Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Diaspora’ Category

Në fund të prillit, në Tiranë, u mbajt një seminar me titull “Menaxhimi i migracionit ne Shqiperi: Parashikimet e reja politike”. Qëllimi i mbledhjes ishte të prezantonte arritjet e deritanishme në zbatimin e politikave migratore në vend dhe rekomandimet për politikat e reja migratore. Promovueses të nismës, IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin), nuk ke ç’i thua. Nisma ishte inteligjente, në momentin e duhur dhe me synime të dobishme.

(more…)

Read Full Post »

KaliopiRastësisht lexova të thuhej për një këngëtare, përndryshe të panjohur për mua, se “ka pasur sukses në diasporë,” një pohim që më ngacmoi, aq sa më bëri të pyes veten se çfarë duhet të bëjë një këngëtare, ose artisti në përgjithësi, për të pasur sukses në diasporë; dhe se çfarë përfaqëson, në thelb, diaspora shqiptare si publik, në këtë moment pikërisht.

Pranoj se shumë rrallë më qëllon të ndjek shfaqje këngëtarësh shqiptarë në NYC dhe se nuk e njoh fare skenën e këtushme të muzikës shqip, qoftë folk qoftë të lehtë; por di, megjithatë, që shpesh ftohen këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe vise të tjera shqiptare në Ballkan, të cilët zbukurojnë, me artin e tyre, ngjarje dhe kremtime publike dhe private.

Po çfarë arti pëlqen pikërisht diaspora; dhe, më tej akoma, çfarë arti besohet se do t’i pëlqejë diasporës? A mjafton folklori vetëm, i çuar deri në etnografizëm; apo duhen edhe doza të forta patriotizmi? A mjafton shqipja standarde, apo lypet me çdo kusht dialekti? A mjafton tualeti gati në 3-D, apo duhet edhe pak kolagjen? A duhen shpalosur të gjitha ngjyrat e spektrit në (zh)veshje, apo mjafton daltonizmi kuqezi i flamurit kombëtar?

(more…)

Read Full Post »

U befasova pak kur lexova, në Tema dhe konfirmova në Top-Channel e Panorama, se Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ishte shpallur “qytetar nderi” i New York-ut, “në shenjë mirënjohje dhe vlerësimi për kontributin e tij në mbrojtje të interesave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.”

Në njoftim, pa cilësuar ndojë burim, thuhet edhe se:

Me kërkesë të rajonit të Manhatanit dhe presidentit të këtij rajoni, Scott M. Stringer, Kreshnik Spahiu është shpallur qytetar nderi i Nju Jorkut, duke u bërë kështu i pari dhe i vetmi nënshtetas i huaj që merr këtë titull.

U befasova, para së gjithash, sepse nuk kisha dëgjuar kurrë për këtë titull: “qytetar nderi i New York-ut”; dhe pasi u bëra kurioz dhe kërkova në ueb, mësova se një titull i tillë nuk ekziston – çka edhe shpjegon pse asnjë “nënshtetas i huaj” nuk e ka marrë.

Ekziston, përkundrazi, titulli i “qytetarit të nderit të ShBA”, të cilin e akordon Kongresi i ShBA dhe që e kanë marrë, deri më sot, gjithsej shtatë personalitete. Përndryshe, një mysafiri të shquar mund t’i jepen “Çelësat e New York-ut”, nga kryetari i bashkisë së qytetit (në momentin e tanishëm, Bloomberg).

(more…)

Read Full Post »

“Çudi, se ju shqiptarët jeni të gjithë nga Tirana!”, më tha i njohuri im italian me një buzëqeshje disi ironike, por krejt dashamirëse. Më tej sqaroi seriozisht: “Të gjithë shqiptarët që kam njohur këtu në Itali, me qindra pa dyshim, më kanë thënë se janë nga Tirana. Si shpjegohet kjo?”. (more…)

Read Full Post »

- Puna e shqiptarëve në Itali -

Çdo krizë fsheh në gjirin e vet edhe aspekte pozitive, që shndërrohen shpesh në mundësi jo vetëm për t’i kapërcyer vështirësitë e momentit, por edhe për të ecur përpara. Kriza e fundit ekonomiko-financiare, që filloi zyrtarisht në fillim të 2008-s, i ka shkaktuar pasoja të rënda ekonomisë dhe punësimit në Perëndim. Megjithatë, kjo krizë ka krijuar kushte të favorshme për ta rivizatuar modelin shoqëror, duke filluar nga vëmendja ndaj temave thelbësore siç janë puna, etika, dinjiteti i njeriut dhe vlera e migrantëve në tregun e punës. Kjo vlen si për vendet nga ku nisen emigrantët, ashtu edhe për vendet ku ata vendosin të jetojnë. Ky veprim kërkon para së gjithash një analizë të përthelluar të pranisë së migrantëve në shoqëritë pritëse, veçanërisht të punës së tyre, duke u ndalur tek përmasat e ndikimet që dukuria migratore ka mbi vendet e interesuara. (more…)

Read Full Post »

Në këto minuta që po shkruajmë, gazetat shqiptare online po ziejnë nga lajmi sipas të cilit makina e kryeministrit Berisha është qëlluar me vezë në Itali. Sipas këtij lajmi, një grup aktivistësh të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar me pankarta në duar kundër delegacionit të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, i cili po shkonte në drekën e shtruar nga kryeministri italian Monti.

(more…)

Read Full Post »

Mediat njoftojnë se në konsullatën shqiptare në Milano radha e emigrantëve nuk ekziston më. Takimet në zyrat e konsullatës caktohen nëpërmjet telefonit. Në këtë mënyrë emigrantët marrin shërbime konsullore (certifikata, pasaporta, etj.) pa humbur kohë e pa u lodhur në radhë.

(more…)

Read Full Post »

Lejeqёndrimi mund tё jetё shumё gjёra njёkohёsisht: pёr policin kufitar pёrbёn mjet kontrolli, pёr emigrantin çelёs drejt jetёs sё ёndёrruar, pёr bashkinё dokument identifikimi, pёr komshiun copё letre pa vlerё… Po pёr studiuesin? Njё minierё ari. Lejeqёndrimi pёrmban aq shumё informacione sa bёhet hartё e busull pёr t’u orientuar nё realitetin e emigrantёve. (more…)

Read Full Post »

Mosrespektimi i të drejtave të autorit, marrja pa leje e materialeve të ndryshme, botimi pa cituar burimin, përbëjnë tashmë në Shqipëri rregullin e jo përjashtimin. Për mendimin tim, kjo dukuri, sa e përhapur aq edhe e shëmtuar, nuk mund të shihet ndarazi nga kultura e nëpërkëmbjes së punës së ndershme, e si rrjedhim e dinjitetit njerëzor. Po marr për shembull gazetën “Shekulli” dhe rastin flagrant të datës 4 mars 2012 me shkrimin “Në Itali ka rreth gjysmë milion shqiptar, 220 mijë janë në punë”.

(more…)

Read Full Post »

Rasti i shqiptarëve në Itali

Të dhënat për praninë e emigrantëve në Itali konfirmojnë ngadalësimin e fortë të rritjes së tyre në numër. Sipas vlerësimeve të Dossier Statistico Immigrazione 2011, prania e rregullt e qytetarëve të huaj në Itali, në fillim të 2011-s, shkon rreth 5 milionë vetë, përgjithësisht pa ndonjë ndryshim të madh nga viti i kaluar.

(more…)

Read Full Post »


Të dhëna për emigracionin shqiptar*


Rezidentë 482.627
Femra 223.275
Meshkuj 259.352
Lejeqëndrime 435.687
Të martuar / beqarë 219.187 / 211.991
Zhvendosje rezidence brenda territorit  21.000
Fluksi 15.943
Shtetësi italiane 5.628
 Vizat e dhëna 15.446 (4.882 për punë, 9.214 për motive familjare, 676 për studime)
Fëmijë në kopsht 21.964
Nxënës 34.779 në fillore, 20.149 në tetëvjeçare
Nxënës në shkollat e mesme  22.313
Studentë në Universitet 12.029 të regjistruar, 2.057 studentë në vitin e parë, 1.349 të diplomuar
Punonjës 220.473
Sipërmarrës 23.752
Aksidente në punë 12.286
Aksidente vdekjeprurëse  25
Dërgesa monetare 135.580.000 €uro

(more…)

Read Full Post »

“20 VJET EMIGRACION SHQIPTAR NË ITALI. Të dhëna, përsiatje, njerëz, politika dhe perspektiva të ardhshme

Ky është titulli i Konferencës së organizuar nga INAS, RAT, AGORÀ e FAI CISL, që do të zhvillohet në Tiranë, më 2 mars 2012, ora 9.00 – 17.00, në mjediset e Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, Blv. Gjergj Fishta, nr. 52.

Si paraqitet profili i emigracionit shqiptar në Itali pas 20 vjet emigracion? Sa shqiptarë banojnë e si janë të shpërndarë në territorin italian? Ku punojnë kryesisht? Cila është gjendja civile e shqiptarëve që jetojnë në vendin fqinjë? Po ndarja sipas gjinisë? Sa të mitur e pensionistë shqiptarë jetojnë përtej detit? Çfarë bëhet për mbrojtjen e të drejtave të tyre? Cilat janë politikat që ndjek shteti italian në fushën e imigracionit? Po qeveria shqiptare çfarë strategjie po ndjek në lëmin e emigracionit? Çfarë imazhi kanë bashkatdhetarët tanë në Itali? Cilat janë perspektivat e ardhshme të emigrantëve shqiptarë? Këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave, lidhur me një nga dukuritë më të rëndësishme sociale, do t’u përgjigjen studiuesit, politikanët, gazetarët, diplomatët, përfaqësuesit e organizatave të ndryshme, pra një sërë autoritetesh të fushës, italiane e shqiptare, që janë ftuar të japin kontributin e tyre në konferencë.

Konferenca bëhet nën patronazhin e Ambasadës italiane në Tiranë dhe të Ministrisë së Punës, çështjeve sociale dhe shanseve të barabarta.

Programin e plotë të konferencës “20 vjet emigracion shqiptar në Itali” mund ta shkarkoni këtu.

Read Full Post »

Lajmi pёr banditёt italianё qё grabitёn nё Shqipёri, i dhёnё nga mediat nё shkurt tё 2012-s, nuk mund t’i shpёtonte vëmendjes sё opinionit publik. Bёhet fjalё pёr dy italianё nga Leçe (Giuseppe Margiotta dhe Franco Gallucci) qё, sipas forcave tё rendit, kanё grabitur me armё disa argjendari nё zonёn e Fierit e tё Lushnjёs. Dy tё pandehurit u arrestuan nё datёn 8 shkurt 2012 nga policia shqiptare me akuzёn e rёndё tё grabitjes.

(more…)

Read Full Post »

Kur dëgjova se kish vdekur Leka Zogu, të cilin disa e vazhduan ta quajnë poetikisht “mbreti” deri në fund, m’u kujtua një histori nga pranvera e vitit 1991, kur punoja part time, si mësues i italishtes, në kampin e refugjatëve të Capua-s, afër Caserta-s, në Itali.

Kjo histori do të ketë ndodhur në prill ose në maj të atij viti, ose pak kohë pas ekzodit të marsit 1991, në brigjet e Puglia-s. Një kontingjent prej më shumë se 1,000 shqiptarësh, shumica djem të rinj, i kishin sjellë në Capua, meqë aty ekzistonte tashmë një kamp refugjatësh, i administruar nga Kryqi i Kuq italian.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: