Në vijim të këtij diskutimi për analfabetizmin funksional, ka nja dy aspekte që do të doja t’i vija në dukje veçan.
Së pari, shtrirja. Për arsye të mirënjohura dhe kryesisht sociologjike, mendoj se kjo “sëmundje” ose “sindromë” ka kapur më shumë popullsinë me prejardhje nga veriu, se atë jugoren; dhe më shumë shqiptarët e Kosovës, se ata të Shqipërisë.
Meqë arsyet i mirënjohura shumë do të m’i keqkuptojnë, po i cek këtu shkurt: masa e madhe e popullsisë që ka jetuar në fshat ose me prejardhje rurale, niveli i ulët i shkollave në Veri (dhe humbja e të paktën dy brezave në Kosovë, për shkak të persekutimit serb dhe luftës), mungesa e qyteteve me traditë në Veri (veç Shkodrës), që të shërbejnë si katalizatorë të alfabetizimit.








