Prej ditësh po vlon debati në mediat rreth mënyrës si trajtohet Perandoria Osmane dhe periudha e sundimit osman në tekstet tona shkollore të historisë.
Megjithëse në debat marrin pjesë historianë profesionistë dhe të tjerë intelektualë të shquar në fushat e tyre, niveli i shkëmbimeve lë për të dëshiruar, meqë pjesëmarrësit duket sikur parapëlqejnë ta likuidojnë problemin duke pretenduar se nuk ekziston.
