This page has the following sub pages.
- Fashizmi i rivështruar
- Moisiu në Oxford
- Pse katolikët
- Schindler-ët në Shqipëri
- Revizionizëm historik apo paranojë?
- Miti i Skënderbeut
- Arbërit në Venedik
- Bizantinët shqiptarë
- Skënderbeu i Krujës
- Kolonë turq në Shqipëri
- Arapë dhe shqiptarë
- Identitet i kryqëzuar
- Historia me vota
- Kuislingët?
- Antikitete
- Nacionalizëm

Vrimat e shqiptarizmes
Qe rasti i enciklopedise maqedonase qe shkaktoi debate interesante qe preken pika te nxehta te pozicionimit historik, politik ekonomik dhe kulturor te Shqiperise dhe shqiptareve ne raport me veten tone.
Nuk dua te bej komplimenta por niveli i debatit mediatik (zyrtar) ishte shume i ulet ne raport me debatin e lire ne forume interneti.
Qe maqedonasit te thone per ne qe zbritem nga malet ( cilet male? ) apo qe kemi ardhur pas sllaveve, qe shqipen na e mesoi Tito ashtu si na mesoi rusishten Enveri etj me duket nje komponent shume i vogel i problemit.
Ceshtja kryesore eshte se c’themi ne per veten dhe si po veprojme ne me veten.
Duke patur neveri ndaj nacionalizmit si doktrine per marreveshje fjale po perdor termat shqiptarizem dhe patriotizem .
Qe ne nje shtet te egzistoje nje mendim i qarte kombetar ( dyshoj se ndonje komb e ka, por sidoqofte nuk jane aq te coroditur se ne) te pakten ne mendimin zyrtar, mendoj se duhet te egzistojne te pakten disa shtylla:
1- prejardhja
2- e ardhmja e imagjinuar
3- historia si dogme e pranuar
4- miqte natyrore
5-armiqte natyrore ( te ndryshueshem)
6-mite te qendrueshem
7- raport i qendrueshem me besimin apo besimet fetare qe praktikohen ne vend
8- raporti me pakicat
Ndoshta po te mos isha diletant, do te vazhdoja me pika te tjera…
Cilat jane vrimat e prejardhjes sone?
zyrtarisht ishin pellazget pastaj iliret, pastaj arberit dhe te fundit shqiptaret. Rrjedhshmeri e qarte, e paster dhe e pa negociueshme. Dhe mudesisht dhe gjenetiko kulturalisht e paster.
Po te hysh ne nje librari te zakonshme shqiptare, patjeter do te shohesh me shume se dhjete tituj qe i referohen kesaj te kaluare gjenetikisht te ndritur te shkruar nga autore kryesisht te huaj por jo vetem te tille, te cilet me urdher te shtepise botuese jane pagezuar shkencetare te medhenj te gjuhesise historise etj… ( ndoshta komleksi prej enverhoxhe korife i te gjitha shkencave)
Mesojme se te gjitha gjuhet kane fjale shqip, mesojme se pellazget shtriheshin deri ne egjypt??? pse jo deri ne kine, mesojme plot gjera qe per fatin e mire te botes ( edhe nazizmi shqiptar i duhej) nuk i merr njeri seriozisht.
Kur vjen rradha e prejardjes sone shteterore si rrjedhim dhe kulturore historianet dashamires pothuaj heshtin. E merr fjalen historia zyrtare.
Pirro i Epirit qe luftoi Romen, mbreteria ilire qe luftoi Romen dhe me asgje..
Them asgje se nuk se dhe keto te dyja nga menyra se si trajtohen, nuk jo vetem qe nuk te bejne krenar, por dhe nuk te japin ndonje informacion shume te sakte dokumentar.
Psh ne tekstet tona shkollore nuk thuhet asgjekundi se qyteti i Durresit ( Epidam, Dyrrah ) nuk ka qene kurre pjese e nje shteti ilir, por perkudrazi lufta qe shteti ilir ne kohen e mbretereshes Teuta i beri ketij qyteti sherbeu si shkak kryesor i luftes se pare iliro-romake qe ishte fillimi i fundit te shtetit ilir.
Persa i perket 2200 viteve qe ishim pjese e tre perandorive del teoria e Enverit qe kemi care para me palle ne dore?!!! Natyrshem me lind nje pyetje: tek une si shqiptar ka me shume rendesi formimi im kulturor i ndikuar neper shekuj nga perandoria pagane romake perandoria e krishtere bizantine, perandoria muslimane osmane, perandorite e kuqe ruse dhe kineze, mreteria e shenjte enveriste, komunisto-nacionaliste, republika e sotme, apo geni pellazg qe e ruaj te paster, a thua se popullsite e tjera qe kane levizur ketu kane qene aliene dhe ne nuk mund te kryqezoheshim me to.
Ne kendveshtrimin kulturor dhe shteteror; A kemi qene 2000 vjet kacake apo kemi qene qytetare normale ne raport me kohen?
Po e ardhmja?
Per ate flitet shume dhe nuk thuhet asgje. Pervec planeve politike per antaresimin ne BE ( kam nje pershtypje te forte qe me krizat qe po ndodhin njera pas tjetres, kur ne te kemi plotesuar kriteret, BE nuk do t’ja vleje me) nuk thuhet asgje, Fundi i horizontit tek maja e hundes nuk i lejon korifejte tane te mendojne prioritetet ekonomike te shqiperise……..
Dmth ne duam te kemi porte qe te jemi ure kalimi, te prodhojme energji, te prodhojme ushqime, te presim turiste, etj…
SHBA psh nuk eshte ure kalimi per asgjekundi, por ne mund t’ja kalojme.
Tek ceshtja e prejardhjes preka pashmangmerisht edhe historine.
Cila eshte historia jone?
A kemi qene nje popull normal qe ka qene pjese efektive e shtetit ku i ra fati te bente pjese dhe qe pasqyronte problematiken dhe krizat e tij ( te famshmet kryengritje) apo nje fis jonormal diabolik qe me palle ne dore i ka bere rezistence cdo qyteterimi??????
Sipas historise sone kemi qene keta te dytet, madje dhe rasti i atyre qe kane bere karriere ne perandorite perkatese, sipas nesh deri perandore po te lexosh neper rreshta lihet te kuptohet qe ja kishin me hile shtetit te tyre se ne thelb ata ishin shqitare ( Skenderbeu, Qyprilinjte) apo ishin tradhetare te vendit ( Ballabani).
Shteti Yne lindi si nje perpjekje patriotike ne kuadrin e njgjarjeve te medha globale, apo si kurorezim i 2000 viteve kacakllek me palle ne dore. ( armiqte tane tek historia jone zyrtare mund te gjejne nje mal me argumente se ne nuk kemi aftesi shtetformuese) Ndersa historia pas pavarsise eshte e nde pjese e debateve mediatike dhe per te do nje jete te thuash se c’thone dhe nje sekonde te kuptosh se sa pa vlere jane pjesa me e madhe e te thenave.
Po miqte dhe armiqte tane …
Po i rendit sipas kohes duke i paraqitur te gjitha versionet.
E thjeshte. Totalisht e pandryshueshme.
Mik
1912-1918 Austria Itali-france-britani
1918-1920 Italia ose askush
1920-1924 SHBA ( Uillson)
1924-1939 Italia
1939-1944 Itali gjermani Rusi Britani USA Japoni
1944-1949 Jugosllavia
1949-1960 B. Sovjetik
1960-1974 Kina, vietnami, Kamboxhia
1974-1990 Levizja internacionaliste e revolucionit boteror
1990-Fund i botes BE, USA, Rusi, Kine, Zelande e re, etj
Armik
1912-1918 Austria Itali-france-britani
1918-1920 Italia
1920-1924 gjithe bota perfshire dhe SHBA
1924-1939 Italia
1939-1944 Itali gjermani Rusi Britani USA Japoni
1944-1949 Jugosllavia
1949-1960 B. Sovjetik
1960-1974 Kina, vietnami, Kamboxhia
1974-1990 Levizja internacionaliste e revolucionit boteror
1990-Fund i botes BE, USA, Rusi, Kine, Zelande e re, etj
Paqartesia eshte shume e qarte.
Kur flas per mit te qendrueshem kam parasysh personazhe te tipit Zhan D’Ark qe edhe pse te gjithe e dine qe nuk ishte shenjtore por ndoshta epileptike halucinative, askush nuk ndihet i fyer perj lartesimit te ketij miti.
Po trajtoj nje mitin tone me te madh kombetar. E pate ne tv faljen e Bajramit ne sheshin Skenderbej???
Edhe pse ndergjegja fetare ne shqiperi nuk eshte shume e zhvilluar, duket qarte qe nuk do te jete keshtu edhe per shume kohe.
Si do te ndihen pas psh 10 vitesh ata besimtare qe falen ne nje shesh me emrin dhe nen hijen e shpates te nje personi qe kishte mision t’i zhdukte paraardhesit dhe vellezerit e tyre ne fe nga faqja e dheut.
Edhe vete gjergji ne varr do te ndihej i sfiduar dhe do te kerkonte shpaten neper erresire dhe t’u bente atyre ” tradhetareve” nje deja vu te pergjakshme dhe te flinte i qete aty ku askush nuk e di se ku eshte.
E keni pare nje debat midis Ardian Klosi dhe nje historiani me mbiemer Egro ne mbrojtje te librit te Shmid dhe S.Godos dhe A.Zheji kunder tij?
Njera pale citonte dokumenta kryesisht te vatikani, Venedikut, por dhe Osmane, kurse pala tjeter fliste per trimerine, guximin, zgjuarsine, kalin, pallen 100 kg, Be shqiperine ne NATO etj…….
A mund te identifikohet shumica e popullsise me kete??????
Ne krenohemi se kemi dhe kemi patur gjithnje harmoni fetare dhe e argumentojme me teorine komunisto-rilindase feja e shqiptarit eshte shqiptaria( Sa te devotshem do te ishin ata besimtare qe respektojne fete e tyre aq sa kemi respektuar ne kete c’menduri te thene ndoshta per efekt rimimi) . Cdo fe qe praktikohet ne shqiperi predikon tolerance dhe madje ne nuk jemi te vetmit qe kemi bashkjetese fetare. Po te shohesh psh vendet me popullsi muslimane, qe nga kufiri perendimor( shqiperi) dhe deri ne pakistanin e larget, gjithnje ka patur tolerace per fete e tjera ( pa permendur problemet politike te shekulit XX, kryesisht te importuara ne vende si Libani ). A nuk kemi traditen Osmane te tolerances nderfetare?
Imagjino sa te fyer ndihet nje cift te martuarish me fe te ndryshme t’u thuash qe ata naten bejne dashuri normale dhe jo perdhunim jo per shkak te qytetarise miresise dhe dashurise, por vetem se jane te pafe?!!!!!!!!!!
Kur themi pakice ne Shqiperi na vete menjehere mendja tek greket qe po te kene te drejte ne pretemdimet e tyre jane shumice.
Pastaj doli dhe pakica vllehe.
Por kush eshte pakice.
Ne kendveshtrimin normal askush nuk duhet te jete pakice, por ne realitet ne shqiperi ka pakica te dhunuara te pakten kulturalisht dhe ndoshta dhe te mllefosura prej ketij dhunimi.
Nuk jane as greket me gjithe ata qe pretendojne se jane te tille, as vllehet.
Mjafton te shohim shtetin shqiptar te 70 viteve te fundit. Menyra si jane trajtuar dheb fakti qe shqiptaret e thjeshte nuk i kane pare si te ndryshem, pavaresisht se qarqe te tyre shohin shqiptaret si te tille, perfshirja e tyre ne strukturat qeverisese, kulturore etj eshte tregues i qarte i kesaj.
Mendoni jevgjit dhe romet……………………. Sa i qarte duket rracizmi yne “zemermire”!
Si perfundim, para se ne te qahemi si gra te mira per ate se c’fare thone te tjeret per ne, duhet te ndajme mendjen:
A jemi nje rrace e paster kacakesh te pafe dhe rezistues ndaj cdo lloj qyteterimi, pa aftesi shtetformuese????????
Apo jemi nje komb normal pasardhes KULTURALISHT perandorise pagane romake perandorise se krishtere bizantine, perandorise muslimane osmane, perandorive te kuqe ruse dhe kineze, mbreterise se shenjte enveriste, komunisto-nacionaliste, republikes se sotme te paemer, fatkeqesisht te copetuar nga nacionalizmat diabolike fqinje, dhe PER NDERIN TONE asnjehere te perfshire ne hakmarrje barbare per barbarizmat qe kemi. pesuar?
Cilat jane vrimat e prejardhjes sone?
zyrtarisht ishin pellazget pastaj iliret, pastaj arberit dhe te fundit shqiptaret. Rrjedhshmeri e qarte, e paster dhe e pa negociueshme. Dhe mudesisht dhe gjenetiko kulturalisht e paster.
Po te hysh ne nje librari te zakonshme shqiptare, patjeter do te shohesh me shume se dhjete tituj qe i referohen kesaj te kaluare gjenetikisht te ndritur te shkruar nga autore kryesisht te huaj por jo vetem te tille, te cilet me urdher te shtepise botuese jane pagezuar shkencetare te medhenj te gjuhesise historise etj… ( ndoshta komleksi prej enverhoxhe korife i te gjitha shkencave)
Mesojme se te gjitha gjuhet kane fjale shqip, mesojme se pellazget shtriheshin deri ne egjypt??? pse jo deri ne kine, mesojme plot gjera qe per fatin e mire te botes ( edhe nazizmi shqiptar i duhej) nuk i merr njeri seriozisht.
Kur vjen rradha e prejardjes sone shteterore si rrjedhim dhe kulturore historianet dashamires pothuaj heshtin. E merr fjalen historia zyrtare.
Pirro i Epirit qe luftoi Romen, mbreteria ilire qe luftoi Romen dhe me asgje..
Them asgje se nuk se dhe keto te dyja nga menyra se si trajtohen, nuk jo vetem qe nuk te bejne krenar, por dhe nuk te japin ndonje informacion shume te sakte dokumentar.
Psh ne tekstet tona shkollore nuk thuhet asgjekundi se qyteti i Durresit ( Epidam, Dyrrah ) nuk ka qene kurre pjese e nje shteti ilir, por perkudrazi lufta qe shteti ilir ne kohen e mbretereshes Teuta i beri ketij qyteti sherbeu si shkak kryesor i luftes se pare iliro-romake qe ishte fillimi i fundit te shtetit ilir.
Persa i perket 2200 viteve qe ishim pjese e tre perandorive del teoria e Enverit qe kemi care para me palle ne dore?!!! Natyrshem me lind nje pyetje: tek une si shqiptar ka me shume rendesi formimi im kulturor i ndikuar neper shekuj nga perandoria pagane romake perandoria e krishtere bizantine, perandoria muslimane osmane, perandorite e kuqe ruse dhe kineze, mreteria e shenjte enveriste, komunisto-nacionaliste, republika e sotme, apo geni pellazg qe e ruaj te paster, a thua se popullsite e tjera qe kane levizur ketu kane qene aliene dhe ne nuk mund te kryqezoheshim me to.
Ne kendveshtrimin kulturor dhe shteteror; A kemi qene 2000 vjet kacake apo kemi qene qytetare normale ne raport me kohen?
+1
Rendesi ka qe femite e shqiptarve kudo qe jane jane pothuaj se te paret ne shkolle. Emigrimi ne itali ne vitet 90 me zbuloi se italianet ne vitet 70 kishin provuar bum po ne pergjithesi ne nje fshat ku shkoja ne week end shumica nuk kishin shkolle dhe kishin henger 1 veze ne jave dhe ne nje vend te shtepise ruanin nje divan te vjeter qe tu kujtonin niperve se sa te varfer qe qeme. po shqiptaret u futen ne shtepite tona tiranse dhe pervetsuan cdo gje dhe harruan fshatin apo provincen na na erdhen!