Feeds:
Posts
Comments

Archive for the ‘Uncategorized’ Category

gështenjaÇfarë na vjen ndër mend po të dëgjojmë fjalën gështenjë? Me cilat pamje e përshoqërojmë këtë fjalë? Varet, natyrisht, nga përvoja personale e gjithkujt. Mua më kujtohet dimri, aroma e këndshme e gështenjave mbi sobë, kërcitjet karakteristike të pjekjes, shija e mrekullueshme… Personalisht, nuk e di përse, gështenjat më sjellin në mend një farë qetësie shpirtërore, çka mund të shpjegohet edhe me faktin se gështenjat i kam ngrënë afër zjarrit, si fruta dimri, pra në momente të këndshme. Rrallë herë i kam përdorur në vend të bukës, por ishte gjithsesi zëvendësim i mirëpritur. (more…)

Read Full Post »

DRITË E SHUAR

Vetëm dy-tre orë ka, që më lajmëruan për vdekjen e mikut tim të dashur, Ardian Klosit. Distanca oqeanike që më ndan nga Tirana ma bën dhimbjen edhe më të hidhur, mosbesimin edhe më real dhe refuzimin të vetmin reagim sado pak të arsyeshëm.

Dan Klosi, duke ikur kështu, më braktis dyfish – sepse e kisha shok të vjetër, që në vitet e gjimnazit e të universitetit, gati-gati duke u rritur bashkë me të dhe i pritur në familjen e tij si të isha i shtëpisë; por edhe si koleg dhe bashkudhëtar të paçmuar, në rrugën e letrave dhe të kulturës.

Ishte nga ata njerëz që vijnë gjithnjë të paktë dhe që kërkojnë vëmendje e kujdes, si çdo pasuri tjetër kombëtare; vëmendje dhe kujdes që jo gjithnjë ia dhamë. Me përpjekje të palodhura dhe energji të habitshme, ia doli që të krijojë një hapësirë të vetën, në kulturën shqiptare, për të cilën të gjithë do t’i jemi mirënjohës: si publicist, si shkrimtar, si kritik letrar, si përkthyes, si botues, si njeri i kulturës, si protagonist betejash të shoqërisë civile. Nuk e zëvendësojmë dot, veç mund ta kujtojmë tani me pikëllim.

(more…)

Read Full Post »

Jemi kohë dhuratash. Krishtlindjet së pari e Viti i Ri më pas. Raste të mira për të shkuar në dyqan e për të ambalazhuar me letra farfuritëse dhurata për të dashurit tanë. Në Shqipëri dhuratat për festat e fundvitit evokojnë ende botën fëmijënore, sepse tradicionalisht u bëheshin të miturve. Të mëdhenjtë kanë filluar vonë ta shijojnë kënaqësinë e marrjes së dhuratave e gjithsesi jo në masë të përhapur. (more…)

Read Full Post »

Bota arbëreshe është e gjerë dhe e shpërndarë. Si e tillë ka shumë pika referimi, por kush e njeh sado pak atë, e pranon rolin e pazëvendësueshëm të imzot. Eleuterio Fortinos. (more…)

Read Full Post »

PREZANTIM LIBRI

Libri “Shqipja totalitare” do të prezantohet të shtunën 27 shkurt, 11:00 am, në Silver Building, 100 Washington Square East, Room 405, New York University.

Ky prezantim është pjesë e ciklit “Biseda të hapura – Probleme shqiptare”, të drejtuar nga prof. Shinasi Rama. Iniciativa e admirueshme e prof. Ramës synon të krijojë një kuvend shkëmbimesh intelektuale për të gjithë bashkatdhetarët me banim në New York dhe rrethinat, që interesohen për çështjet shqiptare.

Përveç autorit, në takimin e datës 27 shkurt do të flasin edhe gjuhëtarja Eda Derhemi, University of Illinois at Urbana-Champaign dhe historiani Elidor Mëhilli, Princeton University.

Ju lutem të gjithë të interesuarve për të marrë pjesë të konfirmojnë praninë e tyre duke i shkruar drejtpërdrejt prof. Shinasi Ramës, në adresën sar6@nyu.edu. Konfirmimi kërkohet, për arsye sigurie të institucionit.

Si autor jo vetëm i librit, por edhe i këtij blogu, pres të takoj, me kënaqësi të veçantë, kolegë lexues të Peizazhe të Fjalës dhe këdo tjetër që më ka njohur nëpërmjet shkrimeve në Internet.

Read Full Post »

URIME 2009

Urimet më të mira për vitin 2009 të gjithë atyre që na shoqërojnë në këtë aventurë të Peizazheve të fjalës, por edhe vizitorëve më sporadikë, madje edhe atyre që u ka rënë rruga këtej sot për herë të parë. Gëzuar Vitin e Ri, dhe u mbledhshim së bashku më shpesh.

(more…)

Read Full Post »

TJETËR KRYPORE

Krypa është kthyer me projektin Epigraphica, të cilin mund ta ndiqni këtu. Projekti është i hapur, dhe do të pasurohet me vizatime të tjera ditët dhe javët e ardhshme. Vizitojeni faqen shpesh!

Read Full Post »

GJASHTË VJET

Diell i freskët i ndritshëm; ajër i kthjellët i kulluar si ujë; dëshirë për ta ngrirë momentin pezull, në emër të përjetimit. Kështu nisi për mua dita e 11 shtatorit 2001, në orën 8:30 të mëngjesit, tek hiqja këmbët zvarrë ende i përgjumur, për të mbuluar distancën e shkurtër midis pallatit ku banoja dhe hyrjes së stacionit të metrosë, në rrugën 205 të Bronx-it. Pasi hyra e zura vendin tim të preferuar në vagon, bëra çka kisha bërë rregullisht çdo ditë, qëkur isha përfshirë në rutinën e mëngjesit: mbështeta kokën në qelq të dritares dhe dremita. Linjës D i duhen rreth 40 minuta për të arritur në Times Square, ku edhe punoja atë periudhë; dhe 40 minuta janë kohë e mjaftueshme për të rekuperuar sado pak gjumë nga nata gjithnjë e pamjaftueshme. Gjithsesi, atë ditë m’u bë sikur treni u vonua pak diku nën Central Park; dhe lajmërimet e mbytura për vonesat ma trazuan pak gjumin, përndryshe aq të mirëpritur.

(more…)

Read Full Post »

KOMENTET NË BLOG

Ditët e fundit ka pasur disa reagime, irritime, protesta dhe keqkuptime për trajtimin që u kemi bërë komenteve në këtë blog.

Komentet janë një hapësirë që u jepet lexuesve për të shprehur mendimet e tyre në lidhje me temat e trajtuara në blog.

(more…)

Read Full Post »

Follow

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 5,036 other followers

%d bloggers like this: