• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« MUJI NË KUVEND
NJË SHOQËRI ME AUTIZËM »

KRIPË DHE SHEQER

August 7, 2012 by Xha Xhai

Të gjithëve na kujtohet Vlora, e ngarkuar dingas me refugjatë, si ndonjë trung i mbuluar me milingona, në rrjedhë të lumit të rrëmbyer – teksa i afrohej bankinës së portit të Barit, në Itali, këtu e 21 vjet më parë, më 8 gusht 1991.

E quanim vapori Vlora atëherë, pa çka se nuk punonte me avull, por ishte krenaria e flotës sonë tregtare, ose anija që çante bllokadën dhe rrethimin imperialist-revizionist, për të çuar anembanë globit eksportet tona…

E paskësha harruar, megjithatë, se Vlora që iu afrua brigjeve të Puglia-s, si ato velierat e dikurshme me ekipazhin të krimbur nga murtaja, lia e zezë, ethet e verdha; mbante ende nën kuvertë dhjetë ton sheqer, blerë nga qeveria shqiptare në Kubë.

Ma riktheu në mendje një lajm që pashë sot te La Repubblica, për një film dokumentar të Daniele Vicari-t që do të shfaqet në Festivalin e Venezia-s; film që përpiqet të rikrijojë pamjet dhe sidomos atmosferën e atyre ditëve të nxehta të gushtit, kur refugjatët i grumbulluan si bagëtinë, dhe njëlloj si bagëtinë i çuan pastaj të lëngonin në stadiumin e Barit, nën zhegun përvëlues të diellit mesdhetar.

Ndonjë prej viktimave të atij udhëtimi, rrëfen sot si, nga etja e padurueshme, kish provuar të pinte deri edhe ujë deti – për t’u ndezur pastaj më keq, deri në jerm. Të rrethuar nga kripa, por me tonelata sheqer në bark të anijes – ky ishte fati emblematik i shqiptarëve që arratiseshin nga llahtaria e gjysmë shekulli komunizëm.

La nave dolce, e ka quajtur filmin e vet Vicari; për shkak të ëndrrës së pasagjerëve të saj të fundit për një dolce vita, në bregun përballë; por edhe për shkak të sheqerit nën kuvertë, që mbeti pa ua ëmbëlsuar dot kafetë dhe bakllavatë shqiptarëve të mbetur në atdhe.

Promovideoja e dokumentarit mund të shihet këtu; dhe, po të kemi parasysh se për atë dramë njerëzore të njëzet vjetëve më parë autoriteteve italiane u janë shpërndarë deri edhe medalje nderi, historia i duhet kujtuar publikut shqiptar më parë e më mirë se atij italian.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Kinema, Sociologji | Tagged Daniele Vicari, ekzodi, La nave dolce, refugjatët shqiptarë | 2 Comments

2 Responses

  1. on August 7, 2012 at 6:08 pm Zgjim

    PpSh nuk ekzistonte – e kishte zhdukur Enveri me shoket e tij.Edhe thermijat e fundit te prones private ne Shqiperi ishin zhdukur me te ashtuquajturin tufezim.As pula private nuk kishte.Ne kete menyre Enver Hoxha kishte per qellim te shuante ”psikologjine e prones private”.Kam bindjen se me e demshme ishte per mireqenien e qytetareve eliminimi i prones se vogel private se sa te prones se madhe.Fundja, me pak apo me shume e demshme, ska edhe aq rendesi.Padyshim, ishte teper e demshme.Kete me se miri e dine vete qytetaret e Shqiperise qe i kane perjetuar ato kohe.Nese kesaj i shtohet edhe fakti se nuk kishte as liri te levizjes edhe brenda vendit, se mos te flasim per dalje jashte, rezultati eshte ky qe shohim ne keto pamje apokaliptike, ne kohe paqeje.
    Me sa mbaj mend, Ramiz Alia, duke pare pasojat e tufezimit, kishte bere perpjekje te beje ”çtufezimin”. Kjo ishte ”reforma” e tij e pare, qe nuk mund te fshehej se ishte ne kundershtim me ”mesimet” e xhaxhit Enver.Me kujtohet nje fjalim i tij, ne nje vizite diku ne ndonje malesi, kur thoshte: ”jepjani fshatarit dhine(bagetine), pa do shihni se çdo beje ai”. Edhe mosshenimi i pervjetorit te vdekjes se Stalinit, ne vitin 1988, ishte shmangie nga rruga e Enverit, qe nuk mund te fshehej.Kete e bente ndoshta per opinionin e huaj.
    Ndryshimet kozmetike me shume ishin per ta zgjatur qendrimin ne pushtet.
    Sidoçofte Shqiperia u dermua nga totalitarizmi i gjate, dhe ne fund edhe nga ndrrimi i menjehershem i sistemit nga stalinizmi ne pluralizem, pa nje ndermjetkohe pregatitore, sidomos per psikologjine e miletit.
    Duke i rikujtuar edhenjehere keto pamje, dhe duke marre parasysh faktin se sot qytetaret e Shqiperise udhetojne pa viza jashte vendit, mund t’i jap te drejt fjaleve qe mi pat thene njeri nga grupi i vizitoreve nga Shqiperia e Enverit, ne vitin 1979, ”çdo popull perparon, pa marre parasysh se kush çka thote”.
    Por une do te shtoja, nuk eshte çeshtja se a perparon nje popull, por sa perparon ne krahasim me popujt e tjere.


  2. on August 7, 2012 at 9:43 pm me sheqer & me hurmà

    Nuk di pse vendosa ta shoh me contrapasso kete parabolen e anijes se embel mbi uje te kripur, me shqiptaret nen diellin e gushtit qe e ben detin dhe udhetimin te duket statik, me shqiptaret te uritur qe ketej ngulen me goje mbi debore kubane sheqeri, e andej me shqiptaret qe eten pastaj dhe shkojne percellohen me uje te njelmet, qe pastaj kthehen te etur me shume per te ballancuar pehashin me sheqer, pastaj edhe nje here nga fillimi, nga bregu i kripes ne bregun e sheqerit – keshtu deri ne bregun perbri.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Cyprinodon diabolis on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    nakleonardo on RRETH KOLIQIT
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,749,181 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: