Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Totalitarizëm’ Category

KSEmisionin Jamais Vu M. Nanoja e nis me një paraqitje të shkurtër të mysafirit të radhës; paraqitje e cila mbështetet në përgjigjet që ky, mysafiri, ua ka dhënë disa pyetjeve të thjeshta, që ia ka bërë mikpritësi para se të niste emisioni.

Vjet, kur isha në Tiranë, shkova edhe unë i ftuar në Jamais Vu, dhe më bëri përshtypje që, mes pyetjeve paraprake standard, ishte edhe njëra nëse e kisha zakon apo jo të shihja, në TV, filma shqiptarë të para 1990-ës.

Përshtypje s’më bëri aq pyetja, sa implikimi i saj; dhe pikërisht se paska shqiptarë, pak a shumë të kategorisë sime, që sot zbaviten (edhe) duke riparë filma të Kinostudios “Shqipëria e Re”.

(more…)

Read Full Post »

Edhe pse artin përgjithësisht e shohin, madje e lëvdojnë, si manifestimin sublim të lirisë, një vepër arti nuk krijohet dot pa iu bindur artisti një bashkësie rregullash pak a shumë eksplicite; aq sa mund të thuhet se çdo vepër është, në fakt, rezultat i negocimit midis dëshirës për liri dhe nevojës për disiplinim.

(more…)

Read Full Post »

Një anekdotë nga fëminia ime do të ndihmojë për të treguar pse, në disa mjedise të sunduara nga dogma, një pyetje mund të mjaftojë për ta (ri)normalizuar situatën.

Bënim muhabet për dikë, një sportist nëse nuk më gënjen kujtesa, që kish qenë në Gjermaninë Lindore – në atë kohë Gjermania ishte ende e ndarë më dysh – dhe, mes të tjerash, kish parë aty se “në çdo shkollë kishte pishinë.”

Do të kenë qenë vitet 1970; kur nuk mund të lëvdoje haptazi, në publik, madje as motin në një vend revizionist, e jo më gjendjen e arsimit publik.

Ishim vërtet fëmijë, por edhe fëmijët gabojnë, xhanëm!

(more…)

Read Full Post »

Çdo debat rreth totalitarizmit shqiptar do ta cekë, herët a vonë, temën e madhe të sekretit nën të cilin operonte regjimi; dhe kur flitet për sekret, tema tjetër e madhe, ajo e dosjeve, nuk mund të shmanget.

Supozimi që u nënvendoset debateve të tilla është se sekreti nuk është veçse dryni që mban të mbyllur të vërtetën, për të shkuarën si të tillë, dhe për atë të shkuar që, sipas shumëve, vijon t’i japë urdhra së sotmes, nëpërmjet kryesisht shantazhit.

Tek e fundit, interesi për sekretin është para si gjithash interes për të vërtetën; dhe të vërtetën jo si proces, ose si objekt të cilit i qasemi hap pas hapi, por si thesar, i cili ekziston i paprekur diku nën dhe, duke pritur veç kazmat e gërmuesve.

(more…)

Read Full Post »

Pioneer_plaque.svgDikur, kur i faleshim televizionit italian si ta kishim altar shtëpijak, dëgjonim ndonjëherë të na thuhej se një pjesë e emisioneve, në mos të gjitha, nuk pasqyronin jetën “andej”, por ishin produkte propagandistike, të sajuara për ne “këtej”; arsyetim ky përndryshe tipik për paranojën.

Nëse ato që shihnim në ekran, sidomos reklamat, synonin të na bënim të ndiheshim të mjerë në varfërinë dhe izolimin tonë, kjo u jepte më shumë të drejtë edhe të gjithë atyre që e shihnin altarin televiziv si burim të helmit dhe të dyshimit, në një shoqëri përndryshe të shëndetshme.

Komunikimi ndonjëherë u shpëton palëve nga kontrolli. Kështu, filmat e Kinostudios “Shqipëria e Re” kishin sukses të madh në Kinën autarkike të viteve 1960-1970, ku shiheshin si dritare ndaj Perëndimit. Një melodi me kitarë, nga kolona zanore e filmit Ngadhënjim mbi vdekjen, ishte kthyer në një prej këngëve më popullore atje, madje edhe shumë kohë pasi në Shqipëri filmi vetë, bashkë me këngët që përmbante, u hoq nga qarkullimi (kushedi për shkak të aktores së ndaluar Edi Luarasi).

(more…)

Read Full Post »

kukullaSikurse e përmendja në shkrimin e mëparshëm, dokumentit Land of the Eagles i parapriu, të njëjtën mbrëmje, filmi i Viktor Gjikës Nëntori i Dytë, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” i vitit 1982, por tani i restauruar nga The Albanian Cinema Project (ACP); dhe kjo pranëvënie nuk mund të mos sugjeronte, sikurse edhe sugjeroi, ngjashmërinë midis këtyre dy filmave – veçanërisht në raport me qëndrimin e autorëve, dhe të publikut, ndaj së shkuarës totalitare.

Nuk them dot shumë për cilësinë teknike të restaurimit të filmit të Gjikës; ngjyrat m’u dukën të mrekullueshme, si në asnjë film shqiptar të asaj kohe; imazhi i pastër dhe me një konsistencë pothuajse prej kartoline; peizazhet të gjelbra, zjarri prushues, qielli i kaltër, flamuri kuqezi. Sikur ngjyrat të ishin nota, do të flisja për simfoni. E megjithatë, vështirë ta etiketosh këtë restaurim si të pafajshëm dhe të gjykosh, me sipërfaqësi, se filmi kështu i shpëtoi shkatërrimit dhe iu rikthye publikut. Shkatërrimit vërtet i shpëtoi; por nëse është rikthyer apo jo, për këtë mund të flasim.

(more…)

Read Full Post »

lucio_fontanaTë premten mbrëma (29 mars), në Directors Guild of America Theater në New York City, ndoqëm njërin pas tjetrit filmin e Kinostudios “Shqipëria e Re” Nëntori i dytë (prodhuar në 1982), të restauruar për mrekulli nga The Albanian Cinema Project (ACP); dhe pastaj dokumentarin The Land of the Eagles (2007), me regji të Fatmir Koçit dhe të prodhuar nga Donika Bardha.

Si filmi artistik, ashtu edhe dokumentari, e çuan publikun prapa në kohë, në vitet e regjimit komunist: filmi ngaqë është prodhuar në vitet kur propaganda e regjimit ishte stabilizuar në regjistrin kombëtarist; dokumentari, ngaqë mbështetej i tëri në materiale të rralla të arkivit të Kinostudios, sot Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQShF), pjesa më e madhe e të cilave u referoheshin drejtpërdrejt viteve të diktaturës.

Pyetja që më lindi, si pjesë e publikut por edhe si dikush që po i rijeton këto pamje, pasi i ka përjetuar më parë drejtpërdrejt në vitet përkatëse, është se çfarë efekti mund të kenë materiale të tilla, ndaj një publiku i cili, ndryshe nga unë, e realizon kontaktin me to pa ndërmjetësimin e realitetit origjinal, që i ka mundësuar.

(more…)

Read Full Post »

Perspektiva që kam zgjedhur për këto shënime rreth drejtshkrimit të shqipes përkon, në disa pika, me atë të Mark Sebba-s (Spelling and Society, Cambridge University Press, 2007), sidomos në lidhje me raportet midis drejtshkrimit dhe alfabetizimit (literacy).

Momentet kyçe në historinë e drejtshkrimit të shqipes – kongresi i Manastirit i vitit 1908 dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972 – të dyja e shtruan problemin e shkrimit të njësuar të shqipes në kontekstin e alfabetizimit, ose të edukimit të masës folëse me shprehitë e nevojshme për ta lexuar dhe shkruar shqipen.

Megjithatë, ka një dallim kritik mes këtyre dy momenteve kyçe, dallim që, në analizë të fundit, gjen shprehje si dallimi mes vetë leximit dhe shkrimit; meqë kongresi i Manastirit kërkonte një mënyrë sa më efikase për t’ua mësuar masave të lexonin shqip; ndërsa në 1972 ishte shtruar për zgjidhje nevoja e pjesëmarrjes së masave në ligjërimin publik me shkrim, në një kohë që leximi masiv konsiderohej si i zgjidhur tashmë.

(more…)

Read Full Post »

bunkerSi rrufeja në të kthjellët – ose më mirë në gropën septike – ia mbërriti edhe ky libër i ri i një Perëndimori për bunkerët e Shqipërisë.

Autori, një holandez i quajtur David Galjaard, ka fituar një çmim ndërkombëtar për librin e tij Concresco, kushtuar luleve prej betoni të tokës totalitare shqiptare.

Të huajt si Galjaard ka njëzet e kusur vjet që kuturisen në Shqipëri dhe shkruajnë e përshkruajnë bunkerët e atjeshëm; por çuditërisht të gjithë vijojnë ta ndiejnë veten Kolombë të këtyre Indive Perëndimore, mu në paradhomë të Europës.

Krahas gjakmarrjes, virgjineshave dhe pallateve që ka lyer me bojë Edi Rama në Tiranë.

(more…)

Read Full Post »

Shqiptarët – si shoqëri dhe si shtet – u treguan të paaftë për të ndëshkuar, qoftë edhe simbolikisht, krimet e panumërta të kryera nga regjimi totalitar kundër qytetarëve të vet: vrasjet pa gjyq, dënimet e rënda për motive politike, torturat në hetuesi, konfiskimet e pasurisë, internimet, ndëshkimet e familjarëve të viktimave, trajtimin çnjerëzor të të burgosurve politikë, përndjekjet e njerëzve në bazë të biografisë.

Kësisoj, ne nuk u ndamë dot me të kaluarën, as gjetëm dot paqe.

Edhe pse qëndrimi qytetar ndaj regjimit të djeshëm ka munguar në masë sa të madhe, aq edhe zhgënjyese, interesi i publikut për protagonistët e viteve totalitare mbetet artificialisht i lartë – po të gjykosh nga materialet e shumta që gjen në mediat për atë periudhë.

(more…)

Read Full Post »

KARAFILI I VARREVE

Hera e sjell që ndokush mëson për origjinën tënde dhe me dashamirësi të afrohet e rrëfen se dikur ka vizituar Shqipërinë. Janë takime mjaft më të shpeshta se sa mund të mendohet. Në raste të tilla mua më duket sikur kam dalë në anën tjetër të pasqyrës. Gjithnjë kam dashur të di çfarë mendonin ata për ne kur na shikonin rrugëve të Tiranës, por nuk e fsheh aspak dëshirën për t’u treguar edhe se çfarë mendonim ne për ta.

Këtu duhet bërë një dallim midis kontakteve të para në fillim të viteve shtatëdhjetë, kur tu flisje në plazh turistëve të huaj që gjësendi që ndalohej, por që për pak kohë u tolerua (edhe pse çdo aventurë e tillë përfundonte në rajonin e policisë), dhe vizitave të mëvonshme të grupeve të majta, krejtësisht të inkuadruara e kontrolluara. Natyrisht midis tyre kishte kureshtarë, por edhe fanatikë, që siç mësonim që atëherë, këmbëngulnin t’u tregonin autoriteteve shqiptare ku ndodheshin bazat e raketave në Francë apo përqendrimet e trupave amerikane në Gjermani.

(more…)

Read Full Post »

U bënë disa ditë që Gazeta Shqiptare boton pjesë nga procesverbali i gjyqit kundër grupit të Teme Sejkos, në maj të vitit 1961.

Teme Sejko, që para se t’i perëndonte ylli ishte kundëradmiral i flotës detare shqiptare, ra viktimë e intrigave të ndërlikuara brenda kupolës komuniste, gjatë procesit të dhimbshëm të shkëputjes së Shqipërisë nga sfera e ndikimit politik, ideologjik dhe ushtarak sovjetik.

(more…)

Read Full Post »

Në përgjigje të një vërejtjeje simes për dallimin që duhet të bëjmë midis varfërisë dhe varfërimit të shqipes, një koleg (Oskeola) më pyet, në komentet, nëse mund ta shohim eksperiencën gjuhësore nën totalitarizëm jashtë kontekstit ideologjik dhe politik, ose në aspektet e saj praktike dhe në sfidat që realiteti ia krijonte ligjërimit.

Ai sqaron edhe se ka parasysh, në radhë të parë, përkthimet me cilësi shumë të lartë të klasikëve të marksizmit, cilësi që ka mbetur e patejkaluar deri më sot, në fushën e vet.

Tema më duket me aq interes, sa po e nxjerr më vete.

(more…)

Read Full Post »

Qarkulluan këto ditë plot lajme dhe komente në mediat, për një vilë qeveritare në Vlorë, për të cilën qenka shpenzuar tej mase dhe që, me luksin e vet, dëshmon për babëzinë ose papërgjegjshmërinë e klasës në pushtet dhe të kryeministrit Berisha vetë.

Dje kish dalë edhe një veteran i PS-së, Sabit Brokaj, për t’i deklaruar Shqiptares se shpenzimet marramendëse të qeveritarëve të sotëm as mund të krahasohen me ato të sistemit të kaluar dhe se “Vila e Enverit ishte modeste.”

(more…)

Read Full Post »

Older Posts »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,037 other followers

%d bloggers like this: