• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« NJË SHOQËRI ME AUTIZËM
MISTIFIKIMI I FJALËS GEGE »

SI NUK DUHET PËRKTHYER

August 10, 2012 by Xha Xhai

Ndesha një ditë në një përkthim të një teksti të vogël, por të mirënjohur të Umberto Eco-s, të botuar në një faqe shqip online.

I titulluar “Si të mos flasësh për futboll” nga përkthyesi, teksti përqesh disa huqe ligjërimore dhe jo vetëm, të tifozëve të futbollit.

Eco-ja e ka shkruar në italishte, por përkthyesi ka parapëlqyer tekstin frëngjisht si pikënisje; mund të kish ndodhur edhe më keq, dhe të na e kish përkthyer Eco-n nga gjeorgjishtja ose finlandishtja, po ta kishin hedhur erërat e emigracionit në ato treva.

Gjithsesi, nuk është përkthimi nga gjuhë bedele tema e këtij shkrimi, por vetë mjeshtëria të përkthyerit.

Përkthyesit ia kërkon puna të merret me gjithfarë lloj tekstesh, të cilat ngrihen mbi një pafundësi nëntekstesh.

Nëntekstet janë të pacak, ndërsa mendja e përkthyesit e fundme.

Në tekstin e Eco-s, autori e qesëndis tifozin e futbollit, duke e krahasuar me një personazh sa hipotetik aq edhe absurd, që flet obsesivisht për flautin dhe repertorin për këtë vegël muzikore.

Për ata që nuk e dinë, Eco-ja është jo vetëm autor letrar, publicist, estet dhe semiolog, por edhe flautist i mirë. Në fakt, te referencat ndaj flautit në shkrim mund të gjesh jehona të pëlqesave të vetë Eco-s flautist, sikurse na e konfirmon kjo faqe.

Tani, si të veprojë një përkthyes, kur ndodhet ballë për ballë me një personazh ekspert, që flet për flautin me gjithfarë teknicizmash dhe aluzionesh të brendshme?

Nuk mund të presim prej përkthyesit që të dijë t’i bjerë flautit, as që ta mësojë këtë vegël, enkas për të përkthyer tekstin e Eco-s.

Por mund dhe duhet të presim që ai, si përkthyes, ta kuptojë që në tekst po flitet për çfarë ai nuk e ka idenë.

Me një fjalë, duhet të presim që përkthyesi ta ndiejë që teksti po i del nga kontrolli.

Ka një moment, në dialogun imagjinar të Eco-s, kur personazhi muzikant ia përmend bashkëfolësit fantazitë e Telemann-it për flaut.

Citoj nga italishtja:

Ma la voglio vedere sulle fantasie di Telemann. Ce la fa? Non userà mica la diteggiatura tedesca?

(Fantazitë e Telemann-it për flaut dalin edhe në intervistën e lartcituar; Eco-ja rrëfen aty se këto fantazi i hapin gjithnjë probleme, kur kërkon t’i luajë me flaut.)

Si e përkthen yni këtë pasazh? Kështu:

Do të më pëlqente t’ju shihja në fantazitë e Telemannit. Ia dilni dot? Po ju s’do të më thoni se keni virtuozitetin gjerman?

Si me magji, diteggiatura e origjinalit u shndërrua në virtuozitet!

Natyrisht nuk ka asnjë lidhje mes diteggiatura-s dhe virtuozitetit, përveç faktit trivial që edhe virtuozit i duhet, megjithatë, të përdorë një diteggiatura të caktuar, kur i bie flautit.

Në fakt, diteggiatura, sipas fjalorëve, është një sistem ose kod i përdorimit të gishtave të dorës dhe i pozicioneve të tyre për t’i rënë një vegle muzikore.

Sa i përket flautit – vegël që unë nuk di t’i bie – enciklopeditë flasin për një diteggiatura baroke dhe një tjetër gjermane; kjo e fundit është më e thjeshtuar se e para, përdoret zakonisht nga fëmijët (edhe ngaqë i kanë duart e vogla) ose ata që sapo kanë filluar t’i bien veglës.

Prandaj, kur ai personazhi i thotë tjetrit: “mos më thuaj që përdor diteggiatura-n gjermane”, kjo tingëllon si një lloj qortimi ose poshtërimi i lehtë – sa kohë që një flautist i mirë përdor gjithnjë baroken.

Siç shihet, bëhet fjalë për të kundërtën e virtuozitetit.

Pak më poshtë, kur në tekstin e Eco-s bie prapë muhabeti për këtë diteggiatura, përkthyesi më në fund kujtohet ta japë si “mënyrë (baroke) të gishtave”; por sërish duket se nuk e ka idenë për çfarë është duke folur.

Në anglishte, diteggiatura është fingering; në frëngjishte doigté. Në shqipe nuk kam gjetur një term të kënaqshëm; deri edhe gjithnjë të kujdesshmit Leka & Simoni kanë përdorur parafrazën “teknikë e përdorimit të gishtave.” Besoj se një neologjizëm si gishtëzimi do të zgjidhte punë.

Gjithsesi, përkthyesi ynë i ka rënë shkurt – i ndodhur para këtij termi që kushedi s’e ka kuptuar dot (një nga hipotezat), e ka rishkruar krejt fjalinë, duke futur konceptin e befasishëm të virtuozitetit.

I lejohet kjo një përkthyesi?

Unë besoj se jo, nuk i lejohet.

Po si të veprojë atëherë ky përkthyes, kur teksti ia kapërcen erudicionin?

Fare lehtë – ta ndërpresë përkthimin dhe të hapë ndonjë faqe enciklopedike, për të marrë vesh, në vija të trasha, se për çfarë bëhet fjalë.

Pra, jo të mësojë flautin, por të krijojë një ide se si i bihet flautit.

Po atëherë pse nuk e ka bërë këtë yni?

Këtë nuk e dimë – ndoshta ka përtuar, ndoshta e ka thirrur detyra gjetiu, ndoshta ka vendosur që Eco-ja duhet redaktuar në këtë pikë.

Ka të ngjarë, edhe që jo vetëm të mos e ketë ditur se ç’është “gishtëzimi”, por edhe të mos e ketë marrë vesh që teksti po flet për diçka që shkon përtej njohurive të tij përdhese në këtë lëmë.

Dhe kjo e fundit, ose aftësia e njeriut për të pikasur sakaq mosdijen e vet, për ta dëgjuar këtë zile alarmi dhe për ta ndalur vrapin, është ajo që quhet kulturë e përgjithshme, e cila shfaqet dhe vepron si një lloj shprehie, ose nxitje të brendshme për t’iu drejtuar një burimi informacioni enciklopedik.

Fatmirësisht, jetojmë në kohë kur është më e lehtë se kurrë t’u qasesh informacioneve të tilla online. Mjafton të dish e të ndiesh se kur duhet të fillosh shfletimin.

Pa kulturë të përgjithshme, përkthyesi herët a vonë do të gabojë; sepse nuk do ta pikasë dot se çfarë nuk di.

Në rastin tonë, kultura e përgjithshme na sugjeron se po bëhet fjalë për një vegël muzikore, dhe se personi që flet, në tekst, e njeh mirë këtë vegël dhe muzikën e shkruar për të; dhe se të njohësh një vegël do të thotë që të dish edhe si i bihet.

Jo të dish t’i biesh, por të kesh një ide si i bihet.

Madje edhe thjesht të dish që, për t’i rënë kësaj ose asaj vegle, duhet përvetësuar një teknikë e caktuar, e cila ka lidhje, mes të tjerash, edhe me mënyrën si do të përdoren gishtat, në kombinim me frymën (ose gjatësinë e telave, forcën e goditjes a të pickimit etj.) për të përftuar notat.

Këtë gjë përkthyesi nuk mund ta mësojë duke shfletuar enciklopedira gjatë kohës që përballet me tekstin; ai ose e di paraprakisht, ose nuk e di – dhe nëse nuk e di, është i dënuar të shkasë herë pas here, dhe ta marrë me vete edhe lexuesin në gropën septike.

Dua të them që tekstit nuk mund t’i qasesh si druvari, me sëpatë e me motosharrë – duhet delikatesë, dhe ca pjesë duhen trajtuar me brisk e me limë.

Për ta bërë këtë duhet dashuri dhe përkushtim. Edhe unë i kushtova vëmendje përkthimit më lart, sepse unë e dua Eco-n, ia vlerësoj shkrimet, ia admiroj mendjen dhe erudicionin; dhe më vjen keq kur bie në duar të padenja.

Ndoshta edhe vetë Eco-ja kështu do të ishte llahtarisur, po të kish parë dikë që flautin ta përdorte jo për të luajtur muzikë, po si thupër për të rrahur gomarin.

Shënim 1: Meqë përkthimi në fjalë është bërë nga frëngjishtja dhe unë tekstin frëngjisht nuk e kam këtu, s’e përjashtoj dot që gabimin më lart ta ketë bërë përkthyesi francez i origjinalit italisht, jo yni. Kritika ime, në këtë rast, do të vlente për francezin, ndërsa tonit kushedi do t’i shërbente si përkujtesë se përkthimet mirë është të tentohen gjithnjë nga origjinali, sidomos kur origjinali nuk është në gjuhën kwak’wala.

Shënim 2: Shkrimi më lart nuk synon të japë ndonjë vlerësim të profesionalizmit dhe integritetit të përkthyesit të tekstit, por vetëm të vërë në dukje problemin përkatës. Unë përkthej edhe vetë ndonjëherë; dhe nuk kam dyshim se lexuesi i vëmendshëm do të gjente mangësi të ngjashme edhe në punët e mia.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Përkthim | Tagged enciklopedia e përkthyesit, Umberto Eco | 2 Comments

2 Responses

  1. on August 11, 2012 at 5:40 pm ztrls

    gishterim. gishtrim? gishtim? por kurre “gishtezim”. :)


  2. on August 12, 2012 at 12:51 pm Iliri

    Nè zhargonin e instrumentistève, veçanèrisht nè instrumentat me harqe dhe pianoforte, pat hyrè nè vitet 70′ fjala “aplikaturè”, ndèrsa nè nivelet fillestare pèrdorej shprehja “vènia e gishtave”, “mè ver gishtat” … si muzikant, mè tingèllon mè mirè “gishtèzim” qè mè duket pèrkthim mè i saktè nga fjala italisht “diteggiatura”



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ana on LOST IN STATISTICS
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
    • TESTE DHE TEKSTE June 6, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 3 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,791,209 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (15)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,071 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: