July 1, 2008 by Pishak Zhgaba
Në përshkrimin e tij prej entomologu të thekur, Maks Gjerazi, kur foli për insektet që flurojnë në hapësirën publicistike shqiptare, “harroi” qëllimisht insektin më të njohur e më të përhapur. E bëri për arsye pedagogjike (për të matur vëmendjen e lexuesve) dhe për arsye metodologjike (shkenca ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për këtë nënkategori dyflatrorësh). Unë po marr guximin e po hedh dy shënime, me bindjen se MIZA meriton edhe më shumë.
Continue Reading »
Posted in Humorr | Tagged dasma, hetues, himni shqiptar, miza | 2 Comments »
June 29, 2008 by Pishak Zhgaba
Nëse jemi dakord për rëndësinë që ka puna në jetën tonë, jo vetëm në planin e mbijetesës, atëherë pyetjet që lidhen me raportin që kemi me profesionin nuk duhet të tingëllojnë të çuditshme. Sipas një studimi të fundit, 6% e indianëve, 15% e gjermanëve, 17% e italianëve, 20% e amerikanëve, 29% e hungarezëve, 40% e turqve dhe 65% e meksikanëve, nuk bëjnë punën që do të dëshironin të bënin, d.m.th. “kanë gabuar” punë. Po shqiptarët? Statistikat nuk e thonë, por ne e dimë si “qëndron puna”.
Continue Reading »
Posted in Antropologji, Sociologji | Tagged puna, meritokracia, tregu i punës, profesionalizmi, emigranti | 6 Comments »
June 26, 2008 by Xha Xhai
Kështu e quajnë italianët kritikën e ashpër ndaj një vepre arti ose libri të botuar; atë lloj kritike që synon ta paragjykojë krejt pritjen e veprës, duke iu lutur publikut që të mos humbë kohë me të.
La stroncatura. Shkas dramash në gota uji, rrathësh poshtë syve, lotësh rrëke, paranojash, depresioni, abortesh spontane, ndonjëherë vetëvrasjesh të tentuara e rrallëherë edhe të kryera me sukses; sepse “artistët” madje artistët qëllon që janë shpirtra të brishtë, preken lehtë, lëndohen e plagosen thellë, vuajnë në heshtje e ndonjëherë me zhurmë; ose përgatitin hakmarrjen, i mbushin shtambat me urrejtje, këputin mish dhe shterpësohen përfundimisht.
Continue Reading »
Posted in Kulturë, Media | Tagged arti, kritika | 35 Comments »
June 25, 2008 by Xha Xhai
Diskutimi për identitetin e shqiptarëve, i nisur këtu, vazhdoi te Peshku pa ujë, duke më lejuar ta formuloj më mirë pozicionin tim ndaj çështjes së identitetit shqiptar; falë edhe shkëmbimeve që pata me kolegët Losttext, Vëmendje, Emigrant, Idris, Toko, Rob-Terneti, ThoughtPolice, Tironsi, Kapedani, Koth, Lulian Kodra, Qafir Arnaut, Edrus, Self Made Radio dhe Zotrules. Në vijim po parashtroj një përmbledhje të redaktuar të mendimeve të mia, siç i kam shprehur në debatet me këta kolegë të cilët me këtë rast edhe i falënderoj për stimulimin intelektual sikurse falënderoj edhe të gjithë ata që u përfshinë në debat këtu te “Peizazhet e fjalës”; por lexuesit që kanë interes për temën i ftoj të shkojnë e ta ndjekin diskutimin drejtpërdrejt në faqen e Peshkut, meqë besoj se ia vlen.
Continue Reading »
Posted in Histori, Sociologji | Tagged identiteti shqiptar | 13 Comments »
June 22, 2008 by Pishak Zhgaba
Në zhargonin e toksikomanëve shqiptarë, “malli” dhe “mielli” janë tejet të përdorura. Më “specialistët” bëjnë edhe nënndarjet përkatëse: e kuqja (heroina), e bardha (kokaina) dhe bari (hashashi). Ky leksik, përfshirë ngjyresat krahinore, ishte krejtësisht i panjohur në Shqipërinë totalitare, e cila i kishte mbyllur kufijtë jo vetëm për bijtë e vet që të mos arratiseshin, por edhe për “veset” perëndimore. Vitet nëntëdhjetë shënuan edhe suksesin deri diku të pritshëm të drogës në Shqipëri. Po përse vallë konsumi i drogës vazhdon të rritet në vendin tonë progresivisht? Continue Reading »
Posted in Antropologji, Sociologji | Tagged droga, toksikomania, narkomania, vartësia, alkoolizmi | 3 Comments »
June 21, 2008 by Xha Xhai
Ismail Kadareja i kthehet përsëri, këtë herë në një intervistë botuar në gazetën “Shqip”, çështjes së identitetit shqiptar.
Meqë autori mbetet një figurë me ndikim shumë të madh në kulturën shqiptare, pikëpamjet e tij për këtë çështje gjithnjë meritojnë vëmendje të veçantë, edhe pse mund të jenë versione të ricikluara pikëpamjesh të shprehura më parë.
Continue Reading »
Posted in Histori | Tagged identiteti shqiptar | 29 Comments »
June 20, 2008 by Xha Xhai
Kriza tani së fundi e rrëzimit të dekreteve presidenciale për emërimin e anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë tregon se, kur mungon vullneti për mirëkuptim, nuk ka procedurë, dispozitë kushtetuese dhe standard që të mundësojë funksionimin normal të pushteteve.
Unë nuk e kam të qartë se çfarë ka shkuar pikërisht keq me këto dekrete, dhe as dua të lodhem për ta kuptuar duke u përpjekur të interpretoj propagandën që gjej në gazetat e Tiranës. Dua të shkruaj, përkundrazi, për reagimin e njërit prej gjykatësve të propozuar, Medi Bicit, ndaj rrëzimit që i bëri Kuvendi.
Continue Reading »
Posted in Politikë | Tagged gjykata e lartë, meritokracia | 3 Comments »
June 19, 2008 by Maks Gjerazi
Kush merret me publicistikë në letrat shqiptare, duhet të jetë gati të përballet me gjithfarë insektesh parazitare.
Continue Reading »
Posted in Humorr | Tagged insekte, kritika, mediat | 6 Comments »
June 19, 2008 by Xha Xhai
Roli i formave dhe mekanizmave të mohimit në shqipen totalitare është vështirë të ndahet nga funksionet retorike të mohimit gjuhësor në përgjithësi, edhe pse ka disa ndërtime specifike që ndeshen veçanërisht shpesh brenda ligjërimit totalitar dhe mund të interpretohen lehtë si të përshtatshme për qëllimet e atij ligjërimi.
Continue Reading »
Posted in Gjuhësi, Totalitarizëm | Tagged gjuha shqipe, totalitarizmi | 1 Comment »
June 17, 2008 by Pishak Zhgaba
Me kastë zakonisht nënkuptohet një grup social me rregulla të ngurta ku, pa i respektuar, është vështirë të futesh. Kastat, nga India deri në fiset afrikane, duke kaluar nga Evropa, shfaqen si grupe të privilegjuara në krahasim me qytetarët e tjerë. Shpeshherë, janë klasat politike ato që anojnë të shndërrohen në kastë, duke e bërë të vështirë hyrjen në këtë kategori. Si rregull, demokracia nuk duhet ta pranonte qenien e kastës, sepse në bazë të sistemit demokratik është ripërtëritja e klasës politike, nëpërmjet zgjedhjeve të drejta e të ndershme. Mirëpo realiteti në shumë vende tregon të kundërtën. Po në Shqipëri, po lindin vallë filizat e para të kastës? Continue Reading »
Posted in Politikë, Totalitarizëm | Tagged kasta, kastë, klasa politike, privilegjet | 6 Comments »