Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Humorr’ Category

zanorja ëHistoria e shkronjës “ë” ka mbetur ende pa shkruar. Si fillluan polemikat për dobishmërinë e saj? Si u rreshtuan palët në këtë betejë epokale? Cilat ishin arsyet që e dobësuan deri në zhdukje totale? Pas kaq vitesh, historiografët dhe historianët e gjuhës, ende të angazhuar me çështjet madhore kombëtare, nuk e kanë thënë fjalët e vet. Ndërkohë, ne që merremi me rrëfenja diçka mund të tregojmë për “ë”-në, pa mëtuar t’i vëmë vulën njërës prej historive më të pabesueshme të alfabeteve botërore.

Përderisa lufta e Trojës filloi për punë femrash (Helena), përderisa lufta e parë botërore plasi nga atentati kundër arqidukës Ferdinand në Sarajevë, nuk ka përse të habitemi që perëndimi i shkronjës “ë” filloi me hyrjen e kompjuterit në shoqërinë shqiptare. Edhe zjarret gjigante fillojnë nga një shkëndijë. Në rastin tonë shkëndija lindi nga fërkimi i gishtave nëpër tastierë. Çdo luftë e ka një casus belli, pak a shumë dinjitoz.

(more…)

Read Full Post »

INTERNETI DHE SHËNDETI

nga Pllaka e Pionierit

internet-1A po na çmend Interneti? pyeti Pishaku në një temë të mëparshme. Do përgjigjem unë nga eksperienca ime. Dhe përgjigja është e prerë. PO, dhe po e madhe, bile. Dhe jo vetëm po na çmend, por vepron si katalizator për ta kthyer njerëzimin në zombie, në qenie të hypnotizuara e të droguara, për qëllimet e tij të fshehta antinjerëzore. E kam pa tallje. Punoj këtu e katër vjet si teknik në një call center në nja nga ISP-të më të mëdha të Greqisë ku jap mbështetje teknike për një mori problemesh të Internetit dhe të telefonisë fikse.

Statistikat e mia më thonë se deri më sot u jam përgjigjur rreth 45.000 thirjeve. Edhe doktori më i aftë e më i përsosur i qendrës më të madhe të rehabilitimit në botë (andej nga i kalonte “pushimet” Robert Downey Jr) nuk është përballur në gjithë karierën e tij me kaq pacientë. Këto thirrje në shumicën e tyre kishin të bënin me probleme Interneti, ose më mirë me probleme që klientën mendonin se kishin të bënin me Internetin.

(more…)

Read Full Post »

komenti boshGjithshka filloi me stigmatizimin që iu bënë komenteve në disa faqe të njohura në internet. Komentet kanë cilësi të dobët, janë vulgare, agresive, muhabetprishëse, e akuza të tilla spekulative. Rrjetet sociale filluan me tam-tam-in virtual dhe bënë të mundur takimin e parë të komentuesve, në një faqe të vjetër tiranase, me ngjyrë të gjelbër e të thjeshtë. Ishin vetëm 8, aq sa bit ka byte, por komentues me përvojë e me prejardhje nga familje me tradita.

(more…)

Read Full Post »

THIRRJA

Ose zhvirgjërimi i veshit të Kim Jong-un

thirrjaMinistria e Punëve të Jashtme të ish-republikës së Zadehstanit, sot Sulltanati i Zahdestanit, i bën thirrje Republikës Demokratike Popullore të Koresë së Veriut që të ndërpresë menjëherë provat me armë bërthamore, “të cilat janë provokime të rënda  dhe që ndikojnë negativisht në mjedisin e sigurisë rajonale dhe më gjerë”.

Kjo thirrje nuk i drejtua popullit mik koreano-verior për arsye logjistike, por veshit të djathtë të naltmadhnësisë së tij “Ndjekësit të Madhëruar” Kim Jong-un, sekretarit të parë të Partisë së Punëtorëve. Kim Jong-un sapo kishte kryer ndërhyrjen  e rradhës për të shurdhuar veshin e majtë, duke shastisur edhe njëherë kundërshtarët e mahnitur adhuruesit e tij ndërkombëtarë me zhurmën e shkaktuar nga shpërthimi bërthamor.

(more…)

Read Full Post »

posta-elektronikeA mund ta konceptojmë jetën sot pa postën elektronike? Pothuajse e pamundur. Edhe kur nuk kemi asnjë adresë elektronike, jemi të rrethuar nga njerëz që shqiptojnë ose shkruajnë shenja e fjalë të çuditshme: @, gmail, hotmail, yahoo, etj. Përdorimi i e-mailit po rritet vrullshëm dita ditës në Shqipëri e kudo në botë. Falë faktit që është falas, por jo vetëm. Adoleshentët hapin një adresë çfarëdo, porsa mësojnë t’i bien tastierës së kompjuterit; të rriturit e kanë postën elektronike prej kohësh, por marrin adresa të reja sapo firmosin divorcin; të moshuarit, edhe kur duan të shijojnë vetëm stolin në lulishte, gjenden me dy adresa elektronike të aktivizuara nga nipi e mbesa njëkohësisht. (more…)

Read Full Post »

INVENTAR

Këtë javë (12 Nëntor – 19 Nëntor).

1. U prodhuan 15 (pesëmbëdhjetë) materiale të reja gjenetike. Prej këtyre, 8 (tetë) me tregues riprodhimi pozitiv dhe 7 (shtatë) me tregues riprodhimi negativ.

2. U prishën për shkaqe të ndryshme (përpara kohe) dhe në mënyrë të pariparueshme 12 (dymbëdhjetë) materiale gjenetike.

shkaqet si më poshtë: (more…)

Read Full Post »

EROTIKA E KËNGËS PËRMETARE

Po ç’kanë të veçantë këngët përmetare? Përveç faktit që pëlqehen nga të gjithë dhe përmbajnë Laver Bari, saze dhe gërnetë?

Shumë njerëz i kanë dëgjuar të mirënjohurat “A kanë ujë ato burime”,  ”Ç’ke moj tambura që s’bie”, ” O dhëndër ku vete kshunë”, “Çu ngrit lulja në mëngjes”, “Të prita mike” apo të tjera akoma. Nuk e di nëse dikush ka hedhur dritë më parë mbi kontekstin social ku lidhej filli i krijuesit me krijimin e vet, ku dhe si ndërtohej fabula. Më duket ide interesante vëzhgimi, përfytyrimi i skenës, idesë pas këngës, ambjentit ku ndodhte ngjarja, lidhja e protagonistëve të këngës me njeri tjetrin e shumë të tjera.

(more…)

Read Full Post »

Që muzika ka fuqi të jashtëzakonshme e dinim të gjithë. Që muzika është dritë e harmoni duhet ta dimë të gjithë. Megjithatë ndikimi i drejtpërdrejtë mbi sjelljen e njeriut ose të kafshëve ishte i përfytyrueshëm, por jo i sigurtë shkencërisht.

(more…)

Read Full Post »

Tashmë është bërë sport kombëtar, shtypin shqiptar e kritikojnë të gjithë. E kanë vënë në shënjestër dhe e trajtojnë si tabelë qitjeje. Shtypi i shkretë mbrohet me sa e me çka mundet, por zjarri i vjen nga të gjitha anët, nga miqtë e nga armiqtë, nga jashtë e nga brenda. Gazetat dhe mediat elektronike duhet të mbrohen nga politika, nga ekonomia, nga pushtetet e ndryshme, por edhe nga sulmet e redaksive konkurrente, natyrisht kur u mbijetojnë predhave të redaksive të veta.

(more…)

Read Full Post »

Jo gjithnjë studimet na konfirmojnë çka dimë prej kohësh. Studimi norvegjez, sipas të cilit çiftet ku burri jep ndihmesën e vet në punët e shtëpisë ndahen më shumë se të tjerat, pra ku punët bëhen kryesisht nga gruaja, pati jehonë të natyrshme në mediat perëndimore. Me fjalë të tjera, ky studim na thotë se në çiftet e sotme, të martuara ose jo, burri që lan enët, hekuros, gatuan, bën pazarin, etj. praktikisht ndihmon jo gruan, por ndarjen ose divorcin.

(more…)

Read Full Post »

“A po na çmend interneti?” Pyetjen ia kam bërë vetes para se ta megafononte revista Newsweek. Lojën nuk e hapi revista amerikane, vetëm sa i bëri jehonë në botë. Natyrisht, tema na përket të gjithëve, meqë të gjithë, për një arsye ose një tjetër, e shkrepim kompjuterin, hartojmë ndonjë e-mail, zëmë shokë në facebook, cicërojmë aforizma mbresëlënëse, shëmbëllehemi në kamerën e uebit. Për këtë arsye, pyetja nuk mbeti vetëm në Amerikë por fluturoi sa andej këndej, derisa u shfaq përballë ekranit tim.

(more…)

Read Full Post »

nga Zampanò

Tani që zgjedhja e Presidentit të ri përfundoi, tani që polemikat erdhën duke u shuar, tani që veshët na ranë rehat, tani që çështja nuk i intereson kujt, tani që u kuptua se jeta vazhdon gjithsesi, mund të themi pa frikë se ndërsa Presidenti është një dhe i pandashëm, mënyrat e zgjedhjes së tij janë të shumta e të shumëfishta.

Kush kujton se metodologjia e përzgjedhjes dhe zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri është rastësore jo vetëm gabon, por dëshmon se nuk e njeh politikën shqiptare. Jemi në fushën e artit, ndoshta të shkencës, ose ndoshta diku afër, andej nga lumi i Lanës. Megjithatë, metodat e zgjedhjes së Presidentit nuk shterohen me zgjedhjet e dhjetëvjeçarëve të fundit. Ka metoda e rrugë të reja, të pashkelura më parë, plot fantazi, që mund të eksperimentohen pa frikë në të ardhmen. (more…)

Read Full Post »

Ishte e pashmangshme. Aspektet groteske të diplomës shqiptare të Bossi-t junior çliruan energji të papara tallëse, që vërshuan nëpër rrugë, zyra, celularë, internet e gjetiu; si në botën shqiptare ashtu edhe në atë italiane. Disa prej batutave për diplomën e Troftës ia vlejnë të botohen. I mblodha sa andej këndej, shpejt e shpejt, nga autobusi deri në forumet virtuale, në trajtë verbale, të shkruar ose cicërimash. Po i përcjell më poshtë pa ndonjë pretendim të veçantë, përveç theksimit se autoironia është gjithnjë e shëndetshme dhe se batuta të tjera mund të mblidhen, ose të bëhen.

(more…)

Read Full Post »

KANDIDATI

Transkript i intervistës së z. Adab-Muz Kutah, kandidatit për president.

Në Republikën e Zadehstanit (persisht: vend-vrima) po zhvillohen zgjedhjet për president. Ish-sulltanati i Zadehstanit zgjedh presidentin e katërt të rradhës.  Vendi po përjeton sërish ethet e ankthin e fushatës zgjedhore presidenciale. Dy grupet kryesore, Partia e  Idealeve të Dhjetorit (P.I.DH) dhe koalicioni “Lidhja e Orientimit nga Qendra Europiane” (L.O.Q.E), janë në garë secili me nga një dyzinë kandidaturash.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,034 other followers

%d bloggers like this: