Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Art’ Category

Sot m’u kujtuan, për një arsye që do ta përshkruaj më poshtë, vargje nga një poezi e Kadaresë e viteve 1970, e titulluar “Shpjegim për librat Besianës së vogël,” ku poeti i tregon një fëmije për librat dhe autorët që ka në bibliotekë.

Shkruante aso kohe Kadareja:

Kurse këta janë xhaxhi Migjeni me Naim Frashërin,
Që nën jastëk besoj gjithmonë do t’i mbash.
(Sikur Zog e Sulltan të mos kishte atëherë
Dhe në vend të tyre penicilinë të kishte,
ata më shumë do të rronin dhe prej tyre së paku
ca ditë më të bukura ti do t’i kishe.)

Në fakt, edhe Naimi, edhe Migjeni kanë vdekur në moshë relativisht të re, nga tuberkulozi; sikurse shumë e shumë të tjerë në atë kohë – mjaft t’i hedhësh një sy kësaj liste të viktimave të sëmundjes në histori.

(more…)

Read Full Post »

Hyjnesha e ButrintitSi e perceptojmë artin në përgjithësi e skulpturën klasike në veçanti? Si na e kanë përcjellë shekujt deri në ditët e sotme? A përputhet shija jonë artistike me atë të grekëve apo romakëve të lashtë? Le të marrim rastin e statujave prej mermeri që hijeshojnë sot sheshet, kishat, vendet arkeologjike, ose muzetë e gjithë botës. Për mua bardhësia e tyre është sa e natyrshme aq edhe e paprekshme, sa e thjeshtë aq edhe kuptimplotë.

(more…)

Read Full Post »

Edhe pse artin përgjithësisht e shohin, madje e lëvdojnë, si manifestimin sublim të lirisë, një vepër arti nuk krijohet dot pa iu bindur artisti një bashkësie rregullash pak a shumë eksplicite; aq sa mund të thuhet se çdo vepër është, në fakt, rezultat i negocimit midis dëshirës për liri dhe nevojës për disiplinim.

(more…)

Read Full Post »

Pioneer_plaque.svgDikur, kur i faleshim televizionit italian si ta kishim altar shtëpijak, dëgjonim ndonjëherë të na thuhej se një pjesë e emisioneve, në mos të gjitha, nuk pasqyronin jetën “andej”, por ishin produkte propagandistike, të sajuara për ne “këtej”; arsyetim ky përndryshe tipik për paranojën.

Nëse ato që shihnim në ekran, sidomos reklamat, synonin të na bënim të ndiheshim të mjerë në varfërinë dhe izolimin tonë, kjo u jepte më shumë të drejtë edhe të gjithë atyre që e shihnin altarin televiziv si burim të helmit dhe të dyshimit, në një shoqëri përndryshe të shëndetshme.

Komunikimi ndonjëherë u shpëton palëve nga kontrolli. Kështu, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” kishin sukses të madh në Kinën autarkike të viteve 1960-1970, ku shiheshin si dritare ndaj Perëndimit. Një melodi me kitarë, nga kolona zanore e filmit Ngadhënjim mbi vdekjen, ishte kthyer në një prej këngëve më popullore atje, madje edhe shumë kohë pasi në Shqipëri filmi vetë, bashkë me këngët që përmbante, u hoq nga qarkullimi (kushedi për shkak të aktores së ndaluar Edi Luarasi).

(more…)

Read Full Post »

lucio_fontanaTë premten mbrëma (29 mars), në Directors Guild of America Theater në New York City, ndoqëm njërin pas tjetrit filmin e Kinostudios “Shqipëria e Re” Nëntori i dytë (prodhuar në 1982), të restauruar për mrekulli nga The Albanian Cinema Project (ACP); dhe pastaj dokumentarin The Land of the Eagles (2007), me regji të Fatmir Koçit dhe të prodhuar nga Donika Bardha.

Si filmi artistik, ashtu edhe dokumentari, e çuan publikun prapa në kohë, në vitet e regjimit komunist: filmi ngaqë është prodhuar në vitet kur propaganda e regjimit ishte stabilizuar në regjistrin kombëtarist; dokumentari, ngaqë mbështetej i tëri në materiale të rralla të arkivit të Kinostudios, sot Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQShF), pjesa më e madhe e të cilave u referoheshin drejtpërdrejt viteve të diktaturës.

Pyetja që më lindi, si pjesë e publikut por edhe si dikush që po i rijeton këto pamje, pasi i ka përjetuar më parë drejtpërdrejt në vitet përkatëse, është se çfarë efekti mund të kenë materiale të tilla, ndaj një publiku i cili, ndryshe nga unë, e realizon kontaktin me to pa ndërmjetësimin e realitetit origjinal, që i ka mundësuar.

(more…)

Read Full Post »

KaliopiRastësisht lexova të thuhej për një këngëtare, përndryshe të panjohur për mua, se “ka pasur sukses në diasporë,” një pohim që më ngacmoi, aq sa më bëri të pyes veten se çfarë duhet të bëjë një këngëtare, ose artisti në përgjithësi, për të pasur sukses në diasporë; dhe se çfarë përfaqëson, në thelb, diaspora shqiptare si publik, në këtë moment pikërisht.

Pranoj se shumë rrallë më qëllon të ndjek shfaqje këngëtarësh shqiptarë në NYC dhe se nuk e njoh fare skenën e këtushme të muzikës shqip, qoftë folk qoftë të lehtë; por di, megjithatë, që shpesh ftohen këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare në Ballkan, të cilët zbukurojnë, me artin e tyre, ngjarje dhe kremtime publike dhe private.

Po çfarë arti pëlqen pikërisht diaspora; dhe, më tej akoma, çfarë arti besohet se do t’i pëlqejë diasporës? A mjafton folklori vetëm, i çuar deri në etnografizëm; apo duhen edhe doza të forta patriotizmi? A mjafton shqipja standarde, apo lypet me çdo kusht dialekti? A mjafton tualeti gati në 3-D, apo duhet edhe pak kolagjen? A duhen shpalosur të gjitha ngjyrat e spektrit në (zh)veshje, apo mjafton daltonizmi kuqezi i flamurit kombëtar?

(more…)

Read Full Post »

Shpresoj që për lexuesin e këtyre radhëve të mos jetë i huaj emri i Pierre Menard-it – ose i shkrimtarit protagonist të një tregimi të mirënjohur të Borges-it, i cili vendosi të rishkruajë Don Kishotin e Cervantes-it duke e kopjuar fjalë për fjalë e megjithatë duke krijuar një vepër krejt të re në proces e sipër, e cila doemos i referohet Don Kishotit ekzistues.

Çdo fjalë, çdo frazë, çdo paragraf në dorëshkrimin e Menard-it, edhe pse në dukje njëlloj si në origjinalin e kopjuar, merr kuptime të reja, vetëm e vetëm ngaqë Don Kishoti i Cervantes-it tashmë ekziston dhe i rëndon lexuesit në gjoks me praninë e vet mbytëse.

Doemos, me kusht që lexuesi ta njohë paraprakisht veprën e Cervantes-it. Përndryshe, eksperimenti dështon dhe mund të ketë të papritura, herë të këndshme dhe herë të pakëndshme.

(more…)

Read Full Post »

Çfarë ka ndodhur me Ardian Isufin në Bienalen e Venezia-s?

Nga gazetat, marr vesh që vepra e tij, “U.O. – Unidentified Object” është lënë jashtë, në momentin e fundit, me vendim të kuratorit të pavijonit shqiptar Ilir Voci.

Vepra e Isufit konsiston në maketin e një minareje, e cila është ngritur “mbi” oxhakun e Fabrikës së vjetër të qelqit në Kavajë; minare që autori kish në plan ta riprodhonte në përmasa reale (me lartësi rreth 20 m) në hapësirat e Bienales (në pallatin e UNESCO-s).

Gjithnjë sipas autorit Isufi, nga kjo minare e rikrijuar do të dëgjohej edhe lutja islame pesë herë në ditë.

(more…)

Read Full Post »

Të gjithë e pranojmë që fotografia mund të jetë art, edhe pse nuk është e lehtë të përcaktohet çfarë e bën art pikërisht një fotografi, përtej synimit artistik të autorit dhe kontekstit (p.sh. një fotografi e ekspozuar në një galeri, ose edhe thjesht e vënë në kornizë).

Gjithsesi, një pjesë e këtyre fotove artistike shquhen për inskenimin e mundimshëm nga ana e fotografit regjisor, në kundërshtim me shkrepjet e çastit ose kapjet fatlume. Inskenimi i afron këto fotografi artistike me fotot e zakonshme në studio, veçanërisht të periudhës së artë të fotografisë portret (Marubi).

(more…)

Read Full Post »

Disa shënime të Evdotesë dhe të miat për veprën e Marubëve, na çuan pas në epokën kur fotografia, si teknikë riprodhimi pamor, i kish ende të ngushta lidhjet me pikturën, sidomos me portretin; subjektet fotografoheshin njëlloj sikurse do t’i pozonin piktorit për një portret – vetëm se arti i portretizimit, falë kostos relativisht të ulët të fotografisë, i shpërtheu muret e salloneve, për t’u popullarizuar në masë.

Kush i mban mend fotostudiot e dikurshme, me elemente dekori dhe skenografie, ku dyndeshin familjet në fundjavët për t’u përjetësuar në bardhezi, do ta kuptojë edhe se nuk na ndan, tek e fundit, ndonjë distancë kohore kushedi çfarë, nga ai përdorim disi ceremonial i kamerës, për të fiksuar jo aq të papërsëritshmen sesa esencën brenda secilit nga ne.

(more…)

Read Full Post »

nga Evdotea

Më befasoi, në domethënien më pozitive të mundur të fjalës, libër-albumi kushtuar fototekës së Marubëve, i përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby. Rizbulova pasionin tim të vjetër për fotografitë bardhë e zi, dashurinë kurrë të rrëfyer për profesionin e reporterit, atë të etnografit dhe atë të kostumografit, mallin për Festivalin e Gjirokastrës (si nuk e kam parë kurrë, xhanëm!).

Marubët do të fotografonin në të vërtetë, siç shprehet etnologu Agim Bido, edhe polifunksionimin shoqëror të kostumeve tradicionale në jetën shqiptare. Përkëdhela me dorë gajtanët e shiritat prej ari të xhybes, mbatha brenavekët dhe pashmangat, dhe luajta ca me fesin tanuz. U zhyta midis kindave të xhubletave, palëve të çitjaneve, u mbështolla me çarçaf me vija, pashë meshkujt nga poshtë ferexhesë dhe u qesha me shoqen time të mbuluar. Iu luta dajës që të më merrte me vete si rekrut shqiptar deri në Stamboll, u nisa për pelegrinazh në Bari, dhe ngrita edhe unë një shtangë si Mbreti.

(more…)

Read Full Post »

Duke shfletuar një libër-album për dinastinë e Marubëve të Shkodrës, të përgatitur nga Loïc Chauvin dhe Christian Raby, më mbetën sytë te një foto e dy grave, prej Kel Marubit, nxjerrë dikur në fillim të viteve 1900.

Gratë në foto janë krejt të mbuluara, nga koka në këmbë; me përjashtim të majës së hundës që i duket pak figurës majtas, dhe ndoshta një vetulle e një mollëze figurës majtas.

(more…)

Read Full Post »

Prej kohësh jam bindur se një pjesë e madhe e artit bashkëkohor është trash. Shumë vepra “artistike” duhen hedhur drejt e në koshin e plehrave, ose të riciklohen për përdorime të tjera të dobishme. Mirëpo kritika ndaj artit modern duhet t’i bëjë llogaritë me dy probleme madhore: së pari duhet të përballojë rrymën, meqë arti modern gëzon adhurimin e konsumatorëve të sotëm; së dyti duhet të kapërcejë mosbesimin ndaj mendimit të artdashësit “të thjeshtë”, por që nuk bën pjesë në rrethin e profesionistëve të artit.

(more…)

Read Full Post »

Borges-i i sugjeron diku lexuesit që të provojë t’i lexojë Iliadën dhe Odisenë sikur të ishin shkruar pas Eneidës. Duke pasur parasysh raportin mes Homerit dhe Virgjilit, nuk habitemi që ky sugjerim, paradoksal, të vijë nga krijuesi i Pierre Ménard-it, autorit të Kishotit, i cili apasionohej kaq sinqerisht pas intertekstualitetit.

Nga ana tjetër, ne vdekëtarët përpiqemi t’u qasemi autorëve tanë të preferuar në mënyrë kronologjike, duke pranuar me mend një paralelizëm mes biografisë letrare dhe vartësisë së veprave së mëpasme nga të mëparshmet. Në muzikë këtë e ndien më mirë – askush nuk do të ngatërronte Beatles-at e albumit A Hard Day’s Night me ata të Abbey Road; ose edhe Mozart-in e Simfonisë no. 12, me atë të Requiem-it.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: