• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« POLITIKA FITON MEDALJEN E KASHTËS
KRIPË DHE SHEQER »

MUJI NË KUVEND

August 7, 2012 by Xha Xhai

Kryeministri Berisha, pasi dështoi në përpjekjen për t’ia imponuar me forcë Kuvendit (dhe opozitës) heqjen e imunitetit me kushtet e formuluara prej tij, kërkoi menjëherë që çështja të votohet me Referendum.

Disa zëra nga opozita thanë, në përgjigje të kësaj kërkese, se Referendumi për heqjen e imunitetit nuk mund të kryhet me kushtet e Berishës, për të njëjtat arsye dhe rrethana që dështoi votimi në Kuvend.

Të tjerë argumentuan të kundërtën.

Të dyja palët iu referuan neneve përkatëse në Kushtetutë dhe në ligjin për Referendumet.

Pa qenë në gjendje ta shoshit mirë këtë çështje, po mjaftohem të them se, duke gjykuar nga deklaratat e shumta, duket se palët nuk e njohin mirë ligjin; ose shpresojnë se, duke e shpërfillur, mund të lënë mbresa te publiku.

Vijmë kështu te çfarë kemi thënë prej kohësh në Peizazhet: dhe pikërisht që, para se të rendim për të ndryshuar rregullat e lojës, duhet t’i njohim ato më parë, t’i kemi bërë tonat; dhe t’i kemi bërë po aq tonat, sa edhe kodin gjenetik dhe pamjen që shohim përditë, kur i interpelohemi pasqyrës.

Palët në Tiranë duken të angazhuara, me një zell maniakal, për të ndryshuar Kushtetutën – hiq një paragraf këtu, shto një arnë aty, ule nga kjo anë, ngreje nga ajo ana tjetër. Shto ujë e shto miell, thoshin të vjetrit.

Duke gjykuar nga cilësia e debateve për këto çështje, duket se flamurtarët e ndryshimeve në Kushtetutë nuk e njohin mirë dokumentin themeltar të shtetit; jo se nuk ia dinë përmendësh nenet, por nuk ia kanë përvetësuar dot frymën.

Duket edhe se, këto palë, e shohin Kushtetutën dhe, në përgjithësi shtetin ligjor, jo si një kod që përfton institucionet dhe palët vetë, por si një tërësi pengesash, gardhesh, portash të kyçura, rojesh, qensh dhe telash me gjemba, që u ka dalë atyre përpara dhe nuk i lejon të bëjnë ç’të duan.

Veçanërisht, me spektaklin e këtyre ditëve dhe me retorikën e lodhur prej kalemxhinjsh të gazetave të provincës, kryeministri Berisha dhe të vetët treguan se po i qasen Ligjit me mendësinë e bajraktarit periferik të Perandorisë, ose të një Muji kreshnik të mumifikuar, që ende ëndërron se mund të realizojë lirinë e vet në hapësirat ose intersticet e ligjit.

Gjithsesi, 6 gushti do të zërë vend në kalendarin e Republikës si ditë turpi.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Jurisprudencë, Politikë | Tagged kushtetuta, ndryshimi i rregullave, perandoria zero, referendumi, rregullat | 3 Comments

3 Responses

  1. on August 7, 2012 at 2:15 pm forma mentis

    Per sa i perket 6 gushtit dhe hyrjes se kesaj date “ne histori” per mendimin tim mbajne pergjegjesi sidomos mediat (meqe Berishes, ia njohim koken tashme). Mbajne pergjegjesi per shpelarjen mendore qe i bene opinionit publik per nje date qe nuk ka lidhje as me flamure te rrezuar, as me flamure te ngritur, por thjesht me qellime te pastra baterdisjeje te opinionit publik, qe nga e gjithe kjo mesele do mbajne mend vetem “miliarderet”, “integrimi i munguar” e te tjera te llojit.

    Sa per nenet ne Kushtetute, referendumi per rishikimin e Kushtetutes nuk mund te iniciohet nga Berisha apo grupi i mbeshtetesve te tij. Per ta cuar ne referendum nje projektamendament kushtetues (si ky mbi imunitetet) kerkohet vendimi paraprak i 2/3 te Kuvendit (par. 4, neni 177 kusht.). Referendumi parashikohet edhe lidhur me amendamentet kushtetuese te miratuara (par.5, neni 177 kusht.) dhe pikerisht cilesimi “te miratuara” nenkupton serish voten pro, te 2/3 te te gjithe deputeteve. Duhet te behen bashke pra pozite e opozite, qofte per referendumin mbi projektamendamente, qofte per referendumin mbi amendamente te miratuara.

    Ndoshta perfshirja e njerezve (nese do arrihet shumica prej 2/3), do te sjelle te vetmen te mire, qe do t’i detyroje politikanet te komunikojne me shume e me seriozisht me zgjedhesit (ata qe kane te drejte vote). Ruaj sidoqofte nje sere rezervash mbi efektshmerine e ketij kontakti me zgjedhesit, ne konsiderate te species politikane qe na udheheq, si dhe pare tendencen ndaj propogandes dhe rolin aspak informues te mediave ne kete kuptim.

    Per sa i perket njohjes se ligjit themeltar, historia shqiptare ka deshmuar renditjen e saj ne faqet e fundit te axhendes politike. Prioritetet shkojne ne drejtim te mendje-blerjes e mendje-shplarjes kolektive, e jo te edukimit me vlera e standarde, aq me teper kushtetuese – ligjore.

    Na lodhen.


  2. on August 13, 2012 at 4:24 pm tifozi gjerman

    Diten kur ndodhi ky “turpi” gjendesha ne Tirane dhe e ndoqa permbledhjen e “monologut” te Berishes, pasi TV shqiptar transmetoi vetem fjalen e tij (montazhin), a thua se ne kuvend nuk ishte asnje nga opozita. Kanalet e tjera transmetuan edhe fjalen e opozites. Por TVSH vetem te Saliut, ku ai duke dale nga lekura, leshoi proçka me lidhje e pa lidhje (nuk e mohoj se u argetova), u beri thirrje, por nuk merrej vesh a po lutej, a po u jepte urdher apo po i kercenonte opozitaret. Sigurisht ne qender te shenjestres ishte ai (kupto Edi Rama) e ka mbajtur nje fjalim delirant – per koqen e qejfit.
    Me nje fjale te urte te vjeter: mbytja sinjori!, e perkthyer ne zhargon modern: futja pordhes!
    U habita pse priste tja votonin, fytyra here i skuqej, here i zbardhej, akuzonte ne hatlla jo trau i doganes se ketij etj., kur soji e sorollopi i tij jane ekzemplare te korrupsionit.
    Me nje fjale u argetova, se lidhur me thelbin te ceshtjes u binda fare (per gjithe jeten) se NUK KA SHTET SHQIPERIA!


  3. on August 13, 2012 at 10:59 pm J.

    Vetëm punë argëtimi nuk është kjo. Këtu ka një lloj PERVERSITETI në mënyrën sesi kryeministri ynë sillet me pushtetin që mban. Ai me sjelljen e tij, dhe publikimin e saj ndjell një lloj skizofrenie, e cila transmetohet më pas edhe shtrihet në masat e njerëzve.

    Vëreni humnerën si ndjesore dhe llogjike midis fjalimeve të tij, dhe kronikave të zeza anë e mbanë vendit. Apo midis turpit të ekipit olimpik kombëtar dhe madhështisë së shtirur për rekordin e ri të “notit” (se vendosi dhe rekord të dytë).

    Për çdo njeri të ndërgjegjshëm, kjo vetëm për të qeshur nuk është.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on RRETH KOLIQIT
    anonimi on RRETH KOLIQIT
    pifto on RRETH KOLIQIT
    Evdotea on TË ARDHUR E TË IKUR
    dr.paradoks on PROMETEU NË FARMACI
    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Cyprinodon diabolis on RRETH KOLIQIT
    highlander on TË ARDHUR E TË IKUR
    xeno on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 6 hours ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,749,855 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: