ndeshet rëndom mes anglo-saksonëve – aq sa nuk gjen dot një brez, që të mos ketë pasur një Armstrong të famshëm.

Brezi im, aspak amerikan, por gjithsesi i rritur në një botë të gdhendur prej amerikanëve e të ngjizur sipas dëshirës amerikane, pati si hero të vetin astronautin Neil Armstrong, njeriun e parë që vuri këmbë në truallin e Hënës, më 21 korrik të vitit 1969.

Aso kohe astronautit ne në Shqipëri ende i thoshim kozmonaut, me një sinonim që sillte me vete frymën ngjethëse të Luftës së Ftohtë.

Por unë kam qenë fëmijë atëherë dhe askush nuk e ka përjetuar vajtje-ardhjen amerikane në Hënë më pastër dhe më plot shpresë se fëmijët.

(more…)

Read Full Post »

nga Julius

Komentet që ndoqën pjesën e parë të shkrimit “Fustanella dhe Fraku”, më nxitën që të shkruaj disa gjëra më shumë, mbi disa ide interesante të shprehura në dokumentar.

Pikërisht, në episodin e katërt me titull të njëjtë si ky shkrim, përmendet ndër të tjera, një fakt historik interesant.

Prej jehonës që mori revolucioni grek i 1821-shit, shumë shpejt në brigjet e Peloponezit, çka përfshinte territorin e lirë të saposhpallur, zbarkojnë një numër i konsiderueshëm evropianësh filohelenë. Shumë të nxitur prej shkëlqimit të civilizimit të lashtë, në përpjekje për të gjetur Leonidhën dhe spartanët modernë aty, dhe disa të tjerë, të tërhequr në mënyrë gjenuine prej ngjarjeve aktuale që po ndodhnin.

(more…)

Read Full Post »

Qarkulluan këto ditë plot lajme dhe komente në mediat, për një vilë qeveritare në Vlorë, për të cilën qenka shpenzuar tej mase dhe që, me luksin e vet, dëshmon për babëzinë ose papërgjegjshmërinë e klasës në pushtet dhe të kryeministrit Berisha vetë.

Dje kish dalë edhe një veteran i PS-së, Sabit Brokaj, për t’i deklaruar Shqiptares se shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm as mund të krahasohen me ato të sistemit të kaluar dhe se “Vila e Enverit ishte modeste.”

(more…)

Read Full Post »

BRIRËT E BUDALLALLËKUT

“Shekulli” e nxirrte sot Al Pacino-n me origjinë shqiptare, duke iu referuar një faqeje të wiki.answers, shërbim i cili “i përgjigjet saktë çdo pyetjeje që bëhet.”

Pacino, sipas kësaj faqeje, qenka me origjinë nga Kruja dhe pjesë e atyre “qindra mijëra shqiptarëve që e lanë Shqipërinë mes viteve 1571-1912, për t’u shpëtuar ofensivave të Perandorisë Osmane.”

Gjithnjë sipas kësaj faqeje, këta të ikur ishin “kryesisht katolikët shqiptarë.”

(more…)

Read Full Post »

Gjithnjë më tërhiqte vëmendjen shprehja: Rrah si gomari në duhan, por më interesante tingëllonte kur e dëgjoja nga të moshuarit tiranas. Me këtë rast shfaqej në formën: … me rraf si gamori n’dahônt! Në të vërtetë gjithçka mbetej si një kërcënim i frikshëm, se asnjëherë nuk pata rast të shoh ndonjë që të rrihej asisoj. Me përjashtim të vetë gomerve, por jo në duhan. Për shkak të vendimit të gabuar që merrnin në çastin e gabuar e në vendin e gabuar (të qëndrojnë në mes të rrugës e të mos lëvizin nga vendi).

(more…)

Read Full Post »

nga Julius 
Në YouTube ndodhet një pjesë nga dokumentari prej 8 episodesh të televizionit grek SKAI, i titulluar “1821″. Pjesa është e përkthyer në shqip. E gjeni këtu:

Disa info të përgjithshme, për dokumentarin në fjalë

Është transmetuar nga televizioni grek SKAI, përgjatë sezonit 2010-2011. Gjithsej përmban 16 episode. Nga këto 8 episode janë transmetim i dokumentarit dhe 8 të tjera, diskutime të intelektualëve dhe historianëve të ndryshëm për episodin e transmetuar ditën e mëparshme. Është një produksion gjigand, i papërsëritur më parë në historinë e televizionit grek. Fondet për këtë emision, janë siguruar prej Bankës Kombëtare Greke. Formati i transmetimit, është ai i komentimit të ngjarjeve, të shoqëruara këto me skena vizuale të “ripërjetimit” të tyre, në formë aktoriale. Format i njohur besoj në shumë dokumentarë të vlerësueshëm historikë, që kushdo mund të ketë parë nga kanale të huaja televizive (BBC, History Channel etj). Këtë lloj formati nuk e kam ndeshur më parë në televizionet greke, çka përbën risi.

(more…)

Read Full Post »

Këtë vit trupa e karaktereve (edhe metaforave) politike në komunikimin politik është pasuruar edhe me një karaketer tjetër, atë të kamikazit. Edhe pse nuk ka një përkufizim të përcaktuar qartë mbi rolin apo atributet e tij, profili i këtij karakteri në media karakterizohet të jetë  i mbrujtur me cilësi si: prirja për të shërbyer me vetëmohim interesave materiale të eprorit; vetësakrificë dhe zell në kryerjen e detyrës; apo mungëse totale përgjegjësie ndaj interesit të publikut.

Edhe pse i vlerësuar si krijesë moralisht e dënueshme, ne do të synojmë ta shqyrtojmë këtë karakter ose profil, sikur edhe në shkencat e ekonomisë dhe politikës, pa ndonjë ngarkesë emocionale. Në përfundim argumentohet që ky term nuk mbart asnjë kuptim të përdorshëm në komunikimin politik e si rrjedhojë sugjerohet që të largohet nga fjalori i përditshëm politik.

(more…)

Read Full Post »

Plazhi i Divjakës është përnjimend i bukur. Pishnaja pa fund, ajër i pastër, rërë e bardhë, det i qetë. Pastaj sheh dorën e njeriut, në trajtën e autokolonave, e të vjen ndër mend teto Ollga e “Zonjës nga Qyteti”, me thënien e saj të famshme: “Kanë shitur gomarët për të blerë biçikleta”. Mirëpo në këtë rast duhet parafrazuar: “Kanë shitur gomarët për të blerë makina”.

(more…)

Read Full Post »

Shqiptarja njoftonte lexuesit për një zbulim të ri të Ekspeditës së Përbashkët Arkeologjike shqiptaro-franceze në Apolloni: një reliev të punuar në kockë.

Me këtë rast citohej edhe përgjegjësi i ekspeditës, Jean-Luc Lamboley, që vërente se “E veçanta e zbulimit është se është një punim i kualitetit të lartë në kockë, ku është fiksuar një skenë nga mitologjia greke. Ndoshta është i vetmi reliev i gjetur në kockë.”

Dhe pikërisht, gjithnjë sipas Lamboley-t, bëhet fjalë për “një skemë[?] mitologjike shumë [të] njohur ku paraqitet Heraklisi [pse jo Herkuli?] me topuz dhe Apolloni me hark.”

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: