• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« UDHËTIM ME LAVJERRËS
LOPË PËR T’U MJELË »

PIERRE MENARD NË METRO

August 16, 2012 by Xha Xhai

Mbrëmë qëllova të isha duke pritur një tren të metrosë në stacionin e 23rd Street në Manhattan, kur dëgjova sistemin e njoftimit publik të lajmëronte se një tren N po i afrohej stacionit.

Në shumë stacione njoftime të tilla tashmë janë automatizuar dhe transmetohen nëpërmjet një sistemi të kompjuterizuar.

There’s a Queens-bound N train approaching the station.

Tha zëri prej gruaje, dhe pastaj, vetëm një sekondë më pas, përsëriti:

There’s a Queens-bound N train approaching the station.

[Një tren N për Queens po i afrohet stacionit.]

Mesazhi i dytë ishte absolutisht i njëjtë me të parin; kopje perfekte, e përftuar nga i njëjti regjistrim numerik, i ruajtur në të njëjtin disk të fortë; i njëjti zë, i njëjti intonacion, për të njëjtin informacion.

E megjithatë, mesazhi i dytë ishte krejt i ndryshëm nga i pari; meqë i pari lajmëronte turmën e udhëtarëve se treni i shumëpritur më në fund po i afrohej stacionit; ndërsa i dyti ua jepte këtë informacion njerëzve që tashmë e kishin marrë një herë.

Si të thuash, mesazhi i parë kishte krijuar kontekstin për mesazhin e dytë; ndërsa i pari sillte një informacion praktik, i dyti i referohej të parit dhe kërkonte interpretim.

Në komunikimin mes njerëzve, ndodh shpesh që njëra palë të përsëritë çfarë sapo ka thënë; por në raste të tilla synimi i ligjërimit është të vërë në dukje përsëritjen, jo kuptimin e thënies origjinale. Nëse fëmija hyn në shtëpi dhe i themi: “Hiqi këpucët!”, i kemi përcjellë një komandë të thjeshtë dhe eksplicite; por nëse pas pak çastesh i themi sërish “Hiqi këpucët!”, e njëjta komandë do të shoqërohet nga mbitone të mërzisë, irritimit, nervozizmit, ndoshta edhe kërcënimit; dhe këto mbitone, të cilat fëmija mund t’i kapë në trajtën akustike (fonetike) të mesazhit të dytë, e bëjnë këtë të ndryshëm nga i pari, gjithë duke ia ruajtur thelbin.

Përkundrazi, mesazhi i përsëritur nga kompjuteri iu dha udhëtarëve pa kurrfarë diference, me përjashtim të kontekstit të riformuluar; dhe është kjo mungesë diference që krijon jetërsim – meqë, sa kohë që jemi të vetëdijshëm se mesazhi është përftuar nga një program në thelb budalla, e dimë se nuk mund të ketë asnjë synim të shtuar, nga ana e kompjuterit, në përsëritjen e mesazhit.

Ironikisht, kompjuteri aq obsesiv i stacionit të metrosë më kujtoi Pierre Menard-in e tregimit të famshëm të Borges-it, i cili u vu të (ri)shkruante Don Kishotin, e Cervantes-it, duke e përsëritur fjalë për fjalë dhe, megjithatë, duke krijuar një vepër krejt të re gjatë këtij procesi, e cila e përfshin Don Kishotin e vjetër në kontekst, ose në enciklopedinë (kompetencën) e lexuesit.

Po çfarë të reje sjell vallë mesazhi i dytë njoftues, për të njëjtin tren N që i afrohet stacionit, në krahasim me mesazhin e parë? Ndoshta e reja ka të bëjë me atë që publiku, i cili tashmë nuk merr ndonjë informacion denotativ të ri në lidhje me trenin, ftohet të reflektojë për natyrën e ligjëratës së prodhuar nga kompjuteri, ligjëratë me të cilën ndeshemi gjithnjë e më shpesh në ndërveprimet tona të përditshme me kompjuterët, programet dhe pajisjet e ndryshme elektronike.

Kjo është një ligjëratë impersonale, e papërgjegjshme, që të drejtohet ty vetëm e vetëm ngaqë nuk i drejtohet askujt në veçanti; një ligjëratë së cilës nuk mund t’i përgjigjesh, as mund ta kontestosh; një ligjëratë që ka arrogancën të konstituohet, me përkufizim, si bartëse e së vërtetës së kulluar.

Shto pastaj edhe që mesazhet e pararegjistruara, si rregull, u transmetohen turmave të përkohshme; të formuara nga njerëz që vijnë dhe ikin – edhe pse turma vetë mbetet, e përkufizueshme me masën e njerëzve që presin trenin në një stacion. Megjithatë, që nga momenti kur sistemi nuk funksionon në mënyrë të përsosur, treni vonohet dhe turma e humbet natyrën e vet të përkohshme, atëherë mesazhe të tilla nisin t’u ngjajnë hekurave të burgut, duke ua përkujtuar përdoruesve të sistemit se ky i fundit, në fakt, i trajton si të ishin skllevër.

Udhëtarët, në atë orë të mbrëmjes, janë zakonisht të lodhur dhe nuk e vrasin dot shumë mendjen për konotacionet, mbitonet dhe aluzionet e komunikimit me impersonalitetin prej formulari burokratik të zërit në stacion; por sikur të kishin oreks dhe imagjinatë, do ta ndienin veten pjesëmarrës në një distopi ndoshta të pakthyeshme.

About these ads

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Gjuhësi, Teknologji | Tagged Borges, ligjërimi publik, Pierre Menard |

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    Lulian Kodra on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    Tjeter on TË ARDHUR E TË IKUR
    Relapso on Q
    Xha Xhai on Q
    Xha Xhai on TË ARDHUR E TË IKUR
    xhibi on TË ARDHUR E TË IKUR
    Xha Xhai on Feja si majdanozi
    Nejona on Feja si majdanozi
    Relapso on TË ARDHUR E TË IKUR
  • Enzima

    • RRETH KOLIQIT
    • PLEH
    • PROMETEU NË FARMACI
    • MËSIME KLASIKE
    • TË ARDHUR E TË IKUR
    • Q
    • FTESË
    • TE TALLËSH BYTHËN GJUHËSISHT
    • ÇFARË FILMASH SHEH?
    • LLOJE TË CENSURËS
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 2 weeks ago
    • MASH e shqetëson më shumë përdorimi politik i raportit të BB nga opozita, sesa përmbajtja. #ANALFABETIZËM FUNKSIONAL xhaxhai.wordpress.com/2013/04/29/ana… 3 weeks ago
    • RESPEKT PËR DORËHEQJEN xhaxhai.wordpress.com/2013/04/17/res… #KQZ 1 month ago
    • SPJUNLLIQE wp.me/p5CYF-3fc 1 month ago
    • RT @Peizazhe: MË GJEJ NJË FOTO TË BUKUR wp.me/p5CYF-3eT 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura demokracia drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja kanuni katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,746,444 hits
  • Dosjet sekrete

    • May 2013 (18)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,043 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: