Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Kulturë’ Category

Ernest_KoliqiKëto ditë, pas një shkrimi të Ardian Ndrecës dhe një shkrimi tjetër, të mëvonshëm, të Visar Zhitit, ka pasur debate rreth rehabilitimit të plotë të Ernest Koliqit, personalitet i shquar i letrave dhe e kulturës shqiptare sidomos në vitet 1930 dhe pas Luftës II në emigracion.

Regjimi komunist e dënoi Koliqin si kolaboracionist me fashistët, dhe jo pa arsye – meqë veprimtaria e tij publike, në shërbim të Italisë fashiste dhe të qeverive kukulla në Tiranë; si dhe posti i kryetarit të Këshillit të Lartë Fashist që pranoi të mbante në vitin 1943, nuk lënë shumë shteg për interpretime.

Se çfarë qëndrimi kërkojnë këta kolegë të mbahet ndaj Koliqit, kjo varet shumë nga kuptimi që i japin ata rehabilitimit. Vepra letrare e Koliqit tashmë është botuar dhe përfshirë në bibliotekën e letërsisë kombëtare; krahas asaj të Fishtës, të Mjedës dhe të autorëve të tjerë të koinesë shkodrane. Në këtë kuptim, rehabilitimi i Koliqit, si veprim në thelb i nevojshëm, është duke u kryer.

(more…)

Read Full Post »

singerSi ta shpjegojmë kënaqësinë e fshehtë që ndiejmë, sa herë që dëgjojmë kur ndonjë prej mostri sacri të kulturës dhe të artit sulmohet rëndë, me të drejtë dhe pa të drejtë në publik, ose edhe shkatërrohet krejt, me një batutë të vetme?

Thjesht zili, Schadenfreude, apo konfirmim se ti vetë nuk është se të është hapur gjë gabimisht parashuta në një botë të banuar prej titanësh; apo lehtësim i inferioritetit total, që të pat kapluar dikur, kur u përpoqe me mund t’i qaseshe shpirtërisht ndonjë kolosi të tillë pa ndier dhe kuptuar gjë?

Bach-u është kështu – në madhështinë e tij muzikore ka gjithnjë diçka matematike, ose që kalon përtej perceptimit, për t’u futur në hapësirën e formave ideale. Kompozitori që arrin të krijojë, nga njëra anë, Die Kunst der Fuge dhe nga ana tjetër një arie si Erbarme Dich* nuk i përket të njëjtit univers si ti dhe unë.

(more…)

Read Full Post »

Pioneer_plaque.svgDikur, kur i faleshim televizionit italian si ta kishim altar shtëpijak, dëgjonim ndonjëherë të na thuhej se një pjesë e emisioneve, në mos të gjitha, nuk pasqyronin jetën “andej”, por ishin produkte propagandistike, të sajuara për ne “këtej”; arsyetim ky përndryshe tipik për paranojën.

Nëse ato që shihnim në ekran, sidomos reklamat, synonin të na bënim të ndiheshim të mjerë në varfërinë dhe izolimin tonë, kjo u jepte më shumë të drejtë edhe të gjithë atyre që e shihnin altarin televiziv si burim të helmit dhe të dyshimit, në një shoqëri përndryshe të shëndetshme.

Komunikimi ndonjëherë u shpëton palëve nga kontrolli. Kështu, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” kishin sukses të madh në Kinën autarkike të viteve 1960-1970, ku shiheshin si dritare ndaj Perëndimit. Një melodi me kitarë, nga kolona zanore e filmit Ngadhënjim mbi vdekjen, ishte kthyer në një prej këngëve më popullore atje, madje edhe shumë kohë pasi në Shqipëri filmi vetë, bashkë me këngët që përmbante, u hoq nga qarkullimi (kushedi për shkak të aktores së ndaluar Edi Luarasi).

(more…)

Read Full Post »

tastiera-miuKalimi nga një vend në tjetrin, por gjithnjë brenda rrjetit, nuk është aq traumatik për tekstin. Megjithatë, problemet lindin për faktin se teksti dixhital është pjellë e botës së multimediave. Hiperteksti që qarkullon në internet mund të pajiset me lidhje (link), në trajtë citimi ose sugjerimi për lexime të tjera, me imazhe, tinguj, skedarë, emotikone, video, reklama të lëvizshme, etj. Ndodh që shkrimi të ribotohet në një sit tjetër interneti, që ia ndryshon ta zëmë imazhet ilustruese. Nuk duhet të jesh semiolog për të kuptuar se kemi të bëjmë pothuajse me një artikull tjetër, për sa kohë imazhet ndërveprojnë aktivisht me lexuesin në interpretimin e tekstit që ka përballë syve. Kjo vlen edhe kur ndërrohen titujt, nëntitujt, ngjyrat, e çdo element tjetër të aparatit paratekstual. (more…)

Read Full Post »

makine shkrimiHapësira virtuale shqiptare po rritet gjithnjë e më shumë. Interneti në shqip, por edhe komunikimi nëpërmjet mjeteve elektronike, edhe pse jo në mënyrë organike e lineare, po i zgjeron dita ditës kufijtë e vet. Kjo rritje nuk mund të konsiderohet ende zhvillim i mirëfilltë, megjithatë duhet pranuar se tekstet në shqip janë shtuar si nga ana sasiore ashtu edhe nga ana cilësore. Mirëpo, disa fusha e lugina të hapësirës së internetit shqiptar i ngjasojnë përnjimend far west-it të dikurshëm, po të kemi parasysh trajtimin që i bëhet tekstit. (more…)

Read Full Post »

THAT’S MY SOFA!

Titulli i dramës është tamam kështu, That’ s my sofa! (Kjo është kanapeja ime!), dhe i tillë, në anglisht, ai është lënë edhe për shikuesit francezë. Në qendër të saj është një i ri shqiptar me emrin Aron. Kompania teatrale që e ka ngritur në skenë (Le diable à un sabot) ushtron veprimtarinë e saj në qytetin Calais, por këto ditë ndodhet në turne, nëpër Francë, gjë që më dha rastin ta shoh shfaqjen funddjavën që shkoi.

(more…)

Read Full Post »

Në një numër artikujsh të kohëve të fundit sillen të dhëna interesante mbi jetën e aktorit të madh me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu. Vëmendjen tonë e tërheq fakti se në mënyrë të padyshimtë flitet edhe për « origjinën shqiptare » të nënës së tij, Amalisë. Në asnjë mënyrë nuk ngrëmë akuza se po thuhen gjëra të pathëna ndonjëherë. Shkrimet që flasin për origjinën e saj të supozuar shqiptare datojnë prej shumë vjetësh.  (more…)

Read Full Post »

Katror i zi - Malevich

Katror i zi – Malevich (1932?)

(Kjo intervistë imja, e përgatitur nga Aida Tuci, u botua në gazetën MAPO, dt. 18 shkurt 2013.)

 A mund të themi se “Te kundërcjapi” shfaqet Ardian Klosi në të gjitha dimensionet e tij?

Do të thoja se shfaqet më shumë si eseist, shkrimtar, kritik, gjuhëtar, vëzhgues dhe transformues i realitetit, qytetar i angazhuar në debatet publike, pikë referimi e shoqërisë civile; por nuk duhet të harrojmë edhe se Klosi bëri emër dhe la gjurmë të pashlyeshme si përkthyes veprash “të rënda” dhe si filolog, ose botues dhe studiues i teksteve shqipe. Le të themi më mirë se vepra në fjalë, “Kundërcjapi”, është një pasqyrë e asaj çfarë përfaqësonte Klosi, ose do të mund të ishte shkruar vetëm nga një figurë poliedrike si ai, sepse Klosi figurë publike ishte shumë më tepër se autori i teksteve të librit në fjalë: ishte një prani e përhershme e angazhuar, vëzhguese dhe kritike, që – të paktën në momentet e veta më të frymëzuara – arrinte të kombinonte fjalën me veprimin, gjestin me refleksionin. Prandaj libri do parë më shumë si një plotësim i gjithçkaje ka bërë Klosi në këto 30 vjet, ose më mirë si një kontrapunkt i Klosit homo publicus.

(more…)

Read Full Post »

black eagleNjë pyetje në dukje e pafajshme, u bë shkas për këtë shkrim: çfarë do të thotë të jesh patriot sot?

Sipas fjalorëve, patrioti është dikush që “e do atdheun dhe popullin e vet dhe u shërben atyre”; një përkufizim ky që kombinon dashurinë me dëshirën a gatishmërinë për të shërbyer.

Mes shqiptarësh, patriotizmi shpesh është paraqitur si përkushtim ndaj çështjeve kombëtare – mbrojtja e pavarësisë dhe e sovranitetit kombëtar; mbrojtja e gjuhës dhe e kulturës kombëtare; përkushtimi ndaj çështjes së bashkimit kombëtar.

Dhe këtu nuk po dua të merrem fare me aspektet përjashtuese të këtij nocioni (unë patriot, ti tradhtar).

(more…)

Read Full Post »

Papa Benedikti XVIAnalistёt e mediat anembanё botёs rendёn t’ia komentojnё dorёheqjen Papa Benediktit XVI duke zhbiruar ngjarje, deklarata, konjuktura, prapaskena, komplote, tё vёrteta e tё supozuara, duke u orvatur tё kuptojnё çfarё qёndron pas xhestit tё tij historik. (more…)

Read Full Post »

RTSH

Rastësisht ndesha në një album jazz-i italian, Espresso 443, nga Enrico Blatti, i etiketës Egea (mund të dëgjohet këtu, në iTunes), me nuanca mesdhetare elegante tipike, që zuri mirë vend në audiotekën time; por çfarë e dallon këtë album nga të tjerët gjithnjë të cilësisë së lartë të Egeas, është një tragë e titulluar Radio Tirana.

Çfarë do ta ketë frymëzuar klarinetistin Blatti t’ia kushtojë një kompozim të vetin radios shtetërore të Shqipërisë?

Meqë përgjigjen nuk e kam, po ia lejoj vetes të imagjinoj se pjesa evokon Radio Tiranën e djeshme, atë me valë të shkurtra, që pushtonte qiejt e netëve europiane, duke filluar që me notat lajmëruese të trompës (sinjali i intervalit, dëgjojeni këtu), që rimerrte vargjet e para të një kënge të njohur revolucionare të Prenk Jakovës: “Ndër ara, fabrika, kantiere…”

(more…)

Read Full Post »

Shpresoj që për lexuesin e këtyre radhëve të mos jetë i huaj emri i Pierre Menard-it – ose i shkrimtarit protagonist të një tregimi të mirënjohur të Borges-it, i cili vendosi të rishkruajë Don Kishotin e Cervantes-it duke e kopjuar fjalë për fjalë e megjithatë duke krijuar një vepër krejt të re në proces e sipër, e cila doemos i referohet Don Kishotit ekzistues.

Çdo fjalë, çdo frazë, çdo paragraf në dorëshkrimin e Menard-it, edhe pse në dukje njëlloj si në origjinalin e kopjuar, merr kuptime të reja, vetëm e vetëm ngaqë Don Kishoti i Cervantes-it tashmë ekziston dhe i rëndon lexuesit në gjoks me praninë e vet mbytëse.

Doemos, me kusht që lexuesi ta njohë paraprakisht veprën e Cervantes-it. Përndryshe, eksperimenti dështon dhe mund të ketë të papritura, herë të këndshme dhe herë të pakëndshme.

(more…)

Read Full Post »

“MILOSAO” – SI NA DUKET?

Ben Andoni më dërgon këtë lidhje të suplementit MilosaoGazetës Shqiptare, nga ku mund të shkarkohet numri i fundit në PDF.

Ma dërgon posaçërisht për lexuesit dhe autorët e blogut tonë, të cilëve nuk u ka munguar interesi për çështje dhe tema kulturore, si ato që trajton kjo revistë.

Milosao BenJetojmë të rrethuar nga media që ose janë në shërbim të politikës, ose duan ta vënë politikën në shërbim të tyre; por që, pavarësisht se kush shërben e kush shërbehet, gjithnjë ia ngushtojnë horizontin publikut.

E megjithatë, jeta kulturore mes shqiptarëve nuk kufizohet veç me televizionin, debatet në studio, kacafytjet e VIP-ave, kronikën e zezë, çengijet dhe telenovelat.

Ka përpjekje, qoftë edhe vetëm sporadike; orvatje për ta mbajtur flakën të ndezur – këtu me një ekspozitë, aty me një film të shkurtër, diku tjetër me një koncert jazz-i a muzikë dhome, ose edhe me një mbrëmje të poezisë.

Suplementet kulturore të gazetave, si Milosaoja që kemi këtu, dua t’i shoh si pjesë të këtyre mundimeve – sa kohë që rreken ta nxjerrin e ta mbajnë veç kulturën nga palimpsesti, tashmë i bërë shoshë, i të përditshmeve të Tiranës – ku politika bëhet spektakël, spektakli ritual i kishave ideologjike dhe dija akademike pjesë e fushatave elektorale.

Ben Andoni do të dëshironte të njihej me mendimin e lexuesve të PTF për revistën; e kotë të shtoj që edhe unë do t’ju ftoja të komentonit, edhe pse përvoja më ka treguar sa e pashpresë është të parashikosh si do të shkojë vala e komenteve këtu. Por këtë herë, them, le ta mendojmë edhe si një kontribut tonin për gazetarinë kulturore në Tiranë.

Read Full Post »

Në romanin Angelus novus, Bashkim Shehu – duke përshkruar jetën intelektuale të të burgosurve politikë në Shqipërinë e viteve 1980 – rrëfen si një pjesë e këtyre, ata më të eturit për ushqim shpirtëror, i përpinin veprat e klasikëve të filozofisë marksiste, në kërkim ethshëm të diçkaje tjetër, të përtejme, përndryshe të paarritshme, së paku në kushtet e burgut.

Kështu, Kritika e filozofisë hegeliane të së drejtës, e Marksit, shërbente si portal për t’iu qasur sado pak Hegel-it, njëlloj si edhe Fletoret filozofike të Leninit. Lexuesve Marksi dhe Lenini nuk u interesonin veçse si prurës të dritës nga përtej, ose Hegel-sjellës.

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,043 other followers

%d bloggers like this: