• Home
  • Histori
  • Kulturë
  • Politikë
  • Sociologji
  • Totalitarizëm

Peizazhe të fjalës

ose natyra jo aq të qeta

Feeds:
Posts
Comments
« GASTARE KUDO
ME MINARE NË VENEZIA »

SQARIM LEXUESIT

September 8, 2012 by Xha Xhai

Shkrimi im me titull “Patosi ynë nekrologjik” u botua më parë në blogun Peizazhe të fjalës, dhe pastaj edhe në gazetën Shekulli.

Aty unë kritikoja disa karakterizime hiperbolike dhe shijekëqia për të vdekurit, duke marrë shkas nga titulli një artikulli të Natasha Lakos, që e kisha lexuar në sajtin 24-orë.com, dhe që gjendet aty sot e kësaj dite.

Në shkrimin tim unë e thoshja haptazi që kritikën time ia drejtoja titullit të këtij shkrimi, jo përmbajtjes së tij.

Me atë titull, shkrimi në fjalë ishte përcjellë edhe nga time.al (një klon) dhe lajm.al, i cili i referohet sajtit 24-orë.com.

Ndërkohë, “Homer shqiptar” e quajti Podrimjen edhe Selim Musaj, gjatë një takimi përkujtimor mbajtur në Treviso të Italisë (më dt. 29 korrik, ose dy ditë pas botimit të shkrimit në 24-orë) dhe Nezir Beqiri, në gazetën “Nacional”, data e pacaktuar.

Pas gjase, burimi i këtij epiteti sa viral, aq edhe të papërshtatshëm, është titulli i artikullit të Lakos, botuar në 24-orë.

Sot më shkroi privatisht një i afërm i shkrimtares Natasha Lako, për të më thënë, mes të tjerash, se kisha gabuar në shkrimin tim, kur i referohesha artikullit në fjalë; meqë Lakoja nuk kish bërë gjëkundi fjalë për “Homer shqiptar.”

Miku që më shkroi, më shpjegoi edhe se artikulli i Natasha Lakos ishte botuar në gazetën Bota sot, me titullin “Ali Podrimja, Udhëtar i përjetshëm, Homer djaloshar”.

Nga shkëmbimi që patëm, doli që autorja nuk e kish ditur se, diku gjatë telefonit të prishur të mediave shqip online, titulli i artikullit të saj kish përfunduar në një “Ali Podrimja Homeri shqiptar”, për të ngacmuar pastaj edhe reagimin tim kritik.

Për fat të keq, as në faqen e Bota sot online dhe as gjetiu, unë nuk arrita të gjej referimin ndaj një titulli të tillë; në një kohë që në faqen e 24-orë nuk gjej dot asnjë të dhënë për burimin se nga është marrë artikulli (çka më bëri të mendoj se mund të ishte shkruar enkas për atë faqe).

Gjithsesi, tani e kam të qartë se titullin e Natasha Lakos e ka ndërruar, në kopjim e sipër, një redaktor ose administrator i faqes.

Edhe pse redaksitë kanë të drejtë të vënë dorë në titujt e artikujve (si rregull, duke shtuar në fund të artikullit se ‘titulli është i redaksisë’), kur kjo ndërmerret nga njerëz që nuk kanë as kompetencën as ndjeshmërinë e duhur, mund të shkaktohen dëme.

Një dëm i tillë është pezmatimi i autores Natasha Lako, përballë kritikës sime, e cila iu duk e pamotivuar.

Por edhe më i madh është dëmi kulturor që sjell zëvendësimi i një titulli poetik “udhëtar i përjetshëm, homer djaloshar” me një klishe si “Homeri shqiptar,” e cila i bën jehonë frymës kitsch që mbizotëron në kulturën shqipe online dhe që, në fakt, ishte edhe objekti i kritikës sime.

Më duhet të pranoj fajin tim, që nuk dyshova menjëherë se Natasha Lako, poete e mirënjohur dhe njeri i shquar për ndjeshmërinë e vet, nuk mund të kish sajuar një titull të tillë paçavure.

Nuk dyshova, sepse i dhashë më shumë kredi se ç’e meritonte burimit.

Por, vëreni me kujdes aktin e këtij redaktori, që ka vënë dorë në metaforën e një poeteje, për ta shndërruar në lëvere: dhe e gjithë kjo në emër të konformimit me një normë imagjinare të kitsch-it shqip!

E kam pësuar edhe vetë kështu para disa kohësh, kur një shkrim imi i botuar në blog, për një roman të Bashkim Shehut, përfundoi në një gazetë të Tiranës me titullin: “Ardian Vehbiu: Ju rrëfej Bashkim Shehun.” Për fat të mirë, arrita të shpjegohem menjëherë me Bashkimin; por sa e sa herë të tjera dëme të tilla nuk janë shmangur dot?

Janë dëme që i detyrohen një lloj vandalizmi ndaj punës intelektuale, ose asaj egërsie që kulturën kërkon vetëm ta përdorë, jo ta jetojë.

Mikrofoni

  • Print
  • More
  • Digg

Like this:

Like Loading...

Posted in Media | 11 Comments

11 Responses

  1. on September 14, 2012 at 1:04 pm Red

    Hapje teme pa nevojë. Vetë krijon problem, vetë shuan problemin. Që artikullshkruesit nuk vendosin se si do të titullohet artikulli i tyre nëpër gazeta, është një gjë që e din secili që merr vesh pak nga gazeta.


    • on September 14, 2012 at 1:12 pm Xha Xhai

      Për fat të keq, jo. Temën e pashë unë të nevojshme që ta hapja, dhe për këtë nuk i marr leje askujt, dhe aq më pak një anonimi të thjeshtë. Kjo temë erdhi si përgjigje e shumë fërkimeve, debateve të vogla, keqkuptimeve dhe kundërakuzave private dhe gjysmë-private, të cilave e pashë të arsyeshme t’u përgjigjesha një herë e mirë, me një njoftim publik, në blogun tim (pasi u lodha duke iu përgjigjur privatisht). Natyrisht, disa të painformuarve kjo mund t’u duket e tepërt – por, me gjithë respektin për shqipen, kujt i plasi për këtë? Ti, zoti Red, i ke dhënë kujt shpjegime për markën e deodorantit të sqetullave që ke përdorur sot?


    • on September 14, 2012 at 1:37 pm Tannhauser

      Hapje teme pa nevojë? Me të vërtetë jam shkrirë së qeshuri. Sikur XhaXhai të kapi hapësirën tënde o njeri, bën sikur shpërdori disa kilobyte nga disku yt. Kemi hyrë në mes të shtatorit por ama vapa bën kërdinë akoma…

      Unë habitem edhe me XhaXhain, që rri e lodhet edhe të përgjigjet sejozisht. Pse nuk i injoron këta njerëz? Të shikoj që kacafytesh për t’i dhënë përgjigje çdonjerit që të drejtohet. Nuk besoj se nuk je në gjendje të dallosh një komentues që do debat, që ka argumenta, që ka diçka për të thënë. Unë jam shumë i rezervuar ndaj çdo “emri” të ri që shfaqet në blog. Nuk di nëse janë kalimtarë të rastit apo njerëz që gjetën një kënd për të mësuar.

      Ata që kanë gjëra për të thënë, ata që kanë kulturë, do komentojnë prapë, të tjerët bëjnë një kalim tranzit, panë një mur të bardhë apo një dërrasë të zezë dhe iu tek të shkruajnë.


      • on September 14, 2012 at 3:18 pm Xha Xhai

        Ke të drejtë, o mik. Luftë e humbur është – por ndonjëherë them se edhe t’i lësh të livadhisin, prapë humbje është.


    • on September 14, 2012 at 3:31 pm pifto

      Kam frikë që Red nuk është kuptuar mirë. Artikullshkruesi duket i preokupuar për çështje të “gazetarisë”, si kultura dhe dija për të komunikuar publikisht nëpërmjet medieve, pra për të publikuar, ndërkohë që Red duket sikur po do të flasi për “gazetën” si mall shit-blerjeje (ose e thënë në shqip “shit për blerje”).


  2. on September 14, 2012 at 5:03 pm Red

    Ti Tannhauser, merr deodorantin e Xhaxhait dhe futjani njeri-tjetrit…ndër sqetulla natyrisht.


    • on September 14, 2012 at 5:34 pm Xha Xhai

      [I nderuar CD, ende nuk më je përgjigjur, si do ta zgjidhje ti çështjen e komenteve si ky më lart. Sinqerisht, do të doja një mendim.]


      • on September 14, 2012 at 8:11 pm Cyprinodon diabolis

        Dhe une, sinqerisht, shkoj e hap kete djall-o-teme, te lexoj ndonje gje (te hajrit – thuhet) para se ti pergjigjem nje pyetje pergjigjen e te ciles e shty si i denuari kohen ne radhen e karriges.
        Nuk kam nje pergjigje ne xhep, ndjehem ngushte. Nuk kam nje pergjigje per ty c’te besh, ndersa po te jap pergjigjen cdo beja une. Do ta kisha lene, sic kam bere, te humbte ne eter, sic thote Tannhauser, apo sic i thoje vete diku dikujt keto dy dite.
        Po shkoj te pergjigjem.


        • on September 14, 2012 at 9:33 pm Xha Xhai

          Falemnderit.


    • on September 14, 2012 at 8:58 pm Zgjim

      Ketu, ne Gjermani, po e leshove baglen jashte shtalles, te gjobitin.Jo vetem kaq,por edhe nese qeni juaj e ben kaken, je i detyruar t’ia heqesh,se te gjobitin.

      Kjo nuk do te thote se ti nuk ke te drejte ta leshosh baglen, ama ne shtalle.


  3. on September 14, 2012 at 6:25 pm forma mentis

    Kush ka sy e dy pare filtra të arsyes në kokë e kupton se ku qëndron problemi i moderimit. Nëse as sytë e as paret e mendjes nuk mjaftojnë për të shkurajuar hedhjen e baltës e të domates si monedhë komunikimi, kjo ka të bëjë me zgjedhje të mirëfilltë. Një herë, dy, diku mbaron kufiri i të ushqyerit me “sepse” e me shpjegime mbi etikën dhe komunikimin. Qartësisht fliten gjuhë të huaja për njëra tjetrën, edhe pse prezumimi është se po komunikohet në të njëjtën shqipe. Më vonë do ta kuptojnë, më të humbur do të jenë.
    Xha Xha, nuk keni pse ta merrni detin në këmbë.



Comments are closed.

  • Lutje bashkëpunëtorëve

    Herë pas here, miq dhe kolegë të ndryshëm më dërgojnë materiale për publikim në blog, si autorë të ftuar.

    Deri më sot blogu ka qenë i hapur për kontribute të tilla; por besoj se ka ardhur koha të zbatojmë një kriter të ri për publikimet nga autorë sporadikë.

    Kolegët janë të ftuar dhe të mirëpritur të marrin pjesë aktivisht në debatet e ndryshme në blog; dhe vetëm më pas të publikojnë aty materialet e tyre. Më shumë se për pluralitet autorësh, kemi nevojë për pluralitet mendimesh.

    Nuk inkurajojmë, nga ana tjetër, kontribute të izoluara nga miq dhe kolegë që përndryshe nuk kanë kohë, mundësi ose dëshirë për t’u aktivizuar në komentet dhe në veprimtarinë e blogut.

    E njëjta gjë vlen për autorë sporadikë, që marrin mundimin të komentojnë vetëm për shkrimet e veta – meqë blogu nuk duhet kuptuar si shtëpi ku merren dhoma me qera.

    Autorët e ftuar në blog duhet të kenë krijuar, kështu, një profil të tyrin virtual nëpërmjet komenteve, sepse ashtu edhe lexuesi do t’i ndjekë më mirë.

    Ky kriter nuk formulohet ad hoc, për këtë apo bashkëpunëtor në veçanti, por është për t’u interpretuar si një kërkesë e arsyeshme, që përmirëson komunikimin e blogut me lexuesin.

    Xha Xhai

  • Reaksione

    ipare on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    skelari migrues on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Kobayashi on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Xha Xhai on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    forma mentis on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    eni on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Tjeter on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Ovoid on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
    Selbstregelung on MANIKYR NË THONJTË E SHTR…
  • Enzima

    • LOST IN STATISTICS June 18, 2013
    • MANIKYR NË THONJTË E SHTRIGËS June 17, 2013
    • ABSTENIMI ZGJEDHOR June 16, 2013
    • ORIENTALISTË TË VETES June 14, 2013
    • DYZIMI I VOTËS June 12, 2013
    • MENDIMET E NJË TË DYZUARI June 10, 2013
    • SPIUNËT VIRTUALË June 9, 2013
    • HARDMAN KREMLINI June 8, 2013
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S’IA FALIN June 7, 2013
    • TESTE DHE TEKSTE June 6, 2013
  • Twitter

    • RT @Peizazhe: ORIENTALISTË TË VETES wp.me/p5CYF-3m8 3 days ago
    • UNË FAL, TY TË FALET, ATIJ S'IA FALIN wp.me/p5CYF-3kU 1 week ago
    • RT @Peizazhe: TESTE DHE TEKSTE wp.me/p5CYF-3kH 1 week ago
    • RT @Peizazhe: RRETH KOLIQIT wp.me/p5CYF-3iL 3 weeks ago
    • RT @Peizazhe: KËTA TË SOTMIT wp.me/p5CYF-3hp 1 month ago
    Follow @xhaxhai
  • Pineska

    arti Ballkani cargo cult censura drejtshkrimi Edi Rama emigracioni emigrantët Enver Hoxha Europa fjalët e huaja gegërishtja gjuha shqipe huazimet ilirët institucionet Interneti islami Ismail Kadare Kadareja katolicizmi kombëtarizmi komunizmi Kosova ligjërimi politik ligjërimi publik mediat Nënë Tereza pluralizmi politika populizmi privatësia protesta publiku purizmi përkthimi Sali Berisha shoqëria civile shqipja e drunjtë shqipja e njësuar shqipja totalitare standardi teknologjia Tirana totalitarizmi
  • RSS Shqipologji

    • Një mohim, dy përcjellore
    • Motra e vogël e “mbetem”
    • Folje e sëmurë
    • Fjalë e lashtë
    • Në kontekst
  • Për ajrim

    • Alb-Club
    • Arbër Shtëmbari
    • Ardit Rada
    • Ba Bai
    • Besnik Pula Blog
    • Bizantin
    • Busulla
    • E-Zani i Nalte
    • Edlira Gjoni
    • Epigraphica
    • Fletore shënimesh (Arbër Zaimi)
    • Flokënaja
    • Gastare
    • Gomari ballkanik
    • Krypa
    • OBOBO News
    • Organizata politike
    • Përpjekja
    • Pëshpërima
    • Peshku pa ujë
    • Poezi shqip
    • Programe shqip
    • Rando Devole
    • Regtima
    • ResPublica
    • Rrethi lakanian i Tiranës
    • Sheshet
    • Shtëpia e librit
    • Sleepwalkers
    • Stalker
    • Tannhauser
    • Tirana Calling
    • Vështrime
    • Xixa
  • Bujrum

    • Register
    • Log in
    • Entries RSS
    • Comments RSS
    • WordPress.com
  • Numëratori Geiger

    • 1,790,541 hits
  • Dosjet sekrete

    • June 2013 (15)
    • May 2013 (27)
    • April 2013 (24)
    • March 2013 (22)
    • February 2013 (28)
    • January 2013 (33)
    • December 2012 (26)
    • November 2012 (30)
    • October 2012 (27)
    • September 2012 (25)
    • August 2012 (26)
    • July 2012 (30)
    • June 2012 (23)
    • May 2012 (24)
    • April 2012 (21)
    • March 2012 (27)
    • February 2012 (29)
    • January 2012 (32)
    • December 2011 (30)
    • November 2011 (35)
    • October 2011 (31)
    • September 2011 (35)
    • August 2011 (34)
    • July 2011 (24)
    • June 2011 (30)
    • May 2011 (30)
    • April 2011 (24)
    • March 2011 (27)
    • February 2011 (28)
    • January 2011 (36)
    • December 2010 (22)
    • November 2010 (25)
    • October 2010 (23)
    • September 2010 (27)
    • August 2010 (27)
    • July 2010 (24)
    • June 2010 (31)
    • May 2010 (25)
    • April 2010 (29)
    • March 2010 (27)
    • February 2010 (21)
    • January 2010 (26)
    • December 2009 (25)
    • November 2009 (25)
    • October 2009 (19)
    • September 2009 (27)
    • August 2009 (21)
    • July 2009 (23)
    • June 2009 (22)
    • May 2009 (20)
    • April 2009 (23)
    • March 2009 (30)
    • February 2009 (23)
    • January 2009 (34)
    • December 2008 (20)
    • November 2008 (25)
    • October 2008 (17)
    • September 2008 (15)
    • August 2008 (16)
    • July 2008 (18)
    • June 2008 (18)
    • May 2008 (18)
    • April 2008 (14)
    • March 2008 (15)
    • February 2008 (13)
    • January 2008 (17)
    • December 2007 (24)
    • November 2007 (23)
    • October 2007 (21)
    • September 2007 (18)
    • August 2007 (18)
    • July 2007 (22)
  • Enter your email address to subscribe to this blog and receive notifications of new posts by email.

    Join 5,071 other followers

  • Copyright

    Creative Commons License
    Materialet origjinale në këtë faqe (përjashtuar komentet) by Peizazhe të fjalës is licensed under a Creative Commons Attribution 3.0 Unported License.
    Based on a work at xhaxhai.wordpress.com.

Blog at WordPress.com.

Theme: MistyLook by WPThemes.


Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,071 other followers

Powered by WordPress.com
%d bloggers like this: