Rastësisht lexoj, në një artikull të Skënder Minxhozit në Shekulli, se ambasadori amerikan në Tiranë, Arvizu, në një takim me studentët, duke ilustruar si duhet të sillen palët kundërshtare në rast mosmarrëveshjesh gjatë procesit zgjedhor
[...] evokoi para studentëve rastin e ish-kandidatit presidencial Al Gore, i cili pranoi në heshtje verdiktin e Gjykatës së Lartë të Amerikës, megjithë pretendimet jo të pakta të demokratëve për numërimin e votave në Florida.
Shumë prej nesh e njohin rrjedhën e ngjarjeve që çuan në “dorëzimin” e Al Gore para vendimit të asaj gjykate – ata që nuk e njohin mund ta mësojnë lehtë, duke kërkuar në Google.

